ATV

Category: Showbiz

  • “Kur vdes e shpallni hero, kur ka nevojë nuk i gjendeni”, Adelina “shpërthen” pas akuzave të ndjekësve

    “Kur vdes e shpallni hero, kur ka nevojë nuk i gjendeni”, Adelina “shpërthen” pas akuzave të ndjekësve

    Ditën e djeshme, këngëtari shqiptar Shpat Kasapi ka ndërruar jetë papritur.

    Lajmi për vdekjen e tij tronditi të gjithë familjar, miq e fansa.

    Edhe këngëtarja Adelina Tahiri ndau postime të dhimbshme duke i bërë dedikime të ndjera.

    Por, ndjekësit nuk ia përtuan duke i dërguar mesazhe në “Instastory”.

    Ajo deklaroi se Shpatin e kishte mik të afërt dhe se dhimbjen për humbjen e tij do ta ketë gjithmonë me vete.

    Gjithashtu theksoi se është bërë shprehi që kur një person vdes ta shpallin hero ndërsa kur është gjallë dhe ka nevojë për ndihmë nuk i gjendet askush.

    Më poshtë keni videot.

  • “E përcolla në aeroport”, shoku i ngushtë i Shpat Kasapit rrëfen momentet e fundit me të

    “E përcolla në aeroport”, shoku i ngushtë i Shpat Kasapit rrëfen momentet e fundit me të

    Një nga miqtë më të ngushtë të këngëtarit Shpat Kasapi ka ndarë momentet e fundit me të para se i ndjeri të largohej drejt Italisë.

    Në një lidhje live në ‘Breaking’ në Top News, Meti Myrtezani ka treguar se e ka përcjellë Shpatin për në aeroport dhe më pas ka folur me të edhe disa herë të tjera, deri në telefonatën e fundit që ai i kishte bërë rreth orës 22:00, por që këngëtari nuk kishte mundur t’i përgjigjej.

    “Kur e kam marrë nga shtëpia për në aeroport kemi biseduar për punë familjare, shkonte në Itali për djalin, vetë nuk ka pasur probleme shëndetësore. Biseda e fundit ka qenë dje në orën 20:00.

    Më tha, vëllai jem jam me grip, jam ftohur. Sa mbarova punë me djalin. Të premten më tha të shkoja në aeroport. E kam marrë nga ora 22:00 se ma ndjeu zemra por nuk ma hapi. Më mori kunati vet nga ora 1 dhe më tregoi. Tani jam rrugës për në Itali se nuk mund ta besoj akoma. Edhe kur ka firmosur për në Big Brother kemi qenë bashkë në Top Channel”, tha Meti.

    Miku i tij i ngushtë ka treguar edhe momentin e vështirë kur i është dashur që lajmin ta ndajë edhe me familjarët e Shpatit, duke u shpreh se e kishte të pamundur dhe nuk e përballonte dot përgjegjësinë që kishte.

    “Kam qenë në mëngjes për t’i treguar mamit të vet. Nuk dija si t’ia thoja, se përballoja dot. I kam tregu motrës së vetë por nuk ndenja dot më pastaj”, u shpreh miku i tij.

  • Aktori Dardan Gashi: Bashkëshortja ime u ofendua për shkak të fesë, djali  9-vjeçar e pa gjithçka

    Aktori Dardan Gashi: Bashkëshortja ime u ofendua për shkak të fesë, djali 9-vjeçar e pa gjithçka

    Aktori Dardan Gashi ka dencoaur një rast në publik ku për ofendime ndaj bashkëshortes së tij në baza fetare.

    Ai ka thënë se gruaja e tij e cila ishte bashkë me dy fëmijët është ofenduar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pas djali i tyre 9- vjeçar gjatë ecjes kishte prekur në këmbë një person të moshës rreth 30 vjeç i cili më pas kishte filluar ofendimet.

    Postimi i plotë i Gashit:

    Sot djali im 9-vjeçar pati programin shkollor për 28 Nëntorin. I veshur me pantallona të zinjë dhe me bluzën me shqiponjën dykrenare në gjoks, ai shkëlqeu në skenë bashkë me shoqet dhe shokët e klasës duke kënduar “Mora fjalë”. Na emocionuan të gjithëve – mua, bashkëshorten dhe fëmijët.

