ATV

Category: LIFESTYLE

  • Ky është horoskopi për ditën e sotme

    Ky është horoskopi për ditën e sotme

    Dashi

    Jeni ne një lidhje qe prej shume kohesh? Sot do futeni ne një etape te re dhe akoma me te bukur se me pare. Do ndiheni vërtet mire. Nëse jeni beqare duhet te tregoheni me te disponueshem ndaj ftesave qe do iu bëhen ne mënyrë qe te njihni sa me shume persona. Ne planin financiar do iu mungoje realizmi dhe mund te bëni goxha gabime.

    Demi

    Sipas te gjitha gjasave jeta ne çift do ece ne drejtimin e duhur. Do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe do mendoni si te ndërtoni një te ardhme te qëndrueshme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe do e ndryshojnë tërësisht jetën. Me financat tregohuni sa me te matur dhe te kujdesshëm qe te mos keni vështirësi as me vone.

    Binjaket

    Te dashuruarit do kalojnë një dite shume te qete dhe pa asgjë te rëndësishme. Beqaret do ndihen me fat duke qene se yjet do iu krijojnë mundësinë e takimeve mbresëlënëse. Shfrytëzojini sa me shume qe te mundeni. Para se te merrni vendime ne planin financiar duhet t’i bëni mire e mire llogarite sot, përndryshe mund te keni probleme serioze.

    Gaforrja

    Ndikimi i planetëve ne jetën tuaj ne çift do jete shume i madh sot. Ata do iu ndihmojnë te gjeni rrugën e komunikimit dhe bashkëpunimit. Beqaret do e dashurojnë pavarësinë qe kane dhe nuk do ndihen ende gatite fillojnë një lidhje. Mundësitë ne fakt nuk do mungojnë. Sektori i financave do jete shume i turbullt. Duhet shume kujdes me çdo lloj shpenzimi.

    Luani

    Pritet qe jeta sentimentale e beqareve te jete mjaft harmonike sot. Secili do mendoje te beje surpriza dhe ta beje tjetrin te ndihet sa me mire. Beqaret do jene te vetmuar edhe këtë dite dhe kjo sepse do i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen për te dale. Financat do jene gjithë kohës te ekuilibruara. Do keni mundësi te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme.

    Virgjeresha

    Marrëdhënia ne çift do jete eksplozive gjate kësaj dite. Do keni debate te forta me partnerin dhe asnjeri prej jush nuk do hape rruge. Beqaret do ndihen me afër se kurrë me një mik te vjetër. Shprehini me mënyrën tuaj ato qe ndjeni. Me financat nuk do i keni punët shume mire. Tregohuni te kujdesshëm me çdo shpenzim sepse gjendja mund te arrije katastrofën.

    Peshorja
    Dite goxha e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju kujtohen disa probleme qe keni pasur ne te shkuarën dhe do mërziteni tej mase. Ne fakt partneri ka ndryshuar. Për beqaret çështjet e zemrës do marrin një drejtim pozitiv. Me paratë do i keni punët mire dhe do dini si t’i menaxhoni si duhet ato. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

    Akrepi

    Do merreni vesh me se miri sot me atë qe keni ne krah dhe do i sqaroni menjëherë mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur. Beqaret duhet te tregohen me te arsyeshëm dhe jo te joshin cilindo qe do iu dale para. Financat do vijnë duke u përmirësuar. Do i arrini objektivat qe i kishit vene vetes dhe do kryeni edhe disa transaksione.

    Shigjetari

    Planetët do ju ndihmojnë te vendosni qëndrueshmërinë sot ne jetën ne çift. Do kaloni çaste fantastike pranë atij qe dashuroni. Beqaret me mire ta lënë veten te lire sesa te bëjnë çmenduri te cilat as nuk do ju shpërblehen. Për financat mos u qani. Gjendja nuk do jete e shkëlqyer, por te ardhurat do ju dalin aq sa për te kryer shpenzimet e nevojshme.

    Bricjapi

    Dite e zjarrte dhe emocionuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri pranë personit qe dashuroni dhe do kërkoni te mos ndaheni asnjë çast. Beqaret do kujdesen për çdo detaj ne mënyrë qe te krijojnë një lidhje me personin qe pëlqejnë. Financat nuk do jene aspak te mira. Shpenzimet qe do kryeni do jene te pafundme kështu qe bëni kujdes.

