ATV

Category: Shkencë

  • NASA ka publikuar pamjet e fluturimit dhe uljes së helikopterit Ingenuity në Mars

    NASA ka publikuar pamjet e fluturimit dhe uljes së helikopterit Ingenuity në Mars

    Helikopteri Ingenuity kreu një fluturim provë në Mars dhe gjithçka u filmua nga roveri Perseverance.

    Dendësia e atmosferës në Mars është vetëm 1 për qind e asaj të Tokës, duke e bërë shumë më të vështirë për anijen kozmike gjenerimin e ngritjes së nevojshme për fluturim.

    Megjithatë, helikopteri eksperimental Ingenuity i agjencisë amerikane të hapësirës NASA është projektuar për të prodhuar ngritje duke përdorur rotorët në kushte kaq unike dhe deri më tani ka përfunduar më shumë se 50 fluturime.

    Roveri Perseverance i NASA-s së fundmi regjistroi fluturimin e 54-të të helikopterit në Mars, i cili u zhvillua në fillim të gushtit. Pasi Ingenuity përjetoi një anomali që shkaktoi uljen e shpejtë të tij, NASA kreu këtë test për të siguruar që sistemi i navigimit ishte ende duke punuar pa probleme dhe rezultati i testit ishte pozitiv, transmeton Telegrafi.

    Videoja tregon Ingenuity duke nisur rrotulluesit e saj dhe duke qëndruar pezull rreth pesë metra mbi sipërfaqe dhe më pas duke u ulur.

    Perseverance e filmoi këtë test nga një distancë prej 55 metrash.

    Përndryshe, roveri, së bashku me partnerin e tij, eksploron shkëmbinjtë dhe dheun duke kërkuar “objekte, substanca dhe/ose mostra origjina e të cilave kërkon një agjent biologjik”.

    “Një qëllim kryesor i misionit të roverit në Mars është astrobiologjia, duke përfshirë kërkimin e shenjave të jetës mikrobiale të kaluar”, njoftoi NASA.

  • Dështon misioni, anija kozmike ruse përplaset në Hënë

    Dështon misioni, anija kozmike ruse përplaset në Hënë

    Anija kozmike e Rusisë, Luna-25, është rrëzuar në sipërfaqen e Hënës më 20 gusht, pasi e kishte humbur kontrollin, tha Agjencia ruse e Hapësirës, Roskosmos.

    Ajo pritej të zbarkonte në polin jugor të Hënës, por dështoi pasi hasi në telashe derisa po lëvizte në orbitën e parazarkimit.

    Ky ishte misioni i parë i Rusisë në Hënë në 47 vjetët e fundit.

    Anija kozmike ishte paraparë të zbarkonte të hënën për ta eksploruar një pjesë të Hënës, për të cilën shkencëtarët mendojnë se mund të përmbajë uji të ngrirë dhe elemente të çmuara.

    Roskosmos theksoi të dielën se i kishte humbur të gjitha kontaktet me anijen kozmike të shtunën pasdite.

    “Mjeti lëvizi në një orbitë të paparashikuar dhe u shua si pasojë e përplasjes në sipërfaqen e Hënës”, tha Roskosmos në një komunikatë për media më 20 gusht.

    Të shtunën, anija kozmike e përjetoi një “situatë të pazakontë” derisa po përgatitej për t’u futur në orbitën e parazbarkimit, para uljes së paraparë në sipërfaqen hënore më 21 gusht.

    Sipas mediave ruse, zyrtarët e Hapësirës mbajtën një takim emergjent gjatë natës së 19-20 gushtit, në përpjekje për ta shpëtuar misionin.

    Luna-25 u fut në orbitën hënorë më 16 gusht, duke u bërë anija e parë kozmike ruse që e bën këtë që nga Luna-24 e liderit sovjetik Leonid Brezhnev në vitin 1976.

    Rusia synon ta ndërtojë një bazë në Hënë deri në vitin 2040.

    Luna-25 u nis nga kozmodromi i Rusisë, Vostochy, më 11 gusht, ndërsa në orbitë u fut pesë ditë më vonë, më 16 gusht.

    Ajo ishte paraparë të vepronte për një vit përreth polit jugor të Hënës.

    Misioni i saj kishte për qëllim të eksploronte pjesë të Hënës, për të cilat shkencëtarët besojnë se mund të përmbajnë ujë të ngrirë dhe resurse të tjerë, të cilat mund të përdorën gjatë qëndrimeve më të gjata të njerëzve në sipërfaqen e Hënës.

