ATV

Category: LIFESTYLE

  • Truk i thjeshtë: Eliminoni aromën e qepës nga duart, shpejt dhe në mënyrë efikase

    Truk i thjeshtë: Eliminoni aromën e qepës nga duart, shpejt dhe në mënyrë efikase

    Pyetja e njohur që i mundon të gjitha femrat, të cilat dëshirojnë të gatuajnë në kuzhinë.

    Zgjidhja është shumë e thjeshtë dhe e keni krejtësisht pranë, në kuzhinën tuaj.

    Qepa është një ndër artikujt më të lashtë të cilin njerëzit kanë filluar në mënyrë të organizuar ta kultivojnë dhe e cila përdoret në të gjitha gjellët në mënyra të ndryshme.

    Ka shije dhe aromë shumë të fuqishme, e cila nëse konsumohet e gjelbër fillon të dominojë mbi të gjitha shijet e tjera dhe aromat në ushqim.

    Mirëpo edhe pse e doni, nuk dëshironi që gjithë kohës të silleni përreth me aromën e qepës në duar. Nëse edhe ju e ndieni, imagjinoni se sa e ndiejnë të tjerët, transmeton Telegrafi.

    Mos qitni vetëm krem mbi atë aromë, sepse vetëm do t’i përkeqësoni gjërat. Vazhdimisht do të merrni me vete atë aromë, ekzistojnë disa mënyra të cilat mund t’i aplikoni.

    Merrni një limon, priteni përgjysmë dhe shtrydheni lëngun direkt në duar. Fërkoni mirë duart, pastaj lani me sapun.

    Ndihmë e mirë do t’ju jetë edhe soda e bukës. Fërkimi i duarve me sodën e bukës është këshillë e shkëlqyeshme për eliminimin e kësaj arome.

    Gjithmonë kujdesuni që thika të jetë e mprehtë dhe vetë të rrëshqasë nëpër qepë.

    Nëse thika është e topitur, qepa për shkak të ndrydhjes, do të lirojë më shumë lëng, andaj edhe duart do të marrin më shumë aromë, kështu që edhe eliminimi i saj do të jetë më i vështirë. /Telegrafi/

  • Tortë e shpejtë dhe kremoze nga biskotat dhe ananasi

    Tortë e shpejtë dhe kremoze nga biskotat dhe ananasi

    Kjo ëmbëlsirë quhet pite njëmilionëdollarëshe për shkak të harmonisë dhe shijes së pabesueshme!

    Ëmbëlsira më e bukur kremoze për verë serviret e ftohtë, ndërkaq shija është e magjishme.

    Përbërësit:

    Për kore:

    ▪ 300 g biskota,
    ▪ 70 g gjalpë të shkrirë
    ▪ 3 lugë sheqer.

    Për fill:

    ▪ 100 g margarinë,
    ▪ 2 lugë sheqer
    ▪ 300 g qumësht pluhur,
    ▪ 250 g ananas nga konserva,
    ▪ 250 ml krem,
    ▪ 3 lugë lëng limoni,
    ▪ një grusht arra.

    Përgatitja:

    Të gjithë përbërësit për kore përzieni dhe piqni rreth 10 minuta në 150 gradë celsius.

    Derisa korja të piqet, në një enë përzieni të gjithë përbërësit për fill, përveç arrave.

    Sipër kores qiteni fillin, ndërsa ëmbëlsirën zbukurojeni me arra.

    Lëreni të qëndrojë rreth 2 orë dhe pastaj servireni.

    Kënaquni dhe ju bëftë mirë!

    /Telegrafi

  • Receta tradicionale e përgatitjes së specave në vaj

    Receta tradicionale e përgatitjes së specave në vaj

    Ndër ushqimet e shumta tradicionale që mbushin tavolinat tona shqiptare janë edhe turshitë, të cilat fillojnë të përgatiten nga muaji shtator.

    Ekipi i ATV-së ishte në shtëpinë e zonjës Bahrije Mehani, e cila para kamerës demonstroi se si bëhet përgatitja tradicionale e specave me vaj.

    Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

  • Receta e ajvarit tradicional me speca të pjekur

    Receta e ajvarit tradicional me speca të pjekur

    Recetën e ajvarit që e mësoi nga nëna e gjyshja, zonja Makfire Sadiku e praktikon sot të njëjtën për familjen e saj.

