ATV

Category: Showbiz

  • Shpat Kasapi ishte konfirmuar si pjesë e banorëve të Big Brother VIP 5

    Shpat Kasapi ishte konfirmuar si pjesë e banorëve të Big Brother VIP 5

    Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka vdekur të mërkurën në moshën 40-vjeçare.

    Dyshohet se 40-vjeçari, babai i një djali, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër.

    Siç raporton TopChanel, Kasapi ishte konfirmuar që do të ishte pjesë e spektaklit më të madh të ‘reality show’ BigBrother Albania VIP 5.

    Ai ishte një nga këngëtarët më të dashur dhe më të njohur të muzikës shqiptare.

  • Gold Ag reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit

    Gold Ag reagon pas vdekjes së Shpat Kasapit

    Publiku shqiptar u trondit sot nga lajmi për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare.

    Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, artisti ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.

    Lajmi ka qenë po aq tronditës edhe për Gold Ag-në, njërin nga kolegët dhe miqtë e Shpatit.

    “Eu Shpat bre… Allahu të mëshiroftë, vëlla”, ka shkruar ai, duke publikuar edhe një fotografi të realizuar disa vite më parë me tashmë të ndjerin.

  • “Nuk po mundem me besu”, Monika Salihu në shok pas vdekjes së Shpat Kasapit

    “Nuk po mundem me besu”, Monika Salihu në shok pas vdekjes së Shpat Kasapit

    Këngëtarja shqiptare, Monika Salihu i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, për vdekjen e më të dashurit të tyre, Shpat Kasapit.

    Në emisionin “o artistja nuk mund të përmbante emocionet e as ta besonte këtë lajm të trishtë.

    “Nuk po mundem me e paramendu e as me besu. Mu ka ftohë krejt trupi. Një djalë i ri, një vit më i vogël se unë është. Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve, e sidomos Shkupit e Tetovës”, u shpreh Salihu.

    Ajo tha se është rritur me Shpat Kasapin, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta nënës së tij.

    “Po më vjen me qa…”, tha ndër të tjera ajo.

    Sipas mediave në Maqedoni të Veriut, Shpat Kasapi pësoi arrest kardiak, dhe si pasojë edhe humbi jetën.

  • Vdes këngëtari Shpat Kasapi

    Vdes këngëtari Shpat Kasapi

    Pas një sulmi në zemër, sot herët në mëngjes ka ndërruar jetë këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi. Ai nuk i ka mbijetur atakut kardiak, ndërkohë që nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër.

    Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore, që i dha shtysën e parë drejt skenës.

    Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

    Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

    Ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore.

    Prej vitesh ka qenë një figurë e pandashme e muzikës pop shqiptare, duke ruajtur popullaritetin falë stilit të tij karakteristik dhe këngëve që vazhdojnë të dëgjohen gjerësisht.

    I ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë. (koha.mk)

  • Miss Norvegjia hedh akuza të rënda ndaj “Miss Universe 2025”

    Miss Norvegjia hedh akuza të rënda ndaj “Miss Universe 2025”

    Miss Universe Norway, Leonora Lysglimt-Rødland, e cila u bë një sensacion viral falë kostumit të saj ngjyrë salmoni, trazoi publikun me pretendimet se rezultati i konkursit Miss Universe 2025 ishte i ndarë më herët.

    Përfaqësuesja norvegjeze pretendon se lista e 10 finalisteve më të mira ishte bërë e ditur ditë para vetë finales.

    Në një transmetim të drejtpërdrejtë të kohëve të fundit në mediat sociale, Lysglimt-Rødland shprehu zhgënjimin e saj.

    “Miss Universe kishte zgjedhur 10 më të mirat para finales, rreth 15 ditë më parë. Kështu që të gjithë u zhgënjyem shumë kur e dëgjuam këtë”, deklaroi ajo.

    Akuzat e saj vijnë menjëherë pasi meksikanja Fátima Bosch u kurorëzua Miss Universe 2025 në Nonthaburi të Tajlandës

  • Jennifer Lopez u pagua 2 milionë dollarë për të performuar në dasmën e një miliarderi në Indi

    Jennifer Lopez u pagua 2 milionë dollarë për të performuar në dasmën e një miliarderi në Indi

    Jennifer Lopez u pagua 2 milionë dollarë për të performuar në dasmën madhështore të një miliarderi në Indi gjatë fundjavës.