    Ujori

    Do ketë shume debate dhe mosmarrëveshje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do merreni aspak vesh me partnerin. Atmosfera do jete shume delikate. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te hedhur hapa ne jetën sentimentale. Duhet ende kohe për te reflektuar. Për financat nuk do shqetësoheni aspak. Gjendja do jete edhe me e mire nga sa pritej.

    Peshqit

    Lëreni veten sa me te lire sot dhe bëni atë qe ndjeni ne lidhjen tuaj. Askush nuk do mund t’iu gjykoje apo t’iu kritikoje. Beqaret duhet t’i besojnë intuitës se pare e cila nuk ka për t’i zhgënjyer. Merkuri do jete si thike me dy prese ne planin financiar. Beni kujdes me shpenzimet e tejskajshme sepse mund te mbeteni ne një gjendje te vështirë.

  • Ushtrimet e rregullta fizike mbajnë zemrën dhe arteriet të reja

    Ushtrimet e rregullta fizike mbajnë zemrën dhe arteriet të reja

    Realizimi i ushtrimeve fizike 4 deri në 5 herë në jvë është i nevojshëm për ndaluar arteriet kryesore të zemrës nga ngurtëzimi.

    Sipas një hulumtimi të ri, ku u morën në studim 100 njerëz rreth moshës 60-vjeç, dy ose tre seanca me ushtrime fizike në javë mbajtën vetëm disa arterie të shëndetshme.

    Studiuesit thanë se çdo formë e ushtrimeve zvogëlon rrezikun e problemeve të zemrës.

    Por sasia e duhur e stërvitjes, në kohën e duhur mund të ndryshojë plakjen e zemrës dhe enëve të gjakut.

    Studimi, i botuar në The Journal of Physiology, vështroi aktivitetin fizik të pjesmarrësve gjatë gjithë jetës së tyre dhe ngurtësimin e arterieve.

    Arteriet janë enët e gjakut që transportojnë gjak brenda dhe jashtë zemrës dhe në të gjitha pjesët e trupit.

    Secili prej tyre është formuar si një tub dhe kur njerëzit fillojnë të plaken, priren për t’u ngurtësuar.

    Një mënyrë jetese jo e shëndetshme gjithashtu shkakton që arteriet të bllokohen me materiale yndyrore.

    Studiuesit amerikanë zbuluan se personat që kanë ushtruar aktivitetit fizik 4-5 herë në javë (30 seanca) kishin arterit e mëdha qëndrore të shëndetshme, si edhe ato të mesme.

    Arteriet më të mëdha janë ato që furnizojnë me gjak gjoksin dhe barkun.

    Arteriet mesatare furnizonjnë me gjak kokën dhe qafën.

    Hulumtimi nuk ka marrë parasysh faktorë të tillë si dieta, sfondi shoqëror dhe arsimi në analizën e tyre, gjë që gjithashtu do të kishte ndikim.

    “Kjo punë është me të vërtetë emocionuese, sepse na mundëson të zhvillojmë programe stërvitjeje për të mbajtur zemrën rinore,”-tha Dr. Benjamin Levine, autor kryesor nga Institute for Exercise and Environmental Medicine në Dallas, Teksas.

    Ai tha se hulumtimet e mëparshme kishin treguar se pritja deri në moshën 70-vjeçare ishte tepër vonë për të ndryshuar plakjen e zemrës, sepse është e vështirë të ndryshohet struktura e zemrës dhe arterieve në atë fazë, madje edhe me një vit të trajnim.

  • Ushqimet që përmbajnë pothuajse 0 kalori

    Ushqimet që përmbajnë pothuajse 0 kalori

    Sipas ekspertëve ushqimet, kaloritë e së cilave shkojnë afër zeros, janë frutat dhe perimet që marrin më shumë energji për t’u tretur krahasuar me atë që i japin trupit.

    Këto ushqime bëjnë pjesë në këtë kategori:

    Mollët – 125g mollë përmbajnë rreth 65 kalori dhe furnizojnë trupin me fibra dhe ujë. Kjo bën që të konsumoni shumë më pak kalori gjatë ditës.

    Kale – Një tas me kale përmban 8.75 kalori

    Selino – e ngrënë si e tërë dhe jo e shtrydhur përmban vetëm 5.6 kalori.

