ATV

Category: Showbiz

  • Gjithçka që duhet të dini për “Oscars 2025”

    Gjithçka që duhet të dini për “Oscars 2025”

    Ceromonia e ndarjes së çmimeve Oscar 2025 do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC në më shumë se 200 vende dhe territore në mbarë botën.

    Për herë të parë në histori, eventi do të transmetohet gjithashtu drejtpërdrejt në Hulu.

    Kush janë të nominuarit për Oscar 2025?

    Filmi “Emilia Pérez” i regjisorit Jacques Audiard ka marrë më shumë nominime këtë vit, me 13 nominime në total. Pas tij renditen “The Brutalist” i Brady Corbet dhe “Wicked” i Jon M. Chu, secili me 10 nominime. Filmat “A Complete Unknown” i James Mangold dhe “Conclave” i Edward Berger përmbyllin listën e kryesuesve me nga 8 nominime secili.

    Kategoria më e rëndësishme, Filmi më i Mirë, përfshin këto dhjetë filma: “Anora’’, “The Brutalist”,”A Complete Unknown”, “Conclave”,”Dune: Part Two”,”Emilia Pérez”, “I’m Still Here”, “Nickel Boys”, “The Substance”,”Wicked”

    Komediani dhe prezantuesi i njohur Conan O’Brien do të jetë prezantuesi i Oscar 2025, duke shënuar herën e tij të parë si prezantues i kësaj ceremonie prestigjioze.

    Në një intervistë për ABC News, O’Brien tha me humor:
    “Bëra një sondazh në Amerikë dhe pyeta: ‘A do të dëshironit të shihnit Conan O’Brien duke kënduar dhe kërcyer?’ Përgjigja ishte befasuese – njerëzit nuk e duan këtë. Kjo do të thotë që ndoshta do ta bëjmë gjithsesi!”

    Gjithashtu, Nick Offerman do të shërbejë si njoftuesi zyrtar i ceremonisë.

    Siç është bërë traditë, fituesit e kategorive të aktrimit të vitit të kaluar do të rikthehen për të shpallur fituesit e rinj. Kjo do të thotë se Cillian Murphy, Emma Stone, Robert Downey Jr. dhe Da’Vine Joy Randolph do të jenë në skenën e Oscars këtë vit.

    Në një ndryshim nga vitet e kaluara, akademia ka vendosur të mos përfshijë interpretimet live të këngëve të nominuara për “Kënga më e Mirë Origjinale”. Në vend të kësaj, ceremonia do të fokusohet në tregimin e historive dhe frymëzimit pas këtyre këngëve përmes reflektimeve personale të autorëve të tyre.

    Akademia ka premtuar gjithashtu momente muzikore të fuqishme që do të lidhin historinë e pasur të filmit me të ardhmen e tij të guximshme dhe frymëzuese./ NO FILT /

  • Çfarë po ndodh me Justin dhe Hailey Bieber?

    Çfarë po ndodh me Justin dhe Hailey Bieber?

    Hailey Bieber po përpiqet të mbështesë maksimalisht Justin Bieber-in, pavarësisht spekulimeve të fundit rreth sjelljes dhe jetës së tij personale. Burime pranë çiftit thonë se ajo po tregohet e kuptueshme dhe e përkushtuar ndaj tij, edhe pse kjo periudhë është e vështirë.

    Ndërkohë, thashethemet për përdorimin e substancave nga Justin vazhdojnw tw qarkullojmw, por një përfaqësues i tij i hodhi poshtë si “të lodhshme dhe të padenja’’, kwto thashetheme, Ai shtoi se vitin e fundit këngëtari ka ndërprerë disa miqësi dhe marrëdhënie biznesi që nuk i shërbenin më.

    Dhe sipas tij, pavarësisht gjithçkaje, Hailey vazhdon ta mbështesë Justin-in pa kushte./ NO FILT /

  • Disa nga fituesit të SAG Awards 2025

    Disa nga fituesit të SAG Awards 2025

    Ceremonia e ndarjes së çmimeve Screen Actors Guild Awards 2025 solli një natë të mbushur me emocione dhe vlerësime për disa nga performancat më të spikatura të vitit.

    Me një konkurrencë të fortë mes yjeve të industrisë, juria vlerësoi performancat më të mira në kinematografi, duke njohur punën dhe talentin e aktorëve që kanë lënë gjurmë në këtë sezon artistik.

    Fituesit kryesorë të SAG Awards 2025:

    Aktorja më e mirë në rol kryesor – Demi Moore për interpretimin e saj në “The Substance”

    Aktori më i mirë në rol kryesor – Timothée Chalamet për rolin e tij në “A Complete Unknown”

    Aktorja më e mirë në rol dytësor – Zoe Saldaña për performancën e saj në “Emilia Pérez”

    Aktori më i mirë në rol dytësor – Kieran Culkin për paraqitjen e tij në “A Real Pain”

    Këto ishin vetëm disa nga cmimet që u dhanë. Me këto çmime, fituesit e këtij viti jo vetëm që festuan suksesin e tyre, por edhe fuqinë e kinemasë për të frymëzuar dhe emocionuar audiencën në mbarë botën./ NO FILT/

  • Ben Affleck nis një kapitull të ri pas ndarjes nga Jennifer Lopez

    Ben Affleck nis një kapitull të ri pas ndarjes nga Jennifer Lopez

    Ben Affleck ka nisur të dalë në takime me gra të ndryshme pas finalizimit të divorcit me ish-bashkëshorten Jennifer Lopez më 6 janar.

