ATV

Category: Showbiz

  • Gjesti performon në “Air Albania” në ndeshjen Shqipëri – Serbi?

    Gjesti performon në “Air Albania” në ndeshjen Shqipëri – Serbi?

    Repartisti i njohur nga Peja, Gjesti, ish banori i Big Brother VIP Kosova do performojë në stadiumin ”Air Albania”.

    Kjo pikërisht në ditën kur Shqipëria dhe Serbia do kenë përballjen e tyre për fazën kualifikuese për Botërorin 2026.

    Gjesti këtë e ka konfirmuar vetë në një paraqitje të tij pas shpalljes fitues në Big Brother VIP Albania, ndërsa u ka bërë thirrje fansave të tij t’i bashkohen më 7 qershor.

    Klan Kosova është transmetues ekskluziv i Kombëtares se Shqipërisë për Kosovë.

    Ndeshjen e parë eliminatore, Shqipëria e ka nisur në ‘Wembley’ ku ka humbur 2-0 nga Anglia, kurse duelin e dytë e ka fituar 3:0 ndaj Andorras.

  • Fifi publikon këngën e re me titull ‘’Mu ma le’’

    Fifi publikon këngën e re me titull ‘’Mu ma le’’

    Këngëtarja  Fifi ka sjellë për fansat e saj projektin më të ri muzikor, të titulluar “Mu Ma Le”. Kjo këngë, e publikuar së fundmi, vjen me tekst të shkruar nga vetë artistja, duke dëshmuar edhe një herë talentin e saj jo vetëm si interpretuese, por edhe si autore.

    Për pjesën muzikore është kujdesur producenti Celik Lipa, duke krijuar një kombinim që premton të pëlqehet nga publiku.

    Fifi mbetet një nga artistet më aktive në skenën muzikore shqiptare. Vetëm një muaj më parë ajo publikoi këngën “Hala”, duke treguar vazhdimësinë e saj me projekte të reja dhe praninë e pandalshme në tregun muzikor./ NO FILT/

  • Dafina Zeqiri i blen djalit karrocë me vlerë mbi 4000€

    Dafina Zeqiri i blen djalit karrocë me vlerë mbi 4000€

    Dafina Zeqiri, ka konfirmuar para disa jave se është në pritje të një djali, dhe përgatitjet për ardhjen në jetë të vogëlushit kanë nisur me shumë emocion  dhe sic duket me shumë stil.

    Këngëtarja, ka zbuluar këtë javë se i ka blerë të birit një nga karrocat më luksoze në treg: Silver Cross Reef AL Arancio, një bashkëpunim ekskluziv me markën ikonike Lamborghini.

    Ky model është një edicion i kufizuar, me vetëm 500 njësi në të gjithë botën, dhe ka një çmim që kap vlerën mbi katër mijë euro. Lajmin e bëri publik bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, përmes një fotografie në rrjete sociale, ku shkruante me krenari:
    “Djali im, të blemë Lambon tënde të parë!! Mezi po pres të garojmë bashkë…“/ NO FILT/

  • Kylie flet hapur për pasigurinë e saj në tapetin e kuq me Timothée Chalamet

    Kylie flet hapur për pasigurinë e saj në tapetin e kuq me Timothée Chalamet

    Në episodin e fundit të The Kardashians, Kylie shpërtheu dhe foli për pasigurinë që ndjeu kur doli në tapetin e kuq me Timothée Chalamet për Golden Globes 2025.

    Duke veshur një fustan vintage Versace, Kylie i shprehu shqetësimet e saj, duke u ndjerë e ekspozuar dhe e shqetësuar për “shfaqjen e gjoksit” dhe më e keqja sic tha ajo,përpara botës së Timothée.

    Kris Jenner, nwna e saj, e mbrojti duke e lavdëruar dhe duke thënë se ishte një nga paraqitjett më të bukura të saj.

