ATV

Category: Shëndetësi

  • Çfarë i ndodh trupit tuaj kur merrni vitaminë C dhe D së bashku?

    Çfarë i ndodh trupit tuaj kur merrni vitaminë C dhe D së bashku?

    Vitaminat C dhe D shpesh merren së bashku në formën e shtesave dietike, dhe kombinimi i tyre në përgjithësi konsiderohet i sigurt nëse ndiqen dozat e rekomanduara.

    Marrja e tyre së bashku mund të kontribuojë në forcimin e imunitetit dhe shëndetit të kockave, por është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për efektet anësore të mundshme të marrjes së tepërt.

    Ja çfarë mund të bëjë marrja e tyre së bashku.

    Forcimi i sistemit imunitar

    Sasi të mjaftueshme të vitaminave C dhe D janë thelbësore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Shtesat e vitaminës C mund të ndihmojnë në forcimin e mbrojtjes së trupit dhe në mbrojtjen kundër infeksioneve, përfshirë ato virale.

    Nga ana tjetër, vitamina D është treguar se forcon rezistencën e trupit ndaj infeksioneve falë aftësisë së saj për të zvogëluar inflamacionin dhe për të kufizuar reaksionet e padëshiruara imune. Për shkak të efekteve të tyre të njohura, marrja e tyre së bashku mund të ofrojë mbështetje shtesë për imunitetin.
    Luftoni viruset në mënyrë më efektive

    Disa studime kanë treguar se vitamina C ka veti të caktuara antivirale, dhe marrja e saj e rregullt gjithashtu mund të ndihmojë në shkurtimin e kohëzgjatjes së ftohjes së zakonshme. Vitamina D gjithashtu zvogëlon rrezikun e infeksioneve virale duke forcuar barrierat natyrore mbrojtëse të trupit kundër viruseve, të tilla si lëkura dhe mukozat. Gjithashtu është treguar se zvogëlon rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes tek fëmijët dhe të rriturit.

    Shërim më i shpejtë i plagëve

    Studimet tregojnë se vitamina D mund të nxisë rinovimin e qelizave të lëkurës, gjë që e bën më të lehtë shërimin e plagëve me më pak shenja. Vitamina C është gjithashtu shumë e rëndësishme në këtë proces sepse stimulon prodhimin e faktorëve kryesorë të shërimit. Marrja e vitaminave C dhe D së bashku mund të përshpejtojë rikuperimin nga lëndimet.

    Shëndet më i mirë i kockave

    Një mungesë e njëkohshme e vitaminave C dhe D mund të çojë në uljen e dendësisë minerale të kockave dhe një rrezik më të lartë të osteoporozës, e cila është më e zakonshme tek të moshuarit. Studimet sugjerojnë se një kombinim i suplementeve të vitaminës C dhe D mund të ndihmojë në ngadalësimin e humbjes së kockave dhe në ruajtjen e shëndetit të kockave, duke mbrojtur kështu më tej kundër osteoporozës dhe frakturave, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

    Ndihmë gjatë kimioterapisë

    Marrja e vitaminave C dhe D mund të ndihmojë në arritjen e rezultateve më të mira për njerëzit që marrin kimioterapi. Në një studim, marrja e të dy vitaminave u shoqërua me më pak ndërlikime gjatë kimioterapisë tek njerëzit me leuçemi. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këto përfitime të mundshme.

    Dozat e rekomanduara dhe efektet anësore të mundshme

    Marrja e rekomanduar ditore e vitaminës D varet nga mosha dhe shtatzënia. Për personat deri në 14 vjeç, rekomandohen 10 deri në 15 mikrogramë, që korrespondojnë me 400 deri në 600 njësi ndërkombëtare. Të rriturit deri në 70 vjeç kanë nevojë për 15 mikrogramë, ose 600 njësi ndërkombëtare, dhe ata mbi 70 vjeç kanë nevojë për 20 mikrogramë, ose 800 njësi ndërkombëtare. Gratë shtatzëna gjithashtu rekomandohen të marrin 15 mikrogramë, ose 600 njësi ndërkombëtare.