    Pikërisht në këtë sezone kur fillojnë përgatitjet për ushqimet dimërore, nënat shqiptare fillojnë me turshi e përgatitjen e ajvarit tradicional ngjashëm si zonja Makfire.

    Me një shporet, tepsi dhe speca të njomë fillon pjesa e parë e përgatitjes, thotë ajo.

    “Paraprakisht kavanoza sterilizohen, pasi përgatitet ajvari vendoset në këto kavanoz, pas kësaj e bëjmë një mbyllje hermetike në mënyrë që qëndrueshmëria të jetë më e gjatë”, shtoi tutje ajo./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Kuzhinieri nga Nju Jorku dëshiron të ndryshojë dietën tonë: Një insekt në një vakt

    Kuzhinieri nga Nju Jorku dëshiron të ndryshojë dietën tonë: Një insekt në një vakt

    Shefi i kuzhinës me bazë në Nju Jork, Joseph Yoon filloi të gatuante insekte katër vjet më parë për një projekt arti. Ai tani dëshiron të ndryshojë perceptimet tona për insektet, në mënyrë që të kemi dieta të insekteve “të shijshme”, “me përmbajtje ushqyese” dhe “të qëndrueshme”.

    “I dua absolutisht insektet,” thotë Yoon, i cili është drejtor ekzekutiv i Brooklyn Bugs, një organizatë që promovon insektet e ngrënshme. “Fakti që ka kaq shumë lloje të ndryshme, fakti që ka kaq shumë lloje insektesh, fakti që ne mbështetemi kaq shumë tek insektet për ekosistemin dhe biodiversitetin tonë është absolutisht magjepsës”, shkruan cnn, transmeton KosovaPress.

    Ka më shumë se 2,100 lloje të insekteve të ngrënshme në botë, dhe ato vijnë me shije të ndryshme, të tilla si arra, agrume, djathë dhe kokos thotë Yoon.

    Insektet konsumohen rregullisht nga rreth 2 miliardë njerëz, sipas një raporti të vitit 2013 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO). Megjithatë, raporti thotë se ndjenjat e neverisë janë të lidhura me ngrënien e insekteve në shumicën e vendeve perëndimore.

    Të ushqyerit e botës është një sfidë gjithnjë e më e vështirë. Toka është e pakët dhe oqeanet mbipeshkohen, megjithatë prodhimi aktual i ushqimit do të duhet pothuajse të dyfishohet për të akomoduar 9 miliardë njerëz që pritet të popullojnë Tokën deri në vitin 2050, sipas raportit të FAO.

    Kërcejtë kanë nevojë për gjashtë herë më pak ushqim se bagëtia, katër herë më pak se delet dhe gjysmën e ushqimit të nevojshëm për derrat dhe pulat për të prodhuar të njëjtën sasi proteinash, sipas FAO. Dietat me insekte të pasura me proteina mund të ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme nëse qëndrimet perëndimore ndaj tyre mund të ndryshojnë nga “ew” në “yum”.

    Për të ndihmuar në reduktimin e ndikimit mjedisor të zakoneve tona të gatimit, Yoon dëshiron “të normalizojë insektet e ngrënshme në mbarë botën, veçanërisht këtu ku unë jetoj në Amerikë”.

  • Dikur babai e mësonte të gatuante, sot specialiste në kuzhinë

    Dikur babai e mësonte të gatuante, sot specialiste në kuzhinë

    Ekipi i ATV-së ishte në një vizitë në shtëpinë e Edona Rudarit. Ajo për emisionin STUDIO A të ATV-së, përgatiti një specialitet të veçantë, me oriz, kërpudha, mish viçi dhe perime.

    Deri sa po e përgatiste këtë specialitet, Edona tregoi edhe historinë se nga kush e përvetësoi pasionin për kuzhinën.

    Ajo tha se nëna e saj përgatitë shumë mirë ushqimin, mirëpo pasionin për kuzhinë, ajo e përvetësoi nga babai i saj.

    “Të çështja e gatimit është pak histori në veti se më ka përly gjithmonë. Prej e vogël që kam qenë, gjithmonë kam qenë ajo që jam përzi te kuzhina. Normal edhe mami gatuan më së miri në botë si krejt qysh mendojmë për nënat, që s’ka me ushqime të nënës, mirëpo këtë pjesën e pasionit e kam trashëguar nga babai, sepse ai nëse dy ve i përgaditë, i bënë me një far delikadese, ia jep një shije tepër të mirë. Mandej kam fillu edhe vet, normal prej përvojës, obligimet familjare dhe secilën herë me e përvetësua”, tregoi Edona.

