ATV

Category: Showbiz

  • Bebe Rexha nderohet nga Billboard me çmimin “Global Hitmaker Award”, flet për rrënjët shqiptare dhe ëndrrën e saj

    Bebe Rexha nderohet nga Billboard me çmimin “Global Hitmaker Award”, flet për rrënjët shqiptare dhe ëndrrën e saj

    Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha është nderuar me çmimin “Global Hitmaker Award” në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”, në vlerësim të kontributit dhe suksesit të saj në industrinë ndërkombëtare të muzikës.

    Në dedikimin për artisten, “Billboard Canada” ka rikujtuar ëndrrën e saj të fëmijërisë për të parë një ditë emrin e vet në listat prestigjioze muzikore.

    “Përpara se Bebe Rexha të bëhej një krijuese e hiteve që arrijnë majat e shumë listave të Billboard-it, ajo ishte një vajzë e vogël që çdo javë shfletonte revistat e shtypura Billboard, duke shpresuar se një ditë do ta shihte emrin e saj të botuar në to. Në ceremoninë ‘Billboard Canada Women in Music 2026’, kjo ëndërr e fëmijërisë u bë realitet, teksa ajo pranoi çmimin ‘Global Hitmaker Award’”, shkroi Billboard Canada.

    Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku rrëfeu për fillimet e saj, ëndrrat muzikore dhe prejardhjen shqiptare.

    Ajo kujtoi se si, kur ishte e vogël, shkonte me nënën në dyqan dhe kërkonte revistat “Billboard”, duke shpresuar që një ditë të bëhej pjesë e listës “Hot 100”.

    “Kur isha më e vogël, shkoja me nënën time në dyqan dhe drejtohesha menjëherë te sektori i revistave. Në atë kohë blinim revistën ‘Billboard’. Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu këngëtarja.

    Artistja foli edhe për kulturën shqiptare dhe pritshmëritë tradicionale që, sipas saj, ekzistojnë në disa familje shqiptare ndaj vajzave, veçanërisht për martesën në moshë të re.

    “Dua të falënderoj kulturën time, sepse të qenit shqiptare është një pjesë shumë e madhe e asaj që jam. Nëse je shqiptar, e njeh mentalitetin tradicional: martesa në moshë të re, dikush vjen të kërkojë dorën tënde dhe duhet të bëhesh nënë në moshën 24 apo 25-vjeçare. Unë thashë: ‘Në asnjë mënyrë!’”, u shpreh ajo me humor.

    Rexha tregoi se ishte zhvendosur në Los Angeles në moshën 19-vjeçare për të ndjekur ëndrrën e saj muzikore. Ajo kujtoi edhe kohën kur shkruante këngë në shtëpinë e prindërve në New York, duke treguar me humor se nëna e saj vendoste plastikë mbi mobiliet për t’i mbrojtur.

    “Ne jemi shqiptarë dhe nëna ime vendoste plastikë mbi mobiliet, sepse nuk donte që t’i ndotnim. Por unë aty shkruaja këngët e mia. Pikërisht aty përfundova duke shkruar një nga hitet e mia të para”, tregoi artistja.

    Gjatë karrierës së saj, Bebe Rexha ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës botërore, përfshirë Eminem, Rihanna, Nicki Minaj, David Guetta dhe Selena Gomez.

    Në fund të fjalimit, ajo iu drejtua simbolikisht vetes së vogël, duke thënë se do të dëshironte t’i tregonte të mos shqetësohej aq shumë për të ardhmen, pasi ëndrrat e saj do të realizoheshin.

    “Do të doja t’i thosha asaj vajze të vogël: Qetësohu, nuk është çështje jete a vdekjeje. Gjithçka do të rregullohet”, përfundoi Rexha, duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit.

  • Dua Lipa në krye të festivalit Coachella 2027, publikohet lista e plotë e artistëve që do të performojnë

    Dua Lipa në krye të festivalit Coachella 2027, publikohet lista e plotë e artistëve që do të performojnë

    Festivali i njohur i muzikës, Coachella Valley Music and Arts Festival, ka zbuluar listën e artistëve që do të performojnë në edicionin e vitit 2027, ku në mesin e emrave kryesorë është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

    Ylli i muzikës pop do të jetë një nga artistet kryesore të festivalit, së bashku me Tame Impala dhe SZA, të cilët do të kryesojnë programin muzikor gjatë dy fundjavave të këtij eventi.

