ATV

Category: Sport

  • Shqipëria përballet sot me Letoninë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026

    Shqipëria përballet sot me Letoninë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026

    Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sonte në fushë, ku do të përballet me Letoninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.

    Kuqezinjtë janë nikoqirë të letonëve në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, e vlefshme për Grupin K.

    Ekipi i drejtuar nga trajneri Sylvinho vjen pas dy barazimeve radhazi dhe synon të rikthehet te fitorja për të mbetur në garë për vendin e dytë në grup, që siguron kalimin në fazën tjetër.

    Në anën tjetër, Letonia vjen nga një humbje në shtëpi ndaj Serbisë dhe kërkon të marrë një rezultat pozitiv nga kjo sfidë e vështirë në transfertë.

    Lajm i mirë për trajnerin brazilian është se të gjithë lojtarët janë në dispozicion, dhe pritet që ai t’u besojë emrave më të spikatur për këtë përballje të rëndësishme./ATVLIVE.TV

  • Selektori i Suedisë pranon se fitorja e Kosovës është plotësisht e merituar

    Selektori i Suedisë pranon se fitorja e Kosovës është plotësisht e merituar

    Selektori i Suedisë, Jon Dahl Tomasson ka pranuar superioritetin e Kosovës në fitoren 2:0.

    “Një fitore shumë e merituar e Kosovës. Te Kosova e kanë dashur më shumë. Nuk iu jemi përmbajtur parimeve tona. Kemi luajtur ngadalë dhe nuk kemi reaguar mjaftueshëm shpejtë kur kemi humbur topin. Kemi pësuar nga katër kundërsulme, ku është dashur të paraqitemi më mirë si ekip. Ne trajnerët po ashtu jemi pjesë e kësaj”, ka thënë Tomasson.

    “Ne provuam në pjesën e dytë, por nuk ishim të mirë. Kemi dërguar topin në zonë, por na mungoi ideja aty. As sulmi e as mbrojtja nuk ishin mjaftueshëm të mirë. Ishte në tërësi. Kjo nuk ishte mirë. Por mos të harrojmë që kemi fituyar tetë nga 11 ndeshjet nga shtatori 2024. Mendoj se kemi fituar tetë, kemi humbur një dhe kemi barazuar dy. Kjo nuk ishte mjaftueshëm mirë, por duhet kohë për të ndërtuar. Nuk ishim vetvetja. Kemi luajtur ndeshje fantastike ndaj Sllovenisë, por kjo përpjekje ishte e pamjaftueshme. Ne ëndërrojmë Kupën e Botës dhe kjo ishte goditje. Por do të gjejmë mënyrë për të dalë nga kjo”, ka vazhduar tekniku danez.

    Ai ka thënë se është shumë i dëshpëruar, njëjtë si lojtarët.

  • Andre Onana huazohet tek Trabzonspor

    Andre Onana huazohet tek Trabzonspor

    Portieri kamerunas Andre Onana karrierën pritet ta vazhdojë në Superligën e Turqisë.

    Onana do të huazohet tek klubi i mirënjohur turk Trabzonspor,ku ky lajm i ka gëzuar tifozët e Manchester United krejt kjo për shkak të paraqitjeve të dobëta me “Djajtë e Kuq”.

    Përdnryshe Onana pritet të huazohet tek Trabzonspor deri në fund të sezonit,por klubi turk nuk do të aktivizojë opsionin e blerjes verën e ardhshme që do të thotë se do të kthehet në Old Trafford.

    Kujtojmë që Andre Onana ishte transferuar tek Man United në verën e 2023,por në këto dy vite pati paraqitje tejet zhgënjyese, duke u konsideruar si një nga portierët më të dobët në histori të “Djajve të Kuq”

  • Fernando Santos shkarkohet nga posti i trajnerit të Azerbajxhanit

    Fernando Santos shkarkohet nga posti i trajnerit të Azerbajxhanit

    Tekniku portugez Fernando Santos nuk është më trajner i kombëtares së Azerbajxhanit.

    Lajmin e ka bërë të ditur Federata Azere,e cila vendosi ta shkarkoj teknikun 70 vjeçar.

    Përndryshe rezultatet e dobëta në muajt e fundit kanë bërë që të humbet besimi tek Santos,dhe tani drejtuesit e federatës azere janë vënë në kërkim të një trajneri të ri i cili mund të kthejë frymën pozitive tek kombëtarja azere,e cila në 11 ndeshje ka pësuar 9 humbje e barazoi vetëm dy herë.

    Kujtojmë që Azerbajxhani së fundmi pësoi 5:0 nga Islanda në kualifikimet për botërorin 2026,dhe gjendet në grupin D me Francën dhe Ukrainën.

  • Amir Rrahmani mund të mungojë për një kohë nga fushat e gjelbërta

    Amir Rrahmani mund të mungojë për një kohë nga fushat e gjelbërta

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani,mund të mungojë për një kohë të gjatë larg fushave të gjelbërta.

    Lendimi muskulor në ndeshjen Zvicër-Kosovë bëri që të largohet nga grumbullimi i “Dardanëve”për takimin kundër Zvicrës,dhe për më tepër Rrahmani është kthyer në Itali për të nisur rikuperimin nga lëndimi.

    Përndryshe mediumi italian “SportMediaset” bën të ditur se Rrahmani se mund të mungojë për rreth 1 muaj,që do të thotë se ylli dardan do t’i humb ndeshjet në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

    Kujtojmë që Amir Rrahmani ishte njeriu më i kritikuar për humbjen e thellë të dardanëve 4:0 ndaj Zvicrës,teksa deri më tani me Napolin në Serie A ka luajtur vetëm dy ndeshje.

