ATV

Category: Showbiz

  • Dua Lipa në prag të martesës-Fejesa me aktorin Callum Turner

    Dua Lipa në prag të martesës-Fejesa me aktorin Callum Turner

    Këngëtarja Dua Lipa po hyn në vitin 2025 si një nuse e ardhshme, pasi partneri i saj, aktori Callum Turner, i ka propozuar për martesë.

    Shokë të afërt të ciftit i kanë thënë gazetës The Sun se çifti është fejuar në mënyrë të feshur dhe po planifikon të festojë këtë ngjarje me miqtë dhe familjen e tyre në natën e Vitit të Ri. Kjo përmbyll një vit të shkëlqyer për Dua, 29 vjeç, dhe Callum, 34 vjeç, të cilët kanë qenë në një lidhje që nga fillimi i vitit.

    Një burim tha: “Dua dhe Callum janë shumë të dashuruar dhe e dinë që kjo është përjetësisht. Ata janë fejuar dhe janë tejet të lumtur. Dua ka pasur një nga vitet më të mira në karrierën e saj profesionale, dhe kjo është qershia mbi tortë.

    Callum është një mbështetje e madhe për Duan, dhe ata përbëjnë një çift të mrekullueshëm. Familja dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur për ta. Këto kanë qenë Krishtlindje të jashtëzakonshme për ta.”

    Dua, e njohur për hitet si Neë Rules, Physical dhe Houdini, publikoi një foto në Instagram ku shihej me një unazë në gishtin e fejesës.

    Ajo sapo ka përfunduar pjesën e parë të turneut të saj në stadiume dhe është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar nga Azia për të kaluar festat e fundvitit me familjen dhe Callum-in.

    Javën e kaluar, The Sun zbuloi se Dua dhe Callum po planifikonin një festë të madhe për natën e Vitit të Ri në Londër. Tani, kjo festë do të shërbejë gjithashtu si një mundësi për të festuar fejesën e tyre.

    Një burim tjetër shtoi: “Dua dhe Callum kanë bërë gjithçka për këtë festë.
    Ajo do të mbahet në një vend sekret dhe janë ftuar të gjithë miqtë dhe familjarët e tyre.
    Do të jetë një festë e Vitit të Ri që askush nuk do ta harrojë, veçanërisht për Callum-in dhe Duan.”

    Ata u panë për herë të parë së bashku në janar, gjatë një after-party të premierës së, Masters of the Air të Callum-it në Apple TV.Ata vallëzuan në Beverly Hills përpara se të fotografoheshin bashkë disa ditë më vonë, duke darkuar me miq në Los Anxhelos.

    Callum iu bashkua familjes së Duas këtë verë, kur ajo performoi si kryesore në Glastonbury, dhe gjithashtu ka qenë i pranishëm në disa prej koncerteve të fundit të saj, përfshirë një në Royal Albert Hall.

  • Melinda Ademi dhe Lumi B së shpejti me projekt të ri muzikor

    Melinda Ademi dhe Lumi B së shpejti me projekt të ri muzikor

    Melinda Ademi dhe Lumi B kanë bërë të ditur se janë gati për të publikuar bashkëpunimin e tyre të parë. Përmes një videoje të postuar nga studioja muzikore, dy artistët konfirmuan lajmin që ka ngjallur kureshtje te fansat e tyre.

    Melinda dhe Lumi B, të njohur për suksesin e projekteve të tyre solo, kanë pasur sukses gjithashtu në bashkëpunime të mëparshme me artistë të tjerë, duke sjellë hite që vazhdojnë të dëgjohen. Kjo i ka bërë ata të jenë ndër emrat më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare, dhe pritshmëritë për projektin e ri janë të mëdha.