    Dua Lipa do të hapë programin kryesor të së premtes, më 9 prill, derisa do të rikthehet në skenë edhe më 16 prill, gjatë fundjavës së dytë. 

    Tame Impala do të jetë emri kryesor i së shtunës, kurse SZA do të mbyllë programin e së dielës. 

    Edicioni i vitit 2027 do të mbahet më 9-11 prill dhe 16-18 prill, në Empire Polo Club në Indio të Kalifornisë, ku pritet të mblidhen mijëra adhurues të muzikës nga vende të ndryshme të botës.

    Përveç tre emrave kryesorë, lista përmban edhe artistë të njohur ndërkombëtarisht.

    Në mesin e artistëve të tjerë që do të ngjiten në skenën e Coachellas janë: Zara Larsson, Kehlani, Phoebe Bridgers, Weezer, Tiësto, Martin Garrix, Role Model, Don Toliver, Dom Dolla, Kygo, Empire of the Sun, The Neighbourhood dhe Becky G. 

    Për Lipën, pjesëmarrja në këtë festival përbën një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare, duke e vendosur në mesin e artistëve që do të kryesojnë një nga festivalet më të njohura muzikore në botë.

    Sa i përket biletave, ato do të dalin në shitje të premten, më 13 nëntor, në orën 12:00 sipas kohës.

    Organizatorët kanë bërë të ditur se të dy fundjavat do të kenë të njëjtën listë artistësh. /Telegrafi/

  • Rita Ora mahnit me dukjen, ndërsa transformohet si ikona Dolly Parton për Halloween

    Rita Ora mahnit me dukjen, ndërsa transformohet si ikona Dolly Parton për Halloween

    Rita Ora është frymëzuar nga legjenda e muzikës country, Dolly Parton, për kostumin e saj të Halloween-it këtë vit, duke u shndërruar në ikonën e muzikës për një festë të mbajtur të premten në New York.

    Këngëtarja 35-vjeçare mori pjesë në festën e Halloween-it të organizuar nga The Frankie Shop në metropolin amerikan, ku u shfaq me një bluzë të shkurtër dhe dekolte të hapur, shkruan DailyMail.

    Dolly Parton ndërroi jetë në gusht, në moshën 80-vjeçare, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Lajmi për vdekjen e saj nxiti reagime dhe homazhe nga emra të shumtë të industrisë muzikore.

    Rita solli në vëmendje edhe një tjetër element karakteristik të pamjes së Dolly Parton, modelin ikonik të flokëve biondë, të ngritur në formë voluminoze. Për këtë, ajo kishte vendosur një paruke që imitonte stilin e njohur të këngëtares.

    Paraqitja e saj tërhoqi vëmendje edhe së fundmi, kur Rita ishte në krah të bashkëshortit të saj, Taika Waititi, në premierën e filmit të tij të ri, “Klara and the Sun”.

    Ajo u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Londër, të organizuar nga BFI, me një fustan të zi dantelle dhe një aksesor të madh e të pazakontë në kokë.

    Rita tërhoqi vëmendjen me stilin ekstravagant, duke kombinuar fustanin transparent prej dantelle, me fund voluminoz, me një aksesor në formë gjembash.

    Krahas pozimit përkrah bashkëshortit të saj, këngëtarja u fotografua edhe me aktoret e filmit, Jenna Ortega dhe Amy Adams.

    Dalja e saj publike vjen pasi u bë e ditur se Rita po përballet me një padi nga ish-menaxherja e saj, e cila po kërkon 3.2 milionë funte, nën pretendimin se këngëtarja nuk i ka paguar kompanisë përqindjen e saj nga të ardhurat

    Rita i ndërpreu bashkëpunimin menaxheres Sarah Stennett në vitin 2024, pas një marrëdhënieje profesionale që kishte nisur në vitin 2009. Në atë kohë, ishte raportuar se ndarja kishte ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve lidhur me drejtimin që duhej të merrte karriera e këngëtares.

