ATV

Category: Lifestyle

  • Sekreti i lëkurës së shëndetshme fshihet në mikrobiomet tona

    Sekreti i lëkurës së shëndetshme fshihet në mikrobiomet tona

    Shumë prej nesh e dimë rëndësinë e mikrobiomës së zorrëve për shëndetin dhe imunitetin, por pak flitet për “universin e padukshëm” mbi lëkurë — mikrobiomën e saj. Këto koloni bakteresh nuk ndikojnë vetëm në pamjen e jashtme, por edhe në humorin tonë.

    Një studim i ri i Unilever, botuar në British Journal of Dermatology, tregon se mikrobet e lëkurës funksionojnë si “fabrika të vogla”: ato shndërrojnë djersën dhe produktet kozmetike në substanca që hidratojnë, ushqejnë dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.

    Bakteret “e mira” dhe “të këqija”
    Një mikrob i quajtur acinetobacter lidhet me lëkurë më të re dhe më të shëndetshme. Ndërsa cutibacterium mund të luajë rol të dyfishtë: disa lloje ndihmojnë në uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit, të tjerat shkaktojnë akne duke bllokuar gjëndrat e yndyrës.

    Si të mbështesim mikrobiomën e lëkurës
    Ekspertët theksojnë se, me kalimin e viteve, është thelbësore të ndihmojmë mbijetesën e baktereve të dobishme. Disa hapa kryesorë janë:

    • Hidrimi i rregullt

    • Gjumi cilësor

    • Aktiviteti fizik – pasi djersa ushqen mikrobiomën

    • Shmangia e duhanit dhe ndotjes, që dëmtojnë qelizat e lëkurës

    “Ekziston një lidhje e fortë mes trurit, zorrëve dhe lëkurës — i ashtuquajturi bosht lëkurë-tru-zorrë,” shpjegon dermatologia Justine Hextall. “Prandaj, stresi apo problemet me tretjen shpesh përkeqësojnë aknet, ekzemat apo edhe rënien e flokëve.”

    Kujdesi i përditshëm
    Mjekët rekomandojnë përdorimin e pastruesve të butë, si dhe kremra me acid hialuronik dhe ceramide për forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.

    Roli i ushqimit
    Sipas Federica Amati nga platforma Zoe, dieta ka ndikim të madh mbi lëkurën. Ajo sugjeron shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe të pasura me sheqer, duke preferuar:

    • vajin e ullirit ekstra të virgjër,

    • fasulet,

    • manaferrat.

    Këto ofrojnë yndyra të shëndetshme, fibra dhe antioksidantë që ushqejnë mikrobiomën dhe ulin inflamacionin.

    Mesazhi përfundimtar
    Edhe pse kërkimet vazhdojnë, ekspertët janë të qartë: me zakone të thjeshta si hidrimi, gjumi i mirë, një dietë e balancuar dhe kujdes kozmetik i butë, mund të krijojmë mjedisin ideal për një mikrobiomë të shëndetshme — dhe për një lëkurë më të freskët, të re dhe të ndritshme.

  • AI pushton Javën e Modës në New York

    AI pushton Javën e Modës në New York

    Inteligjenca artificiale u bë pjesë e Javës së Modës në New York, duke sjellë koleksione, modele dhe eksperienca digjitale që ndezën diskutime për të ardhmen e industrisë së modës.

    Në një kohë kur çdo kompani po eksperimenton me AI dhe ekspertët paralajmërojnë se ajo do të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë, markat e mëdha të modës vendosën ta testojnë fuqinë e saj në një nga ngjarjet më prestigjioze të vitit.

    Sipas Washington Post, në pasarela u prezantuan koleksione të frymëzuara nga inteligjenca artificiale, modele të krijuara digjitalisht, prova virtuale veshjesh dhe madje versione holografike të dizajnerëve të njohur që jepnin komente “robotike”. Megjithatë, rezultatet gjashtëditore shpesh u dukën më të çuditshme sesa frymëzuese.