    Pas programit, bashkëshortja mori fëmijët dhe shkoi te takohej me motrën e saj në sheshin “Zahir Pajaziti”. Nili, i emocionuar e i gëzuar, duke ecur në shesh preku lehtë këmbën e një djali rreth të 30-ave. Një prekje e pafajshme e një fëmije 9-vjeçar, i shoqëruar me nënën e tij të mbuluar… dhe kjo mjaftoi që ky tip i sëmurë nga islamofobia të shpërthente në ofendime ndaj një nënë me dy fëmijë të vegjël.

    E shau, e ofendoi në mënyrën më banale. Dhe kur pa që po injorohej, ai vazhdoi me fyerje që s’kanë vend në asnjë shoqëri: “Juve duhet me ja sh*** edhe Muhamedit edhe Jezusit.”

    I befasuar dhe i tronditur, Nili mori telefonin e nënës dhe më thirri për të treguar çfarë kishte ndodhur.

    Falenderoj Allahun që nuk e kam takuar unë përballë. Sot lajmet ndoshta do të raportonin për një Dardan që as familja, as shoqëria, as kush nuk e kishte njohur “ashtu”. I mbushur me mllef vendosa të shprehem publikisht.

    Ky tip është produkt i narrativave të atyre gerrgjylave të moshuar të “Lëvizjes së Deçanit” dhe pseudo-profesorëve si Blerim Latifi, që ushqejnë kokat bosh me urrejtje ndaj muslimanëve. Por duhet ta kuptojnë një gjë: çdo mllef ka një kufi. E kur shperthen, le ta dinë këta islamofobë që, vallahi, në damarët tanë qarkullon gjaku i Shaban Polluzhës e Azem Galicës.

    Një betim po ua bëj: nuk kam krenari më të madhe sesa me e mbrojt nderin dhe familjen time, me çdo çmim

  • Njihet si femra më e bukur e showbizit shqiptar, si dukej Adrola në fillim të karrierës?

    Njihet si femra më e bukur e showbizit shqiptar, si dukej Adrola në fillim të karrierës?

    Modelja e famshme, Adrola Dushi, ka qenë gjithmonë një nga fytyrat më të pëlqyera të publikut shqiptar.

    Në fillimet e karrierës, pas kurorëzimit si Miss Universe Albania 2012, Adrola u identifikua për bukurinë e saj natyrale, freskinë dhe thjeshtësinë karakteristike të një modeleje të re që sapo hynte në botën e modës.

    Me kalimin e viteve, duket qartë se Dushi ka evoluar në paraqitje. Sot ajo shfaqet më e kuruar, me një stil modern dhe të rafinuar, që reflekton eksperiencën e marrë si modele në Shqipëri dhe jashtë vendit.

    Look-u i saj aktual vë në dukje profesionalizmin në grim, flokë dhe veshje, duke e kthyer në një ikonë të pandashme të skenës së modës shqiptare.

  • Fotografia “e shëmtuar” e Rihannës po qarkullon në internet, reagon artistja

    Fotografia “e shëmtuar” e Rihannës po qarkullon në internet, reagon artistja

    Edhe pse jemi mësuar që Rihanna të duket gjithmonë perfekte, një foto e saj që është bërë sërish virale këto ditë e tregon atë në një version paksa më ndryshe.

    Këngëtarja dhe sipërmarrësja e famshme nuk mungoi të komentonte në postimin që ka përmbytur rrjetet sociale.

    Llogaria e njohur e Instagram-it, Fembase, e mbushur me meme, e cila ka mbi gjysmë milioni ndjekës, postoi një foto të Rihannës të bërë në vitin 2011 në Festivalin V. Në foto, Rihanna kishte flokë të kuq. Fotografia u bë gjithashtu virale atëherë sepse zbulonte një shenjë në mjekër që shumë nuk e kishin vënë re kurrë më parë.

    Këtë herë Fembase e përdori atë për një postim me titull: “Gratë nuk e kuptojnë se sa shumë i duan të dashurit e tyre fotot ‘e këqija’ të tyre”.

    Me sa duket, Rihanna nuk e pranoi shumë mirë faktin që përfundoi si shembull i kësaj teorie. Tre ditë pas njoftimit, ajo shkroi shkurtimisht në Twitter nga profili i saj @badgalriri: “Si përfundova unë në këtë histori?”

