Bullizmi në shkolla është problem me të cilin po ballafaqohen shumë fëmijë në të gjithë botën.
Pavarësisht rritjes së ndërgjegjësimit rreth këtij problemi, bullizmi mbetet një sfidë e rëndësishme në shoqërinë tonë.
Psikologia Mimoza Kamberi, e shpjegon më detajisht bullizmin nëpër shkolla duke theksuar se bullizmi mund të ketë ndikim të thellë në psikologjinë e fëmijëve
“Për një fëmijë që është i bullizur, themi kur ndaj tij përdoren sjellje agresive, në mënyrë të përsëritur apo sistemike brenda një periudhë 3-mujore, d.m.th., këto sjellje agresive ndaj tij mund të jenë të natyrës fizike, verbale, emocionale apo edhe sociale”, tha ajo.
Simptomat dhe shenjat e përjetimit të bullizmit, prindërit dhe mësuesit mund t’i vërejnë përmes ndryshimeve në disponim apo në sjellje, pasi që sipas psikologes Kamberi, fëmiu në këto raste refuzon të flas.
Tutje ajo shpjegoji se si duhet vepruar në rastet kur fëmija është i bullizuar./atvlive.tv/
Marrë parasysh që muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, në edicionin e sotëm në emisionin “Alarm”, ishte i ftuar onkologu, Arben Bislimi, i cili foli për shenjat, simptomat, fazat e kancerit të gjirit, diagnostikimin e shumëçka tjetër.
Bislimi tha se kanceri i gjirit faktikisht nuk është i trashëguar, mirëpo thotë se nuk duhet të përjashtohet mundësia, pasi që ekziston një përqindje e vogël që kanceri i gjirit mund të trashëgohet.
Tutje, ai shtoi se të gjitha gratë që në rrethin e ngushtë familjar kanë pasur rast të trashëgimisë me kancer të gjirit, duhet të kenë kujdes të shtuar dhe të bëjnë ekzaminime të hershme, të tilla si vet-ekzaminimi apo edhe një përmes një kontrolle me ultrazë.
Bislimi po ashtu përmendi se gjidhënia e ulë riskun e shfaqjes së kancerit të gjirit./atvlive.tv/
Dita Botërore e Mbipeshës shënohet çdo 11 tetor, me qëllim që të promovohen zgjidhje praktike për ta luftuar krizën botërore të mbipeshës.
Dita e parë e mbipeshës u shënua në vitin 2015, dhe që nga atëherë në mbarë botën kjo datë synon të rritë vetëdijen për pasojat e mbipeshës, si një nga shkaktarët kryesor të përkeqësimit të cilësisë së jetës të njeriut.
Obeziteti është në rritje globalisht dhe përpjekjet për ta trajtuar atë janë sfiduese për shkak të keqkuptimeve rreth obezitetit dhe rolit që ajo luan në shëndetin e një personi.
Parandalimi i mbipeshës, fushatat vetëdijësuese, si dhe ndihma ndaj personave që vuajnë nga mbipesha, janë disa nga synimet kryesore që kjo ditë synon të arrijë.
Kanceri konsiderohet se është një qelizë që vazhdimisht shumëzohet. Kjo sëmundje sidomos viteve të fundit, po prek edhe të rinjtë në Kosovë.
Sipas onkologut dhe udhëheqësit të Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishit i cili ishte i ftuar në “LIBERO”, çdo vit janë mbi 2 mijë të rinj që identifikohen me kancer.
“…2000 persona i identifikojmë brenda një viti me kancer. Këtë vit, ky numër mund të kalojë edhe shifrën 2000, vitin e kaluar ishin 1800… Në raport me popullsinë nuk është e lartë…Jemi shumë më ulët se Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi… Ne jemi shumë më ulët se krejt Evropa”, potencoi Kurtishi.
Vlen të theksohet se Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera.
Kujtojmë që muaji tetor konsiderohet muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dhe udhëheqësi i Onkologjisë diskutoi gjithashtu edhe për rëndësinë e zbulimit të hershëm të këtij lloj kanceri, e gjithashtu për aktivitetet që po mbahen këto ditë pikërisht për shkak të këtij muaji.
Për më shumë informacione nga intervista e Ilir Kurtishit, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Stina e vjeshtës është periudha ku temperaturat bien gradualisht, ajri bëhet më i thatë dhe drita diellit bëhet më e ulët dhe këto ndryshime ndikojnë në lëkurën tonë dhe kërkojnë një kujdes të veçantë.
