ATV

Category: Shëndetësi

  • 5 shenjat që tregojnë çrregullime hormonale

    5 shenjat që tregojnë çrregullime hormonale

    Problemet hormonale janë mjaft të zakonshme. Sipas statistikave, rreth 80% e grave përballen me çrregullime hormonale si pasojë e niveleve të ulëta të estrogjenit dhe progesteronit. Edhe meshkujt mund të preken nga ky problem për shkak të uljes së testosteronit ose rritjes së estrogjenit.

    Më poshtë janë pesë shenjat që nuk duhet t’i injoroni:

    Problemet me gjumin
    Pagjumësia ose cilësia e dobët e gjumit mund të lidhet me çrregullimet hormonale. Tek meshkujt, kjo shpesh shoqërohet me nivele të ulëta të testosteronit. Tek femrat, mungesa e progesteronit, veçanërisht para menstruacioneve, mund të shkaktojë vështirësi në gjumë.

    Djersitje gjatë natës
    Djersitjet e shpeshta gjatë natës janë një tjetër tregues. Tek femrat, nivelet e ulëta të progesteronit mund të çojnë në dominancë të estrogjenit, duke shkaktuar vapë dhe djersitje. Tek meshkujt, kjo lidhet me rënien e testosteronit, e cila zakonisht fillon pas moshës 40-vjeçare.

    Lodhje e vazhdueshme
    Gjumi i çrregullt dhe djersitja gjatë natës mund të rezultojnë në lodhje kronike. Nëse ndiheni të rraskapitur edhe pas disa orësh gjumë, kjo mund të jetë shenjë e një çekuilibri hormonal.

    Rënie e dëshirës seksuale
    Mungesa e interesit për marrëdhënie seksuale mund të lidhet me nivele të ulëta të estrogjenit tek femrat dhe testosteronit tek meshkujt. Tek gratë, kjo shpesh shfaqet gjatë periudhës së menopauzës.

    Akne të vazhdueshme në fytyrë
    Shfaqja e akneve para ciklit menstrual është normale, por nëse ato zgjasin për periudha të gjata, mund të jenë sinjal i çrregullimeve hormonale.

    Këto simptoma janë sinjale që trupi juaj mund të jetë jashtë ekuilibrit hormonal dhe kërkojnë vëmendje.

  • Ushqimet që po ju dëmtojnë shëndetin ngadalë

    Ushqimet që po ju dëmtojnë shëndetin ngadalë

    Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm mbi pasojat negative që disa ushqime kanë për shëndetin tonë. Mirëpo gjithsesi, ne i konsumojmë dhe ato janë pjesë e menysë tonë të përditshme.

    Disa prej këtyre ushqimeve, që ekspertët thonë se janë duke ju vrarë çdo ditë pak nga pak janë:

    Kripa – Kripa është një nga mëlmesat më të përdorura në kuzhinë. Përdorimi normal i saj nuk ka ndonjë dëm, mirëpo nëse konsumohet në masë të madhe mund të sjellë probleme serioze të shëndetit. Ajo rrit shtypjen e gjakut dhe është një nga shkaktarët kryesorë të hipertensionit.

    Prodhuemet e grurit – Gruri përmban një karbohidrat, që mund të shkaktojë diabetin. Si pasojë pankreasi dëmtohet dhe organizmi juaj fillon të bëhet rezistent ndaj insulinës.

    Ushqimet e shpejta – Hamburgerët, sandviçët dhe të gjithë ushqimet e tjera të shpejta kanë një shije të mirë dhe janë zgjidhja e duhur për njerëzit që kanë një ditë të ngarkuar. Përbërësit e këtyre ushqimeve si yndyrnat, aditivët artificialë dhe ngjyruesit rrisin rrezikun e diabetit, sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe problemeve me sistemin tretës.

    Qumështi dhe prodhimet e tij – Këto produkte mund të jenë shumë të dëmshme, sidomos për njerëzit që kanë intolerancë ndaj përbërësit kryesor të qumështit – laktozës.

