ATV

Category: Lifestyle

  • Si të dalloni pëlhurat ekologjike nga ato jo të tilla?

    Si të dalloni pëlhurat ekologjike nga ato jo të tilla?

    Jo çdo pëlhurë është ajo që pretendon të jetë. Termat si “eko-poliester” apo “lëkurë vegane” shpesh përdoren për të maskuar materiale që në të vërtetë janë thjesht plastikë. Ekspertët e modës së qëndrueshme theksojnë se është e rëndësishme të dimë se cilat fibra duhen shmangur dhe cilat janë alternativat më miqësore me mjedisin.

    Cilat materiale duhen shmangur?

    Shumica e specialistëve bien dakord se fibrat e prodhuara nga derivate të naftës janë më problematiket. Ato janë jo-biodegradueshme, me cilësi të ulët dhe lëshojnë mikroplastikë gjatë përdorimit.

    • Poliesteri i virgjër dhe akriliku janë ndër më të dëmshmit: prodhimi i tyre ka gjurmë të lartë karboni, ndot ujërat dhe çliron mikroplastikë sa herë që lahen.

    • Përzierjet e fibrave, si pambuku me poliester apo mëndafshi me poliester, e bëjnë riciklimin pothuajse të pamundur dhe rëndojnë ndikimin mjedisor.

    Cilat janë materialet më të favorshme?

    • Liri: kërkon shumë pak ujë, nuk ka nevojë për pesticide, rritet edhe në toka të varfra dhe bëhet më i butë me kohën.

    • Pambuku organik dhe leshi: sidomos kur mbajnë certifikime si GOTS (Global Organic Textile Standard).

    • Viskozat e qëndrueshme si Tencel apo EcoVero: prodhohen me procese më pak ndotëse se viskoza e zakonshme.

    • Circulose: një fibër e re, e krijuar 100% nga mbetje të ricikluara të pambukut.

    Poliesteri – fajtori kryesor?

    Rreth 57% e fibrave të prodhuara globalisht janë poliester. Arsyeja është e thjeshtë: është i lirë dhe imiton materiale më premium. Por, ky material ka kosto të lartë mjedisore:

    • Prodhohet nga nafta.

    • Nuk lejon frymëmarrjen e trupit.

    • Shpërbëhet vetëm pas qindra vitesh, duke çliruar toksina në tokë dhe ujë.

    Si të mos biem pre e mashtrimeve?

    Gjithmonë kontrolloni etiketën: nëse shkruhet “fibër natyrale”, por përzierja përmban poliester, najlon apo akrilik, atëherë nuk është plotësisht e qëndrueshme. Termat si “eko-poliester” apo “lëkurë vegane” shpesh nuk janë tjetër veçse mënyra për të emërtuar plastikën në forma të tjera.

  • 58% e grave ndjehen sikur po rrisin partnerët e tyre

    58% e grave ndjehen sikur po rrisin partnerët e tyre

    Një sondazh i ri zbuloi se 58% e grave ndihen sikur po rrisin partnerin e tyre romantik, në vend që të ndihen të dashura prej tij.

    Anketa nxjerr në pah frustrimet e grave që raportojnë se mbajnë barrën emocionale, financiare dhe punët e shtëpisë në një mënyrë që ndjehet më shumë si prindërore sesa si partnere të barabarta.

    Të anketuarat e përshkruan këtë pabarazi si rraskapitëse, duke thënë se ajo shkatërron romancën dhe krijon mllef. Shumë gra theksuan se shpesh ndihen të pavlerësuara, ndërkohë që partnerët e tyre nuk kontribuojnë në mënyrë të barabartë në punët e shtëpisë dhe ngarkesën emocionale.

    Ekspertët sugjerojnë se ky fenomen pasqyron modele më të thella kulturore, ku gratë mbajnë një pjesë të pabarabartë të kujdesit dhe punëve shtëpiake.

    Këshilltarët e marrëdhënieve paralajmërojnë se, nëse nuk trajtohet, ky dinamizëm mund të dëmtojë intimitetin dhe të çojë në pakënaqësi afatgjatë.

