ATV

Category: Showbiz

  • Rihanna anulon koncertet në Londër

    Rihanna anulon koncertet në Londër

    Rihanna ka anuluar koncertet e saj të shumë pritura këtë verë, vetëm disa ditë përpara se të shpalleshin zyrtarisht.

    Këngëtarja po planifikonte një seri prej gjashtë koncertesh në Londër gjatë korrikut, për të shënuar rikthimin e saj në muzikë, pasi kishte konfirmuar se ishte në procesin e prodhimit të albumit të saj të parë pas nëntë vitesh.

    Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, Rihanna është tërhequr nga koncertet e planifikuara në Londër, vetëm pak para se të bëhej njoftimi publik.

    Sipas The Sun, këngëtarja nuk mendonte se muzika e saj e re ishte gati.

    Një burim tha për gazetën: “Rihanna nuk ka bërë turne për më shumë se tetë vjet dhe planet për ta rikthyer atë në skenë kanë qenë në zhvillim prej të paktën tre vitesh. Ajo kishte dëshirë të rikthehej, pasi kërkesa është padyshim e madhe, por në fund u tërhoq.

    Nuk ndihej si momenti i duhur dhe tregoi se nuk dëshironte të vijonte me koncertet në korrik, siç ishte planifikuar.”

    Njoftimi i koncerteve ishte shtyrë më parë, por siç janë mësuar tashmë fansat e Rihannës, ata do të duhet të presin edhe më gjatë.

    MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e këngëtares për një koment.

    Rihanna po planifikonte koncerte në stadiumin në Londër më 4 dhe 5 korrik, me mundësinë e shfaqjeve të tjera më 8, 9, 11 dhe 12 korrik.

    Seria e koncerteve do të ishte paraqitja e parë e Rihannës në pothuajse një dekadë, pas publikimit të albumit të saj të fundit në vitin 2016.

    Rihanna konfirmoi muajin e kaluar në një intervistë se albumi i saj i nëntë është gati.

    Rihanna u shpreh për revistën: “Kjo kohë larg muzikës duhet të ketë vlerë për atë që do të dëgjojnë njerëzit më pas. Duhet të ketë rëndësi. Duhet t’u tregoj se ka qenë e vlefshme pritja.”/ NO FILT/

  • Kanë një vajzë së bashku, Gigi Hadid zbulon se si është marrëdhënia me Zayn Malik

    Kanë një vajzë së bashku, Gigi Hadid zbulon se si është marrëdhënia me Zayn Malik

    Gigi Hadid ka zbuluar më shumë se si ajo dhe ish-i i saj, Zayn Malik, po bashkë-prindërojnë për vajzën e tyre 4-vjeçare, Khai, ndërsa menaxhojnë jetën e tyre publike.

    Në një kopertinë të re të Vogue, Hadid shpjegoi se ata i organizojnë paraprakisht oraret e kujdestarisë dhe mbështesin njëri-tjetrin.

    Ajo theksoi se pavarësisht sfidave të rritjes së një fëmije në qendër të vëmendjes, prioriteti i tyre është Khai, jo opinioni publik.

    “Në fund të ditës, ne nuk na intereson t’u japim të gjithëve historinë tonë,” tha Hadid.

    “Ajo që na intereson është të rrisim vajzën tonë së bashku, me kaq shumë respekt për njëri-tjetrin, dhe jo vetëm si bashkëprindër, por për shkak të asaj që kemi kaluar së bashku”.

    Marrëdhënia e Hadid dhe Malik, e cila filloi në vitin 2015, përfundoi në tetor 2021 pas një mosmarrëveshjeje midis Malik dhe nënës së Hadid, Yolanda.

    Ata mbeten të fokusuar në bashkëprindërimin dhe ruajtjen e respektit të ndërsjellë.

    Hadid gjithashtu foli për marrëdhënien e saj aktuale me Bradley Cooper, duke shprehur lumturinë dhe duke theksuar se mirëkuptimi dhe mbështetja e ndërsjellë janë thelbësore në një partneritet. Ajo e lavdëroi Cooper-in që e inkurajoi dhe e ndihmoi të besonte në vetvete.

  • Dafina Zeqiri: Mos u shqetësoni, muzika vazhdon

    Dafina Zeqiri: Mos u shqetësoni, muzika vazhdon

    Dafina Zeqiri ka ndarë me fansat lajmin se do të bëjë një pauzë të përkohshme nga skena për shkak të pritjes së ëmbël.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehu emocionet e saj duke theksuar se koha po kalon shpejt dhe se janë të numëruara netët magjike që i ndajnë me publikun para se të tërhiqet për një periudhë të shkurtër.