  • Vjen reagimi për vdekjen e Shpatit edhe nga ish-partnerja, Afërdita Dreshaj

    Vjen reagimi për vdekjen e Shpatit edhe nga ish-partnerja, Afërdita Dreshaj

    Për vdekjen e Shpat Kasapit ka reaguar edhe ish-e fejuara e tij, modelja Afërdita Dreshaj.

    Ata kanë qenë bashkë për shumë vite dhe lidhja e tyre mbetet një nga historitë më të njohura e më të komentuara të shoubizit.

    Në një postim në rrjete sociale, Afërdita i ka shprehur ngushëllime familjes.

    “Pusho në paqe Shpati. Ngushëllime familjarëve, miqve dhe komunitetit të artit shqiptar”, tha ajo.

    I njëjti u raportua se ka vdekur nga sulmi në zemër në moshën 40-vjeçare, gjersa ndodhej në Itali.

    Ai ka lënë pas një boshllëk të madh në artin shqiptar, te familjarët e të gjithë ata që e njohën.

    Veç kësaj, kishte edhe një djalë me partneren Selvije Jao.

  • Kur fama takon dhimbjen, 10 VIP-at që humbën fëmijë si pasojë e vetëvrasjes

    Kur fama takon dhimbjen, 10 VIP-at që humbën fëmijë si pasojë e vetëvrasjes

    Bota e showbizit është plot shkëlqim, famë dhe drita, por pas skenës edhe yjet më të mëdhenj përballen me dhimbje të paimagjinueshme.

    Këto dhjetë figura të njohura kanë përjetuar humbjen më të rëndë që mund të përjetojë një prind, vdekjen e një fëmije nga vetëvrasja.

    1. Lisa Marie Presley, vajza e vetme e Elvis Presley-t, humbi djalin e saj Benjamin Keough në vitin 2020, në moshën 27-vjeçare. Vdekja e tij tronditi thellë familjen, Lisa Marie u shpreh se ishte “e shkatërruar dhe e pambrojtur.” Rasti i tij hapi diskutime të gjera për presionin e trashëgimisë së famës.

    2. Aktorja Regina King humbi djalin e saj Ian Alexander Jr. në vitin 2022. Ian, një muzikant i talentuar, ishte vetëm 26 vjeç. King e përshkroi atë si “një dritë të shndritshme që kujdesej shumë për të tjerët” dhe u bë një zë i fortë për ndërgjegjësimin mbi shëndetin mendor.

    3. Këngëtarja irlandeze Sinéad O’Connor humbi djalin e saj Shane O’Connor, 17 vjeç, në vitin 2022, pas betejave të vazhdueshme me problemet e shëndetit mendor. Sinéad e quajti atë “dritën e jetës sime” dhe përdori zërin e saj publik për të theksuar rëndësinë e mbështetjes emocionale.

    4. Aktori dhe kompozitori indian Vijay Antony humbi vajzën e tij adoleshente Meera në vitin 2023. Ajo ishte një nxënëse e shkëlqyer që përballej me presion të madh akademik. Rasti i saj hapi debate të gjera në Indi për ankthin, pritshmëritë dhe barrën emocionale tek të rinjtë.

    5. Kompozitori legjendar Burt Bacharach humbi vajzën e tij Nikki Bacharach në vitin 2007, në moshën 40-vjeçare. Ajo luftonte prej vitesh me depresion dhe çrregullime të spektrit autik. Bacharach foli hapur për sfidat e saj, duke nënvizuar nevojën për mirëkuptim dhe mbështetje.

    6. Ikona e Hollywood-it Marlon Brando humbi vajzën e tij Cheyenne Brando në vitin 1995, në moshën 25-vjeçare. Ajo kishte kaluar vite me trauma dhe sfida emocionale. Historia e saj shpesh përmendet kur flitet për vështirësitë e jetës në familje të famshme problematike.

    7. Aktorja dhe këngëtarja Marie Osmond, humbi djalin e saj 18-vjeçar Michael Blosil në vitin 2010. Ai kishte luftuar me depresion për shumë vite. Marie që prej atëherë ka mbështetur aktivisht programe për parandalimin e vetëvrasjes.