    Kur bëhet fjalë për vitaminën C, sasitë e rekomanduara ditore variojnë nga 15 miligramë për fëmijët e vegjël deri në 75 deri në 90 miligramë për të rriturit. Gratë shtatzëna rekomandohen të marrin 80 miligramë, dhe duhanpirësit shpesh kanë nevojë për rreth 35 miligramë më shumë se jo-duhanpirësit.

  • Katër gjëra që duhet të bëni pas orës 5 pasdite për stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak

    Katër gjëra që duhet të bëni pas orës 5 pasdite për stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak

    Mjekët endokrinologë thonë se zakonet e mbrëmjes mund të kenë ndikim të madh në kontrollin e sheqerit në gjak, sidomos te personat që jetojnë me diabet.

    Përveç ushqimit, faktorë të tjerë si stresi, gjumi, aktiviteti fizik dhe ora e ditës ndikojnë në mënyrën si trupi përpunon sheqerin. Në mbrëmje, hormoni insulinë bëhet më pak efektiv, gjë që mund ta vështirësojë kontrollin e glukozës në gjak, ka shkruar EatingWell.

    “Ndjeshmëria ndaj insulinës bie natyrshëm në fund të pasdites dhe në mbrëmje si pjesë e ritmit të orës së brendshme biologjike. Kjo është arsyeja pse disa njerëz ndihen më të lodhur ose kanë më shumë dëshirë për ushqim në fund të ditës. Është një proces normal biologjik, por tregon se zakonet e mbrëmjes kanë më shumë rëndësi sesa mendohet”, shpjegon endokrinologia Rekha Kumar.

    Ekspertët rekomandojnë disa zakone të thjeshta pas orës 17:00 që mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak.

    Ecni pak pas darkës

    Aktiviteti fizik ndihmon trupin të përdorë më mirë insulinën.

    “Ecja është një nga ushtrimet më të mira për kontrollin e sheqerit në gjak”, ka thënë endokrinologia Melina Roman Gerardino.

    Një shëtitje e shkurtër mund të bëjë ndryshim.

    “Të ecësh për 10-15 minuta pas darkës mund të kufizojë rritjet e menjëhershme të sheqerit në gjak pas ushqimit”, ka thënë mjekja Vanessa Curtis.

    Sipas Kumar, edhe lëvizjet e lehta në shtëpi mund të ndihmojnë.

    “Lëvizjet e lehta, si shtrirja e trupit ose punët e shtëpisë, i ndihmojnë muskujt të përthithin më mirë glukozën”, ka thënë ajo, duke theksuar se vazhdimësia është më e rëndësishme se intensiteti.

    Hani darkën më herët

    Ekspertët rekomandojnë që darka të hahet të paktën dy ose tre orë para gjumit.

    “Darkat e vona rrisin nivelin e sheqerit në gjak gjatë natës dhe ulin ndjeshmërinë ndaj insulinës”, ka thënë endokrinologu Andres Splenser.

    Disa specialistë sugjerojnë edhe një agjërim gjatë natës prej rreth 12 orësh, por kjo duhet diskutuar me mjekun.

    Zgjidhni ushqime të pasura me fibra

    Fibrat, që gjenden në fruta, perime, drithëra të plota dhe bishtajore, ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak.

    “Ngrënia e fibrave ngadalëson përthithjen e karbohidrateve, kështu që sheqeri rritet më gradualisht dhe pankreasi nuk duhet të prodhojë shumë insulinë”, ka shpjeguar Curtis.

    Sipas Splenser, ushqimet me fibra mund të përmirësojnë edhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.

    Ekspertët sugjerojnë që në darkë të konsumohen rreth 8 gramë fibra dhe që gjysma e pjatës të jetë me perime.

    Kujdesuni për gjumin

    Gjumi dhe sheqeri në gjak janë të lidhur ngushtë. Gjumi i dobët mund ta vështirësojë kontrollin e glukozës.

    Për gjumë më të mirë, ekspertët këshillojnë:

    -të shkoni në shtrat në të njëjtën orë çdo natë

    -të mbani dhomën të errët dhe të freskët

    -të shmangni ekranet të paktën një orë para gjumit

    -të relaksoheni me muzikë, lexim ose meditim

    Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu të shmangen disa zakone në mbrëmje, si ngrënia vonë gjatë natës, pijet me shumë sheqer, qëndrimi i gjatë ulur dhe konsumimi i alkoolit.

