ATV

Category: Shëndetësi

  • Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja

    Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja

    Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, një person sheh afërsisht dy orë e 17 minuta televizor në ditë. Por, pak e dinë efektin që ky zakon ka në tërësi, përtej argëtimit.

    Mike Kocsis, një ekspert i hormoneve paralajmëron se ky ritual ka ndikim të dëmshëm jo vetëm në aspektin hormonal, por edhe në cilësinë e gjumit.

    “Simptomat e ndjesisë së frikës ose emocioneve ndikojnë te njëra-tjetra. Si pasojë, trupi reagon ndaj filmave apo programeve që kanë dramë apo ngjarje, njësoj si të ishin të dashuruar,” thotë Kocsis.

    Sipas tij, rrahjet e zemrës rriten me 42%, presioni i gjakut gjithashtu, ndërsa trupi hyn në një modalitet përjetimi të jashtëzakonshëm. Sapo trupi kupton që jeni duke përjetuar diçka për shkak të asaj që po shihni në televizor, truri lëshon hormonin dopaminë.

    Dopamina është një neurotransmetues që sekretohet nga hipotalamusi i trurit. Në fakt, lëshimi i papritur i dopaminës është arsyeja pse ne ‘shikojmë me qejf’ prodhime të ndryshme televizive.

    Duket se ky zakon ndikon edhe në cilësinë e gjumit, pavarësisht asaj që shikoni në televizor.

    Kocsis thotë se: “Shumica e njerëzve janë joaktivë para televizorit, duke u fokusuar vetëm në dritën blu që lëshon nga ekrani. Drita blu shtyp prodhimin e melatoninës, pra hormonit të gjumit, duke e shtyrë trurin të besojë se është ende ditë dhe për këtë arsye gjumi vonohet”.

    Sipas ekspertëve të gjumit në Time4Sleep, mbi 50% (50.9%) e britanikëve kanë një televizor në dhomën e tyre të gjumit.

    Por, ky studim nuk fokusohet vetëm te britanikët, por njerëzit e të gjitha kombësive, duke u përqëndruar në efektet që televizori ka si në aspektin e hormoneve, por ashtu edhe në cilësinë e gjumit, citon Anabel.

    Nëse përjetoni lodhje, luhatje humori apo ankth pas shikimit për orë të gjata të televizorit, atëherë sigurohuni që të ulni orët e qëndrimit para ekranit./Telegrafi/

  • Kolla e mirë ende prezente në Kosovë

    Kolla e mirë ende prezente në Kosovë

    Në Kosovë ka rritje të lehtë të rasteve me kollën e mirë, e njohur ndryshe si Pertussis, krahasuar me vitet e fundit, raporton EO.

    Sipas profesionistëve shëndetësorë kjo sëmundje ngjitëse prek çdo moshë, por më së shumti fëmijët deri në 1 vjeç.

    Mjeku Naim Sveçla ka thënë për Ekonomia Online se aktualisht janë 14 raste të verifikuara me Kollën e mirë apo Pertussis.

    “Në bazë të të dhënave që i kemi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të cilët janë në monitorim të rasteve, janë 14 raste të verifikuara me laborator për Kollën e mirë apo Pertussis. Kemi të bëjmë me një sëmundje bakteriale e cila edhe te njerëzit që janë janë të vaksinuar, bjen niveli i antitrupave, për atë është shumë mirë prindërit të jenë të vetëdijshëm dhe ti bijnë fëmijët ti vaksinojnë sipas kalendarit të vaksinimit që ka hartu ose ka përpilu IKShPK-ja dhe ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Sfeçla.

    Ai ka shtuar se më të rrezikuar janë fëmijët e moshës deri në 1 vjeç, pasi sipas tij nuk e kanë të trashëguar nga nëna mbrojtjen nga kjo sëmundje.

    “Reziku ma i madh për Kollën e mirë është te fëmijët nën 1 vjeç. Zakonisht këta fëmijë të cilët nuk kanë mbrojtje do me thënë nuk kanë trashëgu nga nëna mbrojtjen kundër Pertussis-it atëherë munden me u infektu, rreziku i madh është në moshën nën 1 vjeç”, ka theksuar Sveçla.