    Industria kishte nisur më herët hapat e parë me këtë teknologji. Marka J. Crew përdori AI për të krijuar imazhe në stilin e katalogëve të saj të viteve ’90, në një bashkëpunim me Vans. Ndërkohë, startup-i SpreeAI prezantoi një risi për prova virtuale: përdoruesi ngarkon një foto dhe sistemi llogarit përmasat e trupit me 99% saktësi, duke treguar nëse një veshje përshtatet apo jo. Po ashtu, Google solli funksionin “try-on”, që lejon të “provosh” rroba nga pasarela përmes një selfie digjitale.

    Një ndër risitë më të komentuara erdhi nga Ralph Lauren, me lançimin e “Ask Ralph”, një asistent AI që ofron këshilla për stilin. Megjithatë, sipas kritikëve, teknologjia ende nuk arrin të përçojë tonin autentik të vetë dizajnerit.

    AI u shfrytëzua edhe si element artistik. Private Policy solli atmosferën “Future-Tech Americana”, ku zëra kompjuterikë flisnin mbi marrëdhënien mes njeriut dhe teknologjisë. Ndërkohë, dizajnerja afro-braziliane Loza Maleombho prezantoi një film 15-minutësh mbi një “tekno-eko-utopi afrikane”, duke ndërthurur trashëgiminë afrikane me vizione futuriste.

    Një nga momentet më spektakolare të javës erdhi kur një model hyri në pistë i shoqëruar nga roboti Bao Bao, krijim i kompanisë kineze MirrorMe. Roboti i vogël me rrota u shfaq si “simbol i bashkëjetesës mes modës dhe teknologjisë”, duke marrë duartrokitje të gjata nga publiku.

  • Tatuazhet në dhëmbë – trend i ri në botë

    Tatuazhet në dhëmbë – trend i ri në botë

    Në Kinë, rinia është duke u larguar gjithnjë e më shumë nga tatuazhet tradicionale të lëkurës dhe po kthehet te një trend më të veçantë: tatuazhet në dhëmbë.

    Ky fenomen ka fituar popullaritet, veçanërisht mes të rinjve që kërkojnë të shprehin individualitetin e tyre në mënyra të pazakonta.

    Tatuazhet në dhëmbë mund të jenë të përkohshme, si ato që vendosen me ngjitës, ose të përhershme, kur dizajni bëhet drejtpërdrejt në smaltin e dhëmbit.

    Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se tatua mund të dëmtojë dhëmbin dhe të rrisë rrezikun e konsumimit të tij.

    Për më tepër, ngjitësit mund të shkaktojnë alergji.

    Prandaj, ata këshillojnë kujdes dhe konsultim me profesionistë para se të vendosni një tatuazh të tillë.

     

  • Shumëkush nuk e di: Ja çfarë do të thotë simboli i trekëndëshit në etiketat e veshjeve

    Shumëkush nuk e di: Ja çfarë do të thotë simboli i trekëndëshit në etiketat e veshjeve

    Etiketat nuk janë aty kot: trekëndëshi dhe simbolet e tjera ju ndihmojnë të zgjasni jetën e rrobave tuaja

    Shumica prej nesh i lajmë rrobat automatikisht, pa menduar shumë, por a e dini çfarë nënkuptojnë vërtet të gjithë simbolet në etiketat e veshjeve?

    Shumë rroba duhet të lahen sipas udhëzimeve të veçanta, të tilla si temperaturat e rekomanduara të larjes ose këshillat për pastrim kimik. Deri në pesë simbole të ndryshme mund të shfaqen në etiketat e veshjeve për të ndihmuar në zgjatjen e jetës së rrobave, por shumë pranojnë se nuk i kuptojnë të gjitha, duke përfshirë trekëndëshin, i cili mund të shfaqet në katër mënyra.

    Një trekëndësh i bardhë bosh do të thotë se zbardhja lejohet, ndërsa një trekëndësh me një kryq tregon se zbardhja është e ndaluar. Nëse ka dy vija diagonale në trekëndësh, ose ‘CL’ me një kryq brenda tij, kjo sugjeron përdorimin e zbardhuesit pa klor, raporton Mirror, përcjell Telegrafi.