E pikërisht për këtë, terapistja e lëkurës Kaltrina Brovina-Zogiani tregon për kujdesin dhe ruajtjen e lëkurës.
“Duhet që edhe gjatë stinës së e vjeshtës të përdorim kremin me faktor mbrojtës ndaj diellit, të përdoren maska në kushte shtëpie ose scrub, pastaj krem hidratuese, etj.”, tha ajo.
Tutje, estetistja tregoi se në vjeshtë interesimi për tretmane të fytyrës është më i madh, pasi janë disa tretmane që në verë nuk rekomandohen të aplikohen./atvlive.tv/
Sipas World Health Organization (WHO), rreth 2.4 miliardë njerëz në mbarë botën (rreth një e treta e popullsisë globale) gatuajnë duke përdorur zjarre (dru dhe qymyr), të cilat gjenerojnë ndotje të dëmshme të ajrit.
Sipas WHO, ndotja e ajrit shkakton 6.7 milionë vdekje të parakohshme në vit.
Prandaj, për të diskutuar për rëndësinë e qëndrueshmërisë mjedisore, por gjithashtu edhe për mënyrat se si shoqëria mund të promovojë një tranzicion më efikas të energjisë në Kosovë, në emisionin “LIBERO”, ishin të ftuar: Majlinda Daci – Drejtuese e Qendrës për Energji dhe Qëndrueshmëri, Bedri Dragusha – Profesor Universitar dhe Violetë Nushi – Dekane në Fakultetin e Arkitekturës, të cilët diskutuan më gjerësisht për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe mënyrave që duhet përdorur për të arritur deri te qëndrueshmëria e duhur mjedisore.
Dragusha u shpreh kritik ndaj shtetit dhe tha se duhet zbatuar praktika që ndihmojnë në konsumin më të ulët të energjisë elektrike.
“…Unë konsideroj se shteti duhet të merret më tepër me sigurimin e energjisë termike, instalimin e ngrohtoreve qendrore nëpër secilën komunë… Dhe, në këtë mënyrë do të kemi konsum më të ulët të energjisë elektrike…”, theksoi ai.
Ndërsa, Nushi tha se duhet të shikohen mundësi tjera të mjeteve të transportit, duke e hequr atë individual dhe duke u fokusuar te ai publik.
“…Ndoshta duhet të mendohet pak më tepër për transportin urban (publik), që të hiqet fare automobili…”, potencoi ajo.
Ndërkohë që Daci, përmendi rëndësinë e Konferencës Ndërkombëtare që do të mbahet në Prishtinë pikërisht në lidhje me këtë çështje, e që krahas tjerave ka për qëllim që të kontribuohet edhe në reduktimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike.
“…Ndryshimet klimatike janë çështje globale, por pasojat po e rëndojnë shumë planetin…Për këtë ndotje të madhe të mjedisit, kryeqyteti e ka barrën kryesore…”, deklaroi Daci.
Vlen të theksohet se, ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit në familje qon në sëmundje jo të transmetueshme duke përfshirë goditjet në tru, sëmundje të zemrës dhe kancer të mushkërive.
Për të marrë më shumë informacione rreth kësaj teme, klikoni në linkun e mëposhtëm:
Mënyra e të ushqyerit luan një rol të rëndësishëm përpos në organizimin dhe mbajtjen e shëndetshme edhe në atë se si në ndihemi.
Një mëngjes I cili nis më produkte të shëndetshme është gjithmonë një ide e mirë. Ndër të shumtat ushqime të shëndetshme janë edhe vezët, ato mund të përgatiten në forma të ndryshme duke na u servuar si të skuqura, të ziera e të përziera edhe me produkte të tjera.
Një kombinim I vezëve me produkte si buka e thekur, avokado, supë me oriz, tavë me spinaq apo ëmbëlsira, do të ju ndihmonte shumë.
Gjatë gjithë javës turpi ynë ka nevojë për shumë vitamina, proteina e sa më shumë energji, por gjatë kësaj jave shumica e ushqimeve janë me vezë por sa është e nevojshme konsumimi I këtij produkti.
Sipas ekspertëve ushqimorë thonë se një njeriu mund të konsumojë pa frikë dy vezë në ditë.
Por sipas tyre veza duhet shoqëruar gjithmonë me barishte, kos, avokado dhe bukë me drithë të plotë.
