ATV

Category: Showbiz

  • Kendrick Lamar thyen rekorde dhe bën histori në Spotify dhe Billboard

    Kendrick Lamar thyen rekorde dhe bën histori në Spotify dhe Billboard

    Performanca e Kendrick Lamar në Super Boël ka nxitur një rritje të madhe në interesimin për albumet dhe këngët e tij, duke bërë që tre albume të tij të hyjnë në dhjetëshen e parë të Billboard 200. Albumi i tij më i fundit, GNX, është rikthyer në vendin e parë, ndërsa DAMN. (2017) dhe good kid, m.A.A.d city (2012) kanë hyrë përkatësisht në vendin e 9-të dhe të 10-të.

    Kjo është hera e parë në historinë e Billboard 200 që një reper arrin të ketë njëkohësisht tre albume në dhjetëshen e parë. Lamar bëhet gjithashtu artisti i parë mashkull i gjallë që realizon këtë sukses që nga Herb Alpert në vitin 1966.

    Gjithashtu, Kendrick Lamar është zyrtarisht reperi i parë ndonjëherë që kalon 100 milionë dëgjues mujorë në Spotify!

    Përveç Lamar, një tjetër artiste e performancës së Super Boël, SZA, është ngjitur në vendin e dytë me albumin e saj SOS, duke shënuar një tjetër rekord, për herë të parë, dy artistë të së njëjtës performancë të Super Boël mbajnë njëkohësisht dy vendet e para në Billboard 200./ NO FILT

  • Rita Ora uron popullin kosovar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

    Rita Ora uron popullin kosovar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

    Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rita Ora, ka uruar popullin kosovar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja me origjinë shqiptare ka shprehur dashurinë dhe krenarinë e saj për Kosovën.

    “Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim,” ka shkruar Rita, duke përcjellë një mesazh të veçantë për ndjekësit e saj.

    Përveç urimit, Rita Ora ka ndarë edhe disa ‘story’ të tjera në Instagram, ku ka rikujtuar klipin e këngës së saj “Shine Ya Light”, i cili është xhiruar në Kosovë. Kjo këngë, e publikuar në vitin 2012, mbetet një nga projektet më të dashura për publikun shqiptar.

    Në një tjetër video nostalgjike, këngëtarja ka shpërndarë një moment të ëmbël nga fëmijëria e saj, ku shihet duke kërcyer valle shqiptare.

    Rita Ora është një nga artistet shqiptare më të suksesshme në arenën ndërkombëtare dhe gjithmonë ka treguar mbështetje të madhe për Kosovën, duke e promovuar atë shpesh edhe në skenën botërore./ NO FILT/

  • Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergjaj takohen me Richard Grenell, publikojnë fotografi së bashku

    Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergjaj takohen me Richard Grenell, publikojnë fotografi së bashku

    Këngëtarja Dafina Zeqiri së bashku me burrin e saj, Kreshnik Gjergjaj janë takuar me emisarin special të ShBA-ve për misione të veçanta, Richard Grenell.

    Gjergjaj ka postuar në rrjetin social Instagram duke ngrënë darkë me Grenell, ku përveç Dafinës, prezentë ishte edhe kunati i saj, Arian Gjergjaj.

    Të katërt kanë darkuar në një restaurant në Gjermani.

  • Melinda Ademi publikon foto me të dashurin e saj

    Melinda Ademi publikon foto me të dashurin e saj

    Melinda Ademi ka publikuar foto me të dashurin e saj , Granit Muhaxherin, i cili është edhe menaxheri i saj.

    ”Jam mirënjohëse për ty… ke një zemër prej ari, shpirt”, ishin fjalët që ajo bëri në mbishkrim.

    Vitin e kaluar, Melinda Ademi në emisionin “The Elite Way” në ATV pranoi se ishte e dashuruar, por kishte zgjedhur të mos zbulonte identitetin e partnerit.