    Mënyra më e lehtë për lehtë për parandalimin e kësaj sëmundje është imunizimi ose vaksinimi, ka thënë mes tjerash mjeku familjar i cili edhe ka apeluar te prindërit që ti dërgojnë fëmijët për ti vaksinuar.

    Sveçla ka treguar edhe për simptomat e kësaj sëmundje duke theksuar se janë të ngjashme me ato të gripit.

    “Simptomat janë të ngjashme me ftohjen apo gripin. Identifikimi te këta fëmijë është problem të bëhet. Në çoftë se kalojnë më shumë se dy javë atëherë e kemi pak më problem për shkak se antibiotikët veprojnë ma ngadalë. Përndryshe zgjidhja e vetme është imunizimi”, ka thënë mjeku Sveçla.

    Fushatat kundër vaksinimit dhe refuzimi i prindërve për mbrojtje të fëmijëve tyre, sipas mjekëve do ti rikthejnë sëmundjet e rrezikshme ngjitëse të cilat janë çrrënjosur me vite.

  • Vërtetohet definitivisht, birra është e mirë për shëndetin e njeriut

    Vërtetohet definitivisht, birra është e mirë për shëndetin e njeriut

    Birra është njëra ndër pijet më favorite alkoolike në të gjithë botën.

    E për fat të mirë të miliona njerëzve, birra duket se ka një numër të madh të përfitimeve shëndetësore.

    Birra, sipas një hulumtimi të ri, përmban disa përbërës ushqyes që ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër si dhe përmirëson shëndetin e trurit.

    Shkencëtarët e Hong Kongut kanë publikuar këtë hulumtim të ri në “American Journal” në medicinën shkencore gjatë kësaj jave.

    Ata pohojnë se birra përmban më shumë vitamina B se sa vera, ka më shumë antioksidantë dhe mund të zvogëlojë shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

    Njëri nga shkencëtarët kryesorë, Sisi Yip ka thënë për ‘South China Morning Post’ transmeton dailymail, se “Birra përmban një numër të madh të mineraleve si kaliumi, hekur, magnez, fosfor, potasium, natrium, zink, bakër, mangan, selen, fluorid e selikon”.

    Megjithatë të mira e birës mund të merren vetëm nëse konsumohen në mënyrë të moderuar, e jo nëse konsumohet në mas të madhe.

  • Mjalti, shërues universal! Cilat sëmundje kuron dhe kush nuk duhet ta konsumojë?

    Mjalti, shërues universal! Cilat sëmundje kuron dhe kush nuk duhet ta konsumojë?

    Mjalti është një nga mjetet më të mira për forcimin e imunitetit, ka një efekt të fuqishëm kundër infeksioneve dhe ftohjes, ka efekte antioksiduese, mundëson zhvillimin e baktereve të dobishme në zorrë

    Njerëzit që kanë hyrë në dekadën e tyre të dhjetë të jetës, pothuajse si rregull, e nisin ditën me një lugë mjaltë.

    Mjalti mund të rregullojë gastritin, nivelet e larta të sheqerit në gjak, besohet se ka një efekt në arterosklerozën dhe gjithashtu mund të jetë efektiv në trajtimin e kancerit.

    Mjalti është ushqim dhe ilaç. Mjalti është një produkt specifik në të cilin nuk është shtuar asnjë substancë tjetër.

    Njerëzit e kanë përdorur atë në dietën e tyre që nga kohërat parahistorike, por ka ende substanca në mjaltë që shkenca nuk i ka zbuluar. Një lugë çaji mjaltë përmban rreth 21 kalori dhe përbëhet kryesisht nga sheqer frutash, fruktozë, glukozë dhe pak më pak maltozë dhe është e pasur me karbohidrate komplekse.

    Çdo mjaltë ka pothuajse të njëjtat veti biologjike. Para së gjithash, mjalti siguron ushqim të pasur me substanca të vlefshme biologjikisht aktive që nuk mund t’i gjeni në asnjë ushqim tjetër. Mjalti mund të reduktojë ndjeshëm ankesat gastrike, pavarësisht nëse shkaku i tyre është teprica apo mungesa e acidit. Rekomandohet edhe për diabetikët, besohet se është në gjendje të rregullojë nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve, transmeton Telegrafi.