    Megjithatë, sipas një burimi pranë aktorit, njohjet e reja nuk janë prioritet për të në këtë moment.

    Aktualisht, fituesi i çmimit Oscar është shumë i përqendruar në punën e tij. “Nëse nuk është duke xhiruar, kalon orë të gjata në zyrë,” shpjegon burimi. Kur nuk është i angazhuar me punë, 52-vjeçari i kushton shumicën e kohës tre fëmijëve të tij, që ka me ish-bashkëshorten Jennifer Garner: Violet, 19 vjeç, Seraphina, 16 vjeç, dhe Samuel, 12 vjeç.

    Burimi shtoi se Affleck dhe djali i tij kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë.

    Lajmet për jetën e tij të re romantike vijnë pasi TMZ raportoi të premten se Gjykata e Lartë e Qarkut të Los Anxhelosit ka zyrtarizuar përfundimin e martesës së tij me Lopez, duke i shpallur të dy ligjërisht beqarë.

    Affleck dhe Lopez i dhanë një shansë tjetër romancës së tyre në fillim të vitit 2021, gati 20 vjet pasi anuluan fejesën e tyre të parë dhe u martuan në vitin 2022. Megjithatë, dy vjet më vonë, ata vendosën t’i japin fund martesës së tyre./ NO FILT/

  • Rihanna: Nuk lejoj që fama të më izolojë

    Rihanna: Nuk lejoj që fama të më izolojë

    Rihanna diskutoi për natyrën “izoluese” të famës në kopertinën e saj për revistën Harper’s Bazaar.

    Ajo shpjegoi se, së bashku me familjen e saj, preferon të jetojë mes njerëzve, duke mos lejuar që të tjerët t’ia kufizojnë këtë përvojë.

    “Na pëlqen të hamë me njerëzit, të bëjmë pazar me ta, të ecim në rrugë si të gjithë të tjerët. Nuk më pëlqejnë dhomat private, nuk bëj që dyqanet të mbyllen për mua. Nuk dua një jetë si e Rapunzel-it,” tha ajo për revistën. “Është shumë izoluese, shumë e vetmuar. Dhe nga çfarë po mbrohem unë?”

    Rihanna, e cila është në një lidhje me reperin A$AP Rocky që nga viti 2019, shtoi se të dalin bashkë në vendet e zakonshme të lagjes dhe të argëtohen nëpër lokale është një aspekt i rëndësishëm i jetës së tyre.

    “Kjo është diçka e madhe për ne dhe veçanërisht për të,” tha ajo. “Ai gjithmonë më kujton se, pavarësisht vështirësive në jetën tonë, në karrierë dhe si prindër, duhet të mos harrojmë se dikur ishim thjesht miq që kënaqeshim së bashku.”/NO FILT/

  • Kënga e radhës e Melinda Ademit, një dedikim për nënën

    Kënga e radhës e Melinda Ademit, një dedikim për nënën

    Melinda Ademi ka emocionuar fansat e saj me një mesazh në rrjetet sociale, duke zbuluar se kënga e saj e radhës është një dedikim për nënën e saj të ndjerë.

    “Nga thellësia e zemrës, kjo këngë e radhës është e dedikuar për ty mami.Më mungon çdo ditë ,’DEDIKIM’ së shpejti…”, ka shkruar ajo.

    Melinda humbi nënën  në vitin 2021, ajo njoftoi audiencën e saj përmes një shkrimi:

    “Më 3 Mars 2021, nëna ime e dashur, Zonja Ademi ndërroi jetë nga beteja e saj me kancerin e gjirit në moshën 50 vjeç. Ky është mesazhi më i vështirë që kam shkruar ndonjëherë, dhe fjalët nuk mund të përshkruajnë trishtimin që ndiej. Ditët e kaluara kanë qenë ditët më të vështira të jetës sime, dhe unë po mbledh forcat e mia për të shkruar këtë postim kushtuar asaj sepse bota meriton të dijë për nënën time të mahnitshme, dhe sa fort ajo luftoi dhe dashuroi’’, tha mes tjerash Melinda Ademi./NO FILT/

  • Fero martohet por ruan privatësinë e bashkëshortes

    Fero martohet por ruan privatësinë e bashkëshortes

    Ish-reperi i njohur Fero ka bërë të ditur ditën e djeshme se është martuar. Lajmi u konfirmua nga vetë ai.

    Megjithatë, Fero nuk ka zbuluar fytyrën e bashkëshortes së tij, duke lënë të kuptohet se ajo nuk është personazh publik. Fero gjatë emisionit “The Elite Way” në ATV, theksoi se është shumë i dashuruar .

