ATV

Category: Showbiz

  • Pse Dua Lipa nuk ishte prezente në çmimet Grammy 2025?

    Pse Dua Lipa nuk ishte prezente në çmimet Grammy 2025?

    Askush nuk u befasua që Dua Lipa nuk ishte prezente në Grammy 2025.

    Kryesisht për shkak se albumi i saj i tretë , Radical Optimism, nuk mori asnjë nominim në kategoritë kryesore dhe pop.

    Fansat u befasuan nga kjo përjashtim kur nominimet për Grammy u publikuan për herë të parë në nëntor, veçanërisht duke pasur parasysh se albumi i saj i vitit 2021, Future Nostalgia, fitoi çmimin për Albumin më të Mirë Pop Vocal. Megjithatë, Dua duket se po e pranon këtë zhgënjim me qetësi.

    Gjatë një intervistë për revistën Billboard UK në dhjetor, Dua theksoi se sa krenare ishte (dhe është ende!) për albumin e saj të fundit, pavarësisht mungesës së nominimeve.

    “Jam kaq krenare për Radical Optimism dhe atë që më ka sjellë,” tha ajo. “E dua atë album dhe po kaloj kohën më të bukur të jetës sime duke e performuar live, dhe kam mundur të bëj gjëra që mendova se mund të ishin vetëm një ëndërr vitin e kaluar, prandaj jam shumë mirënjohëse.”

    “Edhe pse do të ishte e bukur të njihej nga industria jote, veçanërisht si grua, jam shumë krenare të shoh kaq shumë artiste femra të jashtëzakonshme të nominuara për çmimet Grammy këtë vit,” shtoi ajo./NO FILT

  • Përkujtohet në Grammy 2025 këngëtari Liam Payne

    Përkujtohet në Grammy 2025 këngëtari Liam Payne

    Liam Payne u përkujtua në Çmimet Grammy 2025, tri muaj pas vdekjes së tij tragjike në moshën 31-vjeçare.

    Ngjarja filloi me disa klipe të këngëtarit dhe ish-anëtarëve të grupit One Direction, Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik, duke performuar gjatë viteve.

    “Ne kurrë nuk e prisnim që ndodhi gjithë kjo,” tha Payne në një moment, duke reflektuar mbi famën e madhe të grupit. “Nëse e mendoni mirë, kemi bërë disa gjëra të jashtëzakonshme.”

    Chris Martin, i cili ishte në skenë në Crypto.com Arena në Los Angeles, pastaj këndoi këngën “All My Love” të Coldplay për të nderuar Payne dhe muzikantët e tjerë që humbën jetën në vitin 2024.

    Liam Payne vdiq më 16 tetor 2024, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë.

  • Katy Perry njofton turneun “Lifetimes” në SHBA

    Katy Perry njofton turneun “Lifetimes” në SHBA

    Katy Perry njoftoi  se do të sjellë turneun e saj “Lifetimes” në SHBA.

    Pjesa  e turneut do të fillojë më 7 maj në Toyota Center në Houston dhe përfshin gjithashtu ndalesa në United Center në Çikago (12 maj), T-Mobile Arena në Las Vegas (17 maj), Kia Forum në Inglewood, Kaliforni (15 korrik), TD Garden në Boston (8 gusht), Madison Square Garden në Nju Jork (11 gusht) dhe Kaseya Center në Miami (23 gusht), ndër të tjera.

    Përveç performimit të këngëve nga albumi i saj më i fundit, “143”, Perry do të sjellë për fansat të gjitha hitet e saj, duke nxjerrë nga katalogu i saj i gjerë./NO FILT

  • Çmimet Grammy 2025: Cilët yje morën trofe në shtëpi?

    Çmimet Grammy 2025: Cilët yje morën trofe në shtëpi?

    Në ceremoninë e Grammy-ve të vitit 2025, yjet më të mëdhenj të muzikës shënuan momente historike.

    Beyoncé fitoi çmimin për Albumin e Vitit me albumin e saj Coëboy Carter.

    Kendrick Lamar fitoi pesë çmime , duke fituar si Kënga e Vitit dhe Record of the Year me hitin e tij Not Like Us. Kjo këngë, një diss ndaj rivalit të tij Drake, ishte një nga më të fuqishmet dhe më të njohurat të vitit, duke i dhënë Lamar një status të padiskutueshëm në industrinë e muzikës.