    • Një trekëndësh i bardhë bosh do të thotë se lejohen zbardhuesit.
    • Një trekëndësh me kryq sipër tregon se zbardhimi është i ndaluar.
    • Trekëndëshi me dy vija diagonale, ose ai me shenjën “CL” kryq, nënkupton se lejohen vetëm zbardhues pa klor.

    Po ashtu, është e rëndësishme të respektohen temperaturat e duhura të larjes për të ruajtur cilësinë e rrobave. Zbatimi i udhëzimeve në etiketë mund të zgjasë dukshëm jetën e tyre dhe të bëjë që ato të duken më gjatë si të reja duke ju kursyer edhe para.

    Për shembull:

    • Simboli i dorës tregon se rroba duhet larë me dorë.
    • Një kryq mbi simbolin e larjes do të thotë se veshja nuk është e përshtatshme për rrobalarëse.
    • Një vijë horizontale poshtë simbolit tregon se larja në makinë lejohet në ciklin normal.
    • Dy vija horizontale nënkuptojnë ciklin e butë të larjes.

    Përfundim

    Etiketat e rrobave nuk janë vetëm “copëza bezdisëse” që na gërvishtin qafën, ato janë udhëzues i detajuar për t’i ruajtur veshjet tona sa më gjatë në formën e tyre origjinale.

    Njohja e simboleve, përfshirë edhe trekëndëshin misterioz, është mënyra më e thjeshtë për të kursyer para, kohë dhe për të pasur një gardërobë gjithmonë në gjendje të mirë. /Telegrafi/

  • 3 llojet e personave që “e helmojnë” zyrën

    3 llojet e personave që “e helmojnë” zyrën

    Pothuajse në çdo vend pune janë disa persona që e rëndojnë atmosferën dhe marrëdhëniet kolegiale.

    Puna na përball me shumë njerëz dhe kolegë, me disa nga të cilët nuk pëlqehemi. Por kur puna të lidhë, do apo jo duhet të gjesh një rrugë komunikimi për të zhvilluar procesin e punës në rregull.

    Gjeni më poshtë tri llojet kryesore të këtyre njerëzve “toksikë”:

    I pandjeshmi dhe acaruesi

    Ky person nuk ju jep asnjë buzëqeshje, as nuk ju përshëndet, merr meritat e punës tuaj dhe madje as nuk kërkon falje. Me pak fjalë ato e bëjnë jetën tuaj ferr. Në këtë rast pyesni veten se çfarë mund të ketë ndodhur në të kaluarën që ky person përfundoi kaq i ashpër dhe i pandjeshëm. Shanset janë, që ai të ketë kaluar një fëmijëri të keqe apo të jetë lënduar nga të tjerët.

    “Dekurajuesi”

    Moto e tij është gjithmonë ”ajo gjë nuk ka për të funksionuar” Ai nuk gjen asnjëherë zgjidhje, por me negativitetin e tij ai humb shpresat edhe të kolegëve të tjerë. Në këtë rast merrni frymë thellë dhe pyeti konkretisht se kush është zgjidhja e tij për atë problem.

    “Dembeli dhe mendjemadhi”

    Ky është ai person që premton se do arrijë gjëra të mëdha, por në fund nuk prek asgjë me dorë. Në asnjë rrethanë, mos merrni punë shtesë për dembelët. Mos harroni se puna juaj është një ekip për të marrë punën e bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe në këtë rast, do të thotë të thuash shefin tënd se çfarë po ndodh në mënyrën se si mund të zgjidhë hallën e dobët që po prish të gjithë punën.