  • Julian Nagelsmann:Ishte një fitore tejet e rëndësishme kundër Irlandës së Veriut

    Julian Nagelsmann:Ishte një fitore tejet e rëndësishme kundër Irlandës së Veriut

    Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë Julian Nagelsmann,është shprehur tejet i kënaqur pas fitores kundër Irlandës së Veriut.

    Nagelsmann pas ndeshjes deklaroi se ishte një fitore e rëndësishme,dhe se ekipi e meritoi në fund.

    “Po, ishte një fitore e rëndësishme. Morëm tre pikët në ndeshjen tonë në shtëpi. Në pjesën e parë, tifozët tanë nuk ishin aq të kënaqur me rezultatin dhe mënyrën se si po luanim, por përmirësuam në fraksionin e dytë, ishte një fitore e merituar”

    Përndryshe kombëtarja gjermane u kritikua mjaft shumë për shkak të paraqitjes së dobët kundër Sllovakisë,dhe fitorja ndaj Irlandës së Veriut do të thotë se “Die Nationalmanschaft”është kthyer në garë për kualifikim direkt në botëror.

    Kujtojmë që Gjermania fitoi 3:1 kundër Irlandës së Veriut në kualifikimet për botërorin 2026,duke grumbulluar 3 pikët e para.

     

  • Lamine Yamal humb pasaportën pas ndeshjes kundër Turqisë

    Lamine Yamal humb pasaportën pas ndeshjes kundër Turqisë

    Një incident ka ndodhur pas ndeshjes ndërmjet Turqisë dhe Spanjës,ndeshje kjo në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit 2026.

    Ylli i furisë së kuqe Lamine Yamal është përballur me humbje të pasaportës,ku u mundua që ta gjente pas ndeshjes.

    Përndryshe pamjet nga mediat turke tregojnë se Yamal u mundua të gjente pasaportën e tij,dhe madje shkoi edhe në dhomat e zhveshjes së stadiumit të Konyas por megjithatë kërkimet rezultuan pas sukses dhe ylli i Barcelonës u largua nga stadiumi pa pasaportën e tij.

    Kujtojmë që Spanja deklasoi Turqinë me rezultat tenistik 6:0 në Konya,ku Lamine Yamal ishte ndër më të mirët në këtë takim.

  • Kombëtarja e Kosovës në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë në parakualifikimet për Eurobasket 2029

    Kombëtarja e Kosovës në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë në parakualifikimet për Eurobasket 2029

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll i ka mësuar kundërshtarët për parakualifikimet të Eurobasket 2029.

    Në shortin e hedhur në kryeqytetin letonez Riga “Dardanët”u vendosën në grupin C,ku pritet të takohen kundër Shqipërisë dhe Sllovakisë.

    Përndryshe sa i përket sistemit të parakualfikimeve vetëm skuadra lidere kalon direkt në raundin e dytë,teksa vendi i dytë më i mirë pritet t’i bashkohet katër ekipeve lidere në grupet e caktuara.

    Kujtojmë që cikli parakualifikues për Eurobasket 2029 pritet të nis në nëntor,kurse pritet të përfundojë në qershor apo korrik të vitit të ardhshëm.

  • Sonte ndeshja Kosovë-Suedi nga ora 20:45

    Sonte ndeshja Kosovë-Suedi nga ora 20:45

    Kombëtarja e Kosovës sonte pritet të zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese për botërorin 2026,ku në stadiumin Fadil Vokrri e pret kombëtaren e Suedisë.

    Dardanët synojnë ta harrojnë humbjen e thellë ndaj Zvicrës,dhe ndaj skandinavëve të marrin pikët e para në këtë cikël të kualifikimeve.

    Përndryshe Kosova në këtë ndeshje do të hyj pa kapitenin Amir Rrahmani,i cili është kthyer në Itali tek Napoli për tu rikuperuar nga lëndimi që pësoi në takimin ndaj helvetikëve,duke përfshirë edhe mungesat e Edon Zhegrovës dhe Milot Rashicës

    Ndërkohë Suedia ciklin e kualifikimeve e nisi me barazim ndaj Sllovenisë me rezultat 2:2,teksa në këtë ndeshje pritet të luajnë dy sulmuesit kryesorë Victor Gyokeres dhe Alexander Isak.

    Kujtojmë që ndeshja Kosovë-Suedi pritet të nis nga ora 20:45.

  • Fitore shumë e rëndësishme evropiane e Besa Famgas

    Fitore shumë e rëndësishme evropiane e Besa Famgas

    Besa Famgas ka shënuar fitore shumë të rëndësishme të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

    Në kuadër të raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë, Besa Famgas e mposhti skuadrën turke Depsas Enerji me rezultat 39:34.

    Ekipi pejan që nga fillimi ishte në epërsi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:16 për Besën. Dallimi u rrit në pesë gola në pjesën e dytë.

    Ndonëse me fond të limituar të lojtarëve, Besa Famgas ka shfaqur shpirt luftarak dhe shënoi fitore që ka rëndësi edhe për të ardhmen e këtij klubi me nam.

    Ali Abdulah Zayan ishte më efikasi te Besa Famgasi me 14 gola. Nëntë i shënoi Deniz Terziqi e shtatë Amar Muqolli. Katër gola i shënoi Jon Vokshi, nga dy Enis Kuleta e Edonis Hajra dhe një e shënoi Ilir Istrefaj. Me 13 pritje u dallua edhe Olt Kabashi.

    Ndeshja e kthimit është të shtunën e ardhshme në Ankara të Turqisë.