ATV

Category: Showbiz

  • Sara Gjordeni zbulon planet për rikthimin në televizion

    Sara Gjordeni zbulon planet për rikthimin në televizion

    Sara Gjordeni dhe Bardhi, u bënë prindër për herë të pare më 5 dhjetor.

    “Ishte dita më e gëzuar e jetës tonë,” u shpreh Sara, duke ndarë emocionet e para si nënë. Ajo tregoi se ka qenë plotësisht e përgatitur për këtë eksperiencë të re. “Gjithmonë kam lexuar shumë dhe jam interesuar për gjithçka rreth prindërimit. Isha si ato mamat e përgatitura që nga hera e parë,” shtoi ajo me humor.

    Ajo theksoi se po shijon maksimalisht kohën me Nean, Bardhin dhe familjen e tyre. “Kemi qenë të gjithë afër dhe Nea na ka gëzuar shumë,” shtoi Sara, duke treguar se ky moment është një nga më të bukurit e jetës së saj.

    Përveç kësaj, Sara zbuloi se do të rikthehet shumë shpejt në televizion, duke ndarë disa detaje. “Është diçka konkrete. Hapësira dhe idea më është lënë mua. Do të marrë kohën e duhur për të menduar një program që më përshtatet më tepër, duke shmangur rubrikat e shkurtra 15-20 minuta,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se po planifikon një projekt të madh./ NO FILT

  • Alban Skënderaj dhe Miriam Cani publikojnë këngën e re “Jeta Ime”

    Alban Skënderaj dhe Miriam Cani publikojnë këngën e re “Jeta Ime”

    Çifti i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Jeta Ime”.

    Kënga është një tjetër dëshmi e dashurisë dhe harmonisë që ata ndajnë, jo vetëm si partnerë në jetë, por edhe në muzikë.

    Kjo nuk është hera e parë që dyshja bashkëpunojnë në projekte muzikore. Përveç “Jeta Ime”, ata kanë sjellë më parë mbi katër këngë të tjera të suksesshme, duke përfshirë hite si “Ende Ka Shpresë” dhe “Duam”. / NO FILT

  • Roza Lati për Heidi Bacin:Më është shpifur televizioni

    Roza Lati për Heidi Bacin:Më është shpifur televizioni

    Të Shtunen fillon Big Brother VIP Albania, dhe ditë më parë janë konfirmuar emrat e opinionistëve që do të jenë pjesë e spektaklit. Arbër Hajdari rikthehet për të katërtin vit radhazi, ndërsa Neda Balluku i bashkohet për herë të parë spektaklit.

    Një tjetër lajm që u bë i ditur gjatë kësaj jave ishte se ish-banorja e BBVIP AL, Heidi Baci, do të jetë moderatorja e Big Brother VIP Fan Club.

    Meqë Heidi disa muaj më parë deklaroi se duhet të largohej nga një emision tjetër për të gjetur veten në Itali, disa komentues janë kuriozë dhe pyesin se çfarë po ndodh tani, duke qenë se ajo e kishte shpallur shpërnguljen e saj nga Shqipëria.

    Sidoqoftë, duket se ky lajm nuk u prit mirë nga një ish-banore tjetër e BBVIP AL, Roza Lati, e cila është moderatore me profesion. Ajo bëri një shkrim ku tha:
    “S’di ç’të them… Di veç të them që më është shpifur televizioni.”

    Kujtojmë se Heidi Baci është e njohur që nga Grande Fratello 2023. Ajo është 27 vjeç dhe ka jetuar në Itali. Për më tepër, në vitin 2018, ajo mori pjesë në Miss Italia.

    Megjithatë, aventura e saj në Big Brother të Italisë mbeti përgjysmë, pasi babai i saj shprehu pakënaqësinë për lidhjen që ajo kishte krijuar brenda shtëpisë me një konkurrent më të madh në moshë.