  • Horoskopi i ditës: Zbuloni mesazhin e yjeve

    Horoskopi i ditës: Zbuloni mesazhin e yjeve

    Dashi
    Do keni shume dyshime për partnerin tuaj sot dhe për gjestin me te vogël do debatoni me te. Xhelozia do arrije kulmin. Kujdes sepse jo çdo gjë mund te jete e lejuar. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse mundësitë qe do iu jepen gjate kësaj dite do jene te mrekullueshme. Financat do kenë goxha përmirësime. Do ndiheni mjaft mire kur te shpenzoni për çdo gjë qe dëshironi.

    Demi
    Rutina do e pushtoje gjate kësaj dite jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për te ecur si e kishit menduar. Nuk do keni dëshire për ndryshime dhe shpesh do mbylleni ne vetvete. Po vazhduat kështu do e largoni partnerin. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Financat do jene ne gjendje te qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

    Binjaket
    Do e ndieni nevojën për me shume liri gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Flisni hapur me partnerin pa i rene rreth e rrotull. Ai ne fakt do jete ne humor dhe mund t’ua plotësojë dëshirën. Beqaret ne mënyrë te papritur mund te fillojnë një lidhje pasionante. Sektori i financave do jete gjithashtu mjaft i privilegjuar. Do ketë edhe përmirësime për disa.

    Gaforrja
    Ata qe kane kohe se bashku do kenë mundësi te diskutojnë gjere e gjate sot dhe do marrin vendime te rëndësishme. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe nuk do arrijnë dot te fiksohen pas dikujt edhe pse mundësitë qe do iu jepen do jene te mëdha. Çështjet financiare do ecin me se miri. Shpenzoni pa frike për çdo gjë qe iu duhet sepse gjendja nuk do tronditet.

    Luani
    Marrëdhënia juaj me personin qe dashuroni do jete e mrekullueshme sot. Ne çdo moment do merrni surpriza dhe do ndiheni me se miri. Disa komplimentet te te afërmve tuaj për te, do iu gëzojnë pa mase. Beqaret duhet ende te bëjnë durim për ta gjetur princin e kaltër. Ne planin financiar kini me shume besim tek vetja dhe do e shihni qe do iu dilni te mbani situatën te ekuilibruar.

    Virgjeresha
    Dite shume e rëndësishme kjo e sotmja për jetën e te dashuruarve. Do merren vendime te cilat do shënjojnë te ardhmen e tyre. Tregohuni te matur dhe largpamës. Beqaret nuk do e gjejnë personin ideal, por nga ana tjetër as nuk do vuajnë ne vetmi. Miqtë do i argëtojnë pa fund. Ne planin financiar priten vështirësi. Tregohuni me te organizuar dhe shmangni shpenzimet e mëdha.

    Peshorja
    Mjedisi yjor do favorizoje me tepër jetën e beqareve. Me ne fund ata do e gjejnë atë qe do iu përshtatet me se miri. Te dy do keni mendime te njëjta mbi fusha te ndryshme. Te dashuruarit do kalojnë një dite te zakonshme dhe pa surpriza. Financat nuk do jene te jashtëzakonshme, por as te këqija. Te paktën do iu dalin paratë për te kryer shpenzimet e nevojshme.

    Akrepi
    Pritet qe jeta ne çift te ketë ndryshime pozitive gjate kësaj dite. Do jeni ne humor dhe te gatshëm për te shkuar ne fund te botes vetëm qe te kaloni çaste romantike me partnerin. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm princin e kaltër, por ai do vije papritur e pa kujtuar dhe do ua ndryshoje jetën. Financat do jene gjithë kohës te qëndrueshme dhe aspak problematike.

    Shigjetari
    Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Partneri do iu beje me te lumtur se kurrë me pare dhe ju nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë çast. Beqaret do kenë një dite rutine dhe pa takim te rëndësishme. Lërjani çdo gjë kohës. Ne planin financiar duhet t’i dëgjoni edhe këshillat e familjareve sepse ata thjesht do mundohen t’iu ndihmojnë.

    Bricjapi
    Do jeni paksa posesive gjate kësaj dite dhe nuk do i mendoni pasojat e veprimeve qe do bëni. Kujdes sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret nuk do jene ne gjendje te mendojnë cili person bën dhe cili jo për te filluar një lidhje prandaj mund te bëjnë edhe ndonjë gabim. Financat nuk do jene aq te mira sa për te kryer shpenzime kuturu.