  • Horoskopi ditor – Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi ditor – Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Dashi
    Do keni shume keqkuptime sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do kaloni një dite fort te bukur. Partneri do jete edhe me kokëfortë se ju, prandaj po nuk bëtë lëshime gjerat do marrin tatëpjetën. Për beqaret do ndodhe një takim i jashtëzakonshme. Ne planin financiar mos bëni çmenduri sepse do pendoheni me vone. Ruajeni gjendjen sa me te stabilizuar.

    Demi
    Dite shume e qete, madje me tepër sesa duhet kjo e sotmja për te dashuruarit. Here pas here edhe mund te mërziteni duke mos provuar asnjë lloj emocioni. Beqaret do jene te përqendruar ne një çështje me rëndësi ne jetën e tyre, por një person i shfaqur papritur do i beje te mendojnë edhe për dashurinë. Gjendja financiare do jete goxha delikate.

    Binjaket
    Prania e partnerit do jete shume e rëndësishme për ju gjate kësaj dite. Ai do iu mbaje gjithmonë pranë dhe do ju dashuroje ashtu si vetëm ai di. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti mund t’iu duket edhe me zhgënjyes. Me financat mos u tregoni impulsive, por mundohuni te mblidhni disa para për te ardhmen. Do iu duhen.

    Gaforrja
    Pas një periudhe te turbullt dhe me debate ne jetën tuaj ne çift, sot do rikthehet entuziazmi dhe harmonia. Do bëni edhe me tepër për njeri-tjetrin. Beqaret do kalojnë një dite te këndshme edhe pse nuk do gjejnë princin e kaltër. Ata nuk kane kërkuar me ngulm krijimin e një lidhjeje. Ne planin financiar duhet me patjetër te kufizoni shpenzimet qe t’ia dilni.

    Luani
    Zjarri i pasionit do rindizet sërish gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do ju duket si një ëndërr sepse kënaqësitë do jene te pafundme. Beqaret do vazhdojnë njohjen me dike qe kane takuar para pak kohesh. Ende nuk ka ardhur koha për te filluar një lidhje. Për financat mos iu besoni aspak njerëzve te huaj sepse do gaboni rende.

    Virgjeresha
    Pasioni ne çift do shtohet edhe me shume gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe doni dhe as qe do iu shkoje ne mendje ta tradhtoni. Ne fakt te shumte do jene ata qe do iu joshin. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te përfitojnë sa te mundnin nga ftesat qe do iu bëhen. Me financat do jeni realiste dhe nuk do keni as vështirësinë me te vogël.

    Peshorja
    Pas një periudhe te vështirë për jetën tuaj ne çift, me ne fund do i zgjidhni problemet ne çift dhe do jeni disi me te qete. Do dini edhe te kërkoni falje. Beqaret nuk do jene ne ditën me te mire te mundshme për te filluar një histori dashurie. Mos bëni asgjë vetëm se ju thonë te tjerët. Ne planin financiar mund te kryeni edhe investime dhe situata do mbetet e qëndrueshme.

    Akrepi
    Nuk do mungojnë as debatet dhe as momentet interesante gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Gjithsesi mbrëmja do mbyllet e qete dhe e ngrohte. Beqareve do iu duhet te bëjnë zgjedhje te vështira sepse mundësitë për takime do jene te shumta. Ne planin financiar nuk do keni vështirësi për shkak te ndihmës se disa familjareve. Do ndiheni te qete.

    Shigjetari
    Po nuk toleruar dhe po kërkuat me ngulm te dale e juaja ne jetën tuaj ne çift, do keni goxha probleme me partnerin. Kujdes! Do bëni shume persona për vete sot juve qe jeni ne një lidhje, por me pas do keni dyshime për zgjedhjen qe duhet te bëni. Dëgjojini edhe këshillat e miqve. Sektori i financave do jete shume pozitiv, madje mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

    Bricjapi
    Mundohuni te jeni me te kuptueshëm me partnerin tuaj sot sepse përndryshe ai mund te kërkojë strehim tek dikush tjetër. Mos u mërzitni me pas nëse ngeleni vete. Beqaret ka shume mundësi te dashurohen me persona te divorcuar dhe me fëmijë. Financat fatmirësisht nuk do kenë vështirësi, përkundrazi gjendja për disa do përmirësohet.