    Mbetet për t’u parë se çfarë kanë përgatitur dyshja në fjalë./ NO FILT

  • Kënga “My Love” bashkon Norën dhe Tunën pas një kohe të gjatë

    Kënga “My Love” bashkon Norën dhe Tunën pas një kohe të gjatë

    Nora Istrefi dhe Tuna kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri, “My Love”.

    Kënga, e cila ka javë që pritej nga fansat, u publikua me një videoklip dhe ka marrë menjëherë vëmendje të madhe në platforma muzikore dhe rrjete sociale. Për tekstin e këngës janë kujdesur dy artiste të njohura të muzikës shqiptare, Fifi dhe Era Istrefi.

    Ky bashkëpunim ishte në vëmendje pasi dy këngëtaret nuk janë parë së bashku prej vitesh.

  • Parashqevi Simaku uron shqiptarët për Krishtlindjet: Ju përqafoj, Zoti ju bekoftë

    Parashqevi Simaku uron shqiptarët për Krishtlindjet: Ju përqafoj, Zoti ju bekoftë

    Këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku, ka përçuar një mesazh të ngrohtë urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Krishtlindjeve.

    Përmes një video teksa feston me bashkatdhetarët në Amerikë, ikona e muzikës ka shprehur dashuri dhe respekt për shqiptarët.

    “Ju uroj Krishtlindjet të gjithë shqiptarëve në mbarë botën, me shumë dashuri dhe respekt”, tha ajo.

    Ndër të tjerash theksoi: “Ju përqafoj, zoti ju faltë e ju bekoftë”.

    Parashqevi tashmë ka bërë një ndryshim falë biznesmenit Elton Ilirjani, i cili i ka siguruar edhe një vend për të jetuar.

    “Madona e Shqipërisë” – Abc7 i dedikon një artikull Parashqevi Simakut pas bujës që bëri me publikimin e videos
    Ajo ka filluar të bisedojë e të takohet edhe me familjarët, me të cilët i kishte zhdukur kontaktet prej vitesh.

    Gjithashtu, Simaku ka folur edhe me djalin e saj, Luka Nolfe, të cilin e priti në një stacion për më shumë se tetë vjet. /Telegrafi/

  • Kanali amerikan në New York që publikoi për herë të parë videon e Parashqevi Simakut, e cilëson këngëtaren ‘Madona e Shqipërisë’

    Kanali amerikan në New York që publikoi për herë të parë videon e Parashqevi Simakut, e cilëson këngëtaren ‘Madona e Shqipërisë’

    Kanali amerikan në New York, “Abc7” që publikoi për herë të parë videon e Parashqevi Simakut teksa ajo merrte ndihma sociale, ka publikuar një artikull ku e cilëson këtë histori si ‘mrekulli’.

    “Abc7” shkruan sesi ajo video u kthye në një histori ndërkombëtare dhe e lidhi Parashqevi Simakun me Shqipërinë, populli që atë e donte aq shumë dhe e cilësonte si “Madona e Shqipërisë”.

    Artikulli i plotë:

    Një video me një akt të thjeshtë dashamirësie, është bërë tani një histori e madhe ndërkombëtare.

    Më 10 dhjetor, ekipi i 7 On Your Side po ndiqte një bamirësi lokale duke u shpërndarë çanta shpine njerëzve të pastrehë.

    Gazetarja jonë Nina Pineda ndaloi për të folur me një grua, një të huaj në nevojë, në Penn Station të Nju Jorkut pasi ajo mori një nga dhuratat.

    Gruaja u gëzua pa masë me frymën e festës së një dhurate kaq të thjeshtë, një çantë shpine me furnizime dhe një shënim të shkruar me dorë për fëmijë me fjalë inkurajuese, nga një grup i quajtur me vend “Vetëm Dashuri e Bekime”.

    Ajo që ndodhi më pas po quhet një mrekulli. Ajo grua me të cilën foli Nina tha se ishte këngëtare. Rezulton se ajo është aq e famshme, sa njerëzit në vendin e saj e njohën menjëherë nga segmenti.