    Ujori
    Do i shprehni me çdo mënyrë ndjenjat tuaja ndaj partnerit sot dhe marrëdhënia ne çift do behet edhe me e bukur sesa ka qene. Beqaret do jene te parrezistueshem. Është e sigurte qe me ne fund do e bëjnë për vete personin qe kane ëndërruar dhe kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar gjendja do jete e qëndrueshme dhe do kryeni investimet e nevojshme.

    Peshqit
    Ka rrezik qe dita e sotme te jete goxha e trazuar dhe problematike për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni edhe për gjerat me te vogla me te. Beqaret do kenë veçse aventura pa asnjë te ardhme, dashuritë e mëdha ende nuk do mbërrijnë për ta. Financat do jene me problematike sesa ju e kishit menduar. Beni kujdes dhe mos jepni para hua.

  • Psikologët: Larja e enëve bashkë, sekreti i çuditshëm për një marrëdhënie më të lumtur dhe të barabartë

    Psikologët: Larja e enëve bashkë, sekreti i çuditshëm për një marrëdhënie më të lumtur dhe të barabartë

    Një gjest i thjeshtë dhe i përditshëm, si larja e enëve në çift, mund të jetë çelësi për një marrëdhënie më të lumtur dhe të barabartë. Sipas psikologes britanike Hannah Lawson, ky zakon mund të rrisë nivelin e lumturisë në një lidhje deri në 20%.

    Në një intervistë për Daily Mail, Lawson thekson se “kur çiftet ndajnë edhe detyrat më të vogla të përditshme, ata i komunikojnë njëri-tjetrit barazi, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë”. Ajo shton se ky lloj bashkëpunimi shpesh ka më shumë ndikim emocional sesa gjestet e mëdha romantike.
    Larja e enëve së bashku shndërrohet në një moment kujdesi dhe komunikimi. Kur partnerët qëndrojnë krah për krah në kuzhinë, duke kryer një detyrë të zakonshme, krijohet një ndjenjë bashkëpunimi që rrit ndjesinë e barazisë dhe stabilitetit në marrëdhënie.

    Përkundrazi, kur e gjithë barra e punëve të shtëpisë bie mbi një person, kjo mund të çojë në pakënaqësi, frustrim dhe distancim emocional. Sipas Dr. Lawson, “gjërat e palara” shpesh simbolizojnë pabarazitë e fshehura në një lidhje – dhe nëse nuk adresohen, mund të thellohen me kalimin e kohës.

    Ky bashkëpunim i thjeshtë nuk ndihmon vetëm çiftin. Ai shërben edhe si model për fëmijët. “Barazia nuk është vetëm një ide, është një praktikë e përditshme. Kur fëmijët shohin që prindërit ndajnë punët e shtëpisë, ata mësojnë se një marrëdhënie funksionon mbi bazën e partneritetit, jo të rolit të përcaktuar”, thekson ajo.

    Përveç përfitimeve emocionale, larja e enëve së bashku ndihmon edhe në aspektet praktike të jetës së përditshme. Organizimi i punës zvogëlon konsumin e ujit, ndihmon në mbajtjen e pastërtisë në kuzhinë dhe ndalon shfaqjen e dëmtuesve shtëpiakë. Po ashtu, ndjenja e rendit dhe e pastërtisë sjell qetësi mendore.

    Dr. Lawson sugjeron që ndryshimi të nisë me hapa të vegjël dhe një atmosferë të këndshme. “Vendosni muzikë, bëjeni bashkë me humor, dhe mos e ktheni në një barrë apo detyrim. Rrotulloni detyrat – herë njëri lan enët, herë tjetri”, thotë ajo.

    Ajo nënvizon rëndësinë e mirëkuptimit dhe tolerancës në këtë proces. “Nuk është qëllimi që çdo enë të jetë e përsosur, por që marrëdhënia të ndërtohet mbi respekt, bashkëpunim dhe dashuri të përditshme”.