    Kjo është hera e parë që Melinda e konfirmon publikisht lidhjen e saj përmes një postimi kaq personal, duke bërë të kuptohet se tani ndjehet rehat ta ndajë me publikun e saj. /NO FILT/

  • Gjesti i përgjigjet Xhenetës: Me ndjenja nuk luhet

    Gjesti i përgjigjet Xhenetës: Me ndjenja nuk luhet

    Xheneta Fetahu ka qenë një nga emrat më të përfolur javëve të fundit, pas deklaratave të saj lidhur me Gjestin, me të cilin kishte një raport romantik brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”. Marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë dhe, sipas Xhenetës, Gjesti nuk e ka dashur asnjëherë dhe gjithçka që ka bërë, e ka bërë për lojë.

    Që nga dalja nga formatit , paraqitjet e Xhenetës në media kanë qenë të rralla, por në dy emisionet ku ajo ka qenë e ftuar, nuk ka mundur të përmbajë emocionet, duke shpërthyer në lot. Kjo tregon se për të, përvoja brenda shtëpisë ka qenë shumë më e ndjeshme dhe personale sesa thjesht një strategji loje.

    Një nga momentet më të përfolura ishte intervista e saj me gazetarin Ronaldo Sharka. Gjatë bashkëbisedimit, Sharka theksoi se ishte vetë Xheneta ajo që kishte kërkuar ballafaqimin me Gjestin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, dhe jo produksioni. Ai e krahasoi situatën e saj me atë të sezonit të parë të “Big Brother VIP Albania”, kur Bora Zemani u ballafaqua me Donald Veshajn. Me një deklaratë të drejtpërdrejtë, Sharka i tha: “Zemër, Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani.”

    Sidoqoftë, Gjestit iu dha mundësia për të dëgjuar deklaratat e Xhenetes për të dhe ai replikoi :“Me ndjenja nuk luhet. Ka qenë e pamëshirshme ndaj meje. Ka pasë raste që katër ditë nuk jam çu nga shtrati prej saj. Kam hjekë shumë. Ka lujt me mu./NO FILT

  • Për çfarë po përgatitet Xhensila Myrtezaj?

    Për çfarë po përgatitet Xhensila Myrtezaj?

    Xhensila Myrtezaj ka njoftuar përmes rrjetit social Instagram se aktualisht po xhiron videoklipin e saj të ri! Këngëtarja pritet gjithashtu të publikojë EP-në e saj të parë këtë vit, duke sjellë një projekt të ri muzikor që pritet me shumë interes nga fansat e saj.

    Dihet se tashmë Xhensila ka zgjedhur t’i përkushtohet muzikës dhe familjes, duke e lënë pas zhurmën mediatike.

    Mbrëmjet e saj muzikore dëshmojnë angazhimin e saj të palëkundur, pasi pothuajse çdo javë performon në klube brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pavarësisht sfidave personale, ajo vazhdon të sjellë energji dhe pasion në çdo performancë, duke treguar se skena mbetet vendi ku shkëlqen më shumë./NO FILT/

  • Capital T zbulon pak nga kënga e tij e re që do të publikohet për Shën Valentin

    Capital T zbulon pak nga kënga e tij e re që do të publikohet për Shën Valentin

    Capital T ka zbuluar për fansat e tij përmes një postimi në Instagram se për Ditën e të Dashuruarve, më 14 shkurt, do të publikojë një këngë të re me titullin “Sekret”.

    “Kjo o personale,me 14.02 prej ores 14:02 kom me ju kallxu do “SEKRETE”,ne te gjitha platformat digjitale’’,shkroi reperi.

    Përndryshe, tash e disa vite reperi flitet se është në lidhje dashurie me Adrola Dushin, por që të dy asnjëherë zyrtarisht nuk e konfirmuan./NO FILT/

  • Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin ”Natën” me videoklip

    Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin ”Natën” me videoklip

    Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda kanë publikuar videoklipin për këngën “Natën”, e cila është pjesë e albumit të Dafinës “The Absolute Vol.2”.

    Kjo është hera e parë që dy artistët bashkëpunojnë së bashku. Videoklipi i “Natën” është realizuar nga Entermedia kurse për tekstin është kujdesur Shpat Deda.