    Procesin e përgatitjes së këtij specialiteti si dhe bisedën e plotë me Edona Rudarin e gjeni në videon më poshtë.

  • Receta e përgatitjes së sarmave me presh dhe mish pule

    Receta e përgatitjes së sarmave me presh dhe mish pule

    Si përgatiten sarmat me presh dhe mish pule, recetën na e tregon Arbnora Shehu në emisionin “Kuzhina me Arbnorën”.

    Përbërësit që nevojiten:

    • 500 gramë mish pule të bluar,
    • 1 karotë e bluar,
    • 1 qepë e bluar dhe disa fije majdanozi,
    • Kripë,
    • Piper i zi,
    • Majdanoz i tharë dhe piper i specit të kuq

    Më poshtë mund të ndiqni ecurinë e plotë të përgatitjes:

  • Aktorja Edita Dula ju tregon si përgatitet pitja me spinaq

    Aktorja Edita Dula ju tregon si përgatitet pitja me spinaq

    Në rubrikën “Chef i shpisë” të emisionit të mëngjesit ALARM, sot ekipi ATV-së ishte në një vizitë te aktorja e njohur Edita Dula.

    Ajo në këtë rubrikë tregoi procesin se përgatitjes së pites me spinaq, të cilën mund ta shikoni në videon e më poshtme.

    Emisionin e plotë e gjeni gjeni më poshtë:

  • Mësoni si përgatitet Bakllavaja

    Mësoni si përgatitet Bakllavaja

    Në rubrikën “Chef i shpisë” të emisionit të mëngjesit ALARM, sot ekipi ATV-së ishte në një vizitë te zonja Xhemile Krasniqi në fshatin Mazgit, Komuna e Obiliqit.

    Ajo në këtë rubrikë tregoi procesin se përgatitjes tradicionale së bakllavës.

    Brumi i bakllavasë ka këta përbërës:

    – 200 ml vaj
    – 200 ml qumësht
    – 5 të kuq të vesë
    – 1 vezë komplet
    – 1 pecivë

    Përgatitet brumi dhe pastaj fillohet të bëhet faza tjetër me këta përbërës:

    – 200 gramë biskota të bluara
    – 200 gramë kokos
    – 200 gramë lajthi bio

    Këtë proces të përgatitjes së bakllavasë nga fillimi deri në fund, mund ta shikoni në videon më poshtë:

  • Pite e mbushur me spinaq dhe djathë: E thjeshtë, e shëndetshme dhe e shijshme

    Pite e mbushur me spinaq dhe djathë: E thjeshtë, e shëndetshme dhe e shijshme

    Këtë specialitetet të shijshëm ju duhen vetëm pak minuta për ta përgatitur dhe gjysmë ore për ta pjekur!

    Përbërësit e nevojshëm:

    ▪ 3-4 vezë
    ▪ Tre lugë salcë kosi
    ▪ Një lugë çaji kripë
    ▪ gjysmë pluhur pjekjeje
    ▪ pesë lugë miell gruri
    ▪ pesë lugë miell misri
    ▪ 100 ml vaj
    ▪ 300-400 gram djathë i ri
    ▪ një filxhan spinaq të grirë hollë
    ▪ pak gjalpë

    Gatimi:

    Ndizeni furrën në 190 gradë Celsius dhe futeni një tepsi të zbrazët që të ngrohet.

    Në një enë përzieni 3 – 4 vezë me tri lugë ajkë dhe një lugë të vogël kripë. Shtoni gjysmë qese pluhur për pjekje, pesë lugë miell gruri dhe pesë lugë miell misri. Gradualisht shtoni 100 ml vaj.

    Në fund në tretje përzieni 300 – 500 gram djathë të butë, apo ndonjë djathë tjetër – sipas dëshirës edhe spinaq.

    Me dorezë nxirrni tepsinë e nxehur nga furra. Vendosni një kube gjalpë që të shkrihet dhe me kujdes lyeni fundin dhe anët e tepsisë. Në të derdhni brumin. Kthejeni në furrë dhe piqeni rreth 30 minuta. /Telegrafi