    Ujori
    Ata qe kane kaluar një faze te vështirë do ndihet disi me te qete gjate kësaj dite. Nuk do jeni me nervoze pasi çdo gjë do e keni sqaruar njëherë e përgjithmonë me partnerin. Beqaret do kenë me shume fat se kurrë ne dashuri dhe me ne fund do e ndryshojnë statusin. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe do arrini te ruani një gjendje shume te mire.

    Peshqit
    Partneri do iu beje deklarata te forta gjate kësaj dite dhe do iu kërkojë te merrni edhe disa vendime te rëndësishme. Mendohuni mire para se te vendosni. Beqaret do jene me te duruar dhe do presin çastin e duhur për te filluar një lidhje. Ne planin financiar do ndërmerrni rreziqe, por ne fund do arrini ta përmirësoni goxha gjendjen.

  • Sa herë në javë është mirë të ndërrohen çarçafët? Ja çfarë thonë ekspertët

    Sa herë në javë është mirë të ndërrohen çarçafët? Ja çfarë thonë ekspertët

    Mbajtja e hapësirës së gjumit të pastër dhe të freskët luan një rol të rëndësishëm në minimizimin e alergjenëve, baktereve dhe aromave të pakëndshme, ndërkohë që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe zgjatjen e jetëgjatësisë së çarçafëve dhe shtrojave.

    Larja e rregullt bëhet veçanërisht e rëndësishme gjatë periudhave të nxehta apo gjatë valëve të të nxehtit, si dhe nëse kafshët shtëpiake flenë në shtrat me ju.

    Një ekspert ka shpjeguar se sa shpesh duhet realisht të lahen dhe të ndërrohen shtrojat e gjumit.

    Sipas tij, larja e çarçafëve një herë në javë është frekuenca e rekomanduar për të ruajtur higjienën. Kjo ndihmon në shmangien e problemeve me lëkurën, siç janë irritimet apo aknet, që mund të shkaktohen nga bakteret dhe alergjenët që grumbullohen me kalimin e kohës.

    Eksperti i dyshekëve dhe shtrojave, Jordan Burns nga Eachnight.com, shpjegon:

    “Një herë në javë është balanca ideale — sa për të parandaluar grumbullimin e baktereve, mikrobeve dhe papastërtive, pa u bërë aq shpesh sa të jetë e vështirë për t’u përfshirë në rutinën tuaj, apo të dëmtojë materialin e shtrojave për shkak të larjeve të shpeshta”.

    Sipas tij, gjatë gjumit, njerëzit humbin lëngje dhe yndyra trupore përmes djersës dhe frymëmarrjes.

    Real Madrid i “rrëmben” dy skautë Atletico Madridit
    La Liga
    Real Madrid i “rrëmben” dy skautë Atletico Madridit
    Ai shton:

    “Gjatë natës ne hedhim qeliza të vdekura të lëkurës, dhe papastërtitë nga trupi përhapen te çarçafët ndërsa lëvizim. Këto grumbullohen brenda një jave, duke i bërë çarçafët të ndoten dhe të marrin erë. Kjo mund të tërheqë baktere dhe kërpudha, që mund të shkaktojnë probleme të ndryshme të lëkurës dhe shëndetit.”

     

  • Aromë e keqe, ose uji vonon të kullojë? Zhbllokoni lehtësisht lavamanin duke përdorur këtë produkt

    Aromë e keqe, ose uji vonon të kullojë? Zhbllokoni lehtësisht lavamanin duke përdorur këtë produkt

    Nëse lavamani juaj ka një erë të keqe ose uji po vonon të kullojë, me shumë gjasa po përballeni me një bllokim në tub.

    Megjithatë, ky problem i zakonshëm mund të zgjidhet lehtësisht me një produkt të thjeshtë shtëpiak.

