ATV

Category: LIFESTYLE

  • Mish pikant i pulës me oriz të lëngshëm dhe kërpudha

    Mish pikant i pulës me oriz të lëngshëm dhe kërpudha

    Kërpudha në pllakë shporeti: Nëse nuk keni furrë, ky është zëvendësim i shkëlqyeshëm për pilaf

    Përbërësit:

    – 400 g mish të bardhë pule,
    – 1 qepë,
    – 1 karotë,
    – 3 thelpinj hudhre,
    – 200 g kërpudha,
    – 400 g oriz,
    – 1 lugë majdanoz të grirë,
    – 1 lugë shafran pluhur,
    – 1 lugë e vogël xhenxhefil pluhur,
    – sipas nevojës kripë,
    – piper të bluar,
    – rreth 4 dl ujë,
    – 2 lugë vaj.

    Përgatitja:

    Mishin priteni në kube. Qepën e grirë, hudhrën, kërpudhat në fletë, ndërkaq karotën bluajeni në rende. Orizin lajeni dhe kullojeni mirë.

    Në vaj dhjetë minuta fërgoni mishin, shtoni perimet e grira. Të gjitha fërgoni 15 minuta, derisa perimet të zbuten dhe të avullojë lëngu.

    Shtoni orizin dhe përzieni në zjarr 2 – 3 minuta, shtoni kripën, piperin e bluar, majdanozin e grirë.

    Në ujë tundni shafranin pluhur dhe xhenxhefilin pluhur, qitni mishin dhe perimet, mbuloni me kapak dhe në zjarr të ulët zieni derisa orizi të zbutet dhe të thithë ujin.

    Nëse orizi nuk zbutet, sipas nevojës shtoni ujë.

    Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

  • Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore!

    Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore!

    Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë

    Përbërësit:

    – 3 vezë;
    – 1 gotë sheqer;
    – 2 gota arra;
    – 1 gotë grizë;
    – 1 qese pluhur për ëmbëlsira;
    – ½ gote vaj;
    – 3 – 4 mollë të grira në rende;
    – ½ gote qumësht;
    – 1 lugë kakao pluhur.

    Përgatitja:

    Tundni vezët me sheqerin, shtoni vajin, qumështin, mollët, grizin me pluhurin për ëmbëlsira, arrat dhe kakaon pluhur.

    Tretjen qiteni në tepsi dhe piqeni në 200 gradë Celsius rreth 30 minuta.

    Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

  • Patate dhe kungullesha në salcë kërpudhash

    Patate dhe kungullesha në salcë kërpudhash

    Provoni patatet dhe kungulleshat të pjekura në furrë në mënyrë paksa më ndryshe

    Do ta ndieni fantazinë e shijes dhe do të kënaqeni me kungullesha të pjekura, shtojcë salce nga kërpudhat.

    Përbërësit:

    – 600 g patate,
    – 1 karotë,
    – 2 kungullesha të vogla;
    – 1 qepë;
    – 1 domate,
    – 1 hudhër pluhur;
    – 3 lugë miell misri;
    – 2 lugë griz;
    – erëza;
    – kripë;
    – piper;
    – spec i bluar djegës;
    – pak spec të ëmbël;
    – fletë majdanozi;
    – një qese kërpudhash për supë të dendur.

    Përgatitja:

    Patatet, kungulleshat dhe karotën pastroni dhe pritni në rrathë.

    Qitni kripë dhe erëza. Qepën dhe domaten priteni në rrathë.

    Në patate, karotë dhe kungulleshë shtoni specin e kuq të bluar, shtoni hudhrën, vajin, miellin e misrit dhe grizin dhe të gjitha përzieni mirë.

    Tepsinë lyeni dhe radhisni patatet në tepsi. Shtoni qepën dhe domaten dhe vendosni midis patateve.

    Qesen me përzierje kërpudhash tundeni në ujë të vakët rreth 250 ml dhe qiteni sipër patateve.

    Qitni edhe pak vaj, qitni fletët e majdanozit dhe piqni në 220 gradë Celsius, rreth 40 minuta.

    Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

  • Biskota të shëndetshme shtëpiake nga hurmat

    Biskota të shëndetshme shtëpiake nga hurmat

    Hurmat janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale, ndër të cilat posaçërisht janë vitaminat B1, B5 dhe thartirat folike

    Përbërësit:

    – 500 g biskota të bluara,

    – 120 g sheqer të kaftë,

    – 180 g margarinë.

    – 2 vezë,

    – 300 g hurma,

    – 200 g lajthi të bluara.