    Megjithatë, situata ka marrë një kthesë tjetër, pasi themeluesja e kompanisë FAE Ventures ka paraqitur një padi në Gjykatën e Lartë, duke pretenduar se biznesi i saj ka miliona funte të papaguara. Kështu, palët tashmë janë përfshirë në një betejë ligjore.

    Sipas pretendimeve të kompanisë, Rita, e cila kishte nënshkruar kontratën e parë me kompaninë e Sarah Stennett kur ishte vetëm 18 vjeçe, nuk ka paguar përqindjen që i takonte kompanisë nga të ardhurat e përfituara prej turneve muzikore dhe angazhimeve televizive.

    Shuma e pretenduar arrin rreth 3.2 milionë funte, ndërsa në dokumentet e dorëzuara thuhet se Rita ka shkelur kushtet e kontratës duke mos paguar pjesën që i takonte kompanisë.

    Sipas gazetës “The Sun”, shuma më e madhe e pretenduar si pagesë e papërmbushur është pak më shumë se 1.7 milionë funte. Kompania e Sarah Stennett pretendon se janë bërë zbritje të palejuara për shërbime profesionale, përfshirë reklamat, kontabilitetin dhe sigurimet.

    Një tjetër pretendim, në vlerë prej 1.1 milion funte, lidhet me të ardhurat nga turnet muzikore që dyshohet se nuk janë raportuar gjatë periudhës nga pranvera e vitit 2019 deri në vitin 2020, kur Rita ishte në turneun e saj botëror “Phoenix”.

    Në dokumentet e dorëzuara thuhet se pagesat ndaj FAE nuk kanë përfshirë disa të ardhura nga turneu, të cilat këngëtarja i kishte përfituar personalisht ose përmes palëve që vepronin në emër të saj gjatë asaj periudhe.

    DailyMail ka kontaktuar përfaqësuesit e Sarah Stennett dhe Rita Orës për një koment lidhur me rastin, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/

  • Dua Lipa mahnit në ceremoninë e çmimeve në New York, shfaqet me veshje të veçantë nga Chanel

    Dua Lipa mahnit në ceremoninë e çmimeve në New York, shfaqet me veshje të veçantë nga Chanel

    Ylli shqiptar i muzikës, Dua Lipa, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “WSJ Magazine Innovator Awards”, e mbajtur të enjten mbrëma në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York.

    Këngëtarja u shfaq e veshur me një komplet të veçantë nga koleksioni i modës së lartë të Chanel për sezonin vjeshtë-dimër 2026. Veshja përbëhej nga një xhaketë dhe një fund i ngushtë deri në gju, të punuara me teksturë të theksuar leshi, pupla të zeza dhe detaje dekorative me rruaza.

    Pamjen e saj e plotësoi me një kapelë të zezë me strehë të gjerë, këpucë sateni dhe çizme të zbukuruara me rruaza. Për stilimin e këngëtares u kujdes stilisti i saj prej kohësh, Lorenzo Posocco.

    Edhe grimi ishte në harmoni me veshjen, me tone të ngrohta, hije bronzi dhe buzëkuq nude.

    Ceremonia e organizuar nga revista “The Wall Street Journal” u mbajt më 29 tetor dhe shënoi edicionin e 16-të të çmimeve. Këtë vit u vlerësuan shtatë personalitete nga fusha të ndryshme, ndërsa në kategorinë e muzikës çmimi iu nda këngëtares spanjolle Rosalía.

    Në mesin e të ftuarve të tjerë ishin edhe Lupita Nyong’o, Cara Delevingne, A$AP Rocky, Christian Louboutin dhe Gayle King.

  • “Drejtësi për Arlindën”, Nora Istrefi tregon se do të jetë pjesë e protestës për të

    “Drejtësi për Arlindën”, Nora Istrefi tregon se do të jetë pjesë e protestës për të

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka njoftuar se do të jetë pjesë e protestës që mbahet sot (e mërkurë) në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn.

    Përmes një postimi në InstaStory, artistja ka shprehur dhimbjen për rastin, duke theksuar se gratë meritojnë të jetojnë të sigurta, pa frikë dhe të kthehen në shtëpitë e tyre pa u rrezikuar.