    Në fund, mjekët thonë se edhe ndryshimet e vogla në rutinën e mbrëmjes mund të kenë ndikim të madh në shëndet.

    “Vazhdimësia është çelësi për krijimin e zakoneve të shëndetshme dhe të qëndrueshme”, kanë thënë ekspertët, duke këshilluar që çdo person të konsultohet me mjekun për një plan të përshtatshëm për veten.

  • Doktori hoqi dorë nga ai, mendoi se do të vdiste, por pacienti sot është gjallë, çfarë ndodhi?

    Doktori hoqi dorë nga ai, mendoi se do të vdiste, por pacienti sot është gjallë, çfarë ndodhi?

    Doktori i specializuar në Kirugjinë e Përgjithshme dhe Kirurgjinë Abdominale, Ferat Sallahu, në emisionin “LIBERO” rrëfeu  një rast që e përjetoi në fillimet e karrierës së tij, kur ishte ende specialist i ri. Në klinikë i erdhi një pacient me diagnozë të rëndë – kancer i mëlçisë në stade shumë të avancuara.

    Sipas tij, gjendja e pacientit ishte aq e rëndë saqë në mjekësi konsiderohej terminale, çka do të thotë se shanset për mbijetesë ishin shumë të vogla. Pacienti u trajtua për rreth dy javë në spital, por gjendja e tij mbeti kritike dhe më pas u lirua për në shtëpi me udhëzimin që të paraqitej në kontroll pas një muaji.

    “…E lëshuam në shtëpi në gjendje të rëndë. Mendja ime nuk ishte e qetë, nuk kisha shpresa se do të mbijetonte…”, rrëfeu mjeku.

    Megjithatë, ajo që ndodhi më pas e befasoi plotësisht. Pas një muaji, teksa mjeku po punonte në kompjuter, kolegët e njoftuan se pacienti kishte ardhur për kontroll.

    “…Nuk e besoja. Kur dola ta shoh, ai kishte ardhur në këmbët e veta, i shoqëruar nga një person tjetër…”, tregoi ai.

    I habitur, mjeku e pyeti pacientin se çfarë kishte përdorur gjatë kësaj kohe. Përgjigjja ishte e thjeshtë: ai kishte vazhduar terapinë e përshkruar nga mjeku.

    Pacienti u këshillua të vazhdonte trajtimin dhe të paraqitej sërish për kontroll pas dy muajsh. Edhe pse mjeku ende kishte dyshime nëse ai do të mund të kthehej përsëri, realiteti e surprizoi sërish.

    Pas dy muajsh, pacienti u shfaq përsëri – këtë herë edhe më mirë. Sipas rrëfimit të mjekut, ai kishte ardhur i veshur me kravatë dhe dukej i kthjellët.

    Pacienti, sipas mjekut, është ende gjallë edhe sot, duke u bërë një nga ato raste që dëshmojnë se ndonjëherë shpresa dhe trajtimi mund të sjellin rezultate që tejkalojnë çdo parashikim.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Ferat Sallahut, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • I ka kryer mbi 10,000 operacione, doktor Ferat Sallahu tregon se si i përjeton momentet kur pacientët vdesin

    I ka kryer mbi 10,000 operacione, doktor Ferat Sallahu tregon se si i përjeton momentet kur pacientët vdesin

    Pas më shumë se 10 mijë operacionesh të kryera gjatë karrierës së tij profesionale, specialisti i kirurgjisë, doktor Ferat Sallahu ka përjetuar shumë momente të vështira në profesionin e tij. Një ndër sfidat më të mëdha, sipas tij, mbetet përballja me rastet kur pacientët nuk arrijnë të shpëtohen.

    I pyetur se si e përballon momentin kur një pacient ndërron jetë, doktor Sallahu theksoi se çdo rast është i ndryshëm dhe varet nga mosha dhe sëmundja e pacientit.

    “…Përballimi i pacientit që vdes dallon prej moshës, dallon prej sëmundjes. Gjithmonë është humbje për familjen, por për ne si profesionistë kur e kemi një person që ndërron jetë në moshë të re dhe vuan prej një sëmundjeje të rëndë, për ne është jashtëzakonisht një peshë e madhe sepse nuk po arrijmë t’i ndihmojmë…”, u shpreh ai.