    “Koha po fluturon dhe s’kanë mbetur edhe shumë net magjike me ju parë para pauzës sime. Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon. Ju dua shumë,” shkroi ajo në mesazhin e saj për ndjekësit./ NO FILT/

  • Gashi zbulon kush e telefonoi për ta kritikuar pas bashkëpunimit me Ledri Vulën

    Gashi zbulon kush e telefonoi për ta kritikuar pas bashkëpunimit me Ledri Vulën

    Reperi i njohur Gashi ka qenë në qendër të vëmendjes, por kësaj here jo për ndonjë këngë të re, por për disa deklarata të forta të bëra në një intervistë të fundit. Gashi, i cili është një nga emrat më të njohur të skenës ndërkombëtare me origjinë shqiptare, rrëfeu detaje interesante nga jeta dhe karriera e tij, duke përfshirë një përvojë të tij me artistin Ledri Vula.

    Në vitin 2018, Gashi dhe Ledri Vula publikuan këngën e titulluar “That’s Mine”, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe deri më tani ka arritur mbi 19 milionë shikime vetëm në platformën YouTube. Mirëpo, ky bashkëpunim, sipas Gashit, nuk u prit mirë nga njerëzit e afërt të Ledrit. Në intervistën e tij të fundit, reperi zbuloi se një mik i Ledrit nuk ishte aspak i kënaqur me këtë bashkëpunim.

    “Kur e kam bërë këngën me Ledrin, gjithkush më ka telefonuar mua, më ka thënë: ‘Pse e ke bërë këngën me Ledrin?’ Njerëzit që rrinë me Ledrin, më kanë thirrur dhe më kanë thënë se unë e kam ulur veten poshtë me këtë bashkëpunim,” deklaroi Gashi.

    Megjithatë, ai theksoi se Ledri është një nga artistët më të mirë në Kosovë dhe se bashkëpunimi me të ka qenë një përvojë e shkëlqyer. Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta në publik, duke nxitur diskutime mbi prapaskenat e industrisë muzikore dhe mënyrën se si vlerësohen bashkëpunimet mes artistëve shqiptarë. Shumë nga ndjekësit e tij e vlerësuan Gashin si një nga artistët më të sinqertë dhe korrekt në skenën muzikore.

    Një tjetër çështje e ndjeshme që Gashi trajtoi në intervistën e tij ishte festivali i njohur Sunny Hill. Ai deklaroi se gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë festival, punëtorët e skenës ishin të gjithë serbë, dhe për këtë arsye kishte hasur në vështirësi për të vendosur në skenë flamurin kuq e zi.Përveç çështjeve profesionale, Gashi ndau edhe detaje nga jeta e tij personale. Ai bëri një deklaratë të papritur duke treguar se në të kaluarën kishte qenë në një lidhje me këngëtaren e njohur britanike, Adele. Kjo rrëfim u prit me kuriozitet nga fansat, pasi më herët nuk kishte pasur asnjë informacion mbi këtë lidhje të mundshme.

    Gashi, emri i vërtetë i të cilit është Labinot Gashi, është një reper, këngëtar dhe tekstshkrues amerikan me origjinë shqiptare. Ai lindi më 4 tetor 1989 në Tripoli, Libi, nga prindër shqiptarë nga Kosova. Për shkak të rrethanave të vështira, familja e tij u detyrua të lëvizte në disa vende afrikane dhe evropiane, përpara se të vendoseshin përfundimisht në Brooklyn, Neë York, kur Gashi ishte vetëm 10 vjeç. Ai nisi të zhvillonte pasionin e tij për muzikën, e cila më vonë do ta shndërronte në një nga emrat më të spikatur të industrisë ndërkombëtare./ NO FILT/

  • Rikthimi i fuqishëm i Parashqevi Simakut, surpriza që ka përgatitur për publikun

    Rikthimi i fuqishëm i Parashqevi Simakut, surpriza që ka përgatitur për publikun

    Biznesmeni Elton Ilirjani ka njoftuar se artistja Parashqevi Simaku po i rikthehet muzikës. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ai ka shpërndarë këngën “Jetoj” të Simakut, e ripërpunuar nga një producent muziikor, Mar G Rock.