    Duket se Kylie mund të jetë duke përballuar presionin e vazhdueshëm nga publiku, duke zbuluar një anë të pasigurt dhe më të pambrojtur të saj./NO FILT/

  • Fansat e Bad Bunny në pritje për një njoftim të rëndësishëm nga këngëtari latin

    Fansat e Bad Bunny në pritje për një njoftim të rëndësishëm nga këngëtari latin

    Bad Bunny është parë në rrugët e San Juan-it, në Puerto Riko, i rrethuar nga ekipe xhirimi dhe truprojat, teksa po filmonte një projekt “konfidencial”, sipas burimeve nga këngëtari.

    Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për një album të ri, një rol filmi apo një fushatë marketingu, por fansat e Benitos janë të bindur se një njoftim i madh po vjen.

    I veshur i tëri në të bardha dhe me një model të ri flokësh shumë ndryshe, ylli i Latin trap-it përshëndeti kalimtarët, por nuk pranoi të komentojë për projektin që po xhirohej. Fansat po spekulojnë se kjo mund të jetë një surprizë që do të publikohet para sezonit të turneut veror./ NO FILT/

  • Drake paralajmëron album të ri dhe bën shaka për një duel boksi me Kendrick Lamar

    Drake paralajmëron album të ri dhe bën shaka për një duel boksi me Kendrick Lamar

    Drake bëri bujë në rrjet gjatë një interviste, ku hodhi një batutë për një album të ri solo dhe u tall me thashethemet për një konflikt me Kendrick Lamar, duke sugjeruar me shaka që ta zgjidhnin në ringun e boksit.

    Ai gjithashtu iu përgjigj akuzave të fundit për përdorimin artificial të numrave të dëgjimeve në projektet e tij muzikore, pra për të rritur numrin e dëgjimeve, duke i hedhur poshtë me një përzierje humori dhe vetëbesimi.

    Duket se qoftë si me shaka apo si pjesë e një  marketingu, Drake di shumë mirë si ta mbajë publikun të përfshirë – dhe në pritje të projektit të radhës./ NO FILT/

  • Xhensila Myrtezaj zyrtarizon bashkëpunimin me menaxherin Faton Shoshi

    Xhensila Myrtezaj zyrtarizon bashkëpunimin me menaxherin Faton Shoshi

    Xhensila Myrtezaj ka zyrtarizuar bashkëpunimin e saj me menaxherin e njohur Faton Shoshi, një emër me përvojë të gjatë në industrinë muzikore dhe i njohur për ndërtimin dhe menaxhimin e karrierave të disa prej artistëve më të suksesshëm në tregun shqiptar.

    Ky bashkëpunim vjen në një moment të rëndësishëm të karrierës së Myrtezajt, ku ajo është në përgatitje të EP-së së saj të parë, që pritet të publikohet brenda këtij viti.

    Kujtojmë se Xhensila para disa jave u pa me Ledri Vulën në një foto shumë afër njëri tjetrit. Sic duket, meqë tashmë ndajnë të njejtin menaxher, ata mund të sjellin dicka të re nga ana profesionale së shpejti./ NO FILT/

  • “E papërgatitur, por e vendosur”– Arjola Demiri flet për shtatzëninë gjatë studimeve

    “E papërgatitur, por e vendosur”– Arjola Demiri flet për shtatzëninë gjatë studimeve

    Aktorja e njohur shqiptare Arjola Demiri, me prejardhje nga Tropoja, është shumë e pëlqyer për rolet e saj në filma dhe seriale të ndryshëm si “O sa mirë”, “I Love Tropoja”, “Klithma”, “Njerka” dhe të tjerë. Ajo njihet për origjinalitetin dhe natyrshmërinë që i jep çdo roli që merr përsipër, duke u bërë një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar.

    Aktorja Arjola Demiri ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Libero” në ATV, ku foli për jetën e saj personale, profesionin si aktore dhe sfidat që ka përjetuar gjatë rrugëtimit të saj.

    Gjatë bisedës, Arjola tregoi një moment shumë të rëndësishëm dhe emocional të jetës së saj, kur mbeti shtatzënë në kohën e studimeve. Ajo tha se ka qenë e papërgatitur për një ngjarje të tillë, por pavarësisht gjithçkaje, vendosi ta mbajë fëmijën, duke theksuar se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë dhe më e bukur që ka bërë në jetë.