    Mjafton një lugë çaji mjaltë në ditë

    Enzima të shumta që bletët përfshijnë në mjaltë tregojnë një efekt të dobishëm në trupin e njeriut. Shkenca ka vërtetuar se këto enzima kanë një efekt pozitiv në mekanizmat që formojnë shtyllën kurrizore të sistemit tonë imunitar.

    -Mjalti është i pasur me përbërës me origjinë bimore që mbërrijnë nëpërmjet nektarit. Flavonoidet janë shumë të rëndësishme për efektin biologjik të mjaltit në trupin e njeriut. Farmacistët janë përpjekur të vendosin flavonoidë në kapsula dhe t’i shesin ato, por efekti i arritur nga kjo është vetëm një pjesë e asaj që përftohet kur produktet e bletëve përdoren rregullisht, qoftë edhe në sasitë më të vogla, nga vetëm një lugë çaji përzierje e tyre në ditë.

    Mjalti shëron plagët më mirë se çdo ilaç

    Çdo mjaltë ka pothuajse të njëjtat veti biologjike, me faktin se disa lloje mjalti kanë pak më shumë nga disa përbërës, ndaj rekomandohen më shumë si terapi për disa sëmundje. Apiterapia është një degë e mjekësisë plotësuese që përdor produktet e bletëve për parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve.

    – Është një zonë e madhe, e mbuluar gjithnjë e më shumë nga kërkimi shkencor. Sukseset më të mëdha të apiterapisë janë në shërimin e plagëve, të infektuara me baktere rezistente ndaj të gjithë antibiotikëve. Këtu mjalti është i paprekshëm, por ai mjaltë duhet së pari të ekspozohet ndaj rrezatimit gama, në mënyrë që të eliminohen të gjitha sporet e mundshme të botulizmit, që gjenden në çdo produkt bujqësor, nga patatet, marulet dhe karotat, deri te mjalti, edhe pse përmban sasinë më të vogël.

    Si të reduktoni problemet e gastritit me mjaltë?

    Pelta mbretërore (qumështi i bletës) gjithashtu arrin një efekt të jashtëzakonshëm në një përgjigje më të mirë imune ndaj infeksioneve, falë proteinave aktive të pelte mbretërore. Mjalti gjithashtu redukton problemet e stomakut.

    – Shkencëtarët kanë përcaktuar se nëse shpërndani 50 g mjaltë në 100 ml ujë të ngrohtë (deri në 45 gradë) dhe e pini, niveli i aciditetit në stomak ulet në tre të katërtat e pacientëve, nëse uji është i ftohtë (deri në 15 gradë) pastaj rritet aciditeti në të njëjtat tre të katërtat e të sëmurit. Një lugë mjaltë akacieje (20-25 g), e marrë një orë para gjumit, ul nivelin e sheqerit në gjak me 6 për qind pas 15 ditësh. Mjalti ul disi nivelin e kolesterolit për 7 për qind, trigliceridet, si dhe LDL (kolesteroli i keq) me 1 për qind, me faktin se rrit kolesterolin e dobishëm, HDL me 2 për qind, të gjitha këto janë konfirmuar nga shkenca. Këto mund të jenë vlera të vogla, por gjeni ushqime të tjera që kanë të gjitha këto efekte të dobishme.

    Mjaltë kundër substancave kancerogjene dhe verdhëzës infektive

    Gjithashtu është përcaktua një varësi statistikisht domethënëse e aktivitetit antioksidues të mjaltit, përmbajtjes së polifenolit në mjaltë dhe oksidimit in vitro të lipoproteinave në serumin e njeriut.

    Shkenca ka vërtetuar se si pelta mbretërore ashtu edhe propolisi përmbajnë një substancë të ngjashme me insulinën dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak. Propolisi e jep këtë efekt si në diabetin e varur nga insulina, ashtu edhe në diabetin e pavarur nga insulina. Mekanizmi i veprimit të propolisit, d.m.th., flavonoideve prej tij, në diabetin është zbuluar gjithashtu.

    -Propolisi parandalon grumbullimin e L-sorbitolit duke frenuar aldoza-reduktazën, enzimën që katalizon reduktimin e D-glukozës në sorbitol, akumulimi i së cilës shkakton ndryshime patologjike që lidhen me diabetin. Flavonoidet nga propolisi dhe mjalti në një masë të caktuar pengojnë gjithashtu thithjen e glukozës në zorrët dhe rithithjen në veshka. Sipas disa studimeve shkencore, përdorimi i propolisit mund të zvogëlojë edhe dozën ditore të insulinës. Këshilla, megjithatë, është që çdo gjë të kryhet nën miratimin dhe kontrollin e mjekut.

    Me të gjitha produktet e bletëve, dhe veçanërisht me përdorimin e propolisit, duhet të keni kujdes nëse përdorni ilaçe për diabetin, sepse efektet e tyre mund të sinergjizohen.

    – Propolisi gjithashtu ka një efekt të fortë në parandalimin e grumbullimit të trombociteve, ndaj duhet të keni kujdes nëse pini ilaçe për të parandaluar koagulimin. Nga ana tjetër, konsumimi i rregullt i propolisit sigurisht që mund të ndihmojë me Covid 19.

    Propolisi në terapinë e kancerit

    Njerëzit me kancer nuk duhet të përdorin asnjëherë pluhur polen, ndonëse propolisi është megjithatë i shkëlqyer për të gjitha llojet e kancerit.

    Kur mjalti ka efektin më të madh?

    Kur konsumoni mjaltë, gjëja më e rëndësishme është ta përdorni sa më të freskët. Mjalti i prodhuar në dy vitet e fundit ka efektet më të mëdha shëndetësore, edhe pse, mund të ruhet i sigurt për mijëra vjet.

    – Mjalti nuk prishet, por efektet biologjike pakësohen me kalimin e kohës. Sigurohuni që ta ruani mjaltin larg dritës, pasi ai zbërthen enzimat. Këshillohet që mjalti të përdoret kristal, sepse ka vetitë më të mira.

    Mjalti mund të dekristalizohet lehtësisht duke vendosur një kavanoz me mjaltë në ujë të ngrohur në maksimum 45 gradë. Sapo mjalti të shkrihet, hiqeni nga uji i nxehtë.

    Mjalti Manuka mund të ndihmojë në trajtimin e ekzemës

    – Është mirë që qumështit të vakët t’i shtoni mjaltë, sepse edhe pse qumështi e frenon zhvillimin e baktereve të dobishme në zorrë, kur i shtohet mjalti, bakteret e dobishme fillojnë të shumohen. Veçanërisht e dobishme për florën e zorrëve është përzierja e mjaltit dhe polenit të freskët e të pa tharë, i cili ruhet në frigorifer që nga momenti i grumbullimit në bletore deri në përzierjen me mjaltë. Mjalti i kristalizuar përdoret në mënyrë që poleni të mos grumbullohet në sipërfaqe. Këshilla është që mjalti të mbahet në frigorifer menjëherë pas përzierjes./Telegrafi/

  • Shkencëtarët bëjnë paralajmërimin e frikshëm: Pandemia e ardhshme mund të shkaktohet nga viruset e gripit

    Shkencëtarët bëjnë paralajmërimin e frikshëm: Pandemia e ardhshme mund të shkaktohet nga viruset e gripit

    Shumë shkencëtarë mendojnë se gripi është patogjeni që ka më shumë gjasa të shkaktojë një pandemi të re në të ardhmen e afërt.

    Ky lajm ka dalë nga mediat britanike, ku sipas tyre një sondazh ndërkombëtar, që do të publikohet fundjavën e ardhshme , do të zbulojë se 57% e ekspertëve të lartë të sëmundjeve tani besojnë se një lloj i virusit të gripit do të jetë shkaku i pandemisë së ardhshme të sëmundjeve infektive vdekjeprurëse.

    Pse pandemia e ardhshme duhet të jetë nga gripi?

    Besimi se gripi është kërcënimi më i madh pandemik në botë bazohet në kërkime të gjata që tregojnë se ai po evoluon dhe po ndryshon vazhdimisht, tha Jon Salmanton-García nga Universiteti i Këlnit, i cili kreu studimin.

    “Çdo dimër vjen gripi. Ju mund t’i përshkruani këto shpërthime si mini-pandemi. Ato janë pak a shumë të kontrolluara sepse shtamet e ndryshme që i shkaktojnë nuk janë mjaft virulente, por kjo nuk do të jetë përgjithmonë njësoj”, tha ai.

    Detajet e hulumtimit, i cili përfshinte të dhëna nga gjithsej 187 shkencëtarë të vjetër, do të zbulohen në konferencën e Shoqatës Evropiane për Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive (ESCMID) në Barcelonë fundjavën e ardhshme.

    Shkaku tjetër më i mundshëm i një pandemie, pas gripit, është një virus i quajtur Sëmundja X që është ende i panjohur për shkencën, sipas 21% të ekspertëve që morën pjesë në studim. Ata besojnë se pandemia e ardhshme do të shkaktohet nga një mikroorganizëm ende i paidentifikuar që do të shfaqet nga askund, siç bëri virusi Sars-CoV-2, shkaktari i koronavirusit, kur filloi të infektonte njerëzit në 2019.

    Në të vërtetë, disa shkencëtarë ende besojnë se Sars-CoV-2 mbetet një kërcënim, me 15% të shkencëtarëve të anketuar që e quajnë atë shkakun më të mundshëm të një pandemie në të ardhmen e afërt.

    Mikroorganizmat e tjerë vdekjeprurës si viruset Lassa, Nipah, Ebola dhe Zika u vlerësuan si kërcënime serioze globale nga vetëm 1% deri në 2% e të anketuarve. “Gripi ka mbetur, deri tani, kërcënimi numër një për sa i përket potencialit pandemik në sytë e shumicës dërrmuese të shkencëtarëve të botës,” shtoi Salmanton-García.

    Alarmi global për gripin e shpendëve

    Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu frikën për përhapjen alarmante të llojit të gripit H5N1 që po shkakton miliona raste të gripit të shpendëve në mbarë botën. Ky shpërthim filloi në vitin 2020 dhe ka rezultuar në vdekjen ose asgjësimin e dhjetëra miliona shpendëve dhe gjithashtu ka zhdukur miliona zogj të egër. Kohët e fundit, virusi është përhapur në speciet e gjitarëve, duke përfshirë kafshët shtëpiake që tani janë të infektuara në 12 shtete të SHBA-së, duke rritur më tej frikën për rreziqet për njerëzit. “Sa më shumë lloje gjitarësh të infektojë virusi, aq më shumë mundësi ka për të evoluar në një lloj që është i rrezikshëm për njerëzit”, tha Daniel Goldhill, i Kolegjit Mbretëror të Veterinarisë për revistën Nature javën e kaluar.

    Shfaqja e virusit H5N1 në bagëti ishte një surprizë, shtoi virologu Ed Hutchinson, nga Universiteti i Glasgoë. “Derrat mund të infektohen me gripin e shpendëve, por deri vonë bagëtitë nuk e bënin këtë. Ata ishin të infektuar me llojet e tyre të sëmundjes. Pra, shfaqja e H5N1 në lopë ishte një tronditje. Do të thotë se rreziqet e kalimit të virusit te gjithnjë e më shumë kafshë ferme dhe më pas prej tyre te njerëzit po bëhen gjithnjë e më të mëdha. Sa më shumë të përhapet virusi, aq më shumë ka gjasa që ai të ndryshojë në mënyrë që të përhapet te njerëzit, ai shkon lart e lart.”

    Deri më sot, thekson Guardian, nuk ka pasur asnjë provë që H5N1 po përhapet mes njerëzve. Por në qindra rastet kur njerëzit janë infektuar përmes kontaktit me kafshët gjatë 20 viteve të fundit, ndikimi ka qenë i zymtë. “Shkalla e vdekshmërisë është jashtëzakonisht e lartë sepse njerëzit nuk kanë imunitet natyror ndaj virusit,” tha Jeremy Farrar, shkencëtari kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Perspektiva e një pandemie gripi është shqetësuese, megjithëse shkencëtarët theksojnë gjithashtu se vaksinat kundër shumë llojeve, përfshirë H5N1, janë zhvilluar tashmë. “Nëse do të kishte një pandemi të gripit të shpendëve, do të ishte ende një sfidë e madhe logjistike për të prodhuar vaksina në shkallën dhe shpejtësinë që do të nevojitej”, tha Hutchinson.

    Por disa mësime për parandalimin e përhapjes së sëmundjes janë harruar që nga fundi i pandemisë së koronavirusit, tha Salmanton-García. “Njerëzit kolliten në duar dhe më pas shtrëngojnë duart me njerëzit e tjerë. Përdorimi i maskës është zhdukur. Ne i kthehemi zakoneve tona të këqija të vjetra. Mund të pendohemi”. /tch

  • Zbuloni vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për trupin që do ju shërbejnë gjatë plakjes

    Zbuloni vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për trupin që do ju shërbejnë gjatë plakjes

    Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit.

    Më poshtë keni të llastuara vitaminat dhe mineralet me të rëndësishme, për të cilat turpi ka më shumë nevojë ndërsa plakeni dhe burimet më të mira.

    Kalciumi

    Ju e merrni pjesën më të madhe të kalciumit nga kockat, të cilat e marrin atë nga ushqimi. Ai ndihmon muskujt, nervat, qelizat dhe enët e gjakut të punojnë siç duhet.

    Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç duhet të marrin rreth 20% më shumë se të rriturit e tjerë. Qumështi, kosi dhe djathi janë burimet më të mira.

    Vitamina B12

    Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e gjakut dhe qelizave nervore, por ndërsa plakeni trupi mund ta ketë të vështirë ta përthithë atë.

    Vitamina B12 merret natyrshëm nga ushqimet shtazore si mishi, peshku, vezët dhe bulmeti, por edhe nga suplementet dhe drithërat e mëngjesit.

    Vitamina D

    Vitamina D ndihmon muskujt, sistemin imunitar dhe atë nervor të funksionojnë siç duhet. Me kalimin e moshës, trupi e ka më të vështirë t’i konvertojë rrezet e diellit në vitaminë D. Burimet të mira ushqimore të saj janë salmoni dhe sardelet.

    Vitamina B6

    Trupi juaj e përdor atë për të luftuar mikrobet dhe për të prodhuar energji. Qiqrat janë një burim i lehtë dhe i lirë i tyre. Po kështu janë mëlçitë, peshku dhe drithërat e mëngjesit.

    Magnezi

    Ndihmon trupin të prodhojë proteina, forcon kockat dhe mban sheqerin në gjak të qëndrueshëm. Mund ta merrni nga arrorët, farat dhe zarzavatet me gjethe jeshile, por edhe suplementet.

    Probiotikët

    Këto baktere të mira merren zakonisht nga ushqimet e fermentuara si kosi ose lakra turshi. Ato mund të ndihmojnë me problemet e tretjes, madje mund të mbrojnë edhe kundër alergjive.

    Omega-3

    Këto acide yndyrore quhen “thelbësore” sepse trupi juaj nuk mund t’i prodhojë. Ato janë të rëndësishme për sytë, trurin dhe mund t’ju ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të lidhura me moshën si Alzheimer, Artriti etj. Burime të mira janë ushqimet si peshku, arrorët ose farat e linit.

    Zinku

    Ndihmon dhe lufton infeksionet dhe inflamacionet, gjithashtu mund të mbrojë shikimin tuaj. Gocat e detit janë burimi më i mirë, por mund ta merrni nga viçi, gaforrja dhe drithërat e mëngjesit.

    Seleni

    Mbron qelizat nga dëmtimet dhe infeksionet dhe ndihmon me funksionimin e tiroides. Mjaftojnë vetëm një ose dy arra braziliane në ditë për të korrur përfitimet prej tij.

    Kaliumi

    Kaliumi luan rol pothuajse në gjithçka brenda trupit tuaj, duke përfshirë zemrën, veshkat, muskujt dhe nervat. Kajsitë e thata, bananet, spinaqi, qumështi dhe kosi janë burime të mira.

    Folati

    Kjo formë natyrale e vitaminës B9 gjendet tek zarzavatet me gjethe jeshile, arrorët dhe fasulet. Folati ndihmon në rritjen e qelizave dhe mund të mbrojë kundër goditjes në tru dhe kancerit.