    Sipas tij, në mjekësi ka diagnoza të caktuara që kanë prognozë të rëndë dhe jetëgjatësi të kufizuar, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

    “…Gjithmonë në shëndetësi ka diagnoza që e kanë jetën e kufizuar. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për dajë, nanë, babë apo vëlla, kur diagnoza është me prognozë të keqe, edhe rezultatet janë të këqija…”, tha Sallahu.

    Megjithatë, ai theksoi se mjekët vazhdojnë të bëjnë maksimumin për çdo pacient, duke e konsideruar çdo jetë të shpëtuar si motivin më të madh për të vazhduar punën në këtë profesion sfidues.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Ferat Sallahut, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Qumështi i gjirit i mbron fëmijët nga tumoret

    Qumështi i gjirit i mbron fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën. Madje, nënën e mbron edhe nga tumori i gjirit, pasi qumështi krijon një mburojë kundër kancerit të gjirit, duke fuqizuar dhe aktivizuar mbrojtjen dhe benefitet imunitare edhe për bebin.

    Prej kohësh po studiohet cili është mekanizmi dhe si ndodh, dhe kërkuesit kanë arritur në konkluzionin që çelësi i mbrojtjes së dyfishtë janë qelizat T. Këto të fundit janë rruaza të bardha që zakonisht kanë si detyrë të eliminojnë qelizat e infektuara ose tumorale, por kanë ndikim të madh edhe në prodhimin e qumështit.

    Njëkohësisht, këto qeliza T është zbuluar se kanë rol në ndërtimin e sistemit imunitar të porsalindurit, mbrojtjen imunitare dhe krijimin e një mikrobiote intestinale të shëndetshme.

    Kërkimet për të kuptuar mekanizmin vijojnë, por vihet theksi tek benefitet e panumërta të gjidhënies, që përmirëson shëndetin si të porsalindurit, ashtu edhe të nënës, madje duke e mbrojtur specifikisht edhe nga një patologji e rëndë siç është kanceri i gjirit, por edhe nga një sërë benefitesh të tjera afatgjata, mbi të gjitha forcimi i sistemit imunitar të bebit.

  • Ankthi i mëngjesit, si shkaktohet dhe si ta përballoni

    Ankthi i mëngjesit, si shkaktohet dhe si ta përballoni

    Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative që përfshijë frikën e tepruar, shqetësimin apo panik të lehtë.

    Zakonisht shoqërohet dhe me pasoja fizike si rrahje të forta të zemrës, dhimbje të kraharorit dhe një frymëmarrje të çrregullt.

    Krizat e ankthit të mëngjesit, është ai që të kap sapo hapim sytë, duke shkaktuar pasiguri, plogështi dhe lodhje të rënduar.

    Në fazat më të rënda, ky shqetësim shoqërohet dhe me marrje mendsh, të vjella dhe me një sistem tretës jo të qetë.

    Në shumë raste, kur zgjohesh në një mëngjes të tillë mendja të shkon menjëherë tek konsumimi i një kafeje, tek disa persona ajo ka efekt qetësues por tek disa të tjerë kafja ndikon në rritjen e mëtejshme të ankthit.

    Dy format e ankthit të mëngjesit

    Ankthi i mëngjesit që shfaqet menjëherë pas zgjimit të organizmit, ndërkohë që jemi ende shtrirë.

    Simptomat e këtij tipi të ankthit lidhen me nje tension në të gjithë trupin si dhe me rrahje të çrregullta e të forta të zemrës.

    Duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike të personit të prekur gjatë ditës.

    Forma tjetër e ankthit të mëngjesit është ai që del në pah pas disa minutash që jemi zgjuar.

    Një gjendje e cila rritet gradë pas grade derisa arrin të formohet një dhimbje në kraharor.

    Në të dy rastet e ankthit të mëngjesit, vëmendja dhe përqëndrimi është i ulët.

    Disa nga reagimet fizike ndaj ankthit të mëngjesit janë: ngërçet të muskujve, kriza të stomakut, dhimbje të qafës dhe të kokës.