    Heidi vazhdoi eksperiencën e saj televizive me pjesëmarrjen në Big Brother VIP 3 në Shqipëri./ NO FILT

  • David dhe Victoria Beckham shijojnë një mbrëmje romantike

    David dhe Victoria Beckham shijojnë një mbrëmje romantike

    David dhe Victoria Beckham kaluan një mbrëmje intime në restorantin e njohur botëror Eleven Madison Park të Chef Daniel Humm në New York City.

    David, 49 vjeç, dhe ish-anëtarja e Spice Girls, Victoria, 50 vjeç, u panë duke shijuar menunë me 10 pjata të restorantit vegan me tre yje Michelin, e cila kushton 365 dollarë për person, në disa foto të postuara në Instagram nga David të martën.

    “Pak më shumë për mbrëmjen,” shkroi Beckham si mbishkrim për një selfie me gruan e tij, ndërsa ishin ulur në sallën kryesore të këtij restoranti të njohur për gatimin e tij. “WOW,” shtoi ai, duke e përshkruar si “tërësisht vegan dhe spektakolar, me verë të shkëlqyer dhe shoqëri edhe më të mire.

    Ish-sportisti ndau disa foto dhe video të secilit pjatë që shërbehej në tavolinë, duke vërtetuar se ai dhe gruaja e tij kishin zgjedhur opsionin me 10 pjata. “Kurrë nuk kam qenë kaq i mahnitur,” shkroi David mbi një foto të pjatës së tij të parë ./NO FILT

  • Sipas Billboard, Beyoncé shpallet ylli më i madh i popit të shekullit të 21-të

    Sipas Billboard, Beyoncé shpallet ylli më i madh i popit të shekullit të 21-të

    Billboard ka vlerësuar 25 artistët më të mëdhenj të muzikës pop të 25 viteve të fundit, dhe në krye të listës qëndron Beyoncé.

    Edhe pse Taylor Swift kryeson për nga shifrat – përfshirë shitjet e albumeve, transmetimet dhe turnetë – stafi editorial e zgjodhi Beyoncé për ndikimin, evoluimin dhe kontributin e saj të pandalshëm që nga fillimi.

    Beyoncé e nisi këtë shekull në krye të klasifikimeve muzikore më 18 mars 2000, si pjesë e Destiny’s Child, me këngën “Say My Name”. Ky sukses shënoi fillimin e një karriere të jashtëzakonshme që do të zgjaste për 25 vite. Më 2 mars 2024, ajo arriti për herë të 12-të në krye të Billboard Hot 100, kësaj here si artiste solo me këngën “Texas Hold ‘Em”, një këngë e fuqishme me frymë country, pjesë e albumit të saj të suksesshëm Cowboy Carter. Dy këngët, pavarësisht ndryshimeve në zhanër dhe gjeneratë, dëshmojnë aftësinë e Beyoncé për të qëndruar në krye të industrisë muzikore me një kreativitet të vazhdueshëm dhe përkushtim.

    Beyoncé shquhet për një kombinim të rrallë të vokalit të fuqishëm, stilit unik. Ajo ka arritur sukses në çdo aspekt të yllit të muzikës pop – përfshirë suksesin komercial, performancat, vlerësimet kritike dhe ndikimin në industri. Për më shumë se dy dekada, Beyoncé ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes pa asnjë “periudhë të dobët” në karrierën e saj.

    Nga fillimet si një adoleshente në Destiny’s Child e deri te suksesi i saj më i fundit si një nënë 42-vjeçare, Beyoncé ka ruajtur një nivel të qëndrueshëm përsosmërie.

  • SZA konfirmon datën e albumit më të ri

    SZA konfirmon datën e albumit më të ri

    Pas muajsh vonesash dhe spekulimesh, SZA më në fund ka shpallur datën e publikimit për albumin e saj “Lana. Projekti do të publikohet të premten, më 20 dhjetor.

    Në klipin e publikuar të hënën (16 dhjetor), aktori Stiller shfaqet duke interpretuar me pasion dhe duke bërë lip-sync në mënyrë dramatike të këngës që mendohet të jetë kënga e re e SZA, “Drive.