    Frutat e pyllit
    • Boronicat – Gjysmë gotë boronica përmban 40 kalori
    • Manaferrat – 100 g përmban 43 kalori
    • Luleshtrydhet – 1 filxhan me luleshtrydhe përmban 43 kalori
    • Boronicat e kuqe – 1 filxhan përmban rreth 46 kalori

    Rukola – 1 tas me rukola përmban rreth 5 kalori

    Qitro – për 100g qitro ka vetëm 42 kalori

    Brokoli – 100g përmbjnë vetëm 34 kalori

    Lakra – jeshile ose e kuqe lakra përmban pothuajse 0 kalori, duke furnizuar trupin me sasi të mëdha vitamine C dhe plot përfitime shëndetësore

    Karotat – një karrotë ka pothuajse 25 kalori

    Lulelakra – 100g lulelakër përmban vetëm 25 kalori, ashtu si brokoli

    Kastraveci – 100g përmban vetëm 15 kalori dhe 95.23g ujë

    Sallata jeshile – 100g përmban vetëm 14 kalori

    Lëngu i limonit të verdhë dhe jeshil – pothuajse 0 kalori

    Spinaqi – 100g gjethe spinaqi përmbajnë 23 kalori dhe 91.4g ujë

    Domatet – 1 domate ka pothuajse 10.8 kalori, ndërsa një domate qershi ka vetëm 3.61

    Këto ushqime plot fibra, minerale dhe vitamina janë shumë të shëndetshme dhe duhet t’i konsumoni çdo ditë, sidomos nëse doni të humbni peshë.

  • Studim i ri zbulon si ndryshon truri i grave gjatë shtatzënisë

    Studim i ri zbulon si ndryshon truri i grave gjatë shtatzënisë

    Një studim i ri ka zbuluar se truri i grave pëson ndryshime të dukshme gjatë shtatzënisë, një zbulim që mund të ndihmojë në kuptimin më të mirë të çrregullimeve si depresioni pas lindjes.

    Shkencëtarët kanë analizuar trurin e një gruaje gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, duke krijuar hartën e parë të detajuar të këtij procesi.

    “Ne donim të shikonim trajektoren e ndryshimeve të trurit në mënyrë specifike gjatë dritares së shtatzënisë,” shpjegoi Laura Pritschet, autorja kryesore e studimit nga Universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara.

    Autorët shpresojnë që ky hulumtim të ndihmojë një ditë në identifikimin e shenjave të hershme të çrregullimeve mendore, përfshirë depresionin pas lindjes. Për këtë qëllim, ekipi kërkimor ndoqi nga afër, Liz Chrastil, shkencëtare në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, që mbeti shtatzënë përmes fekondimit in vitro (IVF).

    Gjatë gjithë shtatzënisë dhe për dy vjet pas lindjes, studiuesit kryen skanime të shumta MRI dhe analiza gjaku për të ndjekur ndryshimet në trurin e saj. “Ka qenë një udhëtim shumë i gjatë,” u shpreh Chrastil, bashkautore e studimit të botuar të hënën në revistën “Nature Neuroscience”.

    Në total, u realizuan 26 skanime para, gjatë dhe pas shtatzënisë, dhe rezultatet treguan se më shumë se 80 për qind e rajoneve të trurit të studiuara kishin reduktime në vëllimin e lëndës gri – pjesa e trurit përgjegjëse për proceset mendore dhe njohëse.

  • Pse nuk është mirë të lahet vetura në temperatura ekstremisht të ulëta?

    Pse nuk është mirë të lahet vetura në temperatura ekstremisht të ulëta?

    Ekzistojnë shumë mendime mbi mirëmbajtjen e veturës gjatë dimrit.

    Këshillat e sinqerta ndryshojnë nga sugjerimi që vetura të lahet sa më shpesh gjatë dimrit, deri te mendimi se duhet të shmanget larja automatike për të ruajtur ngjyrën.

    Kolegët nga Klubi Gjerman i Automjeteve (ADAC) kanë vendosur të publikojnë disa këshilla mbi këtë temë.

    Në princip, po aq shpesh sa gjatë verës. Edhe në dimër, lajeni veturën kur ndjeni se larja është e mirë për automjetin tuaj.

    Po dhe jo. Deklarata se papastërtia dimërore – lluga agresive, e kripur – ka efekt jashtëzakonisht korroziv mbi ngjyrën, domethënë duhet të hiqet sa më shpesh që të jetë e mundur, vlen vetëm për sipërfaqet që janë dëmtuar më parë nga gërvishtjet ose plasaritja e bojës. Megjithatë, sipërfaqet e paprekura të ngjyrës mund të përballojnë lehtësisht depozitat e papastërtisë.