    Tubacionet bllokohen shpesh për shkak të hedhjes së përditshme të mbetjeve ushqimore, sapunit dhe mbetjeve të yndyrshme, të cilat krijojnë grumbullime me kalimin e kohës.

    Një mënyrë shumë efektive për të zhbllokuar lavamanin nuk është përdorimi i pastruesve kimikë, por përdorimi i kristaleve të sodës (soda crystals), të njohura edhe si soda për larje.

    Ekspertët e brendshëm sugjerojnë: “Provoni të përdorni kristale sode. Janë një zgjidhje e thjeshtë dhe e lirë që mund të pastrojnë edhe bllokimet më të forta”.

    Kristalet e sodës janë shumë alkaline, çka i bën tepër efektive për të shpërbërë yndyrën dhe mbetjet e ngjitura në tuba, duke i lejuar ato të shpëlahen lehtësisht.

    Pse duhet të zgjidhni kristalet e sodës në vend të pastruesve të tjerë?

    Ndryshe nga uthulla dhe soda e bukës, të cilat shpesh rekomandohen për pastrimin e shtëpisë, ato nuk janë efektive për zhbllokimin e tubave. Uthulla është acidike dhe soda e bukës është lehtë alkaline, por kur kombinohen, ato neutralizojnë njëra-tjetrën, duke prodhuar një reagim flluskuese që nuk është i mjaftueshëm për të çarë yndyrën.

    Edhe pse uthulla është e butë, natyra e saj acidike mund të dëmtojë materialet e tubave nëse përdoret shpesh. Nga ana tjetër, kristalet e sodës janë shumë më të buta për sistemin e kanalizimit.

    Kristalet e sodës janë krijuar posaçërisht për të qenë një zbardhues dhe pastrues i fuqishëm, duke zhbllokuar tuba pa përdorur kimikate të ashpra dhe duke qenë miqësorë me mjedisin. Gjithashtu, janë një zgjidhje shumë ekonomike krahasuar me pastruesit e specializuar.

    Si të përdorni kristalet e sodës për të zhbllokuar lavamanin:

    Zieni një çajnik me ujë dhe hidhni ngadalë ujin e vluar në lavaman;

    Prisni disa minuta që uji të kullojë plotësisht;

    Pasi uji të jetë larguar, hidhni një gotë të madhe me kristale sode;

    Lërini kristalet të qëndrojnë për rreth pesë minuta që të shpërbëjnë yndyrën dhe bllokimet;

    Zieni përsëri një çajnik me ujë dhe hidhni me kujdes ujin e vluar në lavaman.

    Përsëriteni këtë proces disa herë nëse është e nevojshme, derisa lavamani të kullojë lirisht.

  • Pastrimi i furrës me letër alumini dhe sodë buke, truku efektiv për të hequr yndyrën

    Pastrimi i furrës me letër alumini dhe sodë buke, truku efektiv për të hequr yndyrën

    Pastrimi i furrës nuk është kurrë një punë e këndshme, sidomos kur ka yndyrë dhe grimca ushqimi të djegura që ngjiten në sipërfaqe. Megjithatë, një eksperte ka ndarë metodën e saj të preferuar për të përballuar këtë punë – dhe nuk do të keni nevojë për sfungjer.

    Gjithçka që ju nevojitet është sodë buke dhe detergjent enësh, pa përdorur pastrues kimikë të fortë për furrën.

    Ja çfarë duhet të bëni

    Kur pastroni pjesën e brendshme të xhamit të derës së furrës, merrni një copë letër alumini dhe mblidheni në formë topthi.

    Hidhni një sasi të bollshme detergjent për larje enësh dhe sodë buke mbi xhamin e derës së furrës. Përdorni topthin e aluminit për të fërkuar përzierjen mbi xham.

    Sipas ekspertes, jepini një fërkim të mirë dhe do të shihni si hiqet menjëherë yndyra dhe papastërtitë e djegura.

    Pasi të jetë hequr gjithë yndyra dhe papastërtitë, fshijeni furrën me një leckë të pastër.

