ATV

Category: Showbiz

  • Dolly Parton flet për humbjen e bashkëshortit

    Dolly Parton flet për humbjen e bashkëshortit

    Dolly Parton po reflekton mbi dashurinë, humbjen dhe fuqinë për të ecur përpara.

    Në një intervistë  për emisionin Today, Dolly foli hapur për mënyrën se si po përpiqet të përshtatet me jetën pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj të dashur, Carl Dean, i cili vdiq më 3 mars, në moshën 82-vjeçare.

    “Ishim bashkë për 60 vjet. E kam dashur që kur isha 18 vjeçe,” tregoi ajo. “Është një ndryshim i madh, vetëm përpjekja për të ndryshuar zakonet dhe rutinën.”

    Megjithëse pranon se humbja është ndjerë thellësisht, Dolly thotë se qëndrimi e angazhuar e ka ndihmuar: “Do të jem mirë, dhe jam shumë e përfshirë në punën time, dhe kjo ka qenë gjëja më e mirë që mund të më ndodhte. Por gjithmonë do ta ndjej mungesën e tij, sigurisht, dhe gjithmonë do ta dua.”/ NO FILT/

  • Tayna dhe Butrint Imeri së shpejti me bashkëpunim të ri muzikor

    Tayna dhe Butrint Imeri së shpejti me bashkëpunim të ri muzikor

    Dy nga emrat më të njohur të muzikës moderne shqiptare, Tayna dhe Butrint Imeri, kanë bërë të ditur se do të publikojnë këngën e tyre të re me titull “Lot” më 8 maj.

    Ky bashkëpunim i shumëpritur pritet të sjellë ritme verore dhe një videoklip dinamik.

    Lajmi është konfirmuar nga vetë artistët përmes rrjeteve sociale, ku kanë ndarë një pjesë të shkurtër nga projekti dhe kanë ndezur entuziazmin e ndjekësve. Kjo është hera e dytë që Tayna dhe Butrinti bashkojnë forcat në një projekt muzikor, dhe pritshmëritë janë të larta./ NO FILT/

  • A po vazhdojnë të ndryshojnë Kardashians standardet e bukurisë?

    A po vazhdojnë të ndryshojnë Kardashians standardet e bukurisë?

    Në botën e modës dhe bukurisë që gjithmonë ndryshon, pak familje të famshme kanë pasur një ndikim të madh sa Kardashians. Nga ditët e tyre të para në television e deri më tani, ato shpesh kanë qenë në krye të ndryshimit të trendeve të trupit dhe kanë udhëhequr vazhdimisht ndryshimet në standardet e bukurisë trupore.

    Në fillim të viteve 2000, trupi i hollë dhe atletik ishte standardi dominues, me figura si Kate Moss dhe Nicole Richie që përfaqësonin idealin e asaj kohe. Megjithatë, me ngritjen e motrave Kardashian — veçanërisht Kim Kardashian — u hap rruga për një estetikë të re: format e plota dhe trupat me linja të theksuara. Kim u bë simbol i një forme trupore më voluminoze, duke e zhvendosur diskursin publik për atë që konsiderohej “bukuri” në Hollyëood. Stilistë dhe ekspertë të industrisë së modës kanë pohuar se ndikimi i saj ndihmoi në përqafimin e diversitetit trupor, pavarësisht madhësisë apo formës.

    Me rritjen e rrjeteve sociale, sidomos Instagramit, ndikimi i Kardashianëve u rrit në përmasa globale. Përmes ndarjes së jetës së tyre luksoze, stilit dhe rutinave të bukurisë, Kim, Khloé dhe Kylie ndërtuan një ndjekje masive duke promovuar një lloj pozitiviteti për trupin, megjithëse shpesh i filtruar përmes ndërhyrjeve estetike.