    Por jo vetëm kaq, pasi shumë shpejt, Parashqevi Simaku do të publikojë një videoklip.

    “Premtimi që Flutura do të rikthehej po bëhet realitet. Shumë shpejt një videoklip i sapo mbaruar! Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri të xhiruar dje në New York City!”, shkruan biznesmeni.

  • Lady Gaga rrëfen përvojën e saj gjatë viteve të para të famës

    Lady Gaga rrëfen përvojën e saj gjatë viteve të para të famës

    Lady Gaga u shfaq në skenën muzikore në fund të viteve 2000 me hite si “Poker Face” dhe “Bad Romance”, por ajo së fundmi pranoi se gjithë ai sukses e “largoi shumë” nga vetja dhe e bëri më të ashpër nga përvoja e saj. Megjithatë, sot gjërat janë shumë ndryshe.

    Ajo i tha The Sunday Times: “Jam një njeri shumë më i qëndrueshëm dhe i shëndetshëm sesa kam qenë gjatë 20 viteve të fundit.
    Industria e muzikës më pushtoi jetën kur isha më e re. Më largoi shumë nga vetja dhe më duhej të duroja shumë, gjë që më forcoi, pa dyshim. M’u desh kohë për të gjetur veten.”

    Këngëtarja e “Disease”, e cila sapo ka publikuar albumin e saj të shtatë, “Mayhem”, gjithashtu theksoi se autenticiteti i saj reflektohet kur ajo mund të shprehet plotësisht, edhe nëse fillimisht ishte “kritikuar” për të qenit ndryshe.

    Epo, muzika ime ka qenë gjithmonë nën kontrollin tim. Që kur isha 17 vjeç, nuk kam lejuar askënd ta kontrollojë atë. Por pastaj, përreth teje krijohen sisteme që përpiqen të të komercializojnë, të të tregtojnë dhe të të shndërrojnë në një ndërmarrje.”/ NO FILT/

  • Si po i mbrojnë Harry dhe Meghan fëmijët nga vëmendja publike?

    Si po i mbrojnë Harry dhe Meghan fëmijët nga vëmendja publike?

    Princi Harry dhe Meghan Markle u bënë prindër për herë të dytë më 4 qershor 2021, kur lindi vajza e tyre, Lilibet Diana. Sipas Harry-t, lindja e saj plotësoi familjen e tyre, e cila përfshin edhe djalin Archie dhe dy qentë e tyre.

    Çifti ka qenë shumë i kujdesshëm në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve të tyre, duke ndarë vetëm momente të rralla me publikun. Edhe pse ata u larguan nga Mbretëria e Bashkuar për të jetuar një jetë më private në Kaliforni, kanë vazhduar të ndajnë arsyet që i çuan në këtë vendim, përfshirë një dokumentar të Netflix-it në 2022.

    Ndryshe nga tradita mbretërore, ata nuk ndanë detaje mbi lindjen apo pagëzimin e Archie-t, duke shkaktuar polemika. Megjithatë, tashmë që jetojnë në SHBA, ata po rrisin fëmijët larg vëmendjes publike. Kjo u dëshmua edhe në viziten e tyre të fundit në Nigeri në maj 2024, ku fëmijët nuk ishin të pranishëm./ NO FILT/

  • Albume të reja nga Lady Gaga, Selena Gomez dhe Miley Cyrus

    Albume të reja nga Lady Gaga, Selena Gomez dhe Miley Cyrus

    Tre nga artistet më të mëdha të momentit, Lady Gaga, Selena Gomez dhe Miley Cyrus, po sjellin projekte të reja që do të ngjallin emocion dhe do të bëjnë bujë në industrinë muzikore. Secila prej tyre po e shfaq një anë të re artistike, duke sjellë albume që përmbajnë histori personale, risi dhe një frymë të freskët.

    Lady Gaga më 7 mars, do të publikoj albumin e saj të shtatë në studio. Ashtu si kënga e re, edhe albumi do të quhet MAYHEM.

    Lady Gaga ka folur tashmë për këtë projekt: “Albumi filloi si një përballje me frikën time për t’u rikthyer te pop-muzika që adhuruesit e mi të parë e donin.” Në këtë album, ajo do të sjellë tingullin e saj të dikurshëm, por të rindërtuar dhe të zhvilluar më tej.

    Për procesin krijues, ajo shprehet: “Ishte si të riktheje copat e një pasqyre të thyer: Edhe nëse nuk mund t’i vendosësh pjesët përsëri në mënyrë të përsosur, mund të krijosh diçka të bukur dhe të plotë në një mënyrë të re dhe unike.”