    Soda e bukës është një përbërës i shkëlqyer për heqjen e yndyrës për shkak të natyrës së saj alkaline. Ajo ndihmon në neutralizimin e aciditetit të yndyrës, duke e bërë më të lehtë largimin e saj gjatë pastrimit. Si një gërryes i lehtë, soda gjithashtu ndihmon në heqjen e njollave të forta pa dëmtuar sipërfaqen.

    Kur e kombinoni me lëngun për larje enësh, procesi i pastrimit bëhet edhe më i lehtë. Lëngu për larje vepron si një emulgator, që lidh yndyrën dhe njollat e vajit, duke i lejuar të shpëlahen lehtësisht me ujë.

    Furrat mund të pastrohen edhe me sodë buke dhe përbërës të tjerë natyralë, si lëngu i limonit apo uthulla e bardhë.

  • Më lehtë nga sa mendoni, mund ta hiqni lehtësisht yndyrën nga enët plastike me këtë metodë

    Më lehtë nga sa mendoni, mund ta hiqni lehtësisht yndyrën nga enët plastike me këtë metodë

    Heqja e njollave të yndyrshme të salcës nga enët plastike duket si një detyrë e pamundur, por kjo metodë e thjeshtë është shumë efektive pa pasur nevojë për fërkim të gjatë.

    Nëse keni ruajtur ndonjëherë ushqime të mbetura si makarona ose gjellë në një enë plastike, mund të keni vënë re se asnjë sasi enësh që lahet më pas nuk mund t’i heqë njollat portokalli ose të kuqe nga brenda.

    Pavarësisht fërkimit, këto njolla janë kokëforta, por kjo nuk do të thotë që duhet ta hidhni enën. Një truk që nuk kërkon fërkim ose produkte të specializuara është bërë popullor për efektivitetin e tij në rikthimin e një ene plastike në gjendjen e saj origjinale, pa njolla.

    E tëra çfarë ju nevojitet për të hequr yndyrën nga plastika është uji, detergjenti për larjen e enëve dhe letër kuzhine. Për të filluar, mbushni një enë me pak ujë, shtoni pak detergjent dhe futni një letër kuzhine.

    Pas kësaj, mbylleni enën dhe thjesht tundeni mirë. Një letër kuzhine e përzier me detergjent dhe ujë do t’i heqë lehtësisht të gjitha njollat.

    Një metodë tjetër për heqjen e njollave të yndyrshme të ushqimit nga kutitë plastike të magazinimit është përdorimi i detergjentit për larje rrobash.

    Ekspertja e pastrimit, Ann Russell, thotë se thjesht duhet të mbushni lavamanin me ujë, të shtoni disa lugë gjelle detergjent rrobash dhe t’i lini enët të zhyten në ujë.

    Ekspertët në The Kitchen sugjerojnë gjithashtu përdorimin e sodës së bukës dhe ujit për të hequr njollat. Ata shpjegojnë se si mund të shtoni një deri në dy lugë gjelle sodë buke në fund të një tasi me pak ujë për të krijuar një pastë.

    Kjo duhet të shpërndahet në të gjithë enën dhe të lihet të veprojë për 30 minuta – pas së cilës mund ta fshini pastën me një leckë të lagur dhe ta shpëlani me detergjent dhe ujë.

  • Horoskopi për sot

    Horoskopi për sot

    Dashi

    21 mars – 19 prill

    Sot mund të zhvilloni një bisedë entuziaste me dikë që e keni afër. Do të ndiheni të ngazëllyer duke ndarë ide të mëdha. Këto ide mund të lidhen me shtëpinë, familjen apo ndonjë situatë familjare. Ndoshta edhe me udhëtime? Është gjithmonë mirë të mendoni për gjëra të mëdha.

    Demi

    20 prill – 20 maj

    Sot mund të keni ide të mëdha që lidhen me punën. Gjithashtu, mund të lindë një mundësi për udhëtim pune që do t’ju entuziazmojë. Kujdes, sepse është e lehtë t’i lini pas dore detajet.

