ATV

Category: Showbiz

  • Aktorja e njohur feston ditëlindjen,kaq vite mbushi

    Aktorja e njohur feston ditëlindjen,kaq vite mbushi

    Sot feston ditëlindjen e 36-të aktorja Emma Stone. Emri i saj i vërtetë është Emily Jean Stone, por zgjodhi “Emma” për karrierën e saj artistike për shkak të ngjashmërisë me emrin e një aktoreje tjetër në industrinë e filmit.

    Emma nisi karrierën e saj që e re, duke performuar në shfaqje teatrale lokale dhe në vitin 2004 mori pjesë në një reality shoë televiziv të quajtur In Search of the Neë Partridge Family, që i hapi dyert për një karrierë të mëtejshme në televizion dhe film. Roli i saj i parë i rëndësishëm ishte në komedinë Superbad (2007), ku tërhoqi vëmendjen e publikut dhe kritikëve për sensin e saj të humorit dhe karizmën e veçantë.

    Ndonëse Emma ka interpretuar në shumë projekte të suksesshme, një nga arritjet e saj më të mëdha erdhi me filmin muzikor La La Land (2016). Për interpretimin e saj si Mia Dolan, një aktore në kërkim të suksesit, Emma mori çmimin Oscar për Aktoren më të Mirë, si dhe çmimet Golden Globe dhe BAFTA, duke dëshmuar sërish gamën e saj të gjerë si aktore.

    Në vitet e fundit, ajo ka vazhduar të jetë e përzgjedhur në projekte të mëdha përfshirë filmin The Favourite (2018), për të cilin mori një nominim tjetër për Oscar, dhe filmin Cruella (2021), ku portretizoi një nga antagonistët më të njohur të Disney-t. Roli i saj si Cruella De Vil e ktheu në një ikonë të re të modës dhe stilit për audiencën e re.

    Emma Stone është e martuar me Dave McCary në 2020 dhe ata mirëpritën një vajzë në vitin 2021. Emma është gjithashtu aktive në çështje të shëndetit mendor dhe ka ndarë publikisht përvojat e saj me ankthin për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë temë.

  • Sabrina Carpenter frymëzoi më shumë votues të rinj se çdo artist tjetër

    Sabrina Carpenter frymëzoi më shumë votues të rinj se çdo artist tjetër

    Sabrina Carpenter ka nxitur më shumë fansa të regjistrohen dhe të votojnë se çdo muzikant tjetër.

    Sipas organizatës për angazhimin e votuesve, HeadCount, Sabrina, 25 vjeç, arriti të bindte 35,814 votues të regjistroheshin gjatë turneut të saj Short n’ Sweet rreth Amerikës. HeadCount është një organizatë kombëtare jo-fitimprurëse që bashkëpunon me muzikantë për të përforcuar pjesëmarrjen demokratike.

    Përtej regjistrimeve, Sabrina gjithashtu frymëzoi 263,087 votues të tjerë që të angazhoheshin në procesin zgjedhor në mënyra të tjera, si p.sh. duke kontrolluar statusin e regjistrimit të tyre dhe duke kërkuar për vendndodhjet e qendrave të votimit.

    Numrat e jashtëzakonshëm të Sabrinës u ndoqën nga Ariana Grande, e cila regjistroi 15,591 votues të rinj, dhe Green Day, turneu i të cilëve Saviors Tour solli 7,900 regjistrime të reja votuesish.

    “Përmes partneriteteve tona me mbi 100 artistë të njohur – si Sabrina Carpenter, Green Day, Ariana Grande dhe shumë të tjerë – HeadCount pati një vit rekord, duke regjistruar mbi 450,000 votues të rinj dhe duke angazhuar më shumë se një milion njerëz të tjerë për të siguruar që ata të votojnë,” “Modeli ynë funksionon sepse muzikantët dhe të famshmit kanë ndikim kulturor dhe një lidhje të ngushtë me fansat e tyre, veçanërisht me të rinjtë, identiteti i të cilëve si fans i një artisti të caktuar mund të jetë edhe më i fortë sesa përkatësia me një parti politike apo kandidat. Jemi shumë mirënjohës ndaj artistëve tanë partnerë dhe ekipeve të tyre për frymëzimin që i japin fansave të tyre për të marrë kontrollin mbi të ardhmen e tyre tha Lucille Wenegieme, drejtoresha ekzekutive e HeadCount, në një deklaratë./ NO FILT

  • Taylor Swift u bë miliarderja e parë nga muzika, ja kush qëndron pas saj…

    Taylor Swift u bë miliarderja e parë nga muzika, ja kush qëndron pas saj…

    Taylor Swift e kaloi Rihannan duke u bërë muzikantja më e pasur në botë pas suksesit të turneut të saj Eras.