    Përgatitja:

    1. Përzieni biskotat e bluara dhe sheqerin e kaftë. Tundni margarinën e shkumëzuar dhe vezët dhe përzieni me biskotat.

    2. Përbërjes shtoni hurmat e grira dhe lajthitë e bluara, të gjitha ngjishni mirë dhe bëni biskota të vogla.

    3. Piqni në furrën e nxehur në 200 gradë Celsius rreth 20 minuta. /Telegrafi

  • Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!

    Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!

    Pos që pengon shumë sëmundje, ky racion është jashtëzakonisht i shijshëm

    Kaçamaku shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm përgatitet shumë lehtë dhe mund të konsumohet në mënyra të ndryshme duke e kombinuar me ushqime të ndryshme.

    Ky është racion gatuhet nga grizi i misrit të bardhë apo i verdhë. Mielli i misrit apo grizi kanë ndikim shumë pozitiv në shëndetin e njeriut.

    Gjëja më kryesore te ky ushqim është fakti që kaçamaku nuk përmban gluten dhe mund të konsumojë gjithkush pa marrë parasysh moshën.

    Ky racion përmban minerale të mjaftueshme, nutrien dhe vitamina aq sa i janë të nevojshme trupit për të funksionuar normalisht.

    Kaçamaku ka efekt të madh në pengimin e sëmundjeve të ndryshme, si edhe në shëndetin e gjithëmbarshëm të njeriut, transmeton Telegrafi.

    Ai në përbërjen e vet ka yndyra natyrale, d.m.th. karotenodie dhe pikërisht ato yndyra të shëndetshme e bëjnë kaçamakun të ndikojë në punën e mirë dhe cilësore të zorrëve.

    Kaçamaku është i shkëlqyeshëm në eliminimin e tepricës së kilogramëve, sepse gjithashtu ndikon edhe në tretje të mirë të ushqimit.

    Ai është njëri ndër ushqimet më efikase të cilat rekomandohen edhe kur mbani dietë. 100 gramë kaçamak përmbajnë rreth 380 kalori.

    Racion i shëndetshëm i cili do të adhurohet, aq më parë nëse kombinohet me jogurt apo me ndonjë perime të cilat i duan vogëlushët. Edhe një arsye më shumë që ky racion është ideal për fëmijë sepse kaçamaku pengon rënien e shpejtë të imunitetit.

    Kaçamaku do të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, si edhe shfaqjen e hemorroideve.

    Përveçse do të forcojë organizmin, kaçamaku gjithashtu do të ndikojë në mënyrë antioksidante në gjithë organizmin, jo vetëm në zorrë.

    Receta e vetme për kaçamak e cila do t’ju nevojitet

    Kaçamaku shkon me shumë ushqime, është i shijshëm edhe me qumësht, edhe me jogurt për kafjall.

    Përbërësit:

    – 5 gota ujë,
    – 1 gotë kaçamak,
    – 2 thelpinj hudhre,
    – 1 lugë e gjysmë (e vogël) kripë,
    – 2 lugë gjalpë,
    – 2 lugë ajkë

    Përgatitja:

    Ujin, thelpinjtë e grimcuar të hudhrës dhe kripën qiteni në një tenxhere të madhe me fund të trashë dhe lëreni derisa të vlojë, pastaj ngadalë qiteni miellin e kaçamakut dhe përzieni gjatë gjithë kohës.

    Uleni pak zjarrin aq sa kaçamaku të vlojë ngadalë. Pastaj zieni edhe 45 minuta duke e përzier herë pas here.

    Nëse gjatë zierjes kaçamaku fillon të ngjitet për fundin e tenxheres, qitni pak ujë dhe përzieni mirë.

    Nga fundi i zierjes qitni gjalpin dhe përzieni. /Telegrafi

  • Fasule në mënyrën braziliane: Çdo kokërr është e gatuar mirë, e zier dhe e shijshme

    Fasule në mënyrën braziliane: Çdo kokërr është e gatuar mirë, e zier dhe e shijshme

    Brazilianët i duan fasulet dhe besohet se i përgatisin në mënyrën më të mirë të mundshme

    Përbërësit:

    ▪ fasule shumëngjyrëshe,
    ▪ ujë të nxehtë,
    ▪ kripë,
    ▪ piper,
    ▪ piper i ëmbël (spec kuqët)
    ▪ gjethe dafine,
    ▪ salsiçe,
    ▪ 1 kub supe (mish viçi),
    ▪ hudhër,
    ▪ një qepë.

    Përgatitja:

    Zhytni fasulet në ujë të nxehtë dhe vendosini në tenxhere të ziejnë.

    Pas 10 minutash e hiqni nga zjarri, kulloni, shtoni ujë të ri dhe një gjethe dafine dhe lini të ziejë për rreth një orë e gjysmë.