Në të kundërtën nëse vendosni që ta konsumoni me proshuta, apo djathë ju do të fitoni yndyra të panevojshme të cilave mund ti shmangeni.
Për nga vlerat ushqyese shumë konsumatorë hanë vetëm të bardhën e vezës në përpjekje për të mos konsumuar shumë kalori. Por ekspertët thonë se e verdha e vezës ka shumë ushqyes të nevojshëm. Ato nuk gjenden tek e bardha e saj, andaj preferohet te konsumohet e plotë.
Varësisht nga regjimi juaj I ushqimit ju duhet të kujdeseni që përgjatë gjithë javës të ushqeheni me produkte që përmbajnë vlera pothuajse të njëjta ushqyese.
Pasi që një vezë e vetme përmban 80 kalori, 5 gramë yndyrë dhe 6 gramë proteinë. Por në rast se ju keni marrë mjaftueshëm proteinë dhe yndyra nga ushqime të tjera, ngrënia e një omëletë prej 5 vezësh çdo ditë është padyshim një ide e keqe.
Por nëse nuk e dini sa proteinë do të hani gjatë ditës, ose nëse do të merrni proteinë atëherë hani vezë sipas dëshirës.
Më pas gjatë ditës mund të bëni rregullimet e duhura në sasinë e yndyrës dhe proteinës, kështu duke u kujdesur që organizmi I juaj të jetë I plotësuar në mënyrë të shëndetshme.
Mëngjesi është momenti i fillimit të një tjetër dite të jetës tonë dhe për shumë njerëz, ky moment mund të shoqërohet me ndjesinë e ankthit.
Në fakt, ankthi në mëngjes mund të jetë një problem i zakonshëm që ndikon në shëndetin dhe performancën tonë gjatë gjithë ditës.
Hulumtues të Universitetit Stenford në Shtetet e Bashkuara pohojnë se çdo i treti person mund të përjetojë ankth, së paku një herë në jetë.
Sidoqoftë, sipas po të njëjtëve hulumtues çrregullimet dhe pasojat e ankthit mund të trajtohen me sukses.
Por përse ndodh kjo ndjesi e pakëndshme në mëngjes dhe si mund të menaxhohet?
Kortizoli njihet si hormoni i stresit sepse është i përfshirë në reagimin e trupit ndaj stresit.
Gjatë 30 deri në 45 minutat e para që jeni zgjuar çdo ditë, nivelet e kortizolit rriten.
Në momentin kur zgjoheni, mund të ndjeheni të pasigurtë për atë që do të ndodhë gjatë ditës.
Hulumtimet thonë se më shumë se 50% e të rriturve, raportuan se ankthi i tyre shpesh shkaktohet nga mendimet që tentojnë të parashikojnë ngjarje të ardhshme, të cilat nuk kanë ndodhur ende dhe mbase mund të mos ndodhin asnjëherë.
Gjumi i keq ose mungesa e tij është një faktor kryesor që mund të shkaktojë ankth në mengjes sepse ndikon në humorin dhe nivelet e energjisë.
Sheqeri I ulët në gjak, mund të shkaktojë simptoma ankthi, si nervozë, dridhje dhe rritje të rrahjeve të zemrës, të cilat mund ta rrisin ankthin.
Stresi i përditshëm, si detyrat e punës, marrëdhëniet personale, ose shqetësimet financiare, mund të bëhen një peshë shtesë në kohën e mengjesit.
Njohja e një problemi dhe burimi i tij është hapi i parë për t’i kushtuar vëmendjen e duhur dhe drejt përmirësimit.
Sigurohuni që të keni një rutinë të rregullt të gjumit dhe të kujdeseni për cilësinë e tij.
Vendosni një orar të caktuar për të shkuar në gjumë dhe për të zgjuar në mënyrë të qetë.
Planifikimi i punëve dhe detyrave për ditën mund të ndihmojë në zbutjen e ankthit.
Në këtë mënyrë, do të ndiheni më të organizuar dhe të gatshëm për sfidat e ditës.
Për të qetësuar ankthin e mëngjesit, hani një mëngjes të shëndetshëm, gjithashtu preferohet të shmangni kafeinën.
Menaxhimi i ankthit ka shumë metoda të ndryshme, dhe metoda fizike mund të jenë efektive për disa njerëz si relaksimi I muskujve, ushtrimet e frymëmarrjes së qetë dhe të thellë, preferohet të mbahet frymës për 7 sekonda dhe lëshimi I saj për 8 sekonda, kjo metodë del të jetë efektive për shumë njerëz.