    Buka e bardhë – Mielli i bardhë konsiderohet si përzierje e mbeturinave të grurit dhe disa substancave artificiale. Ai nuk përmban asnjë fibër apo proteinë. Përdorimi i miellit të bardhë shkakton shtim të peshës dhe dëmtim të gjëndrës tiroide.

    Sheqeri artificial – Sheqeri, të cilin e përdorim si ëmbëlsues për kafe, çaj apo përgatitjen e ëmbëlsirave, është shumë i dëmshëm. Ky lloj sheqeri e rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, diabetit apo nga çrregullimet e tjera shëndetësore.

    Margarina – Përdoret në masë të madhe për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe ushqimeve të tjera. Përmban yndyrna shumë të dëmshme për shëndetin e zemrës, enëve të gjakut dhe shkakton rritjen e nivelit të kolesterolit.

  • Vitamina A, sekreti për sytë e shëndetshëm dhe shikim të mirë

    Vitamina A, sekreti për sytë e shëndetshëm dhe shikim të mirë

    Shëndeti i syve është jetik, dhe kujdesi i duhur mund të parandalojë probleme si degjenerimi makular dhe katarakti. Faktorë si pirja e duhanit, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe mungesa e mbrojtjes nga dielli rrisin rrezikun për sytë.

    Një rol të veçantë në mbrojtjen e shikimit ka vitamina A, e cila jo vetëm përmirëson shëndetin e përgjithshëm, por edhe mban sipërfaqen e syrit (kornean) të lubrifikuar dhe ngadalëson zhvillimin e sëmundjeve serioze të syrit.

    Përveç syve, vitamina A ndihmon në rritjen e eshtrave, shëndetin e lëkurës dhe forcimin e sistemit imunitar. Për fat të mirë, mund të merret lehtë përmes ushqimeve të pasura me të:

    • Mëlçia e kafshëve

    • Të verdhët e vezës

    • Gjalpi

    • Patatet e ëmbla

    • Karrota

    • Spinaqi

    • Djathi zviceran

    Një dietë e pasur me vitaminë A ndihmon sytë të qëndrojnë të shëndetshëm dhe shikimin të mprehtë për vite me radhë.

  • Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit

    Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit

    Ramazani është një kohë e veçantë për reflektim, vetë-përmirësim, mirësi dhe spiritualitet — dhe agjërimi është një nga shtyllat kryesore të Muajit të Shenjtë, ku besimtarët agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit.

    Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit nuk është vetëm një praktikë shpirtërore, por mund të sjellë edhe përfitime të rëndësishme për shëndetin e trupit dhe të mendjes.

    Ja disa nga ndikimet pozitive që agjërimi mund të ketë në shëndetin dhe mirëqenien tuaj:

    Rregullon kolesterolin “e keq”

    Shumë njerëz synojnë të humbin peshë gjatë agjërimit. Megjithatë, një studim i fundit ka treguar se agjërimi ndikon edhe në profilin lipidik. Kjo çon në uljen e kolesterolit në gjak, duke ndihmuar në parandalimin e sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe sëmundjeve të tjera.

    Ul oreksin

    Respektimi i Ramazanit dhe agjërimi i japin stilit të jetesës dhe sistemit tretës një ndryshim pozitiv. Ndërsa trupi mësohet të hajë më pak, sistemi tretës ka mundësi të pushojë dhe stomaku zvogëlohet gradualisht në madhësi. Kjo ndihmon në uljen e oreksit, dhe efektet mund të zgjasin më shumë sesa shumë dieta të përkohshme.

    Detoks njëmujor

    Agjërimi jo vetëm që përdor rezervat e yndyrës, por gjithashtu ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat e dëmshme që mund të jenë të pranishme në depozitat e yndyrës. Me sistemin tretës që kalon një “rinovim” njëmujor, trupi detoksifikohet natyrshëm, duke ju dhënë mundësinë të vazhdoni një stil jetese më të shëndetshëm edhe pas Ramazanit.