    Në një tigan të veçantë kaurdisni qepën, hudhrën dhe salsiçet. Shtoni fasule të ziera dhe erëza dhe shtoni ujë.

    Më pas aty shtoni një kubiku (viçi) për supë dhe gjithçka zihet së bashku edhe për disa minuta derisa të bashkohet gjithçka. /Telegrafi

  • Gatuani bukë pa gluten vetëm për gjashtë minuta

    Gatuani bukë pa gluten vetëm për gjashtë minuta

    Ideale si për mëngjes ashtu edhe për darkë… me siguri do t’ju pëlqejë

    Ka njerëz që janë alergjikë ndaj glutenit, ndaj duhet të kujdesen për dietën e tyre.

    Nëse keni nevojë për një sasi më të madhe, mos ngurroni të dyfishoni sasinë e përbërësve dhe kjo sasi është e mjaftueshme për mëngjes për një person. Mund të përhapni krem të ëmbël ose të kripur në bukë pa gluten.

    Përbërësit:

    ▪ 50 g miell orizi,
    ▪ 50 ml kefir,
    ▪ 1 vezë,
    ▪ 1 lugë çaji pluhur pjekjeje,
    ▪ pak kripë.

    Përgatitja:

    Në një filxhan të thellë, përzieni kefirin dhe vezën, më pas tundni mirë. Shtoni miellin e situr dhe pluhurin për pjekje, si dhe pak kripë. Përziejini gjithçka mirë dhe piqini në furrë me mikrovalë në 900 W për rreth 3 minuta.

    Nxirreni bukën dhe priteni në feta.

    Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

  • Bizele të gjata të gjelbra në mënyrën franceze

    Bizele të gjata të gjelbra në mënyrën franceze

    Shtesë e lehtë e cila gatuhet shpejt

    Bizelet kanë pak kalori, zero kolesterol dhe janë të pasura në përbërës ushqyes, proteina dhe fibra.

    Nevojiten:

    ▪ 1 kg bizele të gjata të gjelbra
    ▪ 4 thelpinj hudhre, të prerë në feta
    ▪ vaj ulliri
    ▪ kripë
    ▪ piper

    Përgatitja:

    Zieni tërë bizelet në ujë të njelmët, por kujdesuni që të mos i zieni tepër.

    Bizelen e zier kullojeni dhe fërgojeni në vaj ulliri derisa të zbutet. Kujdesuni të mos bëhet tepër e butë.

    Para përfundimit të fërgimit shtoni hudhrën dhe fërgojeni edhe disa minuta.

    Servireni si shtesë bashkë me mish apo mish peshku.

    Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

  • Supë e ftohtë që nuk duhet ta zieni dhe vërtet është freskuese

    Supë e ftohtë që nuk duhet ta zieni dhe vërtet është freskuese

    Gazpacho është një supë e ftohtë spanjolle me domate të pjekura, të freskëta dhe perime të tjera të stinës që keni në frigorifer

    Përgatitni këtë pjatë verore freskuese të fundit – do t’ju kënaqë me shijen e saj aromatike, por mbi të gjitha me faktin që nuk keni nevojë ta ndizni sobën në 40 gradë të paralajmëruar.

    Gazpacho është një supë klasike e ftohtë spanjolle, perfekte për ditët e nxehta të verës. Tradicionalisht përgatitet nga domate të freskëta, tranguj, qepë të kuqe dhe hudhër. Suksesi i kësaj recete, është përdorimi i përbërësve të freskët, transmeton Telegrafi.

    Përbërësit e nevojshëm:

    ▪ 6 domate të pjekura, të qëruara dhe të prera
    ▪ 1 qepë e kuqe, e grirë hollë
    ▪ 1 kastravec, i qëruar, pa fara, i grirë
    ▪ piper i kuq ose jeshil, i grirë
    ▪ 2 shkopinj selino, të grirë
    ▪ 1 deri në 2 lugë majdanoz të freskët, të grirë
    ▪ 2 lugë qiqra të freskëta, të grira
    ▪ 1 thelp hudhër, e grirë
    ▪ 240 ml lëng domate
    ▪ 60 ml uthull vere të kuqe
    ▪ 60 ml vaj ulliri ekstra të virgjër
    ▪ 1 lugë gjelle lëng limoni të saposhtrydhur
    ▪ 2 lugë çaji sheqer
    ▪ kripë dhe piper i sapo bluar për shije

    Nëse dëshironi, për një shije pak më të fortë dhe më të plotë: një lugë çaji salcë.