    Në kategorinë e Artistit të Ri më të Mirë, Chappell Roan u shpall fitues, duke marrë vëmendjen për prurjet muzikore të vitit 2024 dhe ndikimin në skenën pop.

    Po ashtu, Sabrina Carpenter shënoi sukses të madh duke fituar Albumin më të Mirë Pop Vocal me Short N’ Sëeet dhe Këngën më të Mirë Pop Solo për Espresso, ndërsa Die Ëith A Smile, kënga e Lady Gaga dhe Bruno Mars, mori çmimin për Performancën më të Mirë Pop Duo/Grup.

    Në muzikën latine, Shakira fitoi Albumin më të Mirë Pop Latin me Las Mujeres Ya No Lloran, një tjetër sukses për këngëtaren kolumbiane, ndërsa në rock, Now And Then i The Beatles mori çmimin për Performancën më të Mirë Rock, dhe Hackney Diamonds i The Rolling Stones u shpall Albumi më i Mirë Rock./NO FILT

  • Coldplay thyen rekordin e Taylor Swift për turneun më të ndjekur të koncerteve

    Coldplay thyen rekordin e Taylor Swift për turneun më të ndjekur të koncerteve

    Turneu “The Eras” i Taylor Sëift arriti suksese të jashtëzakonshme, duke shtuar miliarda në ekonominë globale dhe duke mbushur stadiume në mbarë botën.

    Megjithatë, Coldplay ka thyer rekordin e saj për turneun më të ndjekur të koncerteve, pas koncerteve të jashtëzakonshme në Zelandën e Re si pjesë e “Music of the Spheres Ëorld Tour”. Ky turne ka arritur 10.3 milionë njerëz, duke kaluar shifrën prej 10.1 milionë të turneut “The Eras”.

    Coldplay ka realizuar 175 koncerte dhe parashikohet që ky numër të kalojë 12 milionë deri në përfundim të turneut. Grupi përdori stadiume më të mëdha dhe më shumë koncerte për ta bërë këtë turne më të madhin në histori, duke e tejkaluar turneun e Ed Sheeran dhe U2 për frekuentim.

    “Music of the Spheres Ëorld Tour” dhe “The Eras” janë të vetmit turne që kanë shitur mbi 10 milionë bileta./NO FILT/

  • Dua Lipa bëhet imazh i çantës CHANEL 25

    Dua Lipa bëhet imazh i çantës CHANEL 25

    Këngëtarja Dua Lipa, ka bashkëpunuar me markën e njohur luksoze CHANEL për të qenë fytyra e fushatës së re të çantës CHANEL 25.

    Me stilin e saj të veçantë,Lipa e sjell këtë koleksion me një elegancë , duke u bërë një përfaqësuese perfekte për këtë markë.

    Ajo tregon për fushatën se ajo lidhet thellësisht me konceptin e lirisë së shprehjes dhe energjisë që e shtyn të jetë gjithmonë në lëvizje. “Për mua, kjo fushatë ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, shprehjen e vetvetes dhe pranimin e energjisë që të shtyn të jesh gjithmonë në lëvizje,” thotë Dua Lipa.

    Në fushatë, ajo shfaqet duke kënduar këngën “She Drives Me Crazy” nga Fine Young Cannibals.

    Dua Lipa e ka cilësuar këtë çantë si ideale për ata që janë gjithmonë në lëvizje dhe kërkojnë hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur gjithçka me vete./NO FILT/

  • Engjëllusha me fjalë prekëse për gjyshen e ndjerë

    Engjëllusha me fjalë prekëse për gjyshen e ndjerë

    Këngëtarja e njohur, Engjëllusha Salihu ka shkruar disa fjalë prekëse për gjyshen e saj, tashmë të ndjerë.

    Ajo përmes një InstaStory është shprehur se gjyshja do jetojë gjithmonë në kujtimet e tyre dhe se falë saj, është kjo që është sot.

    “Nanë zemra jem. Do të jetosh gjithmonë në kujtime tona, e mua do të më mungosh përjetë! Falë teje jam kjo që jam sot. Pusho e qetë”, ka shkruar Engji.

    Shyhrete Behlulit i vdes nëna, i bën dedikimin emocionues

  • Shyhrete Behlulit i vdes nëna, i bën dedikimin emocionues

    Shyhrete Behlulit i vdes nëna, i bën dedikimin emocionues

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Shyhrete Behluli, ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit në rrjete sociale.

    Ajo njofton në Instagram se i ka ndërruar jetë nëna, me të cilën ka patur një lidhje shumë të ngushtë.