    Përndryshe, Dafina Zeqiri vazhdon të mbajë skenën të ndezur me performancat e saj, edhe gjatë kësaj periudhe të veçantë të jetës. Pavarësisht shtatzënisë, ajo mbetet po aq energjike për publikun. Performancat e saj tani kanë një ndjesi më të veçantë, pasi ajo po e kalon këtë moment me shumë siguri, duke shfaqur me krenari barkun e saj të rrumbullakosur.

    Muajin e kaluar, Dafina bëri publike që është shtatzënë dhe është në pritje të një djali./NO FILT/

  • ‘Wicked’, Emilia Pérez ndër fituesit kryesorë të filmave në çmimet e ‘’ Critics Choice Awards’’

    ‘Wicked’, Emilia Pérez ndër fituesit kryesorë të filmave në çmimet e ‘’ Critics Choice Awards’’

    Wicked, Emilia Pérez dhe The Substance fituan secila nga tre çmime në Çmimet Vlerësuese të Kritikëve, edicioni i 30-të i të cilave u mbajt në Barker Hangar në Santa Monica, Kaliforni, të premten (7 shkurt). Por asnjë nga këto filma nuk e mori çmimin kryesor, filmin më të mirë, i cili shkoi tek Anora (që nuk fitoi asnjë çmim tjetër gjatë natës).

    Jon M. Chu, regjisori i Wicked , fitoi pwr regjisorin më të mirë. Ai është regjisori i tretë që fiton një çmim të zgjedhur nga kritikët për një muzikal, pas Baz Luhrmann ( Moulin Rouge!) dhe Damien Chazelle ( La La Land ). Chazelle vazhdoi të fitojë edhe Oscarin për atë film . Luhrmann dhe Chu nuk ishin as të nominuar për këto filma. Çmimet e tjera të zgjedhjes së kritikëve të Wicked ishin dizajni më i mirë i prodhimit dhe dizajni më i mirë i kostumeve.

    Emilia Pérez fitoi filmin më të mirë në gjuhë të huaj, këngën më të mirë origjinale për “El Mal” dhe aktoren më të mirë dytësore për Zoe Saldaña, e cila mori rolin kryesor në këndimin e “El Mal” në film.

    The Substance fitoi pwr aktoren më të mirë për Demi Moore, skenarin më të mirë origjinal dhe flokët dhe grimin më të mirë.

    Filmat që morën dy çmime ishin A Real Pain, Conclave dhe Challengers .

    “El Mal”, bashkë-shkruar nga Clément Ducol, Camille dhe Jacques Audiard, fitoi gjithashtu çmimin Golden Globe për këngën më të mirë origjinale. Me këto dy fitore, “El Mal” duket të jetë kryesuesi në garën për këngën më të mirë origjinale në Oscar./ NO FILT/

  • The Weeknd arrin në vendin e parë në Billboard 200 për të pestën herë me albumin “Hurry Up Tomorrow”

    The Weeknd arrin në vendin e parë në Billboard 200 për të pestën herë me albumin “Hurry Up Tomorrow”

    The Weeknd arrin në vendin e parë për të pestën herë në tabelën e albumeve Billboard 200 me debutimin e albumit “Hurry Up Tomorrow”.

    Ky album shiti 490,500 njësi në Shtetet e Bashkuara gjatë javës që përfundon më 6 shkurt, sipas të dhënave nga Luminate. Kjo shënon javën më të madhe për çdo album që nga debutimi i The Tortured Poets Department të Taylor Swift, i cili arriti vendin e parë në tabelë më 4 maj 2024, me 2.61 milionë kopje të shitura.

    Hurry Up Tomorrow regjistron javën më të madhe për një album R&B/hip-hop që nga debutimi i Utopia i Travis Scott më 12 gusht 2023, i cili arriti 496,000 njësi.

    The Weeknd ka qenë në vendin e parë të kësaj liste edhe me albumet After Hours (2020), My Dear Melancholy (2018), Starboy (2016) dhe Beauty Behind the Madness (2015)./ NO FILT