    Përgatitja:

    Përzieni gazpachon derisa të arrini strukturën e dëshiruar: Vendosni të gjithë përbërësit në një tas të madh. Me ndihmën e një mikseri ose blenderi, përzieni të gjithë përbërësit derisa të arrini dendësinë e dëshiruar.

    Rekomandohet të përzihet deri të arrini një teksturë mesatare, në mënyrë që të mbeten disa copëza, në mënyrë që përzierja të mos jetë plotësisht e lëmuar – për këtë, mjafton të ndizni mikserin dy deri në tre herë.

    Hidhni erëza dhe ftoheni: Rregulloni sasinë e erëzave sipas shijes. Vendoseni në një enë jo reaktive. (Keni parasysh që domatet janë të tharta). Lëreni në frigorifer për disa orë ose gjatë natës në mënyrë që shijet të përzihen dhe të përshkojnë.

    Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

  • Kremi bavarez do t’ju çojë direkt në Kampionatin Evropian

    Kremi bavarez do t’ju çojë direkt në Kampionatin Evropian

    Ju mund ta hani këtë ëmbëlsirë shumë të shijshme duke shijuar futbollin

    Kremi bavarez është i lehtë për t’u bërë, dhe është një ëmbëlsirë tepër e shijshme!

    Teksturë e lëmuar kremoze, që shkrihet në gojë dhe mund të kombinohet me mbushje të shijeve të ndryshme, fruta apo shtesa tjera.

    Është perfekte nëse doni të keni një prekje të Kampionatit Evropian në tryezën tuaj. Kënaquni!

    Përbërësit:

    ▪ 5 lugë çaji xhelatinë pluhur
    ▪ 75 g ujë
    ▪ 480 ml qumësht
    ▪ 4 të verdha veze
    ▪ 100 g sheqer
    ▪ ¼ lugë çaji kripë
    ▪ 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
    ▪ 50 g gjalpë
    ▪ 360 ml krem të ëmbël

    Përgatitja:

    Hidhni ujë në një enë të vogël. Hidhni xhelatinën pluhur në ujë dhe përzieni. Lëreni mënjanë ndërsa gatuani kremin. Qumështin e vendosni në tenxhere dhe e ngrohni në zjarr mesatar/mesatarisht të lartë derisa qumështi të fillojë të vlojë. Përziejini herë pas here që qumështi të mos marrë shkrumb.

    Vendosni të verdhat e vezëve, sheqerin, kripën dhe vaniljen në një tas. Rrihni mirë derisa të verdhat e vezëve të jenë të lëmuara dhe të fillojnë të zbehen. Pasi të jetë ngrohur, hiqeni qumështin nga pllaka e shporetit. Hidhni ngadalë gjysmën e qumështit të ngrohtë në përzierjen e vezëve dhe përzieni vazhdimisht.

    Kur të keni bashkuar afërsisht gjysmën e qumështit me përzierjen e vezëve, përzieni gjithçka së bashku edhe një herë që të përzihen mirë të verdhat e vezëve dhe derdhni masën në tenxhere me qumështin e mbetur. Rrihni mirë për t’u kombinuar.

    Ulni zjarrin dhe vendoseni përsëri tenxheren në pllakë shporeti për të gatuar kremin duke e përzier vazhdimisht.

    Gatuani derisa të trashet. Kur kremi të jetë gati e largojmë nga zjarri, shtojmë gjalpin dhe xhelatinën e fryrë dhe i përziejmë derisa të dyja të treten plotësisht në krem. Hidheni kremin përmes një site në një tas të madh.

    Lëreni kremin të ftohet në temperaturën e dhomës. Mos e vendosni në frigorifer në këtë fazë sepse nuk dëshironi që xhelatina në krem të qëndrojë. Përziejeni kremin herë pas here për t’u siguruar që të ftohet në mënyrë të barabartë. Ndërsa kremi ftohet, përgatitni kallëpet.

    Kjo recetë është për 7-8 gota krem bavarez. Lyejini lehtë kallëpet me gjalpë. E lemë mënjanë derisa kremi të jetë gati.

    Kur kremi të jetë ftohur pothuajse në temperaturën e dhomës, filloni të rrihni kremin e ëmbël. Shtoni rreth një të katërtën e shllakut të ëmbëlsirës në kremin në temperaturë ambienti. E përziejmë, më pas shtojmë pjesën tjetër të kremit të rrahur dhe e përziejmë lehtë derisa të mos ketë më njolla të bardha në masë. Derdhni përzierjen në kallëpet e përgatitura dhe mbulojeni me foli plastike. Vendoseni në frigorifer të ftohet për të paktën 4 orë, mundësisht gjatë natës.

    E shërbejmë vetëm ose me salcë dhe fruta sipas dëshirës.

    Shijojeni.

    /Telegrafi