    “Me dhimbje që po kërkojmë ende gjënë më themelore: që një grua të jetë e sigurt, të jetojë pa frikë dhe të kthehet në shtëpi”, ka shkruar ajo.

    Nora ka bërë të ditur se mendimet e saj janë me familjen e Arlindës dhe me të gjithë ata që e kanë dashur, ndërsa pjesëmarrjen në protestë e sheh si një kërkesë për drejtësi dhe mbrojtje për çdo grua.

    “Si grua, si nënë, me dhimbje dhe me kërkesën që nuk duhet të pushojë: drejtësi për Arlindën dhe mbrojtje për çdo grua”, ka shkruar këngëtarja.

    Në fund, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, e cila mbahet sot, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Artistja ka kërkuar që kjo çështje të mos harrohet dhe që kërkesa për drejtësi të vazhdojë të dëgjohet nga institucionet dhe shoqëria. /Telegrafi/

  • Pa filtra dhe përpunime – publikohen fotografitë reale të modeleve të Victoria’s Secret

    Pa filtra dhe përpunime – publikohen fotografitë reale të modeleve të Victoria’s Secret

    Fundjavën e kaluar u mbajt sfilata e shumëpritur e Victoria’s Secret për vitin 2026, ku në pasarelë u shfaqën disa nga emrat më të njohur të industrisë.

    Me paraqitjet e tyre, modelet tërhoqën vëmendjen e publikut, duke prezantuar krijimet e markës së njohur të të brendshmeve.

    Përveç veshjeve dhe paraqitjeve glamuroze, këtë herë vëmendje të veçantë kanë marrë edhe fotografitë e realizuara gjatë sfilatës.

    Në një kohë kur filtrat digjitalë dhe editimi i fotografive janë bërë pjesë e zakonshme e rrjeteve sociale, imazhet e paedituara ofrojnë një pasqyrë më të natyrshme të pamjes së modeleve.

    Fotografitë e publikuara nga agjencitë fotografike tregojnë modelet pa ndërhyrje, duke u dhënë ndjekësve mundësinë të shohin më nga afër pamjen e tyre gjatë sfilatës, larg filtrave dhe përpunimeve që

    shpesh përdoren në fotografitë e modës.

    Këto imazhe sjellin një këndvështrim më realist të paraqitjes së modeleve në pasarelë dhe dallimet mes fotografive të paedituara dhe atyre që shohim zakonisht në rrjetet sociale.

    Më poshtë janë fotografitë e paedituara të modeleve nga sfilata e Victoria’s Secret për vitin 2026:

    Ashley Graham

    Gigi Hadid

    Barbara Palvin

    Devyn Garcia

    Adriana Lima

    Alessandra Ambrosio

    Bella Hadid

    Precious Lee

    /Telegrafi/

  • Miley Cyrus i Përgjigjet Kritikave për Koncertin në Hollywood Bowl: “Kjo Nuk Është një Eksperiment”

    Miley Cyrus i Përgjigjet Kritikave për Koncertin në Hollywood Bowl: “Kjo Nuk Është një Eksperiment”

    Këngëtarja 33-vjeçare Miley Cyrus u është përgjigjur publikisht kritikave të shfaqura pas performancës së saj të së premtes në skenën e njohur Hollywood Bowl. Kjo ishte hera e parë në katër vjet që artistja performonte drejtpërdrejt para publikut në këtë ambient ikonik. Megjithatë, koncerti nxiti reagime negative në rrjet pasi Cyrus nuk këndoi disa pjesë të teksteve në disa prej hiteve të saj më të mëdha, përfshirë “Party in the USA” dhe “Flowers”.

    Gjatë koncertit të saj të dytë të së dielës, Cyrus e adresoi këtë situatë drejtpërdrejt nga skena, duke i cilësuar reagimet e tilla si prapaskena të krijuara thjesht për “clickbait”.

    “Nuk kam dëgjuar kurrë ndonjëherë që unë nuk e vendos zemrën në diçka që bëj,” u shpreh ajo para publikut. “Nuk e di nëse ndonjë prej jush e ka dëgjuar se dikush po bënte komentari për të marrë klikime në videon e tij duke folur për shfaqjen time të së premtes, por unë jam shumë gjëra dhe nuk do të merremi fare me këtë.”

