ATV

Category: SHOWBIZ

  • Labinot Tahiri: Duhet të ngrihemi në prostestë për ruajtjen e miqësisë me Amerikën

    Labinot Tahiri: Duhet të ngrihemi në prostestë për ruajtjen e miqësisë me Amerikën

    Këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi ka publikuar ka ngritur shqetësime lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendimet që, sipas tij, mund të cenojnë miqësinë me aleatin kryesor të vendit.

    Në reagimin e tij, Tahiri ka bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke kujtuar mbështetjen që Amerika i ka dhënë Kosovës para dhe gjatë periudhave më të vështira të historisë së saj.

    “Duhet të ngrihemi në protestë ashtu siç e kemi kërkuar Amerikën para luftës, edhe tani në ruajtjen e miqësisë me Amerikën”, ka shkruar ai.

    Labi ka shtruar pyetje lidhur me politikat ekonomike dhe energjetike, duke vënë në dukje se në Kosovë vazhdojnë të qarkullojnë produkte dhe mallra nga Serbia, ndërsa, sipas tij, po refuzohet bashkëpunimi në fusha të caktuara me Shtetet e Bashkuara.

  • Dua Lipa publikon për herë të parë fotografitë nga dasma përrallore me Callum Turner

    Dua Lipa publikon për herë të parë fotografitë nga dasma përrallore me Callum Turner

    Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë me ndjekësit fotografi nga dasma e saj madhështore me aktorin Callum Turner.

    Këngëtarja dhe partneri i saj i dhanë fund beqarisë në një ceremoni intime në Londër, përpara se të festonin dashurinë e tyre me një dasmë luksoze treditore në Sicili, e cila mblodhi pranë tyre familjarë, miq të ngushtë dhe shumë emra të njohur.

    Deri më tani, detajet e ceremonisë ishin mbajtur larg syrit të publikut, por Dua ka vendosur të zbulojë disa nga momentet më të bukura të kësaj ngjarjeje të veçantë. Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, artistja shfaqet për herë të parë me vellon e bardhë, duke mahnitur fansat me elegancën dhe paraqitjen e saj.

    Në një sërë imazhesh romantike, Dua dhe Callum Turner shihen duke pozuar pranë njëri-tjetrit, duke shkëmbyer vështrime plot dashuri dhe momente të ëmbla para kamerës.

    Çifti dukej më i lumtur se kurrë, ndërsa fotografitë pasqyronin atmosferën magjike të festës së tyre.

  • I shkroi këngën që del sot, humb jetën papritur bashkëpunëtori i Era Istrefit

    I shkroi këngën që del sot, humb jetën papritur bashkëpunëtori i Era Istrefit

    Era Istrefi publikon sot këngën e saj më të re, “I’m Dying to Feel Alive”, një projekt me një domethënie të veçantë emocionale për artisten.

    Kënga është shkruar nga Talay Riley (Mark Orabiyi), kantautor fitues i çmimit “Grammy”, i cili humbi jetën tragjikisht më 5 qershor në Londër, në moshën 35-vjeçare.

    Përmes një postimi në Instagram, Era u shpreh thellësisht e prekur nga humbja e tij, duke theksuar se ndihet mirënjohëse që pati mundësinë të bashkëpunonte me të dhe të mbajë gjallë trashëgiminë e tij përmes kësaj kënge.

    Publikimi i “I’m Dying to Feel Alive” vjen si një homazh i ndjerë për Talay Riley, duke i dhënë projektit një peshë të veçantë emocionale.

  • Publikohen këngët e papublikuara të Shpat Kasapit, Selvija emocionon me njoftimin

    Publikohen këngët e papublikuara të Shpat Kasapit, Selvija emocionon me njoftimin

    Humbja e parakohshme e këngëtarit Shpat Kasapi vazhdon të lërë gjurmë të thella në skenën muzikore dhe te publiku që e ka ndjekur ndër vite.

    Bashkëshortja e tij, Selvija, ka bërë të ditur se artisti ka lënë pas disa këngë të papublikuara, të cilat do të publikohen gradualisht për të ruajtur trashëgiminë e tij muzikore.

    Në një postim emocional në rrjetet sociale, ajo ka ndarë ndjenjat e saj të dhimbjes dhe krenarisë, duke theksuar se një nga projektet e para që do të publikohet është kënga me titull “NANA”, e cila pritet të publikohet në YouTube.