    Por sot, duket se kemi hyrë në një epokë të re. Pas viteve të ndërhyrjeve për zmadhimin e tipareve trupore, Kardashianët po përqafojnë një kthesë drastike zhbërjen e këtyre procedurave. Kirurgu plastik Darren Smith, në një intervistë për The Hollyëood Reporter, vuri në dukje se disa anëtare të familjes kanë shpërbërë mbushësit e buzëve, kanë hequr implantet e gjoksit dhe madje kanë reduktuar përmasat e vitheve.

    Ndërkohë, fansat përballen me një presion gjithnjë e më të madh për të ndjekur këto trende që ndryshojnë shpejt. Ndërsa yjet mund të zhduken për disa javë dhe të rikthehen me një trup të ri, shumica e njerëzve nuk kanë luksin për transformime të tilla. Dr. Hoëard Sobel tregon se shpesh pacientët kërkojnë të ngjajnë me fytyrat e famshme, pa marrë parasysh që nuk kanë strukturën bazë të përshtatshme për rezultate realiste. “Vijnë me foto të personazheve të famshëm si Kardashians dhe kërkojnë të njëjtën pamje, ndonëse nuk kanë aspak të njëjtën fizionomi”, shpjegon ai.

    Ndikimi i Kardashians në industrinë estetike ka qenë i dukshëm edhe më herët. Në vitin 2013, pasi Kim postoi për trajtimin e mikronidelimit me plazmë të pasur me trombocite (PRP), kjo procedurë u bë një nga më të kërkuarat në fushën e kozmetikës. Ajo nxit prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson pamjen e lëkurës, duke i dhënë asaj një efekt më të ri e të freskët.

    Gjithashtu, gjatë dekadës së fundit ka pasur një rritje të madhe të interesimit të procedurës BBL (Brazilian Butt Lift), një ndërhyrje që përfshin transferimin e dhjamit nga pjesë të tjera të trupit në vithe. Kjo procedurë u bë trend global, kryesisht falë pamjes ikonike të Kim dhe Khloe Kardashian.

    Tani, me kthimin pas të trendeve dhe një qasje më natyrale ndaj bukurisë, mbetet për t’u parë nëse Kardashianët do të udhëheqin një epokë të re apo nëse ky është thjesht një tjetër kapitull i përkohshëm në rrugëtimin e tyre të pandalshëm për formësimin e bukurisë moderne./ NO FILT/

  • Ben Affleck: Fëmijët e mi nuk kursehen, janë kritikuesit më të mëdhenj të filmave të mi

    Ben Affleck: Fëmijët e mi nuk kursehen, janë kritikuesit më të mëdhenj të filmave të mi

    Ben Affleck ka zbuluar se kritikët më të ashpër të karrierës së tij filmike janë fëmijët e tij!

    Gjatë një interviste në emisionin Jimmy Kimmel Live, aktori rrëfeu se tre fëmijët e tij nuk e kursejnë aspak me komentet e sinqerta dhe shpesh të dhimbshme  për filmat e tij të mëparshëm.

    “Nuk e cenzurojnë fare veten,” tha Affleck duke qeshur. “Ulen pranë meje dhe thonë: ‘Ky film është tmerr.’”

    Megjithatë, jo gjithçka është kritika  ka edhe lavdërime të rralla. Sipas Ben, fëmijët u befasuan vetë që u pëlqeu filmi i tij më i fundit, The Accountant 2.

    Për më tepër, djali i tij Samuel ende çuditet që babai i tij njeh njerëz “të famshëm” në industrinë e filmit.

    Ben Affleck ka tre fëmijë, nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Jennifer Garner./ NO FILT/

  • Taylor Swift thyen rekord në Mbretërinë e Bashkuar me albumin “The Tortured Poets Department”

    Taylor Swift thyen rekord në Mbretërinë e Bashkuar me albumin “The Tortured Poets Department”

    Taylor Swift, ka përjetuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj , pasi albumi i saj më i fundit The Tortured Poets Department ka qëndruar për 52 javë radhazi në klasifikimin zyrtar të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

    Albumi, i publikuar më 19 prill 2024, jo vetëm që ka qenë një hit ndërkombëtar, por ka arritur të mbajë për 10 javë vendin e parë dhe për 30 javë të tjera të jetë pjesë e top 10-sheve në Official Albums Chart. Ky sukses shënon një tjetër rekord në historinë e Sëift, që tani ka 12 albume që kanë qëndruar për të paktën një vit në këtë listë prestigjioze.