    Rusia është duke garuar kundër Indisë, e cila synon ta zbarkojë anijen e vet kozmike, Chandrayaan-3 në polin jugor të Hënës më 23 gusht.

    Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë shënuar përparim, po ashtu, në programet e tyre për eksplorimet hënore, si dhe planet për të ndërtuar baza hënore.

    Vetëm tri shtete ia kanë dalë të zbarkojnë në Hënë suksesshëm: Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, por jo në polin jugor të saj. Prandaj, India dhe Rusia po garojnë për t’u bërë vendi i parë që e arrin këtë.

    Një përpjekje e mëparshme e Indisë për të zbarkuar në polin jugor të Hënës më 2019 dështoi, pasi anija e saj kozmike u rrëzua në sipërfaqen e Hënës.

    Roscosmos tha se donte të tregonte se Rusia “është një shtet në gjendje ta dërgojë një ngarkesë në Hënë dhe ta sigurojë qasjen e garantuar të Rusisë në sipërfaqen e Hënës”.

    Rusia e ka tani shumë të vështirë të ketë qasje në teknologjinë perëndimore, të cilat po ndikojnë në programin e saj hapësinor, që prej së po përballet me sanksione për shkak të pushtimit të Ukrainës. /REL

  • NASA shënon korrikun 2023 si muajin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë që nga viti 1880

    NASA shënon korrikun 2023 si muajin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë që nga viti 1880

    Sipas shkencëtarëve në Institutin Goddard të NASA-s për Studime Hapësinore (GISS) në Nju Jork, korriku i vitit 2023 ishte më i nxehtë se çdo muaj tjetër në rekordin global të temperaturës, transmeton KosovaPress.

    Këshilltar Kombëtar për Klimën në Shtëpinë e Bardhë, Ali Zaidi, tha se presidenti Biden e ka trajtuar krizën klimatike si kërcënimin ekzistencial të kohës sonë.

    “Në sfondin e temperaturave të larta rekord, zjarreve dhe përmbytjeve, analiza e NASA-s vë në kontekst urgjencën e udhëheqjes së pashembullt të klimës së Presidentit Biden. Nga sigurimi i Aktit të Reduktimit të Inflacionit, investimi më i madh i klimës në histori, tek thirrja e Aktit të Prodhimit të Mbrojtjes për të shtuar prodhimin e energjisë së pastër vendase, te forcimi i qëndrueshmërisë klimatike në komunitetet në mbarë vendin, presidenti Biden po ofron axhendën më ambicioze të klimës në histori”, shkruan NASA.

    Sipas NASA-s, në përgjithësi, korriku i vitit 2023 ishte 0,43 gradë Fahrenheit (F) (0,24 gradë Celsius (C)) më i ngrohtë se çdo korrik tjetër në rekordin e NASA-s dhe ishte 2,1 F (1,18 C) më i ngrohtë se mesatarja e korrikut midis 1951 dhe 1980.

    Fokusi kryesor i analizës GISS janë ndryshimet afatgjata të temperaturës gjatë shumë dekadave dhe shekujve, dhe një periudhë bazë fikse jep anomali që janë të qëndrueshme me kalimin e kohës. “Normalet” e temperaturës përcaktohen nga disa dekada ose më shumë – zakonisht 30 vjet.

    “Të dhënat e NASA-s konfirmojnë atë që miliarda anembanë botës e kanë ndierë: temperaturat në korrik të vitit 2023 e bënë atë muajin më të nxehtë të regjistruar. Në çdo cep të vendit, amerikanët tani po përjetojnë drejtpërdrejt efektet e krizës klimatike, duke nënvizuar urgjencën e agjendës historike të klimës së presidentit Biden”, tha administratori i NASA-s Bill Nelson.

    “Shkenca është e qartë. Ne duhet të veprojmë tani për të mbrojtur komunitetet dhe planetin tonë; është i vetmi planet që kemi.”

  • Eksperimenti zbulon se gjenet njerëzore mund të kontrollohen me energji elektrike

    Eksperimenti zbulon se gjenet njerëzore mund të kontrollohen me energji elektrike

    Eksperimenti zbulon se gjenet njerëzore mund të kontrollohen me energji elektrike
    Sipas hulumtimit të ri të kryer nga shkencëtarët nga ETH Zurich në Zvicër, e ardhmja mund të presë një pajisje portative që mund të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shëndetit tonë. Gjatë eksperimentit, shkencëtarët përdorën impulse të vogla të energjisë elektrike për të nxitur prodhimin e insulinës në minjtë laboratorikë me ind pankreatik njerëzor të projektuar posaçërisht.