  • Pse fëmijët ndonjëherë i shkruajnë shkronjat mbrapsht?

    Pse fëmijët ndonjëherë i shkruajnë shkronjat mbrapsht?

    Nëse keni vënë re se fëmija juaj po shkruan shkronja ose fjalë të tëra në imazhin e pasqyrës, mos u shqetësoni, është një fazë krejtësisht normale në të mësuarit e të shkruarit. Ky fenomen, i njohur si shkrim pasqyre, është i zakonshëm tek fëmijët dhe zakonisht nuk është shkak për shqetësim.

    Edhe pse shkrimi në pasqyrë mund të ndodhë tek fëmijët me disleksi, ekspertët theksojnë se nuk është një shenjë e besueshme e çrregullimit në vetvete. Fëmijët deri në moshën shtatë vjeç shpesh ngatërrojnë shkronja të tilla si “b”, “d” ose “p”, dhe ndonjëherë shkruajnë fjalë të tëra sikur të ishin në një pasqyrë. Kjo ndodh pavarësisht nëse janë djathtak apo majtak.

    Truri është ende duke mësuar të dallojë format

    Një nga shpjegimet thotë se truri i fëmijëve në atë moshë sapo po zhvillon aftësinë për të dalluar orientimin e simboleve. Në natyrë, ne mund të njohim shumicën e objekteve pavarësisht nga pozicioni i tyre, por ky nuk është rasti me shkronjat. Shkronja “b” bëhet “d” nëse e kthejmë, të cilën fëmijët ende nuk kanë mësuar ta dallojnë.

    Një teori tjetër është se fëmijët janë të mirë në kopjimin e shkronjave, por kanë vështirësi në shkrimin e tyre saktë nga përmendësh. Disa shkronja, të tilla si “J” ose “Z”, janë të kthyera natyrshëm majtas, gjë që i ngatërron fëmijët që sapo po mësojnë të shkruajnë nga e majta në të djathtë, kështu që ata në mënyrë të pavetëdijshme i “kthejnë” ato në atë që duket e saktë.

    Hulumtimi është ende duke vazhduar…

    Edhe pse ka shpjegime të ndryshme pse ndodh shkrimi në pasqyrë, shkencëtarët ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare. Ajo që është e sigurt është se është kryesisht një fazë normale zhvillimore që zhduket spontanisht me kalimin e kohës.

  • Dita që duhej të ishte plot adrenalinë, përfundoi në katastrofë për një polak

    Dita që duhej të ishte plot adrenalinë, përfundoi në katastrofë për një polak

    Një ditë që duhej të ishte e mbushur me adrenalinë për një polak, përfundoi ndryshe nga sa kishte imagjinuar.

    Mund të thuhet se kishte emocione – por për arsye të tjera. Për një pronar BMW-je në Poloni, kjo ishte një ditë që nuk do ta harrojë kurrë.

    Ai kishte planifikuar të lëshonte një jet ski në lumë. Vetë lëshimi shkoi pa probleme – jet ski-u rrëshqiti në ujë ashtu siç ishte planifikuar.

    Por menjëherë pas kësaj, BMW-ja e tij luksoze, seria 7, filloi të fundosej ngadalë në lumë. Në fund, i gjithë automjeti përfundoi në ujë.

    Fatmirësisht, shoferi arriti të dilte në kohë, përpara se makina të fundosej edhe më thellë, shkruan Auto Bild.

    Ekipet e shpëtimit dhe zhytësit mbërritën shpejt në vendngjarje dhe, me ndihmën e rripave tërheqës, arritën të nxjerrin BMW-në dhe rimorkion nga uji.

    Përveç jet ski-ut, në ujë përfundoi edhe BMW seria 7. Deri tani nuk dihet saktësisht çfarë ndodhi – nëse shoferi gaboi në vlerësimin e afërsisë me lumin, e la makinën në marshe, apo harroi frenën e dorës.