    Binjakët

    21 maj – 20 qershor

    Sot është një ditë e mirë për ata prej jush që punojnë në fusha krijuese, si arti apo argëtimi. Po ashtu, nëse punoni në hotele, restorante apo me fëmijë, mund të keni ide të reja për të ardhmen. Por, mos merrni vendime të rëndësishme sot.

    Gaforrja

    21 qershor – 22 korrik

    Jeni shumë të fokusuar te shtëpia dhe familja këto kohë. Mund të keni diskutime familjare apo ide për ndryshime të mëdha në të ardhmen. Udhëtimet familjare mund të jenë gjithashtu në planet tuaja.

    Luani

    23 korrik – 22 gush

    Sot jeni plot energji dhe keni ide të mëdha që ju frymëzojnë. Kjo ndjenjë është pozitive! Por kini kujdes, sepse mund të anashkaloni disa pjesë që nuk përputhen me vizionin tuaj. Kujdes me mënyrën si flisni – shmangni arrogancën. Planifikoni me kujdes.

    Virgjëresha

    23 gusht – 22 shtator

    Sot bëni kujdes me paratë dhe vendimet financiare. Është e lehtë të josheni nga ide për tu “pasuruar shpejt” apo për të përmirësuar gjendjen tuaj ekonomike. Por kujdes: Kontrolloni gjithçka mirë.

    Peshorja

    23 shtator – 22 tetor

    Sot Merkuri është në shenjën tuaj dhe krijon një ndikim pozitiv me Jupiterin, duke iu dhënë optimizëm dhe ide të mëdha për jetën. Doni të bëni plane të mëdha apo të nisni biznese. Por kini kujdes – mos i neglizhoni detajet e rëndësishme. Mos merrni më shumë sesa mund të përballoni.

    Akrepi

    23 tetor – 21 nëntor

    Marsi është në shenjën tuaj dhe ju jep forcë, besim dhe dëshirë për të vepruar. Por informacionet që merrni, sidomos nga burimet që keni, mund të mos jenë të sakta. Mos i besoni gjithçkaje që dëgjoni. Nëse diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë – ndoshta nuk është.

    Shigjetari

    22 nëntor – 21 dhjetor

    Sot është një ditë e mirë për të kaluar kohë me miqtë apo për të udhëhequr ndonjë takim apo grup, sepse jeni të sigurt dhe flisni me entuziazëm. Por sigurohuni që ajo që thoni ka bazë. Mos bëni premtime bosh dhe mos supozoni gjëra.

    Bricjapi

    22 dhjetor – 19 janar

    Shefat, prindërit apo personat me autoritet mund të frymëzohen nga idetë tuaja të mëdha sot – ose ndoshta jeni ju që merrni ide të mëdha nga ata. Në të dyja rastet, mos nxitoni për të vepruar. Mos lejoni që optimizmi t’ju çojë në vendime të nxituara. Kontrolloni mirë të gjitha mundësitë.

    Ujori

    janar 20 – 18 shkurt

    Mund të ndiheni të frymëzuar nga ide filozofike ose informacione të reja, sidomos nga vende të huaja apo kultura të ndryshme. Këto ide mund t’ju japin energji dhe optimizëm. Megjithatë, kontrolloni mirë çdo plan udhëtimi apo planet që lidhen me shkollën dhe botimet. Detajet janë të rëndësishme.

    Peshqit

    19 shkurt – 20 mars

    Sot bëni kujdes me çështje që lidhen me borxhe, taksa, pasuri të përbashkëta apo trashëgimi. Mendimi i shpejtë dhe vendimet e nxituara mund t’ju bëjnë të lini pas dore detaje të rëndësishme. Mos e merrni informacionin për të mirëqenë. Kontrolloni çdo gjë me kujdes.

  • Pse peshqirët kanë këto vija? Nuk tregojnë anët, por kanë rol shumë më të rëndësishëm

    Pse peshqirët kanë këto vija? Nuk tregojnë anët, por kanë rol shumë më të rëndësishëm

    Me siguri jeni pyetur ndonjëherë pse në skajet e peshqirëve ndodhen ato vija specifike, që rrobaqepëset i quajnë “bordurë”

    Edhe pse duken si detaj estetik, bordurat e peshqirëve janë shumë më funksionale sesa mendoni.