    Pasuria e Swift tani është 1.6 miliardë dollarë, sipas Forbes .Menjëherë pas Sëift është Rihanna (1.4 miliardë dollarë), pasuria e së cilës vjen kryesisht nga aksionet e saj në kompanitë e saj Fenty Beauty dhe Savage X Fenty dhe jo nga muzika. Madonna ka pasuri 850 milionë dollarë kurse vlera e Beyonces ishte rreth 760 milionë dollarë në maj, e cila u rrit vitin e kaluar pasi ajo fitoi rreth 100 milionë dollarë nga turneu i saj. Celine Dion ka një vlerë rreth 550 milionë dollarë, shumica e të cilave vjen nga koncertet e saj të suksesshme në Las Vegas.

    Swift, 34 vjeçe, u bë muzikantja e parë që u bë miliardere vetëm në bazë të vlerës së këngëve dhe performancave në vitin 2023. Forbes vlerëson se katalogu i saj muzikor kap vlerën e 600 milionë dollarëve, dhe turnetë i kanë sjellë asaj 600 milionë dollarë të tjera. Ajo gjithashtu zotëron rreth 125 milionë dollarë pasuri të paluajtshme.
    Vitin e kaluar, Forbes vlerësoi se vetëm pjesa e parë e Eras Tour i dha asaj 190 milionë dollarë. Eras Tour u bë turneu i parë i koncerteve që tejkaloi 1 miliard dollarë në total bruto.

    Ndërsa pasuria dhe fama e Sëift-it janë rritur, po ashtu është rritur edhe reputacioni i saj si një nga njerëzit më të fuqishëm në botë. Forbes e renditi atë gruan e pestë më të fuqishme në botë në vitin 2023—duke e bërë atë artisten e renditur më të lartë dhe duke e vënë atë në mesin e liderëve politikë dhe të biznesit më me ndikim në botë—duke përmendur ndikimin e saj Eras Tour që ka pasur në ekonomitë lokale dhe dedikimin e fansave të saj, të njohur si Sëifties. Sëift u emërua gjithashtu si Personi i Vitit në Time 2023 dhe ajo është konsideruar si një figurë me ndikim në politikë.

  • Dua Lipa së shpejti me album të ri

    Dua Lipa së shpejti me album të ri

    Dua Lipa raportohet se po punon mbi një album të ri muzikor.Kjo vjen përpara turneut të saj të ardhshëm, ‘Radical Optimism Tour’.

    Burimet raportojnë se ky album është regjistruar gjatë performancës së saj në Royal Albert Hall muajin e kaluar në Londër.

    “Dua donte t’i kthente diçka fansave të saj pas një viti të jashtëzakonshëm,” tha një burim. Ai shtoi: “Ajo ka eksperimentuar me publikimin e performancave live më parë, si për shembull me performancën e saj në Brit Aëards, por kjo është hera e parë që ajo do të publikojë një album të plotë live.”

    Gjithashtu, është zbuluar se ‘An Audience ëith Dua Lipa’ do të transmetohet në ITV1 para periudhës festive, megjithatë, këngëtarja e hitit ‘Levitating’ nuk do të pranojë pyetje nga publiku.

    Dua do të jetë me orkestrën “Heritage” me 53 instrumentistë, një kor me 14 zëra dhe një grup muzikor prej shtatë anëtarësh.

    Përndryshe, sot fillon turneu saj ‘Radical Optimism’ dhe nisë në Azi për të mbështetur albumin e saj të tretë të titulluar njësoj.

  • Vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës Noizy

    Vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës Noizy

    Reperi Noizy është dorëzuar në organet e rendit në Kosovë, disa muaj pas incidentit të bujshëm në një diskotekë në Pejë. Ai është paraqitur në stacionin e policisë në Pejë për t’u përballur me akuzat që i janë ngritur.

    Sipas autoriteteve, Prokuroria është duke përgatitur masën e ndalimit prej 48 orësh për Noizyn, me qëllim të zhvillimit të hetimeve të mëtejshme.

    Sidoqoftë, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka thënë për Telegrafin se Stresi prokuroria ka hequr dorë nga kërkesa për paraburgim të Stresit psasi i njëjti ka paguar dorëzaninë prej 20 mijë euro.