    Gjithashtu, TTPD ka qëndruar për një vit të plotë edhe në Official Albums Streaming Chart, që mat vetëm dëgjimet nga shërbimet digjitale, duke konfirmuar popullaritetin e qëndrueshëm të Sëift në epokën e transmetimit online.

    Taylor Swift mbetet një prej emrave më të fortë në industrinë muzikore globale./NO FILT/

  • ‘’Komandat’’ e Blake Lively në tapetin e kuq befasojnë publikun

    ‘’Komandat’’ e Blake Lively në tapetin e kuq befasojnë publikun

    Blake Lively tërhoqi vëmendjen e mediave jo vetëm me paraqitjen e saj elegante në premierën e filmit Another Simple Favor, por edhe me mënyrën se si komunikoi me bashkëshortin e saj, Ryan Reynolds, në tapetin e kuq.

    Në një video të shpërndarë në rrjete sociale , Lively shihet duke bërë gjeste të shpejta dhe të qarta me dorë drejt dikujt jashtë tapetit, ndërsa Reynolds shfaqet për një moment i hutuar, me një shprehje të habitur në fytyrë. Më pas, ai largohet nga skena ndërkohë që Lively e shtyn lehtë në shpinë.

    Ekspertja britanike e gjuhës së trupit, Judi James, analizoi sjelljen e çiftit për Daily Mail, duke theksuar se Lively kishte një “efekt hipnotik” mbi Reynolds gjatë këtij momenti. Sipas saj, gjestet “udhëzuese dhe kontrolluese” të aktores dëshmojnë për rolin e saj udhëheqës në situata publike.

    Ndërkohë, aktorja 37-vjeçare shkëlqeu në mbrëmjen e premierës me një veshje të sofistikuar, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe duke krijuar pritshmëri të larta për filmin Another Simple Favor./ NO FILT/

  • Abrashi: Uroj që nesër, PDK, LDK dhe AAK të reflektojnë dhe të votojnë Kryetarin e Kuvendit

    Abrashi: Uroj që nesër, PDK, LDK dhe AAK të reflektojnë dhe të votojnë Kryetarin e Kuvendit

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në një lidhje përmes Skype në emisionin CONTEXT në ATV, u shpreh se është koha që partitë opozitare të marrin përgjegjësinë kushtetuese dhe të hapin rrugë për zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

    Ai tha se procesi po zvarritet pa arsye të qarta dhe se Vetëvendosje e ka shumicën, por mungon vetëm një votë për të finalizuar konstituimin e institucioneve.

    “Unë po shoh që këtu po tentohet me blloku ose me zhagu. Për çfarë arsye përnjëmend nuk e dihet. Nëse e din dikush, është mirë, s’paku na tregu gjithëve që mos të humbim kohë nesër. Po, po e presim deri sa të krijohen rrethanat për me zgjedhë, mirëpo kam frikës që jemi bile vonë”, tha Abrashi.

    Sipas tij, partive opozitare u takon që të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të mos e bllokojnë më tej funksionimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re.

    “Unë e uroj që nesër edhe PDK-ja, edhe LDK-ja, edhe AAK-ja kanë me reflektu karshi përgjegjësive të tyre kushtetuese ligjore edhe kanë me votu Kryetarin e Kuvendit, me i hapë rrugë zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit e pasi të kryhet krejt kjo punë, me kalu në votim të Qeverisë”, u shpreh Abrashi.

