ATV

Category: Showbiz

  • “Lamtumirë miku im — Shpat Kasapi u nda nga jeta, mesazhi i Soni Malaj lë zemra të pikëlluar”

    “Lamtumirë miku im — Shpat Kasapi u nda nga jeta, mesazhi i Soni Malaj lë zemra të pikëlluar”

    Vdekja e papritur e këngëtarit të famshëm Shpat Kasapit ka tronditur jo vetëm skenën muzikore shqiptare, por edhe zemrat e fansave dhe miqve të tij të shumtë. Ndër reagimet që prekën më shumë është mesazhi i ndjerë i këngëtares Soni Malaj, një dedikim i sinqertë për mikun dhe bashkëpunëtorin që humbëm.

    Në rrjetet sociale, Soni e përshkroi Shpatin si “mikun e saj”, një njeri me shpirt të bukur dhe një talent të jashtëzakonshëm. Ajo theksoi se muzika e tij, zëri i veçantë dhe energjia që transmetonte në çdo performancë, preknin zemrat e shumë njerëzve — dhe se ato nuk do të harrohen kurrë.

    “Lamtumirë miku im,”  shkroi Soni,  “Humbëm një shpirt të rrallë.” Me këto fjalë ajo u bashkua në dhimbje me të gjithë ata që sot ndjejnë mungesën e Shpatit.

    Përtej humbjes personale, mesazhi i Soni Malajt vë në pah edhe ndikimin e madh që Shpat Kasapi pati si artist: këngët e tij do të mbeten si një trashëgimi emocionale. Kujtimet, momentet, dhe emocionet që solli, në skenë e jashtë saj, do të vazhdojnë të jetojnë te fansat dhe miqtë e tij.

    Ne sot nderojmë jetën dhe karrierën e tij, dhe përmes fjalëve të Soni Malajt, ndjejmë më fort se kurrë dhimbjen e kësaj humbjeje, por edhe mirënjohjen për çdo notë, çdo varg dhe çdo emocioni që Shpat Kasapi na la pas.

  • “Ndërrove jetë në krahët e mi, o jetë”, vjen reagimi prekës i gruas së Shpat Kasapit

    “Ndërrove jetë në krahët e mi, o jetë”, vjen reagimi prekës i gruas së Shpat Kasapit

    Ka reaguar me dhimbje ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao.

    Përmes një videoje prekëse të artistit me djalin, ajo tregon se ai ndërroi jetë në krahët e saj, derisa bën të ditur se ishin afër sigurimit të dokumenteve për fëmijën e tyre për t’u kuruar në Itali.

    Reagimi i plotë:

  • Muaji që ndryshon gjithçka, këto 3 shenja të horoskopit hapin kapitull të ri në Dhjetor

    Muaji që ndryshon gjithçka, këto 3 shenja të horoskopit hapin kapitull të ri në Dhjetor

    Muaji dhjetor vjen me energji të forta transformimi për tre shenja të horoskopit.

    Ndikimet astrologjike i afrojnë më shumë me dëshirat e tyre, duke bërë që objektivat personale dhe ëndrrat e vjetra të marrin formë të prekshme.

    Dashi
    Për të lindurit në shenjën e dashit, dhjetori sjell një valë të re motivimi. Shkëndija e brendshme ndizet sërish dhe çdo pavendosmëri zhduket. Një ide apo projekt që deri më sot ka ekzistuar vetëm në mendjen tuaj nis të konkretizohet.

    Demi
    Demi hyn në një periudhë stabiliteti, qartësie dhe fuqizimi personal. Kjo energji ju jep mundësinë të kuptoni çfarë ka vlerë të vërtetë për ju. Vetëbesimi rritet dhe një plan, projekt apo marrëdhënie merr më në fund formën që keni dëshiruar. Dhjetori i çon demët një hap më afër realizimit të ëndrrës së tyre.

    Gaforrja
    Për gaforret, dhjetori është muaji i shpërblimit shpirtëror. Hapet një kapitull i ri, me shërim të brendshëm, lidhje më të thella dhe rritje personale. Tani vjen momenti për të kapur një mundësi reale, që mund të ndryshojë drejtimin e jetës.

  • Labi për Shpat Kasapin: E rëndë të besoj se nuk është më mes nesh

    Labi për Shpat Kasapin: E rëndë të besoj se nuk është më mes nesh

    Humbja e papritur e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, ka tronditur skenën muzikore shqiptare dhe publikun e gjerë.

    Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar pikëllim të madh tek kolegët, fansat dhe gjithë komuniteti artistik, duke lënë një boshllëk të thellë në muzikën shqiptare.

    Mes reagimeve, kanë qenë të shumta edhe ato që shprehin lidhje të veçanta personale dhe kujtime të përbashkëta me Shpatin.

    Artistët kanë ndarë mesazhe ngushëllimi dhe fotografi që tregojnë afërsinë dhe respektin për të ndjerin.

    Labinot Tahiri – Labi ka reaguar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, duke ndarë dhimbjen dhe duke përkujtuar miqësinë e gjatë me Kasapin.

    Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

    “Ngushëllime nga zemra për familjen Kasapi dhe për gjithë publikun shqiptar për ndarjen nga nga jeta të një djali të sinqertë dhe artist të skenës, Shpat Kasapi.U prehsh në paqe vëlla.

    Kjo foto është bërë para disa viteve, ku jemi unë dhe Shpati.