    Nënstruktura e veturës zakonisht nuk ka probleme me korrozionin: me vulat e fabrikuara, mbrojtjen e përmirësuar të pjesës së poshtme dhe përdorimin e metalit të galvanizuar, kjo është një problem më i madh vetëm për veturat më të vjetra.

    Në temperatura ekstreme nën -10 gradë Celsius. Duhet të shmangni shokun termik nëse uji nga larja automatike, që është 10 deri 30 gradë Celsius, godet pjesët e veturës që sapo kanë qenë të ekspozuara ndaj të ftohtit. Afatgjatë, sipërfaqet me ngjyrë të dëmtuar përballen me stres të shtuar termik.

    Para se të hyni në larje automatike, është e nevojshme të hiqni të gjitha mbetjet e borës dhe akullit. Sepse gërvishtja e akullit mund të dëmtojë ngjyrën e veturës!

    E njëjta gjë vlen edhe gjatë dimrit: në princip, larja e thjeshtë dhe e lirë është e mirë dhe e mjaftueshme – e rëndësishme është të shpërlani mirë veturën fillimisht për të hequr papastërtitë dhe për të parandaluar dëmtimin e ngjyrës nga furçat. Programet shtesë dhe të shtrenjta me dyll të ngrohtë ose mbrojtje të pjesës së poshtme nuk janë të nevojshme nga perspektiva e veturës. Por, sigurisht, secili mund të vendosë vetë se si dëshiron ta trajtojë veten dhe veturën e tij.

    Më e rëndësishmja është që vetura juaj të kontrollohet herë pas here nga një specialist. Para dhe pas sezonit dimëror, dëmtimet e mbrojtjes së pjesës së poshtme mund të zbulohen dhe riparohen mbi platformën e ngritjes – në atë rast, ndryshkut nuk i mbetet asnjë shans.

  • Nëna zgjohet për çdo zë, babai nuk dëgjon as të qarat? Studimi zgjidh më në fund dilemën

    Nëna zgjohet për çdo zë, babai nuk dëgjon as të qarat? Studimi zgjidh më në fund dilemën

    Nënat zgjohen natën deri tri herë më shpesh për shkak të bebeve, ndërsa baballarët shumë shpesh as nuk e dëgjojnë kur fëmija qan. Ekspertët më në fund kanë zbuluar misterin se si është e mundur kjo

    Është natë, bebja qan, dhe nëna e rraskapitur ngrihet nga shtrati për ta marrë fëmijën, për ta ngushëlluar, ushqyer dhe për ta vënë përsëri në gjumë… Babai vazhdon të flejë thellë pranë saj, duket pothuajse i izoluar nga tingulli i të qarit, sikur ndodhet në një dhomë tjetër. Në mëngjes, kur nëna ankohet se ka fjetur keq sepse bebja është zgjuar gjatë gjithë natës, babai, disi i habitur, e bind se nuk ka dëgjuar asgjë.

    Si është e mundur? A janë vërtet burrat më pak të prirur, “të programuar” që të mos e dëgjojnë të qarën e bebes gjatë natës? A është kjo thjesht një dallim biologjik në ndjeshmërinë e veshit apo bëhet fjalë për diçka tjetër?

    Një studim më në fund është marrë me këtë temë, dhe ja çfarë ka zbuluar, transmeton Telegrafi.

    Burrat zgjohen pak më rrallë se gratë nga tingujt e qetë të të qarit, por po aq shpesh sa gratë nga tingujt më të fortë. Studiuesit gjetën një ndryshim shumë të vogël në nivelet më të ulëta të decibelëve (33 deri në 44 decibel, pak më i lartë se pëshpërima), ku gratë kishin 14% më shumë gjasa se burrat të zgjohen si nga tingujt e të qarit, ashtu edhe nga alarmet në këto nivele. Megjithatë, në nivele më të larta të decibelëve (që është, me shumë gjasë, niveli i vërtetë i të qarit të një bebeje në monitor ose në të njëjtën dhomë), nuk u vërejtën dallime në zgjim midis burrave dhe grave.

    Nënat zgjohen për beben rreth tre herë më shpesh se baballarët. Ky studim zbuloi se nënat zgjohen më shpesh se baballarët në shumicën e familjeve. Vetëm rreth 23% e familjeve deklaruan se nënat dhe baballarët zgjohen njësoj shpesh. Vetëm 1% e familjeve deklaruan se babai zgjohet më shpesh se nëna. Ky rezultat mbështet kërkimet e mëparshme, të cilat në mënyrë të qëndrueshme tregojnë se gratë zgjohen me bebet më shpesh se burrat, edhe kur përjashtohet periudha e gjidhënies apo fakti nëse të dy prindërit punojnë jashtë shtëpisë, shkruan Psychology Today.