    Një nga karakteristikat kryesore të këtij lloj ankthi është plogështia që kap organizmin në mesditë.

    Simptomat e ankthit të mëngjesit

    Lodhje e vazhdueshme nga detyrimet e përditshme, pa pasur mundësi për të rikuperuar energjitë.

    Një numër i lartë përgjegjshmërish

    Një çrregullim i mënyrës së jetës, apo pamundësia e organizmit të saj

    Mos interesim në aktivitetet e zakonshme

    Pritshmëri të larta dhe të pakapshme

    Nervozizëm dhe irritim

    Si të përballoni ankthin e mëngjesit

    Për të shuar ndjesinë e ankthit të mëngjesit nuk është e nevojshme që të stresoheni për të gjetur shkakun e këtij ankthi.

    Gjëja kryesore është pranimi që keni një problem, dhe të ndryshoni sjelljen tuaj ndaj tij.

    Ekspertët e psikologjisë pohojnë se një ankth i tillë nuk duhet luftuar, pasi mund të përkeqësohet duke shkaktuar kriza paniku.

    Thelbi është qetësimi dhe reflektimi rreth problemeve që ju vërshojnë në mendje.

    Një sjellje e tillë arrin të normalizojë reagimin e organizmit.

    Duke qenë se truri fillon dhe dërgon sinjale qetësuese, trupi nuk është në gjendje alarmi dhe kështu kriza e ankthit kalon.

    Por nëse kriza të tilla janë kronike, AgroWeb.org ju këshillon që të konsultoheni me mjekët përkatës.

  • Gabimet që çojnë në dëmtim serioz të veshkave

    Gabimet që çojnë në dëmtim serioz të veshkave

    Veshkat kanë përgjegjësi të madhe në organizëm. Ato filtrojnë gjakun, pastrojnë organizmin, prodhojnë hormone, dhe ruajnë ekuilibrat e mineraleve dhe lëngjeve.

    Ekspertët paralajmërojnë se nëse njeriu nuk përkujdeset për to, pasojat do të jenë të rënda.

    Zakonisht, njerëzit neglizhojnë shëndetin duke u ushqyer keq dhe duke anashkaluar rëndësinë e ushqyerjes për shëndetin e veshkave dhe jo vetëm.

    Në këtë artikull do të mësoni për gabimet që dëmtojnë rëndë veshkat.

    Dehidratimi

    Gabimi i parë që njerëzit bëjnë shpesh është se nuk pijnë shumë ujë.

    Duke qenë se uji përbën pjesën më të madhe të organizmit, ekspertët këshillojnë pirjen e të paktën 8 gotave me ujë çdo ditë.

    Kjo sasi do të mundësojë filtrimin e duhur të gjakut, eliminimin e toksinave dhe mbetjeve nga organizmi.

    Kripa

    Kripa e tepërt rrit tensionin e gjakut dhe shkakton stres tek veshkat.

    Konsumi i tepruar i saj mund të shkaktojë probleme të rënda.

    Sheqeri

    Njësoj si kripa, edhe konsumi i lartë i sheqerit shkakton presion në veshka.

    Njerëzit që konsumojnë dy ose më shumë pije të ëmbla në ditë, vështirësojnë ndjeshëm punën e veshkave.

    Mungesat e mineraleve dhe vitaminave

    Një regjim i varfër në vitamina e minerale mund të nxisë formimin e gurëve në veshka dhe sëmundjeve të veshkave.

    Ekspertët këshillojnë konsumin e më shumë frutave, perimeve dhe vakteve të shëndetshme.

    Proteinat shtazore

    Konsumi i lartë i mishit mund të shkaktojë grumbullimin e tepërt të proteinave të përpunuara në organizëm.

    Barra është shumë e rëndë për veshkat dhe shkakton punë ‘pa orar’ për to.

    Mungesa e gjumit

    Gjumi është shumë i rëndësishëm për gjallërimin e mendjes dhe trupit.

    Mungesa e tij shkakton dëmtim të kockave, stres dhe probleme me veshkat.

    Kafeina

    Ndikimi i kafesë në organizëm është i njëjtë me kripën.

    Ajo rrit tensionin e gjakut dhe shkakton dëme të forta me kalimin e kohës.