    Deklaratën e plotë të Artan Abrashit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Publiku e gjykon ashpër për ngjyrën e tij të re të flokëve, George Clooney përgjigjet

    Publiku e gjykon ashpër për ngjyrën e tij të re të flokëve, George Clooney përgjigjet

    Aktori 63-vjeçar George Clooney pranoi se ngjyra e errët e flokëve që kishte bërë për rolin e gazetarit legjendar Edward R. Murrow në shfaqjen e Broadway, Good Night and Good Luck, nuk ishte e përshtatshme, shkruan Daily Mail, transmeton KosovaPress.

    Në një intervistë për CBS Mornings, ai u përgjigj ndaj publikut që e kritikuan pamjen e tij të re, duke përmendur flokët e ngjyrës së errët dhe bronzin portokalli të lëkurës. Disa prej tyre u shprehën se dukej “20 vjet më i vjetër”, ndërsa të tjerë e krahasonin me ngjyrën e markerit permanent “sharpie”.

    Clooney vetë e pranoi se nuk ndihej rehat me pamjen e re: “E di që nuk është mirë. Nuk jam mësuar ende me këtë pamje”. Ai tregoi se kishte filluar të thinjej që në moshën 25-vjeçare dhe nuk ishte aspak i apasionuar pas ndryshimit. Kur udhëheqësja e programit, Gayle King, komentoi se duhej pak kohë për t’u mësuar me flokët e tij të errët, George iu përgjigj: “E di që nuk është mirë!”, madje shtoi me humor se “as gruaja ime nuk ka problem, por fëmijët qeshin me mua”. Ai pranoi se nuk ka gjë që të të bëjë të dukesh më i vjetër sesa të jesh një burrë 63-vjeçar me flokë të ngjyrosur.

    Në lidhje me jetën personale, Clooney theksoi marrëdhënien e tij të shkëlqyer me bashkëshorten, Amal Clooney, duke thënë se nuk kanë pasur asnjëherë një debat. “Po kërkojmë ndonjë gjë për të debatuar”, tha ai me humor, duke shtuar se ndihen me fat dhe të bekuar që janë së bashku. Ai e përshkroi Amal si një grua të jashtëzakonshme dhe e konsideron veten “njeriun më me fat në botë”. Çifti ka dy fëmijë, binjakët Ella dhe Alexander, dhe e përshkruajnë martesën si “më të lehtë se çdo gjë tjetër në jetën e tyre”.

  • Xheneta Fetahu thumbon Gjestin?

    Xheneta Fetahu thumbon Gjestin?

    Pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ku Gjesti u shpall fitues, rrjetet sociale u ndezën nga reagimet, por një postim në veçanti mori vëmendjen e të gjithëve ,ai i Xheneta Fetahut.

    E njohur nga publiku për qëndrimin e saj në Big Brother VIP Kosova, ku lindi edhe historia e saj e dashurisë me Gjestin, Xheneta ka zgjedhur të mos qëndrojë në heshtje. Ajo publikoi disa fotografi profesionale, të shoqëruara me një mbishkrim që nuk kaloi pa u vënë re: Ke humbur një të vërtetë. Suksese me kopjet.

    Mesazhi u interpretua gjerësisht si një thumb, për ish-partnerin e saj, Gjestin. Historia e tyre nisi me emocion e intensitet gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVIP Kosova, por edhe përfundoi pikërisht në atë shtëpi./ NO FILT/

  • Bashkëpunimi i parë i Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vulës publikohet sot

    Bashkëpunimi i parë i Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vulës publikohet sot

    Xhensila Myrtezaj, ka ndezur rrjetet sociale me një paralajmërim të shkurtër:Disa flasin… ne këndojmë. Nesër.

    Në një postim në Instagram, ajo ka bërë tag reperin Ledri Vula, duke zbuluar për një bashkëpunim të ri mes dy artistëve shumë të dashur për publikun.

    Me hashtagët #musiconly, #KlipiNesër dhe #StayTuned, ajo konfirmon se klipi do të publikohet pra sot në orën 17:00, dhe fansat tashmë po presin me padurim.

    A do të sjellin Xhensila dhe Ledri hitin e verës? Mbetet të shihet!/NO FILT/