    Një diskutim i hapur në internet ngriti pikërisht këtë pyetje, duke sjellë teori të ndryshme – nga ajo se janë “shirita për tharje më të shpejtë” deri te ideja që tregojnë anën e sipërme dhe të poshtme të peshqirit. Megjithatë, arsyeja e tyre është shumë më praktike.

    Sipas ekspertëve të industrisë së tekstilit, bordurat ndihmojnë që peshqirët të thithin më mirë ujin, të konsumohen më pak dhe të zgjasin më shumë. Gjatë larjeve të shpeshta, fijet dëmtohen dhe skajet mund të fillojnë të çahen. Ky element i punuar me kujdes forcon strukturën, zvogëlon rrezikun e grisjes dhe ruan formën e peshqirit.

    Funksion dhe estetikë

    Përveç qëllimit praktik, këto vija shtojnë edhe elegancë vizuale. Ato i japin peshqirit një pamje më të sofistikuar, arsye pse gjenden shpesh edhe në peshqirët luksozë të hoteleve, ku kërkohet jo vetëm qëndrueshmëri dhe thithje, por edhe estetikë.

    Pra, herën tjetër kur të merrni një peshqir në dorë, mbani mend se këto vija nuk janë thjesht dekor, por elemente që e bëjnë peshqirin më jetëgjatë, më funksional dhe më të këndshëm në përdorim, transmeton Telegrafi.

    Bordura dhe roli i saj

    Ky shirit i endur në skajet e peshqirëve, mund të jetë një ose disa dhe gjithmonë vendoset në fundin e peshqirit.

    Ema Sejmur nga Good Housekeeping Institute shpjegon: “Kjo bordurë ndihmon peshqirin të ruajë formën sepse i jep më shumë strukturë se sa materiali frotir. Ajo gjithashtu parandalon shpërbërjen e pëlhurës.”

    Peshqirët pa bordurë thithin ujë, por zakonisht nuk janë aq të qëndrueshëm dhe dëmtohen më shpejt.

    Vija që janë më shumë se dekor

    Këto elemente nuk janë vetëm zgjedhje estetike, por rezultat i teknikave të veçanta të endjes që i japin peshqirit disa përfitime praktike:

    • rrisin fuqinë thithëse,
    • përmirësojnë stabilitetin strukturor,
    • ofrojnë një ndjesi luksi gjatë përdorimit.

    Sipas portalit Upworthy, bordurat ndihmojnë gjithashtu në shpërndarjen më efikase të lagështisë. Është një detaj i vogël, shpesh i pavënë re, por që luan një rol kyç në funksionalitetin e përditshëm të peshqirëve.

  • Një objekt ‘misterioz’ bie nga qielli në fushën e një fermeri në Argjentinë – duke shkaktuar panik te banorët

    Një objekt ‘misterioz’ bie nga qielli në fushën e një fermeri në Argjentinë – duke shkaktuar panik te banorët

    Një objekt misterioz cilindrik ka rënë nga qielli në një fushë në Puerto Tirol, Argjentinë, duke shkaktuar panik te banorët.

    Objekti, rreth 1.7 metra i gjatë dhe 1.2 metra i gjerë, ishte i përbërë nga fibra dhe metali, dhe fillimisht u dyshua si mjet shpërthyes.

    Pas ekspertizës së policisë dhe njësive të çminimit, u konfirmua se bëhej fjalë për një “kapsulë rezervuari karburanti hapësinor”.

    Specialistët e identifikuan si një lloj rezervuari i lehtë dhe rezistent që përdoret për mbajtjen e lëngjeve nën presion të lartë.

    Dyshohet se kapsula ka rënë nga një raketë kineze, e lëshuar vetëm një ditë më parë nga brigjet e Kinës.

    Ky incident vjen mes shqetësimeve në rritje për mbeturinat hapësinore, të cilat po shtohen ndjeshëm për shkak të bumit të satelitëve. /Telegrafi/