ATV

Category: SHOWBIZ

  • Katy Perry po akuzohet nga fansat për bullëzim

    Katy Perry po akuzohet nga fansat për bullëzim

    Katy Perry, e cila është pjesë e jurisë së spektaklit “American Idol”, po kritikohet nga shikuesit, sa i përket disa komenteve që ajo i ka bërë për konkurrentët pjesëmarrës në këtë edicion.

    Konkretisht, Katy bëri një shaka për dhëmbët e njërës prej konkurrenteve dhe me një nënë të re në moshë.

    Disa komentues bëjnë thirrje që ajo të kërkoj falje publikisht pasi edhe një tjetër konkurrente kishte qarë për shkak të komenteve të vrazhda që këngëtarja pati për të.

    Deri tashti, Katy Perry nuk i është përgjigjur publikisht kritikave.

    Katy ka vite që vazhdon të flas për rëndësinë e shëndetit të saj mendor dhe në vitin 2017 pushoi nga muzika dhe jeta publike pas ndarjes me Orlando Bloom.

    Rikthimi i saj në skenën muzikore ishte në vitin 2019 me këngën ‘’Never Really Over’’./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Befason Valentina Rexhaj me historinë e trishtë të fëmijërisë, përjetuan dhunë nga babai

    Befason Valentina Rexhaj me historinë e trishtë të fëmijërisë, përjetuan dhunë nga babai

    Valentina Rexhaj, mentorja e meditimit, hipnoterapistja e certifikuar dhe autorja e librave bestseller, ishte e ftuar të premten në emisionin “LIBERO”.

    Në mesin e rrëfimeve të tjera që ajo tregoi, Valentina rrëqethi me historinë e fëmijërisë së saj.

    “…Nuk e kishim afër. Megjithatë, ai ma mësoi faljen. Më ka bërë disa gjëra, për të cilat më është dashtë që ta falë…Gruaja nuk pranohet si një qenie e barabartë me mashkullin…” deklaroi Rexhaj.

    Gjithashtu, ajo tregoi edhe për varfërinë që kishte përjetuar gjatë fëmijërisë së saj meqenëse ishin nëntë fëmijë, dhe po ashtu përmendi përkrahjen e pamatshme që mori nga nëna e saj.

    “…Nëna ishte forca ime më e madhe në jetë sepse të rritësh nëntë fëmijë në skamje, është një person shumë i fortë dhe motivues për mua. Ajo ka qenë shtytja ime më e madhe…”, tha ajo.

    Kujtojmë se Valentina Rexhaj është shumë aktive në rrjetet e saj sociale sidomos në kanalin e saj në Youtube – nëpërmjet të cilit poston video motivuese për audiencën e saj.

    Po ashtu, njerëzit janë të lidhur me të edhe nëpërmjet librave që ajo ka shkruar: “Beso në Fuqinë Tënde”, “Një fillim i ri”, “Ditari 7 minutësh” dhe “Afirmime pozitive për vetë dashuri, vetëbesim dhe vetëvlerësim”.

    Vlen të theksohet se së fundmi, ajo ka botuar edhe librin më të ri “Jeto i Pasur – Inteligjenca Financiare”, të cilin e promovoi në objektin e Kolegjit AAB.

    Dëgjoni intervistën e plotë te Valentina Rexhajt:

  • Sabri Fejzullahu për serialin “Tre Vllaznit”: Është një ekipë e paparë, njerëzit po e pëlqejnë shumë

    Sabri Fejzullahu për serialin “Tre Vllaznit”: Është një ekipë e paparë, njerëzit po e pëlqejnë shumë

    Këngëtari dhe aktori i njohur, Sabri Fejzullahu, në emisionin “Alarm” në ATV, foli për projektin televiziv, serialin “Tre Vallaznit”, pjesë e së cilës është edhe ai vetë.

    Ai tha se ky serial ka një ekipë kolosale që punojnë me standardet më të mira që bëhen në botë.