    Kjo “ndërfaqe elektrogjenetike”, sipas shkencëtarëve, mund të përdoret në të ardhmen për të shkaktuar gjenet e synuara.

    “Pajisjet elektronike të veshura po luajnë një rol në rritje në mbledhjen e të dhënave shëndetësore të individëve për ndërhyrje mjekësore të personalizuara. Megjithatë, ato ende nuk mund të programojnë terapi direkte sepse nuk ka një ndërfaqe të drejtpërdrejtë elektrogjenetike. Ne ofrojmë hallkën që mungon”, thanë ata.

    Stimulimi i drejtpërdrejtë i prodhimit të insulinës mund, për shembull, të ndihmojë dikë me diabet. Konkretisht, gjatë studimit, ekspertët implantuan qelizat e pankreasit njerëzor te minjtë me diabet të tipit 1 dhe më pas i stimuluan me rrymë direkte nga gjilpërat e akupunkturës.

    Eksperimenti përdori teknologjinë e rregullimit të drejtuar nga rryma direkte (DART), e cila, sipas shkencëtarëve, kombinon teknologjinë dixhitale të pajisjeve tona dhe teknologjinë analoge të trupave biologjikë.

    Domethënë, ne kemi lindur me një grup të caktuar gjenesh. Edhe pse ky kod gjenetik nuk ndryshon shumë gjatë gjithë jetës, zakonet tona dhe procesi i plakjes mund të ndryshojnë mënyrën se si gjenet aktivizohen. DART mund të bëhet një mjet për të ndryshuar disa nga këto ndryshime, shkruan sciencealert.

    Duke përdorur këtë metodë, shkencëtarët ishin në gjendje të nxisin që niveli i sheqerit në gjakun e minjve me diabet të kthehet në kufijtë normalë. Sigurisht, ne jemi ende shumë larg nga një Fitbit që menaxhon diabetin, por është një provë emocionuese e konceptit.

    Shkencëtarët që qëndrojnë pas këtij projekti janë të bindur se teknologjia mund të zhvillohet dhe zgjerohet më tej, domethënë mund të përdoret për disa procese të tjera, jo vetëm për prodhimin e insulinës. /Telegrafi/

  • “Shi meteorësh” – Publikohen pamje fantastike nga Shqipëria e Kumanova e Maqedonisë

    “Shi meteorësh” – Publikohen pamje fantastike nga Shqipëria e Kumanova e Maqedonisë

    Shiu vjetor “Perseid” ndriçoi mbrëmë qiejt anembanë botës me meteor, disa të mëdhenj sa një bizele, që godasin atmosferën e Tokës me shpejtësi 134,000 mph (215,000 km/h).

    Ky fenomen ndodh në një kohë të ngjashme në korrik dhe gusht të çdo viti, dhe këtë herë ka arritur kulmin e tij në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës.

    Për pasojë, një spektakël i jashtëzakonshëm iu është dhuruar qytetarëve në shumë vende të botës, mes tyre edhe në Shqipëri. BBC ka publikuar foto të shkrepura në disa shtete, mes tyre edhe nga Parku Kombëtar i Shebenikut, në vendin tonë.

    Shiu i meteorëve konsiderohet si një nga ngjarjet më të mira dhe më tërheqëse astronomike.

  • Shkencëtarët: Marsi po rrotullohet më shpejt, ditët po i shkurtohen

    Shkencëtarët: Marsi po rrotullohet më shpejt, ditët po i shkurtohen

    Shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës (NASA) zbuluan se Marsi ka filluar të rrotullohet gjithnjë e më shpejt, gjë qe cila ka rezultuar me shkurtimin e ditës në Mars, transmeton Anadolu.

    Studimi i cili u publikua në revistën “Nature” tregon se rrotullimet e Marsit janë përshpejtuar ndoshta për shkak të ndryshimit të masës së saj, për çka ditët në Mars u bënë më të shkurta.

    “Sky News” raportoi se shkalla e rrotullimit të Marsit rritet me 4 milisekonda (njësia e këndit që përdoret për matjen e distancës midis yjeve në astronomi) çdo vit dhe për këtë arsye ditët në Mars shkurtohen me rreth një të mijtën e sekondës.

    Shkencëtarët e NASA-s që vëzhgojnë këto ndryshime mendojnë se ndryshimi i masës shkaktohet nga akumulimi i akullit në polet e Planetit të Kuq ose nga rikthimi që përjetohet kur ekspozohen masat tokësore nën akull pas një epoke akullnajash.