Aktiviteti fizik është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ulur nivelet e ankthit. Ushtrimi i rregullt, si ecja, noti, ose stërvitja, lëshon endorfinat, të njohura si “hormonet e lumturisë,” që mund të ndihmojnë në ndjenjën e mirëqenies dhe zbutjes së ankthit.
Me ndihmën e një rutine të rregullt të gjumit, teknikave të relaksimit, dhe ndryshimeve të thjeshta në mënyrën e jetesës, ju mund të menaxhoni këtë ndjesi të pakëndshme dhe të filloni ditën me më shumë energji pozitive./atvlive.tv/
Çaji i zi është i famshëm për përfitimet e tij shëndetësore dhe një filxhan çaj mund ta bëjë ditën tuaj më të mirë menjëherë. Kjo pije është e njohur në mbarë botën dhe e pëlqyer nga të gjithë.
Disa njerëz e zgjedhin atë sapo zgjohen; disa e pinë atë kur janë të stresuar dhe për disa njerëz ajo vepron si shtysë dhe një dozë e rregullt është absolutisht e detyrueshme.
Ka shumë lloje të ndryshme çaji që njerëzit zgjedhin, por ekspertët thonë se jo të gjithë mund t’i shërbejnë shëndetit tuaj në një mënyrë pozitive. Por, çaji i zi ka disa veti unike që mund të transformojnë shëndetin tuaj në vetëm një muaj.
Çaji i zi lidhet me një zemër të shëndetshme. Sipas studimeve, ai ka fuqinë të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit, presionin e gjakut dhe të forcojë të gjithë sistemin kardiovaskular të trupit tonë.
Çaji i zi është gjithashtu i lidhur me funksionin e trurit. Pija e shijshme përmban L-theanine e cila lidhet me funksionin më të mirë njohës që mund t’ju ndihmojë të përqendroheni më mirë dhe të rregulloni funksionin e trurit.
Për një shëndet afatgjatë, mund të përmirësojë shëndetin tonë të zorrëve dhe të përmirësojë sistemin tonë të tretjes. Ai përmban taninë e cila njihet si një antibakterial i butë që ka fuqinë për të nxitur rritjen e baktereve të mira në zorrën tonë.
L-theanina e pranishme në çajin e zi dihet gjithashtu se rrit ndjeshmërinë alfa në tru duke i ndihmuar njerëzit të relaksohen dhe të rrisin disponimin e tyre.
Sipas një studimi të publikuar në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë, çaji i zi rrit fitonutrientët në trup. Këto janë lëndë ushqyese të zakonshme bimore të quajtura edhe antioksidantë. Këto mund të prodhojnë aktivitete biologjike dhe të mbështesin shëndetin tonë në shumë mënyra.
Sipas një studimi të publikuar në Journal of Research in Medical Sciences, çaji i zi mund të përmirësojë vërtet shëndetin tonë metabolik i cili do të sigurojë gjithashtu një menaxhim të mirë të peshës.
Çaji i zi njihet gjithashtu se ka veti anti-inflamatore për shkak të të cilave mund të ndihmojë sëmundjet që lidhen me inflamacionin. Mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të gripit, ftohjes së zakonshme ose virale dhe në të njëjtën kohë të forcojë imunitetin./atvlive.tv/
Doktoresha Sanie Abazi e cila me profesion është kirurge plastike, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Alarm”, në ATV, foli për trajtimin e djegieve, deformimet e veshëve, të hundës e shumëçka tjetër.
Derisa Abazi foli për operimin e hundës dhe komplikimet e mundshme gjatë këtij intervenimi, ajo iu përgjigj edhe pyetjes se deri në sa herë mund të operohet hunda.
“Mundet të operohet derisa të mbet pa hundë pacienti, pra mund të operohet disa herë, varësisht, pasi që dallon struktura e hundës. Duhet ta dish që në momentin të futesh në anestezion, d.m.th. anestezioni mund t’i ketë komplikimet e veta, pastaj kur hapet hunda ne mundemi me hasë në komplikime të reja të paparashikueshme ndonjëherë, sepse ka pacientë që kanë problem të tjera gjenerale, të tilla si diabeti, me tension të lartë të gjakut, problem me gjakderdhje të gjakut të cilat të dërgojnë në komplikime të intervenimit”, tha ajo.
Tutje ajo tha se ndër intervenimet më të vështira në këtë fushë janë ato nga djegiet./atvlive.tv/