    “Këtu është një ekipë kolosale që punojnë, është një ekpië e paparë. Këtu çdo gjë, aktori e ka të plotësuar, me kostumofafistë, me kameramanë të përkryer, me regjisor, asistent regjisorë, me çdo gjë. Është tamam ashtu si realizohet në botë”, tha Fejzullahu.

    Ai tregoi se fansa të shumtë vazhdimisht i dërgojnë foto të serialit “Tre Vallaznit” të shkrepura kur janë duke e shikuar në televizor.

    “Dje me ka ardhur një fotografi pahiri, s’po du me e çelë se është turp, tha “ ju duaaaaa prej Gjermanisë. Unë e Iliri, e kish fotografu në televizor. Edhe një vend ku kanë qenë Blini e këta tjerët, e kish fotografu e ma dërgoi. Njerëzit po flasin jo për mu, po për serialin, fjalë shumë të mira për aktorët edhe që po u pëlqen seriali”, tregoi Fejzullahu. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë të Sabri Fejzullahut dhënë për emisionin “Alarm” në ATV, mund ta shikoni në videon më poshtë:

  • “Po cilës grua nuk i shkon mendja, po veç ishalla nuk e nxo”, shpërthejnë të qeshurat në studio

    “Po cilës grua nuk i shkon mendja, po veç ishalla nuk e nxo”, shpërthejnë të qeshurat në studio

    Këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani, e ftuar në emisionin “LIBERO” në ATV, pasi u pyet se a i ka shkaur mendja se bashkëshorti i saj mundet të ketë dashnore, ajo me shaka tha se, cilës grua nuk i ka shkuar mendja.

    “Cilës grua nuk i shkon mendja, po ishalla nuk e nxo”, tha me shaka ajo, duke bërë që të shpërthejnë të qeshurat në studio. /atvlive.tv

  • Cameron Diaz largohet nga aktrimi

    Cameron Diaz largohet nga aktrimi

    Cameron Diaz, aktorja e njohur për rolet e saj në filma si “Charlie’s Angels” dhe “The Mask”, do të tërhiqet nga aktrimi pasi të përfundoj xhirimet në filmit të saj të ardhshëm në Netflix “Back in Action” me Jamie Foxx.

    Diaz dëshiron të përqendrohet për vajzën e saj 3-vjeçare, Raddix, dhe sipas saj, orët e gjata të xhirimeve janë shumë të vështira për t’u balancuar me jetën familjare.

    Një burim ka thënë se 10 orë pune çdo ditë, ishin mjaft të rënda për aktoren sepse ajo e urrente të ishte larg vajzës.

    Vendimi i Cameron Diaz për t’u larguar nga aktrimi nuk është krejtësisht befasues, pasi ajo kishte konfirmuar se ishte tërhequr nga aktrimi një vit para se të mirëpriste Raddix në 2019, shkruan atvlive.tv.

    Megjithatë, filmi “Back in Action” është një komedi aksion me regji të Seth Gordon, që do të publikohet në vitin 2024 dhe sipas aktores, ky është filmi fundit që do të shfaqet./atvlive.tv/

  • Aktorja e njohur shqiptare rrëfen historinë e jetës së saj dhe sukseseve në botë

    Aktorja e njohur shqiptare rrëfen historinë e jetës së saj dhe sukseseve në botë

    Shumë rrallë e shohim nëpër intervista, e aq më pak duke diskutuar për jetën e saj personale… Aktorja e mirënjohur Ilire Vinca, ishte e ftuar të premten në emisionin “LIBERO” dhe krahas jetës së saj artistike, nuk u kursye për të rrëfyer edhe për jetën e saj personale.

    Vinca kur kujtoi fillimin e karrierës së saj, përmendi nënën e saj e cila nuk kishte dashur që ajo të bëhej aktore, ndërkohë që babai kishte qenë përkrahja e saj më e madhe.