    Përmirëson humorin dhe qartësinë mendore

    Agjërimi mund të shërbejë si një mënyrë për të “fuqizuar” trurin, duke nxitur rritjen dhe zhvillimin e qelizave të reja nervore, çka përmirëson reagimin ndaj informacionit nga mjedisi përreth. Studimet tregojnë gjithashtu se agjërimi mund ta bëjë trurin më rezistent ndaj stresit, më të adaptueshëm ndaj ndryshimeve, si dhe të përmirësojë humorin, kujtesën dhe aftësinë për të mësuar.

  • Macet mund të ofrojnë çelësin për trajtimin e kancerit te njerëzit

    Macet mund të ofrojnë çelësin për trajtimin e kancerit te njerëzit

    Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të forta me format e kancerit te njerëzit, duke hapur mundësi të reja për trajtime më efektive për të dyja speciet.

    Shkencëtarët analizuan ADN-në e tumoreve nga rreth 500 mace shtëpiake dhe identifikuan mutacione kyçe gjenetike të lidhura me zhvillimin e kancerit. Edhe pse kanceri është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve dhe vdekjeve te macet, deri më tani dihej shumë pak rreth mënyrës se si zhvillohet kjo sëmundje tek ato.

    “Gjenetika e kancerit te macet ka qenë një territor pothuajse i panjohur deri tani. Sa më shumë të kuptojmë kancerin në çdo specie, aq më shumë përfitojmë të gjithë”, tha studiuesja kryesore, Dr Louise Van der Wayden.

    Ekipi ndërkombëtar, i udhëhequr nga Wellcome Sanger Institute, analizoi rreth 1 mijë gjene të lidhura me 13 lloje të kancerit te macet. Rezultatet treguan se shumë nga gjenet që nxisin kancerin te macet janë të njëjta me ato te njerëzit, duke sugjeruar se të dyja speciet ndajnë mekanizma biologjikë të ngjashëm që lejojnë rritjen dhe përhapjen e tumoreve.

    Sipas shkencëtarëve, macja shtëpiake mund të ndihmojë veçanërisht në kuptimin e disa formave të kancerit të gjirit, përfshirë kancerin e gjirit “triple negative”, një formë agresive që përbën rreth 15% të rasteve te njerëzit. Macet e zhvillojnë këtë nënlloj më shpesh, duke u ofruar studiuesve më shumë mostra dhe mundësi për të testuar trajtime të reja.

    Gati një e katërta e familjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë të paktën një mace, duke e bërë këtë kafshë po aq të përhapur sa qeni si shoqërues shtëpiak. Megjithatë, ndërsa studimet mbi kancerin te qentë janë të shumta, macet kanë mbetur kryesisht jashtë vëmendjes shkencore.

    Studiuesit theksojnë se si macet ashtu edhe qentë mund të ndihmojnë në identifikimin e faktorëve mjedisorë që ndikojnë në zhvillimin e kancerit, pasi ato jetojnë në të njëjtat ambiente si njerëzit dhe ekspozohen ndaj të njëjtave rreziqe.

    “Kjo na ndihmon të kuptojmë më mirë pse zhvillohet kanceri te macet dhe te njerëzit, si ndikon mjedisi përreth nesh në rrezikun e sëmundjes dhe, potencialisht, të gjejmë mënyra të reja për parandalim dhe trajtim”, tha Prof. Geoffrey Wood nga Ontario Veterinary College.

    Studimi është publikuar në revistën shkencore Science, duke u cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt një qasjeje më të gjerë ndër-specie në luftën kundër kancerit.

  • Këshillat që duhet t’i keni parasysh në iftar pas agjërimit gjatë ditës

    Këshillat që duhet t’i keni parasysh në iftar pas agjërimit gjatë ditës

    Ramazani është një muaj i shenjtë gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, dhe një ditë e gjatë pa ushqim apo ujë mund t’ju bëjë natyrshëm shumë të uritur në iftar.

    Megjithatë, kjo uri e madhe shpesh mund të çojë në tepricë në ushqim, gjë që mund të mos jetë e mirë për shëndetin.