    Ajo që është e sigurt është se e gjithë kjo do të sjellë riparime shumë të kushtueshme. /Telegrafi/

  • Gjërat për të cilat ia vlen të shpenzoni

    Gjërat për të cilat ia vlen të shpenzoni

    Kur unë dua të blejë diçka, mamaja ime gjithmonë më thotë: “Sigurisht! Blije me paratë e tua”. Nëse nuk dua të shpenzojë paratë e punës sime, atëherë e kuptoj që kjo gjë nuk është shumë e nevojshme për mua.

    Të gjithë kanë një ndjesi të vogël ankthi, mendohen dy herë përpara se të blejnë diçka.

    Ndoshta kështu bëhesh pak kursimtar, por janë disa gjëra që duhet t’i blesh patjetër.

    Një palë atlete të mira

    Të gjithë kemi provuar një palë këpucë që ndoshta shkëlqejnë shumë, ama nuk janë aspak të rehatshme. Është mirë të ndjekësh modën, por rehatia vjen e para. Dhe këpucët e tilla kushtojnë pak. Unë e konsideroj si një investim të mirë për këmbët, nëse stomaku ka nevojë për ushqim të mirë, këmbët kanë nevojë të mos lodhen shumë, dhe në fakt e meritojnë.

    Ushqime të mira

    Pasi pashë një dokumentar që tregonte se si përgatitej buka me vetëm tre përbërës- ujë, miell dhe maja- unë fillova të pyes, “Çfarë hamë në të vërtetë?” Bukët e blera në dyqan përmbajnë më shumë se aq… (shurup misri me sasi të lartë fruktoze, propionat kalciumi, uthull e distiluar …)

    Atëherë unë fillova ta përgatis bukën vetë. Mund të kushtoj pak më shumë, por ajo nuk përgatitet me kimikate të zakonshme dhe sheqer të shtuar. Këto kohë kam filluar t’i vlerësoj gjërat ndryshe, prioriteti im është çfarë ka në ushqimin tim dhe jo çfarë vlere ka në etiketën e tij.

    Sigurisht, ushqimet më pak të shëndetshme kushtojnë më shumë.

    Vizitat mjekësore

    Të shmangësh kontrolle të vazhdueshme apo të neglizhosh simptomat e çuditshme që ndjen, mund të jetë diçka serioze dhe me pasoja të kushtueshme. Kështu që është mirë që të kemi një raport të rregullt me mjekun, dentistin, etj. Vetëm këtu që nuk duhet të përdorni fjalën kursim. Investoni në shëndetin tuaj.

    Kurse dhe trajnime

    Kur i dedikoni kohë dhe para rritjes suaj profesionale dhe personale, ju mund të ndiqni një ëndërr, të takoni miq të rinj, të fitoni aftësi ose tek e fundit të mësoni një fakt të ri rreth botës. Përmirësimi i aftësive gjithashtu ndikon në përmirësimin e mundësive të punës suaj dhe vlerës në treg, kështu që investoni në një kurs që është i vlefshëm në shumë drejtime.

    Udhëtime gjatë fundjavës

    Kush nuk i do udhëtimet… Fundjava është mënyra më e mirë për t’u shkëputur nga monotonia e ditëve të ngarkuara. Një fundjavë në lëvizje e rrethuar me njerëzit që të kuptojnë, dhe ku mund të argëtohesh si të ishe një milioner që nuk nevojë të punojë.

    Gjërat e vogla

    Nuk ka asgjë të keqe të shpenzosh para për gjërat e vogla që më sjellin gëzim.

    Të pëlqen një kasë e re për telefonin tënd? Blije. Ke dëshirë të kesh një palë çorape të veçanta me logon e skuadrës tënde të zemrës? Mos e mendo dy herë.

    Gjërat nuk e blejnë lumturinë. Por të investosh në shëndetin tënd mendor dhe fizik është një nga investimet më të mira që mund të bësh, kështu që shpërbleje veten herë pas herë.