    “…Nëna nuk ka dashur që unë të bëhem aktore, e kishte një lloj frike që kjo punë nuk do të më sjelli stabilitet jetësor. Ndërsa babi si poet, studiues, njeri i librave, poezive e shkrimeve e ka përkrahur që nga fillimi këtë gjë, për të cilën e falënderoj shumë sepse është e rëndësishme që prindërit t’i ushqejnë ëndrrat e fëmijëve…”, deklaroi Vinca.

    Kujtojmë se Ilire Vinca, aktorja e shfaqjeve teatrale, filmave dhe serialeve televizive, u bë e njohur edhe si aktorja e parë që mori pjesë në Berlinale me filmin “Falja e Gjakut” në vitin 2011, pastaj edhe me filmin “Burrneshat” në vitin 2015.

    Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni intervistën e plotë nga Ilire Vinca:

  • Befason Ilire Vinca, kjo ishte kërkesa jo konvencionale që e kishte për studentët e saj

    Befason Ilire Vinca, kjo ishte kërkesa jo konvencionale që e kishte për studentët e saj

    Aktorja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun e gjerë mbarëshqiptarë, ishte e ftuar të premten në emisionin “LIBERO” ku diskutoi shumë momente interesante për sa i takon jetës së saj personale, krahas asaj personale.

    Përveç aktrimit, ajo që disa vite është edhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe sa i përket raportit që e ka me studentët, Vinca befasoi kur tregoi për nofkën me të cilin i drejtohen studentët e saj.

    “…Studentët i kam mësuar të më thërrasin mësuese, më duket një nofkë e ëmbël që e thyen autoritetin e të qenit profesor…”, deklaroi Vinca.

    Ndërkohë, bilancin në mes të aktrimit dhe të qenit profesoreshë, megjithëse e konsideroi shumë të vështirë për t’u menaxhuar, e cilësoi si të domosdoshme.

    “…Nuk është e lehtë, por është e domosdoshme që të jesh profesionalisht në skenë me vepra dhe të jesh afër studentëve. Ata kanë nevojë që ta shohin profesorin e tyre duke aktruar…”, theksoi ajo.

    Kujtojmë se Ilire Vinca ka qenë studente në gjeneratën e parë në degën e Arteve Dramatike, meqenëse kjo degë në Universitetin e Prishtinës është hapur si drejtim në vitin 1989, pikërisht në kohën kur ajo e ka përfunduar maturën.

    Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni intervistën e plotë nga Ilire Vinca:

  • Kjo është historia e trishtë e jetës së këngëtarit Mentor Mripa

    Kjo është historia e trishtë e jetës së këngëtarit Mentor Mripa

    Këngëtari dhe zëri i mrekullueshëm i radios, Mentor Mripa, të premten në emisionin “LIBERO” ndau rrëfimin e tij jetësor, përmes të cilit theksoi se pati shumë sfida dhe paragjykime.

    Mes tjerash, Mentori ndau historinë emocionuese që i ndodhi në vitin 2000 pas luftës (ku në Mitrovicë akoma vazhdonin masakrat e shumta), dhe një fëmijë e thirri në radio, pak qaste para se ta vranin.

    “…Masakra ka pasur edhe pas luftës në Mitrovicë… Më thirri në radio një vogëlushe shumë e vogël, në privatësi… Më tha ata janë në katin e katërt, ne jemi në katin e gjashtë, po vijnë të na vrajnë, çka të them, qaja bashkë me të”, rrëfeu Mripa.

    Mes tjerash, ai foli dhe për paragjykimet dhe sfidat e tij, duke thënë se në fillimet e tij ishte një enigmë e madhe edhe që fliste shqip, e nuk e njihnin, por me punë i kaloi të gjitha.

    ‘’…Unë isha një enigmë që flisja shqip, më thoshin mirë që po flet shqip dhe kur më panë në festivalin “Zambaku i Prizrenit” thoshin “paska syze, nuk po shikojka” deklaroi ai.

    Ndryshe, Mentori së shpejti do të publikojë këngën e tij më të re të titulluar “Po ju rrëfehem”, këngë të cilën po e realizon pas 4 vjetësh.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Mentor Mripës, klikoni në linkun e mëposhtëm: