ATV

Category: Shëndetësi

  • Si të ulni tensionin e lartë të gjakut me këto metoda

    Si të ulni tensionin e lartë të gjakut me këto metoda

    Ekzistojnë disa mënyra që mund t’i aplikojmë për menaxhimin e niveleve të presionit të lartë të gjakut dhe për të përmirësuar shëndetin e zemrës, duke përfshirë ndryshimet në dietën tuaj dhe në stilin e jetesës.

    Çfarë është presioni i lartë i gjakut?

    Presioni i gjakut është forca me të cilën gjaku pompon nga zemra në arterie, shkruan HealthLine.

    Kur presioni i gjakut është i lartë, gjaku lëviz nëpër arterie më me forcë. Kjo ushtron presion të shtuar në indet delikate në arterie dhe dëmton enët e gjakut.

    I njohur si një “vrasës i heshtur”, zakonisht nuk shkakton simptoma derisa të ketë dëme të konsiderueshme në zemër. Pa simptoma të dukshme, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se kanë presion të lartë të gjakut.

    Por, cilat janë mënyrat për të menaxhuar tensionin e lartë të gjakut, këtu janë disa prej tyre.

    Duhet të qëndroni aktivë dhe të ushtroni

    Të qëndruarit aktiv është një pjesë e rëndësishme e një jetese të shëndetshme.

    Përveç se ndihmon në uljen e presionit të gjakut, aktiviteti i rregullt fizik përmirëson disponimin, forcën dhe ekuilibrin tuaj. Gjithashtu ul rrezikun e diabetit dhe llojeve të tjera të sëmundjeve të zemrës.

    Nëse keni qenë joaktiv për një kohë, bisedoni me një mjek për një rutinë të sigurt ushtrimesh. Filloni ngadalë, pastaj gradualisht rritni ritmin dhe frekuencën e stërvitjeve tuaja.

    Sidoqoftë, nëse nuk jeni adhurues i palestrës, dilni për një shëtitje ose për të vrapuar, ose mund të dilni për not. Gjëja më e rëndësishme është të lëvizni!

    Mbani dietën e posaçme për ndalimin e hipertensionit

    Ndjekja e kësaj diete për ndalimin e hipertensionin mund të ulë presionin tuaj sistolik të gjakut. Kjo dietë përmban këto ushqime:

    Fruta, perime dhe drithëra të plota;

    Produkte të qumështit me pak yndyrë, mish pa dhjamë, peshk dhe arra;

    Nuk duhet të tani ushqime të pasura me yndyrna të ngopura, të tilla si ushqimet e përpunuara, produktet e qumështit me yndyrë të lartë dhe mishi i yndyrshëm.

    Gjithashtu çka ju ndihmon juve është edhe reduktimi i konsumit të ëmbëlsirave dhe pijeve të ëmbla, të tilla si soda dhe lëngje.

    Reduktoni kripën

    Reduktimi i konsumimit të natriumit mund të jetë jetik për uljen e presionit të gjakut.

    Në disa njerëz, kur konsumojnë natrium të tepërt, trupi i tyre fillon të mbajë lëngje. Kjo rezulton në një rritje të mprehtë të presionit të gjakut.

    Për të ulur natriumin në dietën tuaj, provoni të përdorni barishte dhe erëza për t’i dhënë shije ushqimeve në vend të kripës.

    Ushqimet e përpunuara gjithashtu priren të jenë të ngarkuara me natrium. Sigurohuni që të lexoni gjithmonë etiketat e ushqimeve dhe të zgjidhni alternativa me nivele të ulëta të natriumit kur është e mundur.

    Mbani një peshë të moderuar

    Pesha dhe presioni i gjakut shkojnë dorë për dore. Për njerëzit me mbipeshë ose obezitet, humbja e vetëm 2 deri në 4.5 kilogram mund të ndihmojë në uljen e niveleve të presionit të gjakut.

    Nëse pini duhan, konsideroni që ta lini

    Çdo cigare që pini rrit përkohësisht presionin e gjakut për disa minuta pasi të keni mbaruar. Nëse pini duhan rregullisht, presioni i gjakut mund të qëndrojë i ngritur për periudha të gjata kohore.

    Njerëzit me presion të lartë të gjakut që pinë duhan janë në rrezik më të madh për zhvillimin e tensionit të lartë të rrezikshëm të gjakut, sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

    Edhe tymi i dorës së dytë mund t’ju vërë në rrezik të shtuar për presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

    Përveç sigurimit të shumë përfitimeve të tjera shëndetësore, lënia e duhanit mund të ndihmojë që presioni i gjakut të kthehet në normalitet.

    Reduktoni konsumimin e alkoolit

    Shijimi i një gote vere në vaktin tuaj të bollshëm është shumë mirë. Në fakt, vera e kuqe mund të jetë edhe një burim i besueshëm i dobishëm për shëndetin e zemrës kur konsumohet me kujdes.

    Megjithatë, konsumimi i sasisë së tepërt i alkoolit mund të çojë në shumë probleme shëndetësore, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut.

    Pirja e tepërt mund të zvogëlojë gjithashtu efektivitetin e disa ilaçeve për presionin e gjakut.

    Reduktoni stresin

    Në botën e sotme me ritme të shpejta që është e mbushur me kërkesa në rritje, mund të jetë e vështirë të ngadalësoni dhe të relaksoheni. Megjithatë, është e rëndësishme që herë pas here të largoheni nga përgjegjësitë tuaja të përditshme për të ndihmuar në menaxhimin e niveleve të stresit.

    Stresi mund të rrisë përkohësisht presionin e gjakut. Shumë prej tij mund të mbajë presionin tuaj për periudha të gjata kohore.

    Duhet të gjeni shkakun e stresit tuaj. Mund të jetë puna, marrëdhënia ose financat tuaja. Pasi të dini burimin e stresit tuaj, mund të përpiqeni të gjeni mënyra për ta rregulluar problemin. /Telegrafi/

  • ​21 marsi – Dita Botërore e Sindromës Down

    ​21 marsi – Dita Botërore e Sindromës Down

    Sindroma Down ndodh kur një individ ka një kopje shtesë të pjesshme ose të plotë të kromozomit 21.

    Nuk dihet ende pse ndodh, por sindroma Down ka qenë gjithmonë një pjesë e gjendjes njerëzore. Ajo ekziston në të gjitha rajonet anembanë globit dhe zakonisht rezulton në efekte të ndryshueshme në stilet e të mësuarit, karakteristikat fizike dhe shëndetin.

    Në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.

    Incidenca e vlerësuar e sindromës Down është midis 1 në 1000 deri në 1 në 1100 lindje të gjalla në mbarë botën. Çdo vit, rreth 3,000 deri në 5,000 fëmijë lindin me këtë çrregullim kromozomik.

    Cilësia e jetës së njerëzve me sindromën Down mund të përmirësohet duke plotësuar nevojat e tyre për kujdesin shëndetësor, duke përfshirë kontrolle të rregullta me profesionistë shëndetësorë për të monitoruar gjendjen mendore dhe fizike dhe për të ofruar ndërhyrje në kohë, qoftë fizioterapi, terapi profesionale, terapi të folurit, këshillim apo edukim special.

    Personat me sindromë Down vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme në të gjitha aspektet jetësore, të cilat u pamundësojnë atyre jetën e dinjitetshme dhe realizimin e të drejtave të tyre, të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës.

  • Pse është e rëndësishme të konsumoni hurme?

    Pse është e rëndësishme të konsumoni hurme?

    Hurmat janë bërë tradicionalisht frute të cilat po simbolizojnë muajin e shenjtë të Ramazanit për shumë besimtarë që agjërojnë.

    Edhe pse tre hurma hahen në fillim të Iftarit çdo ditë gjatë Ramazanit për arsye shpirtërore, ato gjithashtu vijnë me bonusin e shtuar të përfitimeve të shumta shëndetësore, shkruan realbuzz.com.

    Një nga aspektet më të rëndësishme të agjërimit është marrja e sasisë së duhur të energjisë, dhe duke marrë parasysh se një porcion mesatar hurmash përmban 31 gram, ato janë ushqimet perfektë për t’ju dhënë juve një shtytje.

    Hurmat janë gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të marrë disa fibra shumë të nevojshme, të cilat do të ndihmojnë dhe përmirësojnë tretjen gjatë gjithë Ramazanit.

    Ato gjithashtu kanë edhe nivele të larta të kaliumit, magnezit dhe vitaminave B, dhe shpejt bëhet e qartë janë një nga frutat më të shëndetshëm. /Telegrafi/

     

  • Shkencëtarët janë shumë afër kurës për trajtimin e HIV-it

    Shkencëtarët janë shumë afër kurës për trajtimin e HIV-it

    Shkencëtarë thonë se kanë eliminuar me sukses HIV-in nga qelizat e infektuara, duke përdorur teknologjinë e modifikimit të gjeneve Crispr, që është fituar edhe çmimi Nobel për këtë teknologji.

    Teknologjia që funksionon sikur gërshërët, por në nivel molekular, mund të presë ADN-në në mënyrë që pjesët “e këqija” të mund të hiqen ose çaktivizohen, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

    Kjo jep shpresë që studiuesit përfundimisht të heqin qafe virusin tërësisht nga trupi, megjithëse duhet ende punë për të ditur nëse trajtimi do të jetë i sigurt dhe efektiv.

    Ilaçet ekzistuese të HIV-it mund ta ndalojnë virusin, por jo ta eliminojnë atë.

    Ekipi i Universitetit të Amsterdamit, duke paraqitur një përmbledhje, ose abstrakt, të gjetjeve të tyre të hershme në një konferencë mjekësore këtë javë, theksoi se puna e tyre mbetet thjesht “dëshmi e konceptit” dhe nuk do të bëhet një kurë për HIV-in së shpejti.

    Dr. James Dixon, profesor i asociuar i teknologjive të terapisë së gjeneve dhe qelizave staminale në Universitetin e Nottingham, pajtohet, duke thënë se gjetjet e plota ende kërkojnë shqyrtim.

    “Do të nevojitet shumë më tepër punë për të demonstruar rezultate në këto analiza qelizore, që mund të ndodhin në të gjithë trupin për një terapi të ardhshme”, tha ai.

    “Do të ketë nevojë për shumë më tepër zhvillim përpara se kjo të ketë ndikim tek ata me HIV”. /Telegrafi/

  • Disa arsye përse duhet konsumuar sa më shumë kungull

    Disa arsye përse duhet konsumuar sa më shumë kungull

    Ashtu si perimet dhe frutat e tjera në ngjyrë portokalli, si qitrot, karotat dhe patatet e ëmbla, edhe kungujt janë të pasur me beta karotene. Trupi e ndryshon këtë antioksidues në vitaminë A.

    Kjo vitaminë i nevojitet trupit për shikim më të mirë, për të luftuar bakteret dhe për të ndihmuar sistemin riprodhues të funksionojë siç duhet. Ajo ndihmon gjithashtu me zemrën, mushkëritë, veshkat dhe organet e tjera që të jenë të shëndetshme.

    Forcon shikimin: Një kupë me kungull mund t’ju sigurojë 200% të sasisë së rekomanduar çdo ditë për vitaminën A. Nëse e merrni atë, sytë do t’ju falënderojnë.

    Ul rrezikun për kancer: Vitamina A nga kungulli siguron një tjetër përfitim shëndetësor: një rrezik më të ulët për të zhvilluar disa lloje kanceri, si ai i mushkërisë dhe prostatës. Studimet tregojnë se ky përfitim vjen vetëm kur konsumoni ushqime me vitaminë A. Nuk mund të merrni të njëjtën mbrojtje vetëm nga suplementet e vitaminës A.

    Forcon imunitetin: Përveç beta karotenes, kungujt janë të pasur edhe në vitaminë C, E, hekur dhe folate – lëndë ushqyese këto që forcojnë sistemin imunitar. Përfshirja e kungullit në dietë ndihmon në mirëfunksionimin e qelizave, luftimin e baktereve dhe shërimin më të shpejtë të plagëve.

    Parandalon tensionin e lartë të gjakut: Ngjyra portokalli e kungullit tregon gjithashtu se kjo perime është e pasur në kalium. Kjo është shumë e rëndësishme për uljen e tensionit të gjakut. Farat e kungullit janë gjithashtu të pasura në minerale dhe sterolë bimorë që rrisin nivelet e kolesterolit të mirë (LDL) dhe mbajnë nën kontroll tensionin e gjakut.

    Ndihmon rënien nga pesha: Kungujt janë të pasur me sasi të larta fibrash. Kjo do të thotë që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Fibrat në dietë ndihmojnë edhe shëndetin digjestiv, kështu nuk do të keni probleme me kapsllëkun.

  • Me çka duhet ta nisim vaktin e iftarit, këshilla e rëndësishme që duhet ta dini!

    Me çka duhet ta nisim vaktin e iftarit, këshilla e rëndësishme që duhet ta dini!

    Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim për të gjithë ata që agjërojnë.

    Është shumë e rëndësishme, të hamë shëndetshëm dhe të kemi trup të hidratuar për të agjëruar tërë ditën, shkruan ClevelandClinicAbuDhabi.ae.