    Ajo quhet Parashqevi Simaku. Simaku është një këngëtare dhe aktore nga Shqipëria, dhe është një nga thesaret e tyre kombëtare. “Ajo ishte si Madona e Shqipërisë”, tha fansi Bale Erbeli.

    Erbeli ishte duke gatuar kur pa klipin dhe menjëherë njohu Simakun, i cili kishte qëndruar me familjen e saj në Nju Xhersi në vitin 1986 kur ajo niste karrierën e saj.

    Si rezultat, komuniteti shqiptaro-amerikan u bashkua shpejt, duke postuar dhe shpërndarë klipin në të gjithë rrjetet sociale. Madje ka arritur tek një prej influencuesve më të mëdhenj të tyre, Elton Ilirjani.

    Elton Ilirjani është model dhe CEO. Me të parë gjendjen e një ikone kombëtare, ai dhe të tjerët e gjetën Simakun në Penn Station brenda dy ditësh.

    “Kam pesë vjet që e kërkoja”, tha Ilirjani. “Vrapova drejt saj dhe e përqafova”. Ilirjani i ofroi t’i blinte Simakut një dhomë për të fjetur, gjë që ajo pranoi.

    “Ajo bëri një dush të gjatë. Mbretëresha u kthye. Ajo bëri flokët dhe grimin”, tha Ilirjani. “Ajo ishte e bukur. Ne shkuam në një restorant në Hudson Yards, ku ajo këndoi në anglisht dhe frëngjisht.”

    Parashqevi tha për Eyewitness News se askush nuk shkon nga rrugët drejt yjeve, por se ajo po bëhet më e mirë dhe komuniteti i saj vazhdon ta mbështesë.

  • Kida merr propozim martese në ditëlindjen e saj

    Kida merr propozim martese në ditëlindjen e saj

    Këngëtarja Kida ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e lumtur se i dashuri i saj i ka propozuar për martesë në ditëlindjen e saj. Ky moment emocionues u bë publik përmes disa fotove të shpërndara në Instagram, ku Kida duket mjaft e lumtur dhe e emocionuar.

    Kida, e cila gjithmonë është përqendruar te muzika dhe nuk është përfolur për ndonjë lidhje dashurie apo çështje jashtë karrierës së saj, habiti publikun e saj me këtë lajm.

    Ndërsa identiteti i të fejuarit të saj mbetet mister, është konfirmuar se ai nuk është një figurë publike. Fansat kanë përgëzuar çiftin për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre dhe presin më shumë detaje nga këngëtarja e dashur.

  • Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për Kosovën, pas fitores në Festivalin e Këngës

    Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për Kosovën, pas fitores në Festivalin e Këngës

    Grupi “Shkodra Elektronike” ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH dhe ka shfrytëzuar këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj Kosovës.

    Pjesëtarët e grupit, Beatriçe dhe Kola, u shprehën me fjalë emocionale pas fitores, duke përshëndetur publikun kosovar.

    Beatriçe, me emocion, tha: “Qao Kosova, nuk e di nëse e ke kuptuar sa shumë të duam. Shumë.” Ndërsa Kola u shpreh më një ton më të sigurt, duke shtuar: “E dini, e dini Kosova, nuk kemi nevojë as ta dëftojmë.” Në fund, Beatriçe përmbylli mesazhin e saj me një falenderim të sinqertë: “Faleminderit.”

    Me këtë fitore, grupi “Shkodra Elektronike” do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2025”.

    Një arritje e madhe për grupin dhe një mundësi e shkëlqyer për të shfaqur talentin e tyre në nivel ndërkombëtar. /Telegrafi/

  • Vite pasi kishin humbur kontaktet, Parashqevi Simaku më në fund takohet me nipin e saj

    Vite pasi kishin humbur kontaktet, Parashqevi Simaku më në fund takohet me nipin e saj

    Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga familja, këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku, është takuar më në fund me nipin e saj, Anin.