    8. Aktorit fitues i Oscar-it, Gregory Peck i vdiq i biri Jonathan Peck në vitin 1975. Ai kishte probleme emocionale dhe shëndetësore. Pas humbjes, Peck u tërhoq nga jeta publike për një kohë të gjatë, i copëtuar nga dhimbja.

    9. Edhe pse e njohur kryesisht si poete, Sylvia Plath është një figurë e rëndësishme kulturore. Djali i saj Nicholas Hughes, një biolog i suksesshëm, vdiq nga vetëvrasja në vitin 2009,  dekada pas vdekjes së vetë Plath-it nga vetvrasja. Rasti i tij theksoi se sa thellë mund të trashet trauma e trashëgueshme.

    10. Regjisori i filmave Zack Snyder humbi vajzën e tij Autumn Snyder, 20 vjeç, në vitin 2017 pas një beteje të gjatë me depresionin. Vdekja e saj e detyroi Snyder-in të largohej nga puna për të qenë pranë familjes. Ai shpesh e nderon kujtimin e saj përmes bamirësive dhe projekteve krijuese.

    Këto tragjedi na kujtojnë një të vërtetë të dhimbshme, se problemet e shëndetit mendor nuk bëjnë dallime,  as në moshë, as në famë e as në pasuri.

  • Nga sulmi në zemër dhe në të njëjtën moshë kishte vdekur edhe babai i Shpat Kasapit

    Nga sulmi në zemër dhe në të njëjtën moshë kishte vdekur edhe babai i Shpat Kasapit

    Këngëtari i njohur nga Tetova, Shpat Kasapi, ka vdekur sot në moshën 40-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.

    Ai ndodhej në Itali bashkë me ish-bashkëshorten, Selvijen, për kurimin e djalit të tyre trevjeçar.

    Po në moshë të njëjtë dhe po nga arresti kardiak, kishte vdekur edhe babai i Shpatit.

    Për vdekjen e parakohshme të këngëtarit, kanë reaguar zemërthyer figura nga politika, shoubizi e qytetarë të thjeshtë.

  • Elton John emocionon me deklaratën e tij për humbjen e shikimit në syrin e djathtë

    Elton John emocionon me deklaratën e tij për humbjen e shikimit në syrin e djathtë

    Këngëtari legjendar, Elton John, zbuloi së fundmi se nuk po e humb shpresën në mjekësi, edhe pas humbjes së shikimit në syrin e djathtë. Në një intervistë të botuar në revistën Variety, muzikanti 78-vjeçar foli hapur për jetën dhe karrierën e tij pas këtij sfide të madhe.

    “Ishte shkatërruese. Që kur humba shikimin në syrin e djathtë dhe as i majti nuk është shumë i mirë, 15 muajt e fundit kanë qenë sfidues për mua sepse nuk mund të shihja asgjë, të lexoja asgjë,” tha ai. Gjatë pushimeve verore në Francë në vitin 2024, John u prek nga një infeksion në sy që ndikoi në të dy sytë.

    Pavarësisht këtyre vështirësive, Elton mbetet pozitiv dhe optimist. Ai ka folur për stresin që kjo situatë i shkakton në rolin e prindit, por gjithashtu nënvizon rëndësinë e durimit dhe mbështetjes nga familja. Fansat e tij vazhdojnë ta përkrahin dhe të frymëzohen nga qëndrimi i tij i fortë përballë sfidave.

  • Vëllai i Shpatit: Shkuan në Itali për ta çuar të birin te mjeku, jemi të shokuar

    Vëllai i Shpatit: Shkuan në Itali për ta çuar të birin te mjeku, jemi të shokuar

    Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare. Lajmi tragjik i ka ardhur familjarëve në orët e vona të së martës, ndërsa ai ndodhej në Itali me bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, për një kontroll mjekësor për të birin.

    Vëllai i këngëtarit bëri me dije se ndihma e shpejtë i është dhënë në banesë, por mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë. Dyshohet se shkaku ka qenë një atak kardiak.

    Shpat Kasapi ishte konfirmuar si një nga banorët e “Big Brother Albania VIP 5”, i cili do të nisë në dhjetor. Sipas vëllait të tij, Albin, ai e priste me shumë entuziazëm këtë eksperiencë.

    “E kishe me qejf, e pranoi me entuziazëm… jemi të shokuar, jemi të dëshpëruar. Iku!”, u shpreh ai.