    Duke qenë se, trupi ynë ka pushuar gjatë tërë ditës nga ushqimet, është shumë e rëndësishme të dimë se me çfarë duhet ta prishim agjërimin.

    Sipas, ekspertëve, prishja e agjërimit duhet të bëhet me tre hurma dhe ujë – kjo pasi uji dhe hurmat i japin një energji të menjëhershme dhe nxitje hidratimi përpara vaktit tuaj kryesor.

    Pasi t’i keni konsumuar këto, niseni darkën me një supë të lehtë pasi është një zgjedhje e shkëlqyeshme për të filluar vaktin kryesor të iftarit duke ju ndihmuar të hidratoheni.

    Tregoni kujdes me sasinë e ushqimeve të rënda dhe me ëmbëlsirat. /Telegrafi/

  • Shenjat që paralajmërojnë migrenën

    Shenjat që paralajmërojnë migrenën

    Përafërsisht 12 orë para sulmit të migrenës zakonisht lajmërohet shenjat e para, siç është dëshira për një ushqim, për shembull, çokollatë.

    Njerëzit atëherë gabimisht mendojnë se çokollata ishte ajo që kishte sulmuar dhimbjet e kokës së migrenës, thekson mjeku britanik dr. Andrew Dodson.

    Shenjat se migrena po afrohet janë shija metalike në gojë, si dhe urinim të tepërt apo mërzitje të shtuar. Atëherë duhet shtuar qarkullimin e gjakut në tru, duke konsumuar një kafe espresso të fortë, një gotë ujë, si dhe të ushtroni për 20 minuta.

    Lëngjet shtojnë qarkullimin e gjakut, derisa kafeina dhe ushtrimet shpejtojnë punën e zemrës, si dhe shtojnë qarkullimin në tru. Kjo mund të ndalet, apo të paktën të zbutet sulmi i migrenës.

    Sulmet e migrenës shpesh paraprihen nga një gjendje e veçantë, me paraqitjen e çrregullimeve vizuale, interferojnë me aftësinë për të folur në mënyrë koherente, por ndonjëherë shkaktojnë konfuzion.

    Pacientët me migrenë zakonisht janë në gjendje të perceptojnë shenjat e ardhjes së një sulmi të afërt dhe përpiqen të flenë. Gjatë gjumit, sulmet janë më të vështira për t’i përballuar, transmeton Telegrafi.

    Dhimbja e kokës zakonisht rritet gradualisht, duke arritur një intensitet që bëhet i pamundur për t’u përballuar. Tipikisht, dhimbja verifikohet në të njëjtin vend, por pozicioni dhe natyra e dhimbjes mund të jetë e ndryshme.

    Qendra e dhimbjes është zakonisht balli, sytë dhe tëmthat. Shpesh, gjatë një ataku fillon pështirosja, përzierja dhe në qoftë se arrini që të villni situata përmirësohet.

    Ndikim të njëjtë kanë edhe ilaçet beta-bllokatorë, të cilët përmirësojnë qarkullimin dhe shpesh përdoren për shërimin e migrenës.

    Buka apo biskota e lyer me mjaltë ndihmojnë që dhembjet e kokës që pasojnë pas pijes së tepërt të kalojnë më lehtë, thekson Dalia Kempell. Kjo ndodh për shkak se fruktoza, sheqeri natyral, rrit shkrirjen e alkoolit në trup.

    Burime të mira, po ashtu, janë edhe mollët, qershitë, rrushi dhe domatet.

    Mjekësia konvencionale disponon një numër të shumëllojshëm ilaçesh. Konsultohuni gjithmonë me mjekun përpara se t’i konsumoni. /Telegrafi/

  • Çfarë i ndodh zemrës gjatë agjërimit

    Çfarë i ndodh zemrës gjatë agjërimit

    Agjërimi shkakton ndryshime në trup gjatë periudhave kur nuk marrim ushqim.

    Kardiologu Dennis Bruemmer vë në dukje disa përfitime të agjërimit për periudha të shkurtra, raporton blogu “Clevelandclinic”.

    Duke reduktuar konsumimin e ushqimit për një periudhë të caktuar çdo ditë, agjërimi nxit mekanizmat e pastrimit të trupit.

    Studimet tregojnë se agjërimi mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, kolesterolit, kontrollimin e diabetit dhe në humbjen e peshës.