    Përmbledhje e Ngjarjes dhe Detajet e Koncertit

    Elementi / DetajiInformacioni Zyrtar
    ArtistjaMiley Cyrus (33 vjeç)
    Vendi i PerformancësHollywood Bowl
    Koncerti i Parë LivePas një shkëputjeje 4-vjeçare nga skena
    Shkaku i KritikaveMungesa e disa fjalëve të tekstit në këngët “Party in the USA” dhe “Flowers”
    Albumi më i RiBass Persuades (I publikuar në Shtator)
    Kujtimi i Dolly PartonNderimi i kumbarës së saj që u nda nga jeta në Gusht në moshën 80-vjeçare

    Pranimet e Sincerta mbi Skenën dhe Limitet Personale

    Aktorja dhe këngëtarja e njohur pranoi se ngjitja në skenë sot nuk është aq e lehtë sa ka qenë më parë për të.

    “Është e vështirë për mua të qëndroj këtu dhe të bëj këtë shfaqje,” tha ajo. “Nuk vjen aq natyrshëm sa vinte dikur. Sepse, si të gjithë ne, ne ndryshojmë, zhvillohemi, rritemi dhe gjejmë se çfarë do të marrim me vete. Çfarë vazhdon të na përshtatet.”

    Ajo këmbënguli se dy netët në Hollywood Bowl prezantojnë diçka më të madhe se një thjesht test:

    “Kjo nuk është absolutisht një eksperiment me ju. Kjo është një përvojë për mua. Dhe ju të gjithë e bëni të mundur këtë përvojë. Kjo është e vetmja mënyrë se si arrij të testoj kufijtë e mi personalë, limitet e mia dhe atë që mendoj se mund të bëj.”

    Cyrus zbuloi gjithashtu se ishte shumë afër anulimit të shfaqjes së të dielës përpara se të ngjitej në skenë për këngën “Orbit”, por vendosi të mos i linte shikuesit të paplotësuar. Ndërsa performonte këngën e saj të re “Bass Persuades”, ajo ironizoi situatën duke u shprehur: “Oh, harrova që supozohet t’i këndoj të gjitha fjalët!”

    Kujtimi Emocional për Dolly Parton

    
Dolly Parton dhe Miley Cyrus performuan së bashku në ceremoninë e çmimeve Grammy të vitit 2019.

    Gjatë pjesës tjetër të shfaqjes, Miley Cyrus nderoi kujtimin e kumbarës së saj, ikonës së muzikës country Dolly Parton, e cila u nda nga jeta në Gusht në moshën 80-vjeçare.

    E ulur në buzë të skenës dhe me lot në sy, Cyrus tregoi se hera e vetme që e kishte parë Parton nga shkallët e publikut (pa qenë pranë saj në skenë) kishte qenë në Hollywood Bowl. Megjithëse Miley kishte refuzuar të ngjitej në skenë atë natë për të mos tërhequr vëmendjen, Parton e kishte përshëndetur publikisht nga skena duke njoftuar praninë e mbesës së saj.

    “Unë dhe Dolly jemi të përhershme,” u shpreh ajo. “Asgjë nuk mund të na ndajë. Dhe unë do ta shoh përsëri atë, mezi po pres sepse më mungon.”

    Miley Cyrus nuk ka konfirmuar koncerte të tjera të planifikuara për albumin e saj të dhjetë Bass Persuades. Përpara publikimit të këtij projekti, këngëtarja hoqi zyrtarisht mbiemrin e saj nga emri artistik.

  • Mozzik bëhet baba për herë të dytë, reperi ndan lajmin e gëzueshëm për lindjen e djalit

    Mozzik bëhet baba për herë të dytë, reperi ndan lajmin e gëzueshëm për lindjen e djalit

    news image

    Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, është bërë baba për herën e dytë me ardhjen në jetë të një djali.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë emocionet dhe mirënjohjen për ardhjen në jetë të djalit të tij, të cilin e ka quajtur Oz.

    Në postimin e publikuar sot, Mozzik ka treguar se për një kohë të gjatë është lutur për këtë dhuratë, duke theksuar se sprovat e jetës e kanë bërë më të fortë.

    “Sot, me zemrën plot, të falënderoj për dhuratën më të madhe që na dhe, djalin tonë!”, ka shkruar reperi.