    E rëndë shumë me e besu se nuk është më mes nesh. Zoti e pastë pranuar shpirtin e tij në parajsë, Labi”. /Telegrafi/

  • Ishte në koncert në Bolognia, detaje nga vdekja para kohe e Shpat Kasapit

    Ishte në koncert në Bolognia, detaje nga vdekja para kohe e Shpat Kasapit

    Zbardhen detaje nga vdekja e papritur e këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare Shpat Kasapi.

    Mësohet se Kasapi ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë. Dyshohet se shkak është bërë ataku në zemër.

    Artisti dibran, i cili prej më shumë se dy dekadash ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, nuk ka arritur t’i mbijetojë sulmit kardiak, ndonëse nuk raportohej të kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore.

    Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me origjinë dibrane dhe me traditë muzikore. Që në fillimet e viteve 2000 ai u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke fituar popullaritet të madh me stilin e tij modern dhe performancat energjike. Këngë si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” u kthyen në hite që e bënë të njohur në gjithë trojet shqiptare.

    Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku. Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit.

  • Big Mama pas vdekjes së Shpat Kasapit: U zgjova me lajmin më të trishtë, ma këpute shpirtin

    Big Mama pas vdekjes së Shpat Kasapit: U zgjova me lajmin më të trishtë, ma këpute shpirtin

    Këngëtarja e njohur, Big Mama, ka shprehur dhimbjen e saj të thellë pas lajmit për vdekjen e artistit shqiptar, Shpat Kasapi.

    Përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale, ajo ka shkruar: “O Shpat bre, nuk dua ta besoj. U zgjova me lajmin më të trishtë dhe ma këpute shpirtin”.

    “Fëmijëria jonë dhe kujtimet tona sot dhembin më shumë. Do të më mungosh përgjithmonë vëlla. Prehu në paqe”.

     

  • Reagon Ermal Fejzullahu: Nuk po muj me besu, na theve zemrat Shpat

    Reagon Ermal Fejzullahu: Nuk po muj me besu, na theve zemrat Shpat

    Ermal Fejzullahu ka shprehur mërzinë për vdekjen e Shpat Kasapit, kolegut të tij që nga koha e fëmijërisë.

    “E filluam karrierën bashkë e shumë kujtime të bukura patëm me të të cilat do t’i ruaj tanë jetën” shkruan Ermali ndër të tjera në mesazhin prekës për Shpatin.

    Tashmë familjarët kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit.

    Është bërë e ditur se vdekja e tij ka ndodhur në Itali.

  • Arbana Osmani shprehet e tronditur pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

    Arbana Osmani shprehet e tronditur pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

    Lajmi i ndarjes së papritur nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka shkaktuar tronditje të madhe në botën e artit dhe në publikun shqiptar. Artisti nga Tetova u mësua se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, duke shuar një prej zërave më të dashur të muzikës moderne shqiptare.

    Mes dhimbjes dhe reagimeve të shumta nga artistë, kolegë e miq, ka reaguar edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila ka shprehur pikëllimin e saj përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

    Ajo u rikthye pas në kohë tek bashkëpunimet e tyre të hershme, duke kujtuar momentet në skenë dhe atmosferën e festivaleve ku Shpati shkëlqente me karizmën dhe muzikën e tij.

    Arbana shkruan:
    “Shume i dhimbshem lajmi per largimin e parakohshem nga jeta te Shpat Kasapit, me te cilin kam patur fatin te punoj me shume se 20 vite me pare ne Top Fest dhe ta ftoj ne skene me dhjetera here. Faleminderit per muziken, energjine dhe buzeqeshjet e pakursyera qe na ke dhuruar Shpat. U prehsh ne paqe.”

    Ky reagim i sinqertë i moderatores reflekton dhimbjen e shumë artistëve që e kanë njohur nga afër Shpatin, si dhe respektin për një artist që la gjurmë me hitet, energjinë pozitive dhe praninë e tij të veçantë në skenë.

    Shpat Kasapi do të mbetet i paharrueshëm për publikun, artin dhe brezat që u rritën me këngët e tij.

  • Vdekja e Shpat Kasapit, Dafina Zeqiri: Nuk mundem me besu këtë lajm …

    Vdekja e Shpat Kasapit, Dafina Zeqiri: Nuk mundem me besu këtë lajm …

    Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare, pas një sulmi kardiak.

    E shokuar nga ky lajm, ka mbetur edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

    “Nuk mundem me besu këtë lajm kaq të trishtë … Ti gjithmonë ke qenë i mirë me ne, gjithmonë pozitiv. Kështu do të mbajmë mend, për energjinë tënde të mirë dhe për muzikën e gëzueshme që na dhurove. U prehtë në paqe e Zoti i japtë forcë familje”, thuhet në reagimin e Dafines.

  • “Miku im i fëmijërisë”, Ermal Fejzullahu me dhimbje shkruan për Shpat Kasapin

    “Miku im i fëmijërisë”, Ermal Fejzullahu me dhimbje shkruan për Shpat Kasapin

    Vdekja e papritur e Shpat Kasapit la të tronditur edhe mikun e tij të fëmijërisë, Ermal Fejzullahun.

    Këngëtari publikoi një fotografi të viteve të rinisë me Shpatin, përmes të cilës kujton nisjen e karrierës së bashku.

    “Nuk po muj me besu, sot shkove ti miku im i fëmijërisë. E filluam karrierën bashkë e shumë kujtime të bukura patëm me ty të cilat do t’i ruaj tërë jetën. Na theve zemrat Shpat, pusho i qetë vëlla”, ka shkruar Fejzullahu.

    Kasapi vdiq në moshën 40-vjeçar dhe sipas raportimeve nga mediat maqedonase, ai nuk arriti t’i mbijetonte një arresti kardiak.