    Medikamentet

    Medikamentet kundër dhimbjeve mund të kenë një ndikim shumë të rrezikshëm në organizëm dhe veçanërisht në veshka.

    Ekspertë thonë se njeriu duhet të frenohet nga dëshira për të përdorur medikamente pa karar.

    Abuzimi me alkoolin

    Pirja e tepruar e alkolit shkakton një tension të lartë në veshka dhe eventualisht dëmtim të parikuperueshëm të tyre.

  • Si reagon trupi nëse pini gjashtë kafe në ditë?

    Si reagon trupi nëse pini gjashtë kafe në ditë?

    Të pini gjashtë filxhanë kafe në ditë ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë, sugjeron një hulumtim.

    Një studim i 7,000 njerëzve gjeti se u pa një rënie e rrezikut prej 30% nga prekja nga ky kusht, nëse ata pinin më shumë se 900ml kafe në ditë.

    Kjo sasi, që zbërthehet në gjashtë filxhanë të vegjël të kafesë, mund të duket shumë, por është e barabartë me dy kafe të madhe nga Starbucks ose kafe të tjera.

    MS është kushti më i zakonshëm neurologjik, i cili prekë 50 njerëz në Britani çdo javë, zakonisht njerëz të njëzetave dhe tridhjetave.Kushti, që prekë më së shumti femrat, shkakton humbje të lëvizshmërisë, probleme me shikim, lodhje dhe dhimbje të pashpjegueshme.

    Ekspertët nuk janë të sigurt pse kafeja është mbrojtëse ndaj kësaj sëmundje, por ata dyshojnë se kafeina është përgjegjëse për luftimin e saj. Kafeina njihet për vetitë neurombrojtëse prej shumë kohësh.

  • Një gotë verë në ditë ul shanset për shtatzëni

    Një gotë verë në ditë ul shanset për shtatzëni

    Një gotë e madhe me verë në ditë ulë mundësitë tek një femër që të ngelet shtatzënë, thotë një studim i fundit.

    Ekspertët besojnë se sasia e madhe e alkoolit pengon ciklin natyral tek femra dhe po ashtu mund të dëmtoj vezoren.

    Por ekspertët thonë në të njëjtën kohë se femrat prapë se prapë mund të konsumojnë sasi të vogla të alkoolit derisa përpiqen të ngelen shtatzënë pasi nuk ka ndonjë argument se një gotë e rastësishme dëmton fertilizimin.

    Studiuesit danez të Aarhus University Hospital kanë bërë studimin e tyre në 6120 femra nga mosha 21 deri në 45 vjet të cilat po përpiqeshin të mbesin shtatzënë, nga Qershori i vitit 2007 deri në Janar të vitit 2016.

    Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se femrat të cilat konsumonin 250 ml verë në ditë që i bie një gotë verë kishin për 18 për qind më pak mundësi të ngelnin shtatzënë brenda një viti.

  • Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

    Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

    Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e më shumë.

    Por, Daily Mail, me ndihmën e tre ekspertëve kryesor – Profesor (Prof.) John Oxford, virolog në Universitetin Queen Mary të Londës, Prof. Ron Eccles, drejtor i Common Cold Centre në Universitetin e Karditi dhe Prof. Peter Openshaw, profesor i mjekësisë eksperimentale në Kolegjin Imperial të Londrës – kanë shpjeguar se çfarë ndodh përbrenda 24 orëve të para me ju dhe si t’ia bëni për të zvogëluar ashpërsinë e simptomave, transmeton lajmi.net.

    Minutat e para

    Ftohja ka të bëjë me një kombinim të faktorëve; jo vetëm që ju duhet të vini në kontakt me virusin, por virusi gjithashtu duhet të mposhtë antitrupat në organizmin tuaj.

    Një teshtimë e vetme përmban qindra miliona grimca virusesh të njohura si virione – secila prej të cilave mund të shkaktojë një ftohje.

    “Në varësi të largësisë nga teshtija, ju mund të inhaloni deri në 10,000 grimca të virusit, por vetëm disa qindra do të futen në qelizat epiteliale të ekspozuara të hundës, fytit dhe rrugës së sipërme të frymëmarrjes. Këto qeliza virusale evulojnë për të pushtuar qelizat epiteliale”, thotë profesori Oxford.