    Kanë kaluar plot pesë vjet që nga publikimi i albumit të fundit të Selena Gomez, Rare. Edhe pse gjatë kësaj kohe ka sjellë disa këngë të reja, fansat kanë shpresuar gjithmonë për një album të ri dhe tani, këngëtarja më në fund ua plotëson këtë dëshirë!

    Pikërisht në Ditën e Shën Valentinit, ajo ka njoftuar albumin e saj të ri në studio, I Said I Love You First, i cili do të publikohet më 21 mars 2025. Por surprizat nuk përfundojnë këtu! Krahas lajmit për albumin, Selena ka zbuluar edhe një tjetër detaj të veçantë në Instagram: albumi i saj i katërt është krijuar në bashkëpunim me të fejuarin e saj, Benny Blanco!

    Miley Cyrus ka konfirmuar se së shpejti do ta publikoj albumin e ri. Edhe pse ende nuk ka një datë të saktë publikimi, disa detaje tashmë kanë dalë në dritë. Albumi i saj i nëntë në studio do të titullohet Something Beautiful, dhe Miley e përshkruan atë si “hipnotizues dhe plot shkëlqim.

    Një aspekt ishte veçanërisht i rëndësishëm për të gjatë krijimit të albumit: “ Për mua ishte e rëndësishme që çdo këngë të kishte këto cilësi shëruese. Këngët, pavarësisht nëse flasin për shkatërrim, zemërthyerje apo vdekje, paraqiten në një mënyrë të bukur, sepse edhe momentet më të errëta të jetës kanë një pikë bukurie. Ato janë hija, qymyri, nuancat.”

    Gjithashtu, i dashuri i saj, Maxx Morando, ka bashkëpunuar në albumsi producent dhe si bashkautor i këngës kryesore./NO FILT/

  • Demi Moore e zhgënjyer pas humbjes në Oscar 2025

    Demi Moore e zhgënjyer pas humbjes në Oscar 2025

    Demi Moore përjetoi një zhgënjim të madh pasi humbi çmimin për aktoren më të mirë në Oscar 2025 ndaj Mikey Madison, yllit të filmit “Anora”. Pasi kishte fituar Golden Globe për të njëjtën kategori, Moore kishte shumë shpresa për një triumf në Academy Awards, por mbeti e dëshpëruar kur u shpall emri i Madison si fituese. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Moore u duk e tensionuar dhe shtrëngoi nofullën në momentin e shpalljes së rezultatit.

    Nga ana tjetër, fituesja e çmimit, Mikey Madison, u emocionua teksa mbajti fjalimin e saj, duke thënë se kjo ishte një ëndërr e bërë realitet dhe duke falënderuar koleget e nominuara për punën e tyre të jashtëzakonshme.

  • Parashqevi Simaku, rikthimi i një ikone në objektivin e Fadil Berishës

    Parashqevi Simaku, rikthimi i një ikone në objektivin e Fadil Berishës

    Parashqevi Simaku, një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare, vjen në një set të ri fotografik të realizuar nga mjeshtri i fotografisë, Fadil Berisha.

    Në këto imazhe mahnitëse, Parashqevi Simaku shfaqet elegante dhe plot shkëlqim, duke sjellë kujtimet e viteve të arta të karrierës së saj.

    Parashqevi Simaku, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, arriti kulmin e suksesit në vitet ’80 dhe ’90, duke u bërë një ikonë e padiskutueshme. Megjithatë, në fillim të viteve ’90, ajo mori një vendim të papritur dhe u largua nga Shqipëria për të nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara. Për dekada me radhë, ajo u distancua nga skena dhe jeta publike, duke lënë pas një boshllëk të madh në muzikën shqiptare.

    Në dhjetor të vitit 2024, një video e publikuar nga gazetari Blendi Fevziu tronditi opinionin publik, duke e shfaqur këngëtaren në kushte të vështira në një stacion treni në New York. Pamjet prekëse shkaktuan një reagim të menjëhershëm nga shqiptarët anembanë botës, të cilët u mobilizuan për ta ndihmuar.

    Pas kësaj ngjarjeje, falë mbështetjes nga komuniteti shqiptar dhe ndihmës së biznesmenit Elton Ilirjani, Parashqevi Simaku filloi të rikthehej në vëmendje dhe të rifitonte dinjitetin e saj. /atvlive.tv