    E gjithë kjo vjen për shkak të një incidenti të përfolur në një diskotekë në Pejë, ku  Noizy dhe Stresi ishin të përfshirë në një përleshje. Noizy u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për disa ditë. Ky arrestim bëri të reagojnë jo vetëm fansat e tij, por edhe shumë figura të njohura të skenës, të cilët dolën në mbështetje të tij.

    Gjykata e Durrësit, pas një shqyrtimi të kujdesshëm të rastit, vendosi ta lirojë Noizyn nga paraburgimi, duke vendosur një garanci pasurore prej pesë milionë lekësh (afërsisht 50 mijë euro).

  • Kris Jenner sot feston 68 vjetorin-Një jetë e dedikuar televizionit dhe familjes

    Kris Jenner sot feston 68 vjetorin-Një jetë e dedikuar televizionit dhe familjes

    Sot, Kris Jenner feston ditëlindjen e saj të 68-të. Ajo është e njohur si yll i televizionit të realitetit, duke fituar famë për paraqitjet e saj në Keeping Up with the Kardashians, The Talk, dhe America’s Next Top Model. Pas përfundimit të Keeping Up with the Kardashians në vitin 2021, Kris vazhdoi rrugëtimin e saj në serialin e Hulu, The Kardashians.

    Kris u martua me avokatin Robert Kardashian, i cili fitoi vëmendje kombëtare duke mbrojtur O.J. Simpson gjatë gjyqit të tij për vrasje. Në ato vite të hershme, ajo iu përkushtua rritjes së fëmijëve si një nënë që qëndronte në shtëpi.

    Kris ka katër fëmijë me Robert Kardashian, me të cilin u martua në vitin 1978. Më vonë, në vitin 1991, ajo u martua me ish-kampionin olimpik të dhjetëgarëshit Caitlyn Jenner (atëherë e njohur si Bruce Jenner), por ata u divorcuan.

    Kris Jenner ka gjashtë fëmijë. Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Rob Kardashian (këta katër janë nga martesa e saj me Robert Kardashian),Kendall Jenner,Kylie Jenner (janë nga martesa e saj me Caitlyn Jenner, e njohur më parë si Bruce Jenner)./NO FILT

  • Margot Robbie më e lumtur se kurrë

    Margot Robbie më e lumtur se kurrë

    Aktorja Margot Robbie ka mirëpritur fëmijën e saj dhe ka konfirmuar për The Mail të dielën se “gjithçka është mirë”.

    Ende nuk dihet nëse dhe kur do të zbulojë emrin e djalit të saj.

    Margot Robbie pati konfirmuar se ajo ishte shtatzënë në korrik, pasi u shfaqën imazhet nga foto-reporterët të aktores duke shfaqur barkun e saj në një bluzë të bardhë gjatë pushimeve në Liqenin e Komos

    Të dy, Robbie dhe Ackerley kanë qenë jashtëzakonisht privat gjatë gjithë shtatzënisë së saj: përveç që një përfaqësues të konfirmonte lajmin në emër të tyre, asnjëri nuk ka folur publikisht për këtë çështje.

    Megjithatë, në vitin 2018, Robbie i tha revistës online Porter  për entuziazmin e saj për të pasur një familje përfundimisht: “Nëse po shikoj të ardhmen time 30 vjet nga tani… dua të shoh një darkë të madhe Krishtlindjesh me mijëra fëmijë atje,” tha ajo. .

    Ackerley dhe Robbie u takuan për herë të parë në vitin 2013 në xhirimet e dramës  Suite Française të Luftës së Dytë Botërore  dhe u martuan në vitin 2016 me një ceremoni private në Byron Bay, Australi. Ata gjithashtu drejtojnë një kompani produksioni, LuckyChap, së bashku, me disa nga filmat e tyre më të shquar duke përfshirë  Saltburn, Promising Young  Ëoman dhe mega-blockbuster  Barbie .

  • Kim Kardashian shkëlqen me qaforen e Princeshës Diana

    Kim Kardashian shkëlqen me qaforen e Princeshës Diana

    Kim Kardashian u shfaq si Princesha Diana duke vendosur një varëse vintage me kryq Garrard, të cilën e kishte veshur dikur Diana në Gala Art+Film LACMA në Los Angeles.

    Ndryshe nga Diana, e cila e kishte kombinuar varësen me një fustan kadifeje të stilit viktorian në një event bamirësie në vitin 1987, Kim veshi fustan të bardhë nga Gucci me një dizajn më seksi.

    44-vjeçarja e shkurtoi zinxhirin e varëses për ta bërë më të shkurtër, duke e vendosur atë mbi deklote. Ajo e përfundoi look-un me një choker me perla dhe një gjerdan diamanti të shkurtër. Kim bleu varësen, e cila përmban ametistë dhe diamante, në vitin 2023 në ankandin e Sotheby’s për 197,453 dollarë, më shumë se dyfishi para ankandit.