    “Të ngrënit shumë dhe me shpejtësi mund të çojë lehtësisht në probleme me tretjen si fryrje, aciditet, diarre, gazra apo urth. Shumë njerëz zgjedhin ushqime jo të shëndetshme që mund t’i bëjnë të ndihen të plogësht. Është thelbësore të bëhen zgjedhje të shëndetshme dhe të hahet me vetëdije për të qëndruar të shëndetshëm dhe energjikë gjatë Ramazanit”, ka pohuar eksperti Dr.Meghraj Ingle.

    Këshilla për të ngrënë me kujdes gjatë Ramazanit

    Filloni me hurma dhe ujë:

    Kur të prishni agjërimin, filloni ngadalë me hurma ose ujë. Hurmat ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe i japin trupit energjinë e nevojshme pa e mbingarkuar sistemin tretës. Pirja e ujit pas një periudhe të gjatë agjërimi ndihmon në hidratim dhe përgatit stomakun për ushqimin.

    Hani ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin:

    Sigurohuni që të hani ngadalë dhe të përtypni mirë. Të ngrënit me shpejtësi mund të çojë në ngrënie së tepërmi, sepse trurit i duhet kohë për të kuptuar ndjesinë e ngopjes. Përtypja e mirë ndihmon tretjen dhe lejon trupin të përthithë lëndët ushqyese të nevojshme. Merrni kafshata të vogla në vend të atyre të mëdha.

    Shmangni ushqimet e skuqura dhe të rënda:

    Pas agjërimit është e rëndësishme të bëni zgjedhje të kujdesshme. Ushqimet e skuqura mund të duken joshëse, por ato mund të shkaktojnë aciditet, gazra dhe fryrje. Vaktet e rënda e mbingarkojnë sistemin tretës dhe ju bëjnë të ndiheni të lodhur. Zgjidhni ushqime të lehta dhe të shëndetshme në vend të atyre të përpunuara apo “fast food”.

    Kontrolloni sasinë e porcioneve:

    Çelësi për të shmangur teprimin është të hani në sasi të kontrolluara. Në vend të vakteve të rënda, zgjidhni vakte më të lehta dhe me porcione të vogla. Agjërimi i gjatë mund t’ju bëjë të dëshironi të hani më shumë seç duhet, por ngrënia me masë ndihmon në shmangien e problemeve me tretjen.

    Kufizoni ushqimet me shumë sheqer dhe ëmbëlsirat:

    Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak, i cili më pas pasohet nga rënie e energjisë dhe lodhje e madhe. Në vend të ëmbëlsirave të përpunuara, zgjidhni alternativa më të shëndetshme si fruta, hurma apo kos.

  • Studimi: Humbja e nuhatjes sinjal më i besueshëm i COVID-19 se temperatura

    Studimi: Humbja e nuhatjes sinjal më i besueshëm i COVID-19 se temperatura

    Humbja e shqisës së të nuhaturit mund të jetë tregues më i saktë i COVID-19 sesa kollitja apo temperatura, thuhet në një studim të ri.

    Një studim nga University College London (UCL), i realizuar me 590 persona që kishin humbur shqisën e të nuhaturit apo të shijuarit në fillim të vitit, ka gjetur se 80 për qind prej tyre kishin antitrupa të koronavirusit. Nga këta, 40 për qind nuk kishin përjetuar simptoma të tjera, shkruan BBC.

    Megjithatë, studimi përfshiu vetëm persona me simptoma të buta. Shenjat se humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jenë simptoma të COVID-19 nisën të raportohen nga prilli dhe u shtuan në listën zyrtare të simptomave në mes të majit, transmeton KOHA.

    Sipas udhëzimeve aktuale, çdo person që humb ose vëren ndryshim në shqisën e nuhatjes apo shijes duhet të vetizolohet dhe të testohet.

    Autorja kryesore e studimit, Rachel Batterham nga UCL, thekson se kollitja dhe temperatura vazhdojnë të konsiderohen simptomat kryesore që duhet të gjurmohen. Ajo rekrutoi pjesëmarrësit mes 23 prillit dhe 14 majit, përmes katër kirurgëve në Londër, duke përfshirë ata që kishin raportuar humbje të nuhatjes ose shijes në katër javët e para.