    NASA thekson se ndryshime të tilla në masën e planetit mund të shkaktojnë përshpejtimin e planetit, ashtu siç rritet shpejtësia e rrotullimit kur një patinator mbyll krahët e tij gjatë rrotullimit. Ndryshimi në shkallën e rrotullimit u zbulua nga shkencëtarët duke shqyrtuar të dhënat e 900 ditëve të para nga mjeti tokësor InSight në Mars.

    Zbulimi u arrit përmes bashkëpunimit të InSight dhe rrjetit të NASA-s, Deep Space Network, një grup ndërkombëtar i antenave të mëdha radio në Tokë. Sebastien Le Maistre, drejtuesi i ekipit hulumtues, tha se ndryshimi ishte vetëm disa dhjetëra centimetra të distancës që Marsi përshkon në një vit.

    Shkencëtarët besojnë se ekzaminimi i të dhënave që mbledh InSight mund të zgjasë shumë vite dhe mund të ofrojë shumë informacione të reja. InSight qëndroi në sipërfaqen e Marsit për katër vjet, por misioni i tij u ndërpre më 21 dhjetor 2022.

  • Instituti belg: Balena 39 milionë vjeçare, kafsha më e rëndë ndonjëherë

    Instituti belg: Balena 39 milionë vjeçare, kafsha më e rëndë ndonjëherë

    Instituti Mbretëror Belg i Shkencave të Natyrës (RBINS) njoftoi se në brigjet e Perusë ka gjetur mbetjet e kafshës që supozohet të ketë qenë më e rënda që ka jetuar ndonjëherë në Tokë, një specie e lashtë balene, transmeton Anadolu.

    “Perucetus colossus, i cili notoi në brigjet e Perusë së sotme 39 milionë vjet më parë, konkurron me balenën e kaltër për titullin e kafshës më të rëndë ndonjëherë”, thuhet në deklaratën e RBINS.

    Paleontologët, përfshirë Olivier Lambert të RBINS, vlerësojnë se ndërsa një balenë e kaltër mund të peshojë midis 100 dhe 190 tonë, gjitari detar i zhdukur që u zbulua së fundmi peshon midis 85 dhe 340 tonë.

    Hulumtimet shkencore tregojnë se balenat kishin fazë të rritjes më ekstreme në periudhën e hershme të evolucionit të tyre.

  • Edhe një libër me prurje krejtësisht të reja shkencore

    Edhe një libër me prurje krejtësisht të reja shkencore

    Shkencëtari nga Deçani Naim Krasniqi ka sjell librin e dytë “Fusha antimagnetike në makrobotë”, i cili tashme ka dalë nga shtypi prej shtëpisë botuese “Lena Graphic Design”, Prishtinë.

    Gjashtë muaj më parë ai botoi librin “Mikrobota, më ndryshe”, ku parashtron një strukturë të re të atomit shumë më të përbërë se sa besohej e që e ndryshon njohjen e mikrobotës.

    Në këtë libër autori paraqet zbulimin e tij madhor të fushës së re – fushës antimagnetike, duke e shpjeguar se si formohet dhe ç’rol luan ajo.

    Fusha antimagnetike si e vetmja forcë shtytëse në makrobotë është ajo që e bën universin të jetë kështu sikurse është, e pa këtë forcë shtytëse – forcat tërheqëse do ta mbanin universin të tkurrur si një top i vetëm kaotik.

    Në këto dy vepra autori i saj ka parashtruar disa nga arritjet e tij në punën mëse tri dekadëshe, me theks të posaçëm punën e dekadës së fundit kur në vitin 2013 ka zbuluar fushën antimagnetike.

    Naim Krasniqi është eksperimentues dhe teoricien i fizikës. Ka të patentuar projekte të veta novatore. Jeton në Francë. Krasniqi ka vite që parashtron një teori ndryshe për fizikën, për universin.

  • Një tjetër rekord i tmerrshëm klimatik është thyer

    Një tjetër rekord i tmerrshëm klimatik është thyer

    Ndërsa Hemisfera Veriore zhytet nën një valë të nxehti rekord të verës, shumë më në jug, një tjetër rekord i tmerrshëm klimatik po thyhet. Akulli në Antarktik ka rënë në nivele të ulëta të paprecedentë për këtë periudhë të vitit.

    Çdo vit, akulli në Antarktik tkurret në nivelet më të ulëta në fund të shkurtit, gjatë verës së kontinentit. Më pas, akulli ngrihet përsëri gjatë dimrit. Mirëpo, këtë vit shkencëtarët kanë vërejtur diçka ndryshe.