    Fibrat

    Fibrat ndihmojnë në mbrojtjen kundër goditjeve në tru, me punën e sistemit tretës, ulin kolesterolin dhe sheqerin në gjak. Ato mund t’i gjeni tek drithërat e plota dhe tek perimet.

  • ​Dita Botërore e Hemofilisë

    ​Dita Botërore e Hemofilisë

    Sot shënohet Dita Botërore e Hemofilisë, e cila shërben si ndërgjegjësim për hemofilinë dhe çrregullime të tjera të gjakut.

    Dita Botërore e Hemofilisë filloi në vitin 1989 dhe shënohet çdo vit në nder të datëlindjes së Frank Schnabel, themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë në vitin 1963.

    Tema e ngjarjes këtë vit është “Qasje e barabartë për të gjithë: njohja e të gjitha çrregullimeve të gjakderdhjeve”.

    Hemofilia është një grup i çrregullimeve gjenetike të trashëguara, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të kontrolluar koagulimin e gjakut, i cili shërben për të ndaluar gjakderdhjen kur dëmtohet një enë gjaku.

    Hemofilikët (njerëzit me hemofili) kanë nivele të ulëta të faktorit të koagulimit në gjak dhe gjakderdhja vazhdon për periudha shumë më të gjatë.

    Vizioni i Federatës Botërore të Hemofilisë (WFH) i trajtimit për të gjithë është për një botë ku të gjithë njerëzit me çrregullime të trashëguara të gjakderdhjes kanë qasje në kujdes, pavarësisht nga lloji i çrregullimit të gjakderdhjes, gjinia, mosha ose vendi ku jetojnë. /KP/

  • Alergjia në qumësht më e zakonshmja tek fëmijët

    Alergjia në qumësht më e zakonshmja tek fëmijët

    Një studim i fundit zbulon se alergjia e qumështit prek mbi gjysmën e 1 vjeçarëve në botë dhe përbënë 40% të alergjive ushqimore për fëmijët nga një deri dy vjeç.

    “Publiku i përgjithshëm duhet të jetë më i vetëdijshëm për alergjitë e qumështit. Ata mendojnë se kjo gjë nuk është serioze”, tha Dr Ruchi Gupta, profesor i pediatrisë në Shkollën Northwestern të Mjekësisë në Çikago.

    Në një hulumtim kombëtar prej rreth 52 mijë familjeve amerikane ku u përfshinë më shumë se 38 mijë familje me fëmijë, studiuesit zbuluan se gati 2% e fëmijëve raportojnë simptoma të qëndrueshme të alergjisë ndaj qumështit IgE.

    Simptomat e kësaj alergjie janë shtrëngimi i fytit dhe vështërsi në frymëmarrje.

  • Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm

    Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm

    Mëngjesi është vakti kryesor për të filluar dietën tuaj në një mënyrë të shëndetshme.

    Problemi qëndron se ne shpesh bëjmë gabime duke e kthyer këtë vakt në një formë të paekuilibruar, sepse mund të përfshijmë shumë sheqer, yndyrë dhe shumë kalori. Ja se si mund t’i rregullojmë këto gabime:

    1.Merrni ushqime të pasura në proteina

    Nuk duhet ta filloni ditën tuaj me shumë sheqer. Më mirë do të ishte të konsumonit ushqime me shumë fibra dhe proteina, sepse ato mund t’ju ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak, si dhe largimin e rrezikut të prekjes nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare. Ju nuk duhet ta ngarkoni trupin tuaj me shumë lëng. Një gotë me lëng nuk është e njëjtë si një copë e frutave. Një portokall përmban vetëm 62 kalori dhe 3 gram fibra, ndërsa një filxhan mesatar me lëng ka 112 kalori dhe 0 fibra. Të gjithë ju që keni menduar se lëngu është shumë i mirë për mëngjes jeni duke i dhënë trupit tuaj një sasi të konsiderueshme sheqeri.