    Të gjithë pjesëmarrësit u testuan për antitrupa dhe katër nga pesë rezultuan pozitivë, duke treguar se kishin qenë të infektuar më herët me COVID-19.

    Studiuesit theksojnë se, edhe pse jo të gjithë pacientët me koronavirus e humbin nuhatjen, nëse kjo ndodh, gjasat janë të larta që shkaku të jetë infektimi me COVID-19.

    Zbulimet nënvizojnë rëndësinë e vëmendjes ndaj çdo ndryshimi në nuhatje apo shije, veçanërisht nëse personi nuk arrin të nuhasë aroma të zakonshme si parfumi, pasta e dhëmbëve, zbardhuesi apo kafeja.

  • Ushqimet që duhet të hani në syfyr, për një agjërim sa më të lehtë

    Ushqimet që duhet të hani në syfyr, për një agjërim sa më të lehtë

    Muaji i Ramazanit është një kohë shumë e veçantë për reflektim dhe mirësi për të gjithë ata që agjërojnë dhe nuk ka asnjë ndjenjë më të veçantë se syfyri i parë.

    Megjithatë, kur agjërojmë tërë ditën duhet të sigurohemi që të kemi zgjedhur ushqimet me kujdes për të pasur energji deri në iftar.

    Por, çfarë cilat ushqime duhet t’i hani për syfyr në mënyrë që të qëndroni të hidratuar dhe me plot energji, këtu kemi listuar disa prej tyre.

    Vezë

    Vezët janë të mbushura me shumë proteina. Janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese, shkruan FoodNdtv.

    Ngrënia e vezëve do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur. Ka shumë mënyra se si mund t’i hani vezët.Mund të bëni një omëletë të rëndë me perime dhe ta kombinoni me bukë kafe. Ju gjithashtu mund të bëni vezë të fërguara dhe t’i vendosni mbi bukë kafe, të cilën mund ta lyeni lyer me gjalpë kikiriku ose gjalpë bajame.

    Tërshërë

    Është një vakt i pasur me proteina, dhe do të keni shumë përfitime.

    Një vakt i pasur me proteina ju jep energji të mjaftueshme. Tërshëra është një burim i shijshëm i proteinave dhe karbohidrateve. Ju mund të bëni një ‘smoothie’ me tërshërë që përfshin banane dhe qumësht; ju gjithashtu mund t’i shtoni edhe arra.

    Pulë ose peshk

    Peshku njihet si një ushqim që rrit vitalitetin. Megjithatë, nuk duhet ta fërgoni, pasi mund t’ju shkaktojë fryrje.

    Në përgjithësi duhet të shmangni ushqimet e fërguara, sepse mund t’ju bëjnë më të etur. Duke qenë se nuk keni të drejtë të pini ujë gjatë agjërimi, është e rëndësishme të shmangni çdo ushqim që ka gjasa t’ju bëjë të etur.

    Një ushqim tjetër që mund të hani është pula, pasi posedon lëndë ushqyese që japin energji dhe do e bëjnë më lehtë për ju të agjëroni lehtësisht.

    Mund ta kombinoni pulën me perime. Nëse jeni duke ngrënë peshk, atëherë mund të zgjidhni sardelet.

    Fruta dhe perime

    Frutat dhe perimet janë të pasura me minerale dhe vitamina që e ndihmojnë njeriun të ndihet energjik. Gjithashtu, përveç se duhet të pini ujë, duhet të hani fruta dhe perime të cilat do t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar. Disa shembuj do të ishin shalqiri, luleshtrydhet, pjeshkat, portokallet, domatet, kastravecat dhe spinaq. Mund të bëni një sallatë me disa fruta dhe perime. Me këtë, ju mund të shijoni përfitimet shëndetësore të gjitha menjëherë.