    Ai i ka uruar të birit shëndet, jetë të gjatë dhe një rrugëtim të mbushur me të mira, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Të duam shumë, Nana & Baba!”

    Kujtojmë se Mozzik është baba edhe i një vajze të quajtur Hana.

  • Asnjë Nuk Është i Sigurt nga AI Deepfakes: Pse Fotot Dhe Videot e Rreme të VIP-ave Po Pushtojnë Rrjetet Sociale

    Asnjë Nuk Është i Sigurt nga AI Deepfakes: Pse Fotot Dhe Videot e Rreme të VIP-ave Po Pushtojnë Rrjetet Sociale

    Imazhet dhe videot e krijuara me inteligjencë artificiale (AI) që paraqesin persona të famshëm po grumbullojnë miliona shikime në rrjetet sociale. Ajo që dikur filloi si një eksperiment teknologjik, sot është kthyer në një sfidë masive për sigurinë e imazhit, ku as njerëzit më të fuqishëm të botës së artit dhe financës nuk po i shpëtojnë dot klonimit digjital.

    Rastet e Mia Goth dhe Scarlett Johansson: Kur Rrjetet Sociale Mashtrojnë Publikun

    Disa ditë pas njoftimit të divorcit nga aktori Shia LaBeouf, një foto e aktores Mia Goth u bë virale në Instagram. Në foto, ajo pozonte me një bluzë ku shkruhej “MY EX IS MY BIGGEST FAN”. Postimi mori mbi 500,000 pëlqime, u shpërnda nga media të njohura të rozës dhe u indeksua nga vetë motori i kërkimit Google Search.

    Në fakt, imazhi ishte terësisht i krijuar me AI nga një llogari tifozësh (@miagoth_).

    Problemet kryesore të këtij incidenti:

    • Shenja e Verifikuar (Blue Check): Instagram i kishte dhënë faqes simbolin e verifikimit pasi Meta lejon blerjen e “Blue Check”, edhe nëse llogaria nuk administrohet nga vetë personi publik.
    • Disinformimi nga Google AI Overview: Motori i kërkimit gjeneroi përmbledhje automatike AI duke pohuar se aktorja goditi ish-bashkëshortin e saj, duke marrë si burim lajmet e rreme të blogjeve që u mashtruan nga fotoja.
    • Mbrojtja e pamjaftueshme: Përfaqësuesit e Mia Goth u shprehën se kishin raportuar disa herë llogarinë në Meta për përdorim të imazheve fallso, por reagimi erdhi vetëm pasi çështja u bë publike në media.

    Ngjashëm, aktorja Scarlett Johansson ka rënë pre e dhjetëra llogarive që krijojnë imazhe AI me përmbajtje seksuale, të cilat përdoren për të reklamuar kanale private në Telegram dhe Patreon për të rritur.

    Përmbledhje e Incidenteve Kryesore me Deepfakes

    Figura PublikeIncidenti me AI DeepfakeReagimi / Pasojat
    Mia GothFoto e rreme me bluzë provokuese pas divorcitGoogle AI e raportoi si lajm; llogaria me “Blue Check” u fshi më vonë
    Scarlett JohanssonFoto të rreme me natyrë seksuale dhe reklama për të rriturNdërhyrje ligjore; Meta fshiu llogaritë kryesore
    Taylor SwiftVideo AI me fjalor fyes dhe foto politike të rremeMbështeti publikisht kandidatët politikë për të sqaruar të vërtetën
    Steve Jobs / Lionel MessiVideo AI duke performuar këngë hip-hopPërmbajtje virale me mbi 3.1 milionë shikime në Instagram
    Lewis Hamilton & VerstappenVideo AI duke kënduar “APT” nga Bruno Mars & RoséArriti 2.9 milionë shikime pa deklaruar përdorimin e AI

    Absurdi i Përmbajtjes Virale: Nga Shrek te Formula 1

    Në Instagram dhe TikTok, videot e rreme me AI shpesh ndjekin formate virale identike:

    • Një video ku AI Taylor Swift këndon këngë rap me fjalor fyes numëron mbi 1.8 milionë shikime.
    • Të njëjtën video ku shfaqet personazhi AI Shrek ka marrë mbi 3.1 milionë shikime.
    • Ndërsa një video ku pilotët e Formula 1, Lewis Hamilton dhe Max Verstappen, këndojnë hitin “APT” të Bruno Mars dhe Rosé arriti 2.9 milionë shikime.