    Lajmi është bërë i ditur nga sipërmarrësi shqiptar, Elton Ilirjani, përmes një fotografie të publikuar në Instagram.

    Në imazh, Parashqevia shfaqet përkrah nipit të saj, duke sjellë emocione të thella për të gjithë ata që kanë ndjekur historinë e saj.

    Sapo mësoi për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej halla e tij, Ani u nis menjëherë për në New York City, sapo siguroi informacionin për vendndodhjen e saj. Për vite të tëra, familja kishte humbur çdo kontakt me Parashqevinë, por vendosmëria dhe dashuria e Anit bënë që ata të ribashkohen në një moment të paharrueshëm.

    Ky takim i shumëpritur vjen një javë pasi këngëtarja e njohur u gjet në rrugët e New York-ut. E kthyer në një të pastrehë, larg shkëlqimit të dikurshëm që gëzonte si artiste, Parashqevi Simaku kishte mbijetuar me ndihmën e qytetarëve të thjeshtë. Kjo situatë ka prekur thellë shqiptarët kudo në botë, të cilët e mbajnë mend si një prej yjeve më të mëdha të muzikës shqiptare.

    Ribashkimi me nipin e saj sjell një dritë shprese dhe një mundësi për ta ndihmuar këngëtaren të rikthehet në një jetë më të denjë. Njëkohësisht, ky moment ka nxitur reflektim mbi vlerësimin dhe kujdesin ndaj artistëve të mëdhenj që kanë kontribuar në kulturën dhe artin shqiptar. /Telegrafi/

    LEXONI EDHE:

    Fshihet nga YouTube kënga me gjashtë milionë shikime e Parashqevi Simakut, Pirro Çako e publikon në kanalin e tij “E duam lumturinë”

     

  • Tayna tregon se a ishte në lidhje me ish-menaxherin

    Tayna tregon se a ishte në lidhje me ish-menaxherin

    Këngëtarja Tayna, në një intervistë të fundit, shpalosi shumëçka rreth jetës private dhe profesionale.

    Sigurisht që ajo rrëfeu edhe për periudhën kur u prishën raportet me ish-menaxherin Rinor Hykollin. Mes të tjerash, ajo mohoi që ka pasur lidhje dashurie me të, duke theksuar se ai, për të, ka qenë si vëlla i madh. Tayna tregoi se nuk u distancua vetëm nga muzika, por edhe nga shoqëria dhe një pjesë e familjes.

    Sidoqoftë, ky vit mbase mund të themi se ishte i Taynës. Pas një periudhe gjashtëmujore mungese nga rrjetet sociale dhe aktivitetet muzikore, Tayna ka rikthyer çdo vëmendje. Disa muaj më parë, një pjesë e madhe e publikut u habit kur ajo u shfaq sërish në Instagram, duke paralajmëruar se kishte diçka të re për fansat e saj.

    Momenti më i vështirë për të doli të ishte ngjarja që ndodhi me këngën e saj “Si Ai”. Ish-menaxheri ia bllokoi këngën menjëherë dhe, për një muaj, kënga nuk figuronte askund, një situatë që shkaktoi tensione të mëdha. Megjithatë, pasi ranë dakord, Tayna dhe ish-menaxheri i saj arritën të sqarohen, duke zhbllokuar “Si Ai” dhe, në këtë mënyrë, rikthyen rrugën e saj drejt suksesit.

    Pas publikimit, “Si Ai” u bë një nga këngët më të dëgjuara, duke kaluar jashtë kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë dhe duke arritur audienca ndërkombëtare. Gjatë kohës që kënga ishte e bllokuar, fansat e saj të përkushtuar u angazhuan në mënyrë krijuese për ta mbështetur. Ata përdorën platformën TikTok për të shpërndarë fragmente të këngës në videot e tyre, gjë që rriti ndjeshëm interesimin publik dhe e bëri këngën më të dëgjuar.