    2.Qumësht pa sheqer

    Sheqeri në qumësht mund të rrisë balancën e baktereve në zorrë, të cilat mund të shkaktojnë intolerancë të glukozës dhe deri në shfaqjen e rrezikut për sëmundje të ndryshme metabolike. Ju mund të ndiheni të kënaqur kur qumështit tuaj i fusni pak sheqer. Kombinimi i qumështit që konsumoni në mëngjes me pak vanilje, me pak kanellë, mund të rrisin shijen dhe përmbajnë zero kalori dhe sheqer.

    3. Mos e konsumoni mëngjesin sapo të zgjoheni

    Duhet të dini gjithashtu se konsumimi i mëngjesit tuaj nuk duhet të kryhet menjëherë sapo të jeni ngritur. Do të bënit shumë mirë që të qëndroni dy orë pa ngrënë dhe pastaj të hani mëngjes. Kështu trupi juaj do të marr vlerat e duhura ushqimore, por edhe ju nuk do të shtoni në peshë.

    4.Jo vetëm fruta në mëngjes

    Pothuajse të gjithë mendojnë se po të hanë vetëm fruta në mëngjes ata kanë konsumuar një mëngjes të shëndetshëm. E vërteta nuk qëndron kështu, sepse frutat nuk do t’ju furnizojnë juve me energji të mjaftueshme për një kohë të gjatë. Gjithashtu në këtë mënyrë ju dëmtoni edhe stomakun tuaj. Prandaj e mira është që të konsumoni gjithmonë mëngjesin në mënyrën e duhur, me ushqimet e duhura dhe në kohën e duhur.

  • Nëse keni hipertension, shmangni këto tre lloje ushqimesh

    Nëse keni hipertension, shmangni këto tre lloje ushqimesh

    Hipertensioni, ose presioni i lartë i gjakut, prek miliona individë në mbarë botën dhe është një faktor i rëndësishëm rreziku për sëmundjet kardiovaskulare. Ndërsa medikamentet dhe ndryshimet në stilin e jetës mund të ndihmojnë në menaxhimin e hipertensionit, një aspekt kyç që shpesh neglizhohet është dieta. Ushqimi që konsumojmë luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë të përgjithshëm, dhe kjo përfshin presionin tonë të gjakut.

    Disa ushqime mund ta lehtësojnë gjendjen, ndërsa të tjerat mund ta përkeqësojnë atë.

    Kardiologu Raed Bargout, dietologia Krutika Nanavati, dietologia Susan Schachter dhe dietologia Rhyan Geiger na zbuluan se cilat ushqime duhet të shmangim nëse jemi duke luftuar me hipertensionin.

    Mishi i përpunuar

    Mishi i përpunuar i ushqimeve mund të dëmtojë seriozisht shëndetin kardiovaskular. Sipas Dr. Bargout, mishrat e ushqimeve janë ndër opsionet më të këqija kur bëhet fjalë për presionin e gjakut dhe shëndetin e zemrës. “Mishi i përpunuar i ushqimeve kryeson listën e ushqimeve që mund të rrisin rrezikun e ngjarjeve kardiovaskulare, duke përfshirë sulmin në zemër dhe goditjen në tru”, tha ai për SheFinds.

    Produkte furre si biskota dhe ëmbëlsira

    Nëse na pëlqejnë ëmbëlsirat në vend të ushqimeve të kripura, është e rëndësishme të mbani mend se ato mund të dëmtojnë edhe zemrën. Nanavati thekson se duhet të shmangim produktet e përpunuara të bukës së ëmbël si biskotat dhe ëmbëlsirat nëse duam një zemër më të shëndetshme. Sheqeri mund të çojë në një mori efektesh negative shëndetësore, duke përfshirë presionin e gjakut potencialisht më të lartë.

    Ushqime të ngrira

    Vaktet e ngrira janë disa nga opsionet më të përshtatshme dhe ndonjëherë më të shijshme, por konsumimi i rregullt mund të jetë i keq për shëndetin e zemrës. Geiger thekson se këto vakte zakonisht janë të ngarkuara me natrium, i cili përbën një rrezik të konsiderueshëm kur konsumohet me tepricë.

    Ushqimet e ngrira shpesh përgatiten me konservues dhe përmirësues të shijes për të zgjatur jetëgjatësinë dhe për të përmirësuar shijen.