    Shumica e këtyre postimeve nuk përmbajnë asnjë paralajmërim apo etiketim që tregon se përmbajtja është e krijuar me inteligjencë artificiale.

    Si Po Reagojnë Platformat dhe Ligji?

    Përballë këtij ndikimi masiv, shtetet dhe gjigantët teknologjikë po ndërmarrin masa më strikte:

    1. Akti “Take It Down Act” (SHBA): Ligji i miratuar në vitin 2025 kriminalizon shpërndarjen e imazheve intime të pëlqyera pa leje (përfshirë ato të gjeneruara nga AI) dhe detyron platformat t’i fshijnë ato brenda 48 orëve.
    2. Sistemi i Detektimit nga YouTube (Likeness Detection): YouTube ka integruar një sistem mbrojtës për skanimin e imazhit dhe zërit. Në gjysmën e parë të vitit 2026, YouTube raportoi se ka fshirë mbi 95% të videove të raportuara përmes këtij programi.
    3. Politikat e Metës: Zëdhënësi i Metës, Alex Dziedzan, konfirmoi se kompania nuk lejon përdorimin e imazhit të nekujt për t’u hequr si ai person, pavarësisht nëse përmbajtja është autentike apo e krijuar me AI.

    Si të Mbroni Imidjin Digjital? (Sugjerime nga JetLab.dev)

    Rritja e hovshme e mjeteve generative AI e bën mbrojtjen e të dhënave biometrike një prioritet jo vetëm për personazhet publikë, por edhe për bizneset. Ekspertët e zhvillimit softuerik dhe sigurisë në JetLab.dev rekomandojnë këto hapa:

    • Përdorimi i Standardit C2PA (Content Credentials): Kompanitë dhe krijuesit duhet të aplikojnë vulën digjitale në fotografi dhe video për të vërtetuar origjinën e tyre përpara se të publikohen.
    • Monitorimi i Brandit me Mjete Automatike: Përdorimi i skanerëve për identifikimin e përdorimit të paautorizuar të emrit, fytyrës apo zërit në rrjetet sociale.
    • Sqarimi i Menjëhershëm Publik: Në rast se bëheni viktimë e një deepfake-u viral, publikoni menjëherë një reagim zyrtar në kanalet tuaja kryesore, pasi motorët e kërkimit (si Google AI) i përdorin këto reagime për të korrigjuar të dhënat e tyre.
  • Shefqet Hoxha – Sheki konfirmon pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 5

    Shefqet Hoxha – Sheki konfirmon pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 5

    Muzikanti dhe kitaristi i njohur, Shefqet Hoxha – Sheki, ka konfirmuar se do të jetë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.

    Hoxha e ka bërë të ditur këtë gjatë emisionit “Studio A”, gjatë bisedës, ai ka zbuluar se ishte kontaktuar edhe vitin e kaluar për t’iu bashkuar formatit, por në atë kohë nuk kishte arritur marrëveshje me produksionin.

    “Po, do të jem. Vitin e kaluar më kanë ftuar, nuk jemi dakorduar, sivjet u dakorduam edhe do të më shihni”, ka deklaruar Sheki.

    Ai ka treguar se, ndryshe nga shumë personazhe që e ndjekin rregullisht formatin, nuk ka parë asnjë episod të Big Brother VIP Kosova, ndaj thotë se do të hyjë në shtëpi pa ndonjë strategji të paracaktuar.

    Gjatë intervistës në “Studio A” me Blerona Zeqirin, muzikanti ka folur edhe për një nga arsyet që ka ndikuar në vendimin e tij për t’u bërë pjesë e këtij formati – pagesën.

    Sheki pritet kështu të jetë një nga banorët që do t’i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, ndërsa mbetet të shihet se si do të përshtatet ai me jetën, rregullat dhe dinamikat brenda shtëpisë.

    Me deklaratën e tij në “Studio A”, pjesëmarrja e tij tashmë është konfirmuar nga vetë muzikanti.