    Sipas saj, këngët mbartin mesazhe të forta emocionale dhe lidhen me tema të mallit, familjes dhe jetës në emigracion, duke reflektuar edhe ndjeshmërinë artistike të Kasapit.

    Selvija theksoi se publikimi i këtyre projekteve është një mënyrë për ta mbajtur gjallë zërin e tij dhe për t’ia sjellë publikut artin që ai nuk arriti ta ndajë gjatë jetës.

    Fansat e këngëtarit kanë reaguar me komente mbështetëse, duke shprehur emocion dhe mirënjohje për vendimin që muzika e tij të vazhdojë të publikohet edhe pas ndarjes nga jeta.

  • Klepto, Ledri Vula, Lumi B, Capital T dhe Mc Kresha vijnë me këngën e re “Live it Up”

    Klepto, Ledri Vula, Lumi B, Capital T dhe Mc Kresha vijnë me këngën e re “Live it Up”

    Një duet i madh muzikor ka bashkuar disa nga emrat më të njohur të skenës hip-hop, duke sjellë një projekt që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

    Artistët Klepto, Ledri Vula, Lumi B, Capital T dhe Mc Kresha kanë publikuar këngën e tyre më të re të titulluar “Live it up”, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.

    Ky bashkëpunim konsiderohet si një nga projektet më të forta muzikore të momentit, duke bashkuar disa prej emrave më të suksesshëm të industrisë muzikore shqiptare në një këngë të vetme.

    Secili prej artistëve ka sjellë stilin e tij karakteristik, duke e bërë projektin të veçantë dhe dinamik.

    Për tekstin e këngës janë kujdesur vetë artistët pjesëmarrës, Klepto, Ledri Vula, Lumi B, Capital T dhe Mc Kresha, duke kombinuar ide dhe stile të ndryshme muzikore në një prodhim të përbashkët.

    “Live it up” pritet të ketë sukses të madh në platformat muzikore dhe rrjetet sociale, duke qenë se bashkon disa nga figurat më të dëgjuara të hip-hopit shqiptar në një projekt të vetëm.

    Me të lansuar, ky projekt ka marrë vlerësime pozitive nga fansat e publiku.

  • Këndoi në dasmën e Dua Lipës, flet Besnik Qaka: Ishte gjigante

    Këndoi në dasmën e Dua Lipës, flet Besnik Qaka: Ishte gjigante

    Besnik Qaka ka qenë së fundmi i ftuar në “Kampionët e Botës” me Marina Vjollcës.

    Duke qenë se vetëm pak ditë më parë këndoi në dasmën e Dua Lipës, ai është pyetur më shumë rreth kësaj pjese.

    “Besniku ka kënduar për një orë në dasmën e Dua Lipës, të gjithë artistët botëror që kanë qenë aty kanë kënduar e kanë kërcyer këngët shqiptare nga zëri yt i mrekullueshëm, Besnik super komplimente. Si ishte ndjesia”, iu drejtua prezantuesja e programit.

    “Super, jemi kënaqur, e kemi shijuar ka qenë një dasmë gjigante kemi performuar para gjithë njerëzve eminentë që i kemi pasur aty”, tha ai.

    I ftuar special për të kënduar ishte këngëtari Sinan Vllasaliu, i cili u aksidentua me motor vetëm pak ditë para ceremonisë.

    Kjo bëri që të kryente një ndërhyrje, ndërsa po vazhdon me rikuperimin.

    Artistja shqiptare me famë botërore u martua me Callum Turner në Sicili të Italisë, në një festë tre-ditore.

  • Detaje rrëqethëse nga nata e fundit e aktores Ece Irtem – flet nëna e saj

    Detaje rrëqethëse nga nata e fundit e aktores Ece Irtem – flet nëna e saj

    Vdekja e papritur e aktores turke, Ece Irtem, ka shkaktuar tronditje te familjarët, kolegët dhe adhuruesit e saj.

    Aktorja 35-vjeçare, e njohur për rolin e saj në serialin “Kizilcik Serbeti”, u gjet pa shenja jete në banesën e saj.

    Pas ngjarjes, vëmendja është përqendruar te dëshmia e nënës së saj, Nuriye Irtem, e cila ka treguar në detaje momentet e fundit para tragjedisë.