    “…Ka ardhur nga një dashuri e madhe, ka ardhur pikërisht kur kam qenë studente, kam qenë e papërgatitur dhe kam bërë gjënë më të bukur, zgjedhjen më të mirë – që ta mbaja dhe ta sillja në jetë. Dhe sot them: çfarë kam bërë për ta merituar këtë fëmijë… Gjëja më e bukur që i ndodh një gruaje, edhe kur është në momente vështirësie dhe disfate, është që ta bekojë Zoti me emrin ‘nënë’,” tha aktorja.

    Vlen të theksohet se Arjola Demiri ka fituar disa çmime të rëndësishme në fushën e aktrimit, mes të cilave edhe çmimin për interpretimin më të mirë aktoresk në Festivalin Ndërkombëtar “Mono Akt”.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Arjola Demiri, klikoni linkun e mëposhtëm:

  • Xheneta Fetahu: Kujt jam duke ia marrë bukën prej gojës?

    Xheneta Fetahu: Kujt jam duke ia marrë bukën prej gojës?

    Xheneta Fetahu, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj tentativave të shumta për t’i marrë llogarinë e saj në Instagram. Përmes një shkrimi të publikuar në profilin e saj, Xheneta ka shprehur habinë për atë që po ndodh, duke thënë:

    “Nuk e kuptoj përse gjithë ky tentim me marrë Instagramin tim, kujt jam duke ia marrë bukën prej gojës?”, është shprehur ajo.

    Tutje, Xheneta shtoi se llogaritë e saj dhe të fansave të saj janë bërë objektiv sulmesh të vazhdueshme:

    “A pak i keni marrë dhjetë llogari të fansave të mi a?”/ NO FILT/

  • Fero me akuza ndaj motrës së Presidentes, Blinera Osmani

    Fero me akuza ndaj motrës së Presidentes, Blinera Osmani

    Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero, ka publikuar një deklaratë publike ku shpreh shqetësimin e thellë për pamundësinë e tij për të takuar vajzën e tij të mitur, Nina Shabani. Përmes një postimi në rrjetet sociale me hashtagun #DrejtësiPërNinën, artisti ngre akuza për mashtrim profesional ndaj avokates Blinera Osmani, motra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

    ”Në cilësinë e prindit të vajzës sime të mitur, Nina Shabani, kam qenë në kërkim të vazhdueshëm të kontaktit me vajzën përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, si dhe përmes përfaqësuesve ligjorë të palës tjetër.
    Avokatja Blinera Osmani – motra e Presidentes së Kosovës – më ka premtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë se, nëse nënshkruaj një marrëveshje, do të më mundësohej kontaktimi dhe takimi me vajzën time të mitur, për të cilën momentalisht nuk kam as informata të sakta lidhur me vendndodhjen e saj.

    Duke qenë në një gjendje të rënduar emocionale, pasi nuk e kam takuar vajzën time që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kam vepruar me besim të plotë ndaj çdo fjale të thënë nga përfaqësuesja ligjore e palës tjetër. Kam nënshkruar marrëveshjen pa asnjë kusht tjetër, me shpresën dhe bindjen se do të më mundësohej kontakti me vajzën time. Pasi kam nënshkruar marrëveshjen dhe kam përmbushur çdo kërkesë të palës tjetër, i jam drejtuar avokates për realizimin e premtimit – takimin me vajzën. Në përgjigje, ajo është shprehur se klientja e saj nuk po i lajmërohet dhe se nuk di çfarë të bëjë më tej, duke u tërhequr nga çdo përgjegjësi për zotimin e dhënë ndaj meje.

    Ndërkohë, Gjykata Themelore e Gjilanit është në një gjumë të thellë që nga tetori i vitit të kaluar dhe nuk ka marrë ende masat e duhura as për të përcaktuar se ku ndodhet vajza ime, as për të mundësuar realizimin e kontaktit mes meje dhe saj.”./ NO FILT/