    Vetëm pak muaj më parë, “Si Ai” arriti të renditet në vendin e dhjetë në listën globale të 200 këngëve më të kërkuara, një arritje e shkëlqyer për një artiste shqiptare.

    Tayna ka ndarë me fansat e saj arritjet e jashtëzakonshme në platformën muzikore Spotify për vitin 2024, me mbi 7.21 milionë dëgjues, duke konfirmuar popullaritetin dhe përhapjen e saj globale. 101 milionë transmetime gjatë vitit janë dëshmi e ndikimit të muzikës së saj, duke u bërë pjesë e përditshmërisë së miliona njerëzve. Ndërkohë, këngët e saj janë dëgjuar për gjithsej 4.38 milionë orë.E dëgjuar në 182 vende, Tayna ka arritur të përhapë tingujt e këngëve të saj në shumë vende të botës.

    Rikthimi i Taynës është një dëshmi e forcës së saj si artiste dhe lidhjes së saj me fansat, të cilët nuk kanë hezituar t’i qëndrojnë pranë gjatë sfidave. Tani, duke u kthyer me energji të re dhe projekte të reja, Tayna po shkon përpara, duke e shikuar të ardhmen me optimizëm./ NO FILT/

  • Fshihet nga YouTube kënga me gjashtë milionë shikime e Parashqevi Simakut, Pirro Çako e publikon në kanalin e tij “E duam lumturinë”

    Fshihet nga YouTube kënga me gjashtë milionë shikime e Parashqevi Simakut, Pirro Çako e publikon në kanalin e tij “E duam lumturinë”

    Një nga këngët më ikonike të viteve të arta të muzikës shqiptare, “E duam lumturinë” e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, ka qenë ndër këngët më të preferuara të publikut shqiptar në platformën YouTube.

    E ngarkuar fillimisht në një kanal jozyrtar prej më shumë se nëntë vitesh, kënga kishte grumbulluar gati 6 milionë shikime, duke dëshmuar popullaritetin e saj të qëndrueshëm ndër vite.

    Kjo këngë nostalgjike ishte kthyer në një pikë referimi për shumë dëgjues që riktheheshin shpesh për ta shijuar, veçanërisht në periudha kur lajmet për këngëtaren në SHBA ringjallnin interesin për artin e saj. Vetëm gjatë javës së fundit, më shumë se 200 mijë klikime iu shtuan versionit të saj të mëparshëm në YouTube, ndërkohë që emri i Parashqevi Simakut përflitej sërish.

    Por, në një kthesë të papritur, versioni me miliona shikime është fshirë nga platforma. Kënga është rihedhur në YouTube, këtë herë nga kanali zyrtar i kompozitorit të saj, Pirro Çako, një veprim që tregon një qasje të re drejt menaxhimit të të drejtave të saj. Sipas të dhënave, tashmë kënga menaxhohet nga kompania “FOLÉ”, e cila duket se ka marrë përsipër administrimin e të drejtave autoriale.

    “E duam lumturinë” është një krijim i jashtëzakonshëm, me muzikë të Pirro Çakos dhe tekst të poetit të njohur, tashmë të ndjerë, Agim Doçi. Rikthimi i këngës në një kanal zyrtar është një hap i rëndësishëm për të siguruar që ajo të vlerësohet dhe të administrohet në mënyrë të drejtë.

    Megjithëse nuk dihet nëse Parashqevi Simaku ka përfituar ndonjëherë monetarisht nga veprat e saj, ky zhvillim mund të jetë një fillim i ri për menaxhimin e trashëgimisë së saj muzikore. Publiku, nga ana tjetër, vazhdon të tregojë dashuri dhe përkushtim për artisten, duke e bërë këtë këngë një simbol të lumturisë dhe nostalgjisë kolektive. /Telegrafi/