    Doktori Bruemmer thekson rëndësinë e zbutjes së faktorëve të rrezikut si presioni i lartë i gjakut, kolesterolit, diabeti dhe peshës, të cilët janë të lidhura me sëmundjet e zemrës.

    Rekomandohet të konsumojmë ushqim në mënyrë moderuar edhe gjatë periudhave kur nuk jemi duke agjëruar, së bashku me marrjen e ekuilibruar të vitaminave dhe karbohidrateve.

    Agjërimi gjithashtu shoqërohet me përfitime për trajtimin e kancerit dhe humbjen e peshës.

  • Ushqimi i shpejtë mund të shkaktojë demencë

    Ushqimi i shpejtë mund të shkaktojë demencë

    Sipas një studimi, përdorimi i shpeshtë i ushqimit të shpejtë mund të shkaktojë demencë me pasoja të pakthyeshme. Në këtë hulumtim u zbulua se një njeri në kohën tonë ha 650 kalori më shumë në ditë në krahasim me vitet e shtatëdhjeta. Kjo sasi është e barabartë me një hamburger, një pije dhe ca patate të fërguara.

    Profesori i Universitetit Kombëtar të Australisë, Nicolas Cherbuin, dhe ekipi i tij i hulumtuesve gjetën dëshmi të forta se shprehitë e këqija të ushqyerjes dhe mungesa ose niveli i ulët i aktivitetit fizik shkaktojnë rënie të funksionit të trurit, përfshirë demencën dhe tkurrjen e tij.

    “Njerëzit po hanë në dëm të trurit të tyre me shprehi të këqija të ushqyerjes dhe me pak ose fare ushtrime fizike”, tha profesori Cherbuin.

    “Shumë njerëz që vuajnë nga demenca dhe simptoma të tjera të problemeve njohëse, përfshirë tkurrjen e trurit, janë duke e shtuar rrezikun gjatë tërë jetës përmes përdorimit të tepërt të ushqimit të pashëndetëshëm dhe përmes mungesës së ushtrimeve”, shtoi ai.

    Profesori Cherbuin sqaroi se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga demenca, tkurrja e trurit dhe probleme tjera mendore është përdorimi i ushqimit të shëndetshëm dhe kryerja e aktiviteteve fizike, shkruan “Daily Mail”.

  • Hurmat – fruti me vlera të larta ushqyese

    Hurmat – fruti me vlera të larta ushqyese

    Ekspertët shëndetësorë thonë se nëse hani hurma në stomakun bosh, do të rregulloni funksionimin e zorrëve dhe do t’i jepni trurit sheqerin e nevojshëm.

    Hurmat kanë vlera të larta shëndetësore dhe ushqyese, prandaj edhe njihen si ndër frutat më të shëndetshëm në planet.

    Janë burim i shkëlqyeshëm i hekurit, prandaj njerëzve që vuajnë nga anemia u thuhet të hanë sa më shumë hurme. Rreth 100 gramë hurma përmbajnë rreth 0.90 miligramë hekur, që është rreth 11 për qind e konsumit të rekomanduar ditor.

    Për shkak të përmbajtjes së lartë të lëndëve ushqyese, hurmat na bëjnë të ndihemi të ngopur dhe ndihmojnë në humbjen e peshës. Por bëni kujdes, sepse hurmat nuk kanë kolesterol, por kanë shumë sheqer, kështu që mund të shtoni peshë nga marrja e tepërt.

    Hurmat kanë aftësinë të ulin nivelin e kolesterolit të keq LDL në trup. Kjo është arsyeja pse ky është një ushqim i shkëlqyeshëm për njerëzit me kolesterol të lartë, i cili shkakton depozita yndyrore në arterie, të cilat çojnë në formimin e mpiksjes së gjakut dhe sëmundjeve të tjera të zemrës.

    Gjithashtu, për një zemër të shëndoshë vendosni hurmat në ujë gjatë tërë natës, dhe në mëngjes largoni farat dhe ujin bashkë me hurma përzieni në blender dhe konsumojeni në mëngjes. Merrni këtë ilaç natyral disa herë në ditë për të forcuar zemrën.

    Hurmat janë një ushqim shumë i përshtatshëm për njerëzit që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Ato përmbajnë shumë pak natrium dhe janë të pasura me kalium. Një pjesë standarde e pesë ose gjashtë hurmave jep rreth 80 miligramë magnez, një mineral thelbësor që kontribuon në zgjerimin e enëve të gjakut. Studimet tregojnë se 370 miligramë magnez në ditë mund të ulin presionin e gjakut.