    Ylli i pop-it, 56 vjeç, ndezi atmosferën me disa kostume vezulluese ndërsa këndoi dhe kërceu hitet e saj më të mëdha, si “Waiting for Tonight” dhe “Get Right.”

    Gjatë ceremonisë, Lopez mahniti me një kostum të kulturës hindu, përpara se të vishej me një ‘bodysuit’ të zi me prerje të guximshme për të nisur performancën e saj muzikore.

    Për kostumin e dytë, këngëtarja u vesh me një ansambël të artë që shkëlqente, së bashku me një xhaketë në të njëjtën ngjyrë. Kostumi i saj i fundit ishte një ‘bodysuit’ i zbukuruar, i kombinuar me çizme të gjata të kristalizuara.

    Një video e shpërndarë në X tregonte artisten duke e mbyllur performancën e saj mbresëlënëse teksa ngriti një dolli për nusen, Netra Mantena, dhe dhëndrin, Vamsi Gadiraju, të cilët iu bashkuan asaj në skenë.

    “Uroj që këto familje të bashkohen në këtë ditë të mrekullueshme, dhe Zoti na bekoftë të gjithëve”, tha Lopez duke ngritur gotën.

    Netra është vajza e Rama Raju Mantena-s, një figurë e rëndësishme në industrinë farmaceutike. Ai aktualisht shërben si Kryetar dhe CEO i “Ingenus Pharmaceuticals”.

    Bashkëshorti i saj, Gadiraju, është një sipërmarrës tepër i pasur në fushën e teknologjisë. Ai është bashkëthemelues dhe drejtor teknik i platformës së porosive ushqimore Superorder dhe u përfshi në listën “Forbes 30 Under 30” vitin e kaluar.

  • Deri tani ka paguar 3.4 milionë euro: Kërkohet burg për Chiara Ferragni-n

    Deri tani ka paguar 3.4 milionë euro: Kërkohet burg për Chiara Ferragni-n

    Kërkesa e Prokurorisë u paraqit këtë mëngjes në Gjykatën e Milanos: Ferragni hyri në ndërtesë përpara hapjes së zyrave për të shmangur fotografët. Është kërkuar gjithashtu dënimi i ish-krahut të saj të djathtë, Fabio Damato. Pala civile është shoqata “Casa dei consumatori”; të gjitha palët e tjera kanë arritur marrëveshje jashtëgjyqësore.

    Për akuzën e mashtrimit të rënduar, Prokuroria e Milanos kërkon që Chiara Ferragni “të dënohet me një vit e tetë muaj burg”. Kjo kërkesë u paraqit sot, 25 nëntor, nga prokurori i çështjes Eugenio Fusco, gjatë seancës paraprake lidhur me skandalin e pandoros Balocco dhe vezëve të Pashkëve të markës Dolci Preziosi. Produktet ishin promovuar nga agjencia e influencueses si të lidhura me dy nisma të ndryshme bamirësie.

    Së bashku me Ferragnin, është kërkuar dënimi me të njëjtën masë (1 vit e 8 muaj) edhe për ish-drejtorin e saj të operacioneve, Fabio Maria Damato. Ndërsa për Francesco Cannillo, president i Cerealitalia, është kërkuar një vit burg. Seanca e radhës është caktuar më 5 dhjetor, ku do të flasin avokatët mbrojtës Marcello Iannaccone dhe Marcello Bana, të cilët do të synojnë shpalljen e pafajësisë.

    Gjykatësi ka pranuar gjithashtu kërkesën e shoqatës “Casa dei consumatori” për t’u përfshirë si palë civile, pasi shoqatat e tjera kanë mbyllur çështjen me marrëveshje. Në total, mes gjobave të vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës dhe pretendimeve për dëme, Chiara Ferragni ka paguar tashmë 3.4 milionë euro, përpara se procesi të hynte realisht në fazën kryesore.

    Përmes avokatëve të tyre, tre të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, i cili parashikon uljen e një të tretës së dënimit. Për akuzën e mashtrimit të rënduar, dënimi mund të variojë nga një deri në pesë vjet burg. Uljen e dënimit e favorizojnë edhe dëmshpërblimet e kryera dhe fakti që të tre janë pa precedentë penalë. Ferragni ishte e pranishme sot në sallë, por për të shmangur turmën e fotografëve, u fut në gjykatë përpara hapjes zyrtare të ambienteve.

    “Gjithçka që kemi bërë, e kemi bërë me mirëbesim”, tha Ferragni në deklaratat e saj spontane në gjykatë.