    “Lana” ka qenë në proces krijimi për më shumë se dy vjet, me SZA-n që e kishte përshkruar fillimisht si një “album krejtësisht tjetër”, i mbushur me këngë të mbetura jashtë versionit origjinal dhe materiale të reja. Në një intervistë të fundit për British Vogue, ajo reflektoi mbi procesin e saj krijues në zhvillim.
    “Mendoj se tani po krijoj muzikë nga një vend më i bukur. Nga një vend më i mundshëm, në vend të një vendi të mbushur me ankth,” shpjegoi ajo.

    “Nuk po e identifikoj më veten me thyerjet që kam përjetuar. Ato nuk janë identiteti im. Janë gjëra që më kanë ndodhur. Po, kam përjetuar mizori. Por në një moment të caktuar duhet ta lë pas. Dalëngadalë, muzika ime po transformohet për shkak të kësaj, sa më e lirë që ndihem.”/ NO FILT/

  • Arbenita Ismajli tregon luksin nga Dubai, çantë dhe vetura marramendëse

    Arbenita Ismajli tregon luksin nga Dubai, çantë dhe vetura marramendëse

    Arbenita Ismajli, modelja e njohur shqiptare, po kalon një periudhë të veçantë në Dubai. E angazhuar si modele në agjencinë prestigjioze Bareface, Arbenita ka shfrytëzuar kohën e saj atje për të ndarë me audiencëne saj momente të veçanta nga një lifestyle që reflekton luks dhe elegancë.

    Fotografitë e fundit të saj në Instagram dëshmojnë për një jetë plot stil dhe elegancë, ku çdo detaj duket i kuruar me kujdes. Në një nga fotot e saj, Arbenita ndau momentin e pjesëmarrjes si publikë në garën e Formula 1 në Abu Dhabi, një përvojë që është aq unike sa vetë gara, me një çmim fillestar të biletave prej 800 eurosh.

    Një nga postimet e saj përfshin çantën e markës Valentino, e cila varion nga 2000 deri në 3000 euro. Po ashtu, Arbenita ka tërhequr vëmendjen me një palë taka nga brendi luksoz ‘Cesare Paciotti’, një koleksion që nuk prodhohet më, duke i dhënë një vlerë të veçantë.

    Bizhuteritë e saj janë një tjetër tregues i stilit të saj luksoz. Në një nga fotot, ajo shfaqet me një qafore të markës së famshme Van Cleef & Arpels, e cila ka një çmim prej 2000 eurosh. Ajo kombinon këtë aksesor me një qafore nga Dior me çmim rreth 500 euro dhe vathë të po të njëjtës markë, të cilët kushtojnë 400 euro.

    Një tjetër element që bie në sy në publikimet e saj është makina me të cilën ajo pozon – një Bentley Bentayga, e cila ka një çmim prej 177,000 euro.

    Arbenita nuk harron të ndajë momente relaksuese me audiencën e saj në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ndau momente në një hotel me pesë yje në Dubai, pikërisht në Jumeirah Al Qasr, ku çmimet për një person fillojnë nga 100 euro.

    Përkundër paragjykimeve që shpesh hasen ndaj jetës së modeleve, ajo vazhdon të ndajë momentet më të bukura nga përditshmëria e saj.

    Arbenita Ismajli madje kohëve të fundit është një nga modelet më të pëlqyera dhe më të komentuara në mediat rozë. Lufta virtuale mes saj dhe ish bashkëshortit të saj Feros ishte në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë.

    Kujtojmë se javën e kaluar Fero publikoi në rrjetet sociale një foto të Arbenitës, e cila shihej në një lokal në Dubai, e shoqëruar nga një burrë dhe vajza e tyre. Në përshkrimin e fotos, ai shkroi: “Me të dashurin e ri  Hasanin dhe me vajzën time.” Madje, Fero publikoi edhe një foto të Arbenitës në një klub nate duke vallëzuar me një person.