     

  • Këta të famshëm festojnë sot ditëlindjen

    Këta të famshëm festojnë sot ditëlindjen

    Nga Matthew McConaughey deri te Ralph Macchio, sot,4 nëntori, është padyshim një ditë e vecantë për njër numër të madh të yjeve nga Hollivudi.

    Suksesi I Matthew u rrit falë roleve të tij të paharrueshme në filma të panumërt, nga Dazed and Confused te Dallas Buyers Club . Sa i përket Ralph, ai është më i njohur për rolet e tij në serialet The Karate Kid dhe My Cousin Vinny .

    Matthew McConaughey ka lindur më 4 nëntor 1969. Ai mbushi 55 vjeç.

    Bethenny Frankel është një sipërmarrëse, autore dhe personalitet televiziv amerikan, e njohur më së shumti për pjesëmarrjen e saj në reality shoë-n “The Real Housewives of Neë York City.” Ajo është themeluesja e markës së njohur të koktejleve “Skinnygirl,” e cila u bë shumë e suksesshme dhe i solli asaj një pasuri të madhe. Përveç karrierës së saj në televizion dhe biznes, Bethenny është gjithashtu një shkrimtare e njohur, me disa libra të suksesshëm në fushën e jetës së shëndetshme dhe marrëdhënieve. Bethenny Frankel ka lindur më 4 nëntor 1970. Ajo mbushi 54 vjeç.

    Sean Combs ka lindur më 4 nëntor 1969. Ai mbush sot 55 vjeç.Pas shumë viteve që organizonte festa luksoze të rrethuar me muzikantë, modele, aktorë dhe mbretërorë, Sean “Diddy” Combs është burgosur në Qendrën e Njohur të Paraburgimit Metropolitan të Nju Jorkut, duke pritur një gjyq që pritet të sjellë tronditje në Hollyëood.

    Combs është një figurë jashtëzakonisht e pasur dhe me ndikim në industrinë e muzikës, me një rrjet të gjerë lidhjesh.

    Stevie J ka lindur më 4 nëntor 1971. Ai mbushi sot 53 vjeç. Stevie J, me emrin e vërtetë Steven Jordan, është një producent, këngëtar. Ai është më së shumti i njohur për punën e tij në industrinë e muzikës, duke kontribuar si producent për artistë të njohur si Diddy dhe Mariah Carey. Stevie J fitoi famë të madhe përmes pjesëmarrjes së tij në reality shoë-n “Love & Hip Hop: Atlanta,” duke pasur lidhje romantike dhe drama me disa prej personazheve të tjerë në emision. Ai ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në muzikë, dhe është i njohur për stilin e tij të veçantë dhe ndikimin në zhanrin e hip-hopit./NO FILT

  • Zbulohet sa para fiton reperi Young Thug

    Zbulohet sa para fiton reperi Young Thug

    Young Thug, i cili së fundmi u lirua nga burgu, njihet për muzikën e tij, prej së cilës ka fituar të ardhura dhe famë të madhe.

    Young Thug, i lindur në Jeffrey Ëilliams, kishte qenë i burgosur për disa kohë, ai më parë u bë i famshëm për muzikën e tij, duke bashkëpunuar me artistë si Camila Cabello në “Havana” dhe të tjerë. Gjatë viteve, ai publikoi disa albume, duke përfshirë ‘’Business is business’’në 2023, Punk në 2021 dhe Slime & B në 2020, duke forcuar vendin e tij në industrinë e muzikës. Përveç këtyre albumeve të kaluar, ai së fundi hodhi një këngë me Nigo në shtator 2024 të quajtur “Dope Boy”.

    Suksesi i reperit i ka ndërtuar atij një reputacion të fortë dhe një vlerë të konsiderueshme neto.

    Reperi fiton të ardhura përmes muzikës dhe projekteve të ndryshme, duke punuar përkrah artistëve të njohur si Post Malone,Travis Scott, etj. Në një intervistë ai tregoi se muzika e tij përqendrohet rreth tregimit personal.

    Sipas Celebrity Net Worth, Young Thug ka një vlerë neto prej 4 milionë dollarësh.

    Young Thug u arrestua në vitin 2022, për një rast shantazhi në Gjeorgji. Pasi u deklarua fajtor në tetor 2024 për një akuzë për bandë, tre akuza për drogë dhe dy akuza për armë, reperi tani është vendosur të lirohet./NO FILT