  • Rregulli kryesor i prindërimit sipas Mila Kunis dhe Ashton Kutcher

    Rregulli kryesor i prindërimit sipas Mila Kunis dhe Ashton Kutcher

    Mila Kunis ka ndarë një sekret të thjeshtë, por efektiv, i cili i ndihmon asaj dhe bashkëshortit Ashton Kutcher, që ta balancojnë karrierën me familjen. Sipas saj, ata kanë një marrëveshje të qartë, kurrë të mos punojnë në të njëjtën periudhë kohore. 

    Aktoren 42-vjeçare e pyetën pse punon vetëm një film në vit. Ajo tha se kjo është zgjedhja dhe zgjidhja e vetme që ajo të jetë pranë fëmijëve të tyre, Wyatt dhe Dimitri.

    Mila shtoi se, ndonëse bëjnë përjashtime kur xhirimet janë në Los Anxhelos, sipas saj, ajo dhe Ashton janë gjithmonë “tag-team” pra ekipë me ndrrime , gjë që u ndihmon atyre që fëmijët të mos jenë pa njërin prind.

    Përfundimisht, Kunis thotë se ndjehet me fat që mund të zgjedhë projekte me këtë liri dhe nuk e merr për të mirëqenë.

    Në një botë ku prindër të famshëm shpesh mungojnë në shtëpi, Mila dhe Ashton po hedhin gjithçka te prania, jo te fama.

  • Pamjet e para të “P Diddy”-t, brenda mureve të burgut

    Pamjet e para të “P Diddy”-t, brenda mureve të burgut

    Sean “Diddy” Combs është parë për herë të parë pas hekurave që nga dënimi i tij dhe duket çuditërisht i thjeshtë.

    Fotografët kapën 55-vjeçarin duke ecur në oborrin e “Fort Dix Federal Correctional Institution” në New Jersey, i veshur me një duks të kaltër, trenerka gri dhe një kapuç portokalli. Mjekra iu është zbardhur, duke i dhënë një pamje më të ashpër dhe të lodhur nga jeta.

    Kjo pamje vjen ndërsa Combs po vuan një dënim prej 50 muajsh për akuza të lidhura me prostitucion, pas dënimit për dy akuza për transportimin e personave për t’i përfshirë në prostitucion. Ai u transferua në Fort Dix nga qendra e paraburgimit në Brooklyn në fund të tetorit.

    Burimet thonë se ai po përshtatet me jetën në burg, thuhet se punon në lavanderi dhe madje është bashkuar edhe me programin e rehabilitimit të drogës. Përfaqësuesit e tij thonë se ai nuk ka shkelur rregulla dhe është “i përqëndruar te rritja personale.”

    Reagimet e publikut kanë qenë të përziera, disa thonë se kjo është ulja me këmbë në tokë që i duhej, të tjerë habiten nga sa shumë ka ndryshuar pamja e tij.

    Qoftë rënie nga lavdia, qoftë thjesht një pauzë shumë publike, kapitulli i ri i Diddy-t po shkruhet pas mureve të betonit.

  • Reket i vogël, ëndrra të mëdha – Serena Williams krenohet për aftësitë në tenis të vajzës 2-vjeçare

    Reket i vogël, ëndrra të mëdha – Serena Williams krenohet për aftësitë në tenis të vajzës 2-vjeçare

    Serena Williams po shpërndan llojin më të ëmbël të trashëgimisë sportive. Në një postim të rrallë në Instagram, kampionia e 23 “Grand Slam”-eve ndau disa foto të adhurueshme të vajzës së saj 2-vjeçare, Adira, teksa provonte hapat e parë në tenis.

    E veshur me një veshje të vogël tenisi dhe me një raketë miniaturë në dorë, Adira mundohej të mbante topin mbi të, madje duke imituar edhe lëvizjen e “forehand”-it të mamasë. Serena e shoqëroi momentin me mbishkrimin e thjeshtë: “Po ndaj pasionin tim për tenis me vajzën time më të vogël.”

    Fansat, natyrisht, u çmendën: “Kampione në formim,” shkroi dikush, ndërsa një tjetër parashikoi me humor: “Kampionia e “US Open 2040”, ja ku po vjen!”

    Edhe pas tërheqjes nga sporti, Serena vazhdon të inspirojë thjesht këtë herë partnerja e saj e dysheve është një vogëlushe me shumë potencial.