    Ky veprim nxiti një reagim të menjëhershëm nga Arbenita. Modelja publikoi një mesazh në Instagram-in e saj, ku shprehej ndaj akuzave dhe sjelljes së Feros si veprime të ulëta dhe shpifje. Mes tjerash ajo theksoi se nuk shqetësohet për mendimin e të tjerëve, duke u fokusuar te prindërimi dhe angazhimet personale./ NO FILT

  • Princi William: Ka qenë ndoshta viti më i vështirë në jetën time

    Princi William: Ka qenë ndoshta viti më i vështirë në jetën time

    Princi William ka thënë se viti që po lëmë pas ka qenë “brutal” për të, pasi Mbreti Charles III dhe Kate Middleton u diagnostikuan me kancer.

    Në një intervistë të gjerë dhe çuditërisht personale në fund të turneut të tij njëjavor në Cape Town, Princi i Uellsit, u pyet si ka qenë ky vit për të që po lëmë pas.

    “Sinqerisht? Ka qenë i tmerrshëm”, u përgjigj ai.

    “Ka qenë ndoshta viti më i vështirë në jetën time. Kështu që, përpjekja për të kaluar gjithçka tjetër dhe për të mbajtur gjithçka në rrugën e duhur ka qenë vërtet e vështirë”.

    Princi William gjithashtu u pyet për ballafaqimet e Mbretit Charles III me sëmundjen e rëndë dhe po ashtu të Kate Middleton.

    “Jam shumë krenar me gruan time. Jam krenar me babanë tim, për mënyrën se si i kanë menaxhuar situatat. Por nga eksperienca ime personale, ka qenë një vit brutal”, shtoi ai. /Telegrafi/

  • Çka thanë disa nga të famshmit pas fitores së Trump?

    Çka thanë disa nga të famshmit pas fitores së Trump?

    Shumë  yje kanë reaguar ndaj fitores së Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe JD Vance në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

    Fitorja e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të 2024 la shumë të famshëm të pakënaqur me rezultatin. Donald Trump dhe JD Vance pranuan fitoren e tyre në orët e para të 6 nëntorit 2024, duke mbajtur një fjalim në Florida për t’iu drejtuar kombit.

    Sidoqoftë, jo të gjithë të famshëm ishin të kënaqur me rezultatin dhe filluan të  bë jnë  deklarata të  ndryshme rreth kë saj.

    Jimmy Kimmel bëri shaka duke thënë se po “largohej nga vendi” sepse “nuk mund të qëndrojë edhe për katër vite të tjera” pas hyrjes së rezultateve të zgjedhjeve të 2024.

    Miley Cyrus pati deklaruar se: “Unë po lëviz nëse ky është presidenti im! Unë nuk them gjëra që nuk i kam parasysh!”

    Cher tha se ajo do të “largohej nga planeti” nëse ai fitonte. Ajo shtoi gjithashtu: ” Të rinjtë me ide të freskëta dhe … energji është ajo që na nevojitet”.

  • Tre javë pas tragjedisë që tronditi botën, trupi i pajetë i Liam Payne i dorëzohet familjes së tij për t’u dërguar në Britani

    Tre javë pas tragjedisë që tronditi botën, trupi i pajetë i Liam Payne i dorëzohet familjes së tij për t’u dërguar në Britani

    Trupi i pajetë i Liam Payne iu dorëzua familjes së tij të mërkurën, për t’u dërguar me aeroplan në Mbretërinë e Bashkuar.

    Kjo u konfirmua nga prokurori publik përgjegjës për rastin e tij, shkruan BBC.

    Këngëtari vdiq tre javë më parë, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë.

    Sipas autopsisë, 31-vjeçari kishte pësuar gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme dhe lëndime të shumta traumatike të marra si pasojë e rënies.

    Trupi i tij ishte mbajtur në Argjentinë për t’u kryer testet e mëtejshme toksikologjike dhe laboratorike. Derisa vetëm tani trupi i pajetë iu dorëzua familjes së tij të mërkurën, tha prokurori publik Andres Madrea për BBC.

    Payne ishte njëri nga emrat më të njohur në pop, pas famës që mori me grupin e njohur One Direction. /Telegrafi/