    Akulli nuk është kthyer në nivelet e pritura, madje është në nivelin më të ulët të regjistruar prej 45 vitesh. Kjo sasi akulli e humbur është e barabartë me përmasat e Argjentinës.

    Fenomeni është përshkruar nga disa shkencëtarë si i jashtëzakonshëm – diçka që është kaq e rrallë, sa gjasat janë që të ndodhë vetëm një herë në miliona vjet.

    Ted Scambos, një akullnajalog në Universitetin e Kolorados Boulder, tha se nuk duhet krahasuar më me epokën e mëparshme.

    “Loja ka ndryshuar”, tha ai për CNN. “Nuk ka kuptim të flasim për gjasat që të ndodhë siç ishte sistemi dikur, po na tregon qartë se sistemi ka ndryshuar.”

    Shkencëtarët tani po përpiqen të kuptojnë pse.

  • Kjo është gjallesa e vetme e pavdekshme në botë

    Kjo është gjallesa e vetme e pavdekshme në botë

    Është gjallesa e vetme në botë që ka këtë aftësi të jashtëzakonshme: një specie kandili deti, Turritopsis dohrnii, e zbuluar për herë të parë në vitet 1880 në Detin Mesdhe dhe e nxjerrë në pah si një organizëm unik të qëndrueshme në ekspozitën Life at the Limits: Stories of Amazing Species.

    I ashtuquajturi “kandil deti i pavdekshëm”, mund të dhe të kthehet në një fazë të hershme zhvillimi nëse lëndohet ose kërcënohet.

    Si të gjithë kandilat e detit, ai e fillon jetën si një larvë, e quajtur planula, e cila zhvillohet nga një vezë e fekonduar. Një planula noton në fillim, më pas vendoset në dyshemenë e detit dhe rritet në një koloni cilindrike të polipeve. Këto në fund pjellin meduza, gjenetikisht identike – gjallesat që ne i njohim si kandil deti – të cilat rriten në moshë madhore brenda disa javësh.

    I rritur plotësisht, Kandili i pavdekshëm është vetëm rreth 4,5 mm (0,18 inç) i gjerë. Një stomak me ngjyrë të kuqe të ndezur është i dukshëm në mes të ziles së tij transparente dhe skajet janë të veshura me deri në 90 tentakula të bardha. Megjithatë, këto krijesa të vogla transparente kanë një aftësi të jashtëzakonshme mbijetese. Në përgjigje të dëmtimit fizik apo edhe urisë, ata bëjnë një hap prapa në procesin e zhvillimit të tyre, duke u shndërruar përsëri në një polip.

    Në një proces që duket jashtëzakonisht si pavdekësia, kolonia e polipeve të rilindura përfundimisht lëshon meduza që janë gjenetikisht identike me të rriturin e dëmtuar. Në fakt, që kur ky fenomen u vëzhgua për herë të parë në vitet 1990, speciet u quajtën “kandil deti i pavdekshëm”.

    Mekanizmi qelizor pas tij – një proces i rrallë i njohur si transdiferencim – është me interes të veçantë për shkencëtarët për aplikimet e tij të mundshme në mjekësi. Duke iu nënshtruar transdiferencimit, një qelizë e rritur, ajo që është e specializuar për një ind të caktuar, mund të bëhet një lloj krejtësisht i ndryshëm qelize të specializuar. Është një mënyrë efikase e riciklimit të qelizave dhe një fushë e rëndësishme studimi në kërkimin e qelizave staminale që mund t’i ndihmojë shkencëtarët të zëvendësojnë qelizat që janë dëmtuar nga sëmundjet.

    Turritopsis dohrnii është gjithashtu një pushtues gjithnjë e më agresiv. Llojet detare kanë qenë prej kohësh të njohura për udhëtimet nëpër botë. Studiuesit kanë identifikuar kohët e fundit kandil deti i pavdekshëm si një “austopist i shkëlqyer”, veçanërisht i përshtatshëm për të mbijetuar udhëtimet e gjata në anije mallrash.

    Në të njëjtin studim, studiuesit dokumentuan gjithashtu individë në thelb gjenetikisht identikë ‘Turritopsis dohrnii’ të shpërndarë nëpër oqeanet e botës, duke ngritur një pyetje intriguese për natyrën e vdekshmërisë – nëse të gjitha qelizat e një organizmi zëvendësohen, a është ende i njëjti individ? /atvlive.tv