    Mbetet për t’u parë nëse ai do të ndajë më shumë detaje për martesën e tij në të ardhmen.

    Kujtojmë se Fero, vite më parë ka qenë një nga reperët më të komentuar në skenën muzikore shqiptare./ NO FILT/

  • Pse Meriton Mjekiqi zgjodhi të darkojë me Eglën pas ndarjes nga Ilnisa?

    Pse Meriton Mjekiqi zgjodhi të darkojë me Eglën pas ndarjes nga Ilnisa?

    Meriton Mjekiqi vazhdon të mbajë kontakte me disa nga ish-konkurrentët e BBVIP AL, edhe pse ka kaluar tashmë një vit që nga përfundimi i rrugëtimit të tij në këtë reality show. Takimi me disa prej tyre ka ngjallur interes gjatë javës së fundit, kur ai u takua me dy prej ish-banorëve, G Bani, ish-banor i këtij edicioni, dhe Egla Ceno, fituese e edicionit të kaluar.

    Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është darka me Egla Cenon.

    Duke marrë parasysh që gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë, Egla dhe Meritoni kanë qenë kundërshtarë të fortë, duke pasur përplasje të shpeshta, darka e tyre sigurisht që zgjoi kurreshtje.

    Ndryshe, Meritoni dhe Ilnisa Agolli, me të cilën ai krijoi një lidhje brenda shtëpisë dhe e vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit, janë ndarë gjatë muajve të fundit. Marrëdhënia e tyre u konsiderua e fortë për një periudhë të caktuar, por duket se gjërat nuk funksionuan mes tyre ashtu siç e kishin planifikuar.

    Por, në anën tjetër, Egla dhe Ilnisa vijojnë të kenë raporte të ftohta me njëra-tjetrën. Madje, një shenjë e qartë e distancës mes tyre është fakti që ato nuk e ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se mes tyre ekzistojnë ende tensione nga periudha e BBVIP.

    Por përse Meritoni ka zgjedhur të darkojë me Eglën pas ndarjes me Ilnisën? Mbase ky takim mund të jetë një rastësi ose një përpjekje për të ndërtuar një raport të ri, qoftë miqësor apo profesional.

    Kujtojmë se që të tre, Egla, Ilnisa dhe Meritoni, janë pjesë e televizionit dhe kanë emisione të natyrave të ndryshme./ NO FILT/

  • Selena Gomez flet për lidhjen e dashurisë me Benny Blanco dhe planet për dasmën

    Selena Gomez flet për lidhjen e dashurisë me Benny Blanco dhe planet për dasmën

    Selena Gomez ka rrëfyer për periudhën e saj të vetmisë para se të takonte producentin e njohur Benny Blanco.

    Ajo pranoi se, megjithëse nuk e ka “jetën të qartë”, është vetëm që nga takimi me të fejuarin e saj që ka filluar të ndjehet vërtet “e vlerësuar” dhe “e respektuar” si person.

    Selena theksoi se ka kaluar pesë vjet të vetmuar, përpara se të njihej me Benny, dhe kjo periudhë i ka ndihmuar të vlerësojë më shumë dashurinë dhe durimin që ai i ofron. Ajo theksoi gjithashtu se para 10 vjetësh nuk do të ishte në gjendje të pranonte llojin e dashurisë dhe përkrahjes që ai tani i jep.

    Në një intervistë të përbashkët, Benny dhe Selena konfirmuan se do të respektojnë traditat hebraike në dasmën e tyre, përfshirë vallëzimin e horës, një traditë e zakonshme në dasmat hebraike. Megjithatë, kur u pyet nëse do të konvertohej për Benny, Selena tha se nuk planifikon ta bëjë këtë, duke theksuar se kjo nuk është diçka e keqe, por thjesht një vendim që ajo nuk e sheh të nevojshëm.

    Benny gjithashtu shpjegoi se, nëse ata do të kenë fëmijë në të ardhmen, do të përpiqen t’i rrisin ata me një kombinim të vlerave dhe parimeve të secilit prej tyre. Ai shtoi se dëshirojnë që fëmijët e tyre të rriten me të dyja vlerat e familjes, për të krijuar një mjedis të pasur dhe të balancuar për ta./ NO FILT /

  • Kërcënohen Jay-Z dhe Beyoncé

    Kërcënohen Jay-Z dhe Beyoncé

    Jay-Z dhe Beyoncé morën kërcënime për vdekje pas akuzave që lidheshin me një akuzë për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare nga Jay-Z dhe Sean “Diddy” Combs në vitin 2000. Akuzat, të cilat ishin hedhur poshtë nga gjykata, shkaktuan një ndikim të thellë emocionale te Jay-Z dhe familja e tij.

    Ai ka ngritur një padi për dëmtim emocional kundër avokatit të akuzueses, dhe ka përmendur se ka humbur miliona dollarë në kontrata si pasojë e këtyre akuzave. Pas hedhjes poshtë të çështjes, ai ka theksuar se trauma që ka përjetuar familja e tij nuk mund të injorohet, dhe ka kërkuar që të mbrohen të pafajshmit nga akuzat pa prova./ NO FILT/