    Sipas deklaratës, nëna dhe vajza kishin kaluar mbrëmjen së bashku për të festuar ditëlindjen e Eces dhe më pas ishin kthyer në shtëpi.

    Pas kthimit, aktorja ishte tërhequr në dhomën e saj për të pushuar.

    Gjatë natës, nëna kishte dëgjuar se vajza ishte zgjuar për pak çaste, por më pas ishte kthyer sërish në gjumë.

    Në orët e mëngjesit, kur shkoi ta kontrollonte, Nuriye e gjeti vajzën pa reagime dhe vuri re se nga goja e saj kishte dalë lëng.

    Në dëshminë e dhënë para autoriteteve, deklaroi gjithashtu se Ece kohët e fundit kishte konsumuar alkool dhe kishte përdorur medikamente antidepresive.

    Megjithatë, shkaku i vërtetë i vdekjes mbetet ende i paqartë.

    Autoritetet kanë nisur hetimet dhe pritet që rezultatet e autopsisë të japin përgjigje përfundimtare mbi rrethanat e ngjarjes.

    Ndërkohë, lajmi për ndarjen e saj nga jeta ka prekur thellë botën e artit dhe publikun që e ndiqte prej vitesh në ekran.

  • Mimoza Ahmeti shpallet fituese e Ferma VIP 3

    Mimoza Ahmeti shpallet fituese e Ferma VIP 3

    Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP.

    Në një mbrëmje me plot emocione, surpriza të bukura e momente të veçanta, Moza arriti të rrëmbejë çmimin e madh prej 129 mijë eurosh.

    Konkurrentja ishte shumë e pëlqyer nga publiku që në fillim të këtij edicioni, që zgjati plot 81 ditë.

    Ajo ishte e sinqertë në garë, pa filtra dhe krijoi përplot situata që bënë bujë edhe jashtë formatit.

    Në finale bashkë me të kanë qenë edhe: Ilir Shaqiri, Elvis Pupa, Soni Malaj e DJ Bujaka.

    Konkurrenti nga Kosova ishte i pari që la garën, duke u klasifikuar si finalisti i pestë.

    Fitorja e Mozës u konsiderua e merituar plotësisht edhe nga publiku, e fansat që përkrahën që nga dita e parë.

  • “Ti ishe pushka e parë e lirisë”, Leonora Jakupi pas vdekjes së Sahit Jasharit

    “Ti ishe pushka e parë e lirisë”, Leonora Jakupi pas vdekjes së Sahit Jasharit

    Këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar pas vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

    Përmes një postimi në Facebook, Jakupi shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të Jasharit, duke e kujtuar atë si një çlirimtar që ruajti buzëqeshjen edhe në periudhat më të vështira.

    “Dua të të kujtoj të buzëqeshur, çlirimtar, sepse ti nuk dije ndryshe… Nuk e ndale buzëqeshjen edhe në kohërat më të vështira! Ti që ishe pushka e parë e lirisë, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Burrat si ti nuk vdesin kurrë, Komandant Sahit Jashari!”, ka shkruar këngëtarja.

  • Bebe Rexha publikon albumin “Dirty Blonde”

    Bebe Rexha publikon albumin “Dirty Blonde”

    Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar më në fund albumin e saj më të ri të titulluar “Dirty Blonde”.

    Albumi përmban 13 këngë dhe tashmë është i disponueshëm në platforma të ndryshme muzikore, përfshirë Spotify dhe shërbime të tjera të transmetimit.

    Edhe pse albumi është publikuar në tërësi tani, gjatë muajve të këtij viti ajo kishte nxjerrë disa nga këngët veç e veç, duke e mbajtur publikun të interesuar dhe duke rritur pritshmëritë për projektin final.

    Një nga këngët që ishte publikuar më herët është Çike Çike, e cila ka një rëndësi të veçantë për publikun shqiptar, pasi përmban edhe fraza në gjuhën shqipe. Kjo e bën këngën edhe më të veçantë dhe më të afërt për audiencën shqiptare, duke reflektuar edhe lidhjen e artistes me rrënjët e saj.

    Albumi është pritur me shumë entuziazëm nga fansat e saj në mbarë botën, të cilët e vlerësojnë Bebe Rexhën për stilin e saj unik muzikor, kreativitetin dhe zërin e veçantë që e ka bërë një nga artistet më të suksesshme shqiptare në skenën ndërkombëtare.