    Kikirika

    Kikirikët “dhuratë e natyrës” mbushin njerëzit me një sasi të vogël. Nëse kombinoni kikirikët me qumësht të nxehtë, atëherë ky do të bëhet një kombinim i shëndetshëm, sepse produktet e qumështit janë gjithashtu shumë të mjaftueshme.

    Ju mund t’i kombinoni ato edhe me kos. Nëse dëshironi t’i kombinoni me bukë, atëherë mund të përdorin gjalpin e kikirikëve.

    Gjalpi i bajameve dhe i kikirikut do t’ju japin energji si dhe do t’ju lënë të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.

  • Ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë

    Ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë

    Specialistët shprehen se ndryshimet e menjëhershme të kushteve klimatike  si presioni atmosferik, temperatura, lagështia dhe era mund të jenë faktor nxitës për dhimbjen e kokës dhe migrenën.

    Faktorët kryesorë që ndikojnë:

    • Uljet e presionit atmosferik: Kur presioni bie papritur, hapësirat e ajrit brenda sinuseve zgjerojnë, duke shkaktuar presion të shtuar në kanalet e vogla të hundës. Kjo mund të çojë në dhimbje të forta koke, sidomos në rastet kur sinuset janë të mbushura nga gripi ose ftohja.

    • Shtimi i reve dhe rritja e lagështisë: Këto ndryshime mund të përkeqësojnë dhimbjen dhe të nxisin krizat e migrenës më shumë se ndryshimet e tjera klimatike.

    • Era e fortë: Era që tund dritaret ose godet sipërfaqet mund të stimulojë sistemin nervor, duke shkaktuar dhimbje koke.

    • Era e thatë ose e ngrohtë: Këto erëra thajnë sipërfaqet e mukozës dhe zgjojnë rrugët e frymëmarrjes, duke kontribuar në dhimbjen e kokës.

    • Stresi: Specialistët theksojnë se stresi gjithashtu përbën një faktor nxitës të migrenës.

    Si ndikojnë sinuset

    Në mes të kockave të fytyrës ndodhen hapësira ajri të quajtura sinuse. Kur presioni barometrik bie, ajri brenda sinuseve zgjerohet dhe, nëse kanalet janë të bllokuara, rrit presionin e brendshëm dhe shkakton dhimbje të forta koke.

    Përveç këtyre, specialistët paralajmërojnë se disa erëra specifike, të njohura si “era e sëmundjeve”, mund të nxisin gjithashtu dhimbjen e kokës dhe migrenën.

    Ky informacion është veçanërisht i rëndësishëm për personat që vuajnë shpesh nga migrena dhe dhimbjet e kokës, duke ndihmuar në parandalimin e krizave përmes vëmendjes ndaj kushteve klimatike.

  • Të mirat e konsumimit të misrit për shëndetin

    Të mirat e konsumimit të misrit për shëndetin

    Dietologët rekomandojnë konsumimin e misrit të zier, në sallata ose supa, përfitimet e të cilit shtrihen në disa aspekte të shëndetit.

    Përfitimet kryesore:

    • Për diabetin: Misri përmban karbohidrate rezistente që ndihmojnë në funksionin e insulinës dhe kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.

    • Për trurin: Falë përmbajtjes së lartë të vitaminës B, mbështet funksionin kognitiv dhe energjinë.

    • Për zorrën e trashë: Konsumimi i misrit ndihmon në mbrojtjen kundër kancerit të zorrës së trashë.

    • Për shikimin: Misri është i pasur me luteinë dhe beta-karoten, të cilat kontribuojnë në shëndetin e syve.

    Kujdesi në konsum:

    Misri i pjekur në rrugë ose i djegur mund të përmbajë substanca të dëmshme për stomakun. Dietologët rekomandojnë të preferohet misri i zier, i cili mund të përzihet në sallata ose supa për një shije të shëndetshme dhe të sigurt.

    Këshilla për kombinim ideal:

    Një kombinim shumë i mirë është misri me avokado, që ofron një përzierje të shëndetshme të karbohidrateve dhe yndyrnave të mira.