    “Njoftim mortor. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jone. Varrimi do të bëhet më 30.01.2025 në ora 15:00 në varrezat e Fshatit Mushtisht”, ka shkruar ajo.

    Artistja shumë e dashur për publikun i ka shkruar edhe disa fjalë prekëse për të.

    “Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”, tha tutje.

    Në pjesën për komente shumë nga personazhet publike e fansat e ngushëlluan.

    Behluli nga ana tjetër ka qenë tejet e angazhuar në muzikë e ahengje muzikore.

  • Caktohet data e gjyqit mes Blake Lively e Justin Baldoni

    Caktohet data e gjyqit mes Blake Lively e Justin Baldoni

    Një gjykatës në Nju-Jork ka vendosur një datë gjyqi për çështjen e Blake Lively dhe Justin Baldoni, protagonistit dhe regjisorit të filmit “It Ends With Us”.

    Çështja e tyre ka pasur dinamika të reja. Blake ka paraqitur një kërkesë në një gjykatë të Teksasit për një burrë që ajo e cilëson se kishte rol kryesor në nxitjen e reagimeve online kundër saj gjatë prezantimit dhe promovimit të filmit.

    Gjykatësi Lewis J. Liman u komunikoi palëve që të përgatiten për gjyq më 9 mars 2026. Gjithashtu ai ka zhvendosur një konferencë të planifikuar për në mes të shkurtit në javën tjetër dhe këshilloi avokatët të përgatiten për t’iu adresuar ankesave për publicitet para gjyqit dhe ligjërimin juridik.

    Këto vendime të gjykatësit vijnë pasi avokatët e Lively paraqitën një kërkesë të hënën se avokati i Baldoni po përpiqej të ndikonte jurinë për paditë që aktorët kanë ngritur ndaj njëri-tjetrit.

    Avokatët e saj thanë se ai po përpiqet të shkatërrojë karrierën e aktores dhe të kthejë jurinë e Nju-Jorkut kundër saj duke krijuar një faqe interneti për të publikuar dokumente të përzgjedhura dhe komunikimet mes Lively e Baldoni.

    Sipas tyre, avokati Bryan Freedman që përfaqëson Baldoni, po “përfshihet në një fushatë jashtë gjyqësore për të ndikuar procedurat dhe perceptimin publik të dokumenteve ligjore në këtë gjykatë dhe ka një rrezik serioz se ligjërimi i tij i gabuar po ndiko jurinë”. Ata kërkuan që e gjithë kjo të marrë fund.

    Freedman u përgjigj në një deklaratë se “Lively është kaq e tmerruar nga e vërteta sa po përpiqet ta mbysë”.

  • Josh Gad flet për ‘Frozen 3’ dhe zbulon pse filmi nuk do të publikohet deri në vitin 2027

    Josh Gad flet për ‘Frozen 3’ dhe zbulon pse filmi nuk do të publikohet deri në vitin 2027

    Josh Gad bëri një përditësim rreth filmit të tretë të Frozen!

    Aktori, i cili aktron me zë për Olaf në këtë film të Disney-t, do të rikthehet në rolin e tij për këtë vazhdim. Po ashtu, është duke u punuar edhe për një film të katërt, pasi historia do të ndahet në dy filma.

    Kanë kaluar gati tre vjet që kur u njoftua Frozen 3 dhe pak më shumë se një vit që kur puna për filmin e tretë ka nisur. Ndërkohë që prodhimi i filmit është në zhvillim, do të kalojnë mbi dy vjet deri sa ai të shfaqet në kinematë e botës!

    Në një intervistë të re, Josh shpjegoi arsyet pse po merr kaq shumë kohë për të dalë filmi.

    “Këto janë ato që mund t’ju them,” tha ai. “Ka një arsye pse filmi do të dalë në vitin 2027. Dhe ajo arsye është që askush nuk dëshiron ta nxjerrë me shpejtësi. Të gjithë duan që ky të mos jetë thjesht një vazhdim apo një mënyrë për të fituar para. Ata duan që ky film të jetë plotësisht i denjë për historinë që filluam të krijonim në vitin 2013 [në filmin e parë Frozen].”

    “Dhe ne duam t’u japim audiencës diçka që ia vlen për vitet e pritjes dhe përvojës që ata kanë kaluar,” vazhdoi Josh. “Dhe e di që ata janë duke punuar vazhdimisht për këtë. Dhe e di që ata kanë një histori për të cilën janë shumë, shumë, shumë të emocionuar”.