    Dallimi shumë i vogël në ndjeshmërinë e dëgjimit mes burrave dhe grave nuk mund të shpjegojë ndryshimet e mëdha në faktin se nënat zgjohen më shpesh se baballarët. Duke marrë parasysh këtë ndryshim minimal në ndjeshmëri, shkencëtarët llogaritën se nënat do të duhej të zgjoheshin në rreth 57% të rasteve të zgjimeve të bebes. Megjithatë, studimi zbuloi se ato zgjohen në 76% të rasteve, gjë që sugjeron se faktorë të tjerë, përveç ndjeshmërisë së dëgjimit, mund të jenë në lojë.

    Pse nënat zgjohen më shpesh?

    Nëse çështja nuk lidhet me faktin që baballarët “nuk e dëgjojnë” të qarën, pse gratë zgjohen me bebet shumë më shpesh? Gjidhënia, logjikisht, është një faktor i rëndësishëm, por kërkimet tregojnë se as ajo nuk i shpjegon plotësisht këto dallime. Dallimet në lejen prindërore dhe pritjet shoqërore ka shumë gjasa të luajnë rol. Interesante është se ky studim është kryer në Danimarkë, e cila ka politikë neutralë gjinore për lejen e prindërve (24 javë për secilin prind) dhe qëndrime më “të barabarta” ndaj roleve gjinore.

    Kjo nënkupton se në vende të tjera, ku është më e zakontë ideja se gruaja duhet të kujdeset për fëmijën, këto dallime në zgjimet gjatë natës janë edhe më të theksuara.

    Pse është e rëndësishme që edhe baballarët të jenë të përfshirë?

    Studimi tregoi se nënat vazhdojnë të kryejnë pjesën më të madhe të zgjimeve gjatë natës, edhe në shoqëri si ajo daneze. Megjithatë, një numër i madh hulumtimesh tregon se përfshirja më e madhe e baballarëve në kujdesin e natës për beben sjell përfitime të mëdha për tërë familjen. Së pari, dhe ndoshta më e rëndësishmja, sa më shumë që baballarët kujdesen natën për bebet, aq më rrallë ato zgjohen dhe kanë një gjumë më cilësor.

    Nuk është për t’u habitur që përfshirja më e madhe e baballarëve lidhet edhe me rezultate më të mira për nëna, përfshirë më pak pagjumësi, më shumë kënaqësi në vetvete dhe më shumë besim në lidhje me gjumin e fëmijës. Së fundi, në familjet ku kujdesi i natës për fëmijët ndahet më barabartë, baballarët raportojnë një lidhje më të fortë me bebet e tyre. /Telegrafi/

  • “Shëndeti i thonjve: Pse vajrat natyralë janë sekret për fortësi dhe shkëlqim”

    “Shëndeti i thonjve: Pse vajrat natyralë janë sekret për fortësi dhe shkëlqim”

    Thonjtë e fortë dhe të bukur nuk janë vetëm një gjë estetike, por edhe tregues i shëndetit të përgjithshëm. Vitin e fundit, një trend që po pushton rrjetet sociale është përdorimi i vajrave natyralë për thonjtë, duke u bërë sekret i shumë influencer-ëve dhe entuziastëve të bukurisë.

    Ekspertët shpjegojnë se vajrat natyralë, si ai i arganit, jojobës apo limonit, ndihmojnë në hidrimin e thonjve dhe kutikulave, duke parandaluar thyerjet dhe plasaritjet. Për më tepër, ato përmbajnë vitamina dhe antioksidantë që forcojnë thonjtë nga brenda, duke i bërë më të fortë dhe më të shkëlqyer.

    Përdorimi është i thjeshtë: disa pika vaj masazhohen direkt në thonjtë dhe kutikula çdo ditë ose disa herë në javë. Rezultatet nuk vonojnë – thonjtë duken më të shëndetshëm, më të fortë dhe me një shkëlqim natyral që nuk kërkon lyerje të vazhdueshme me manikyr.

    Ky trend nuk është vetëm një modë e përkohshme, por një mënyrë natyrale dhe e lehtë për të ruajtur bukurinë e thonjve dhe për t’u ndjerë më mirë me veten. Në një botë ku produktet kimike janë gjithnjë e më të pranishme, vajrat natyralë tregojnë se ndonjëherë kujdesi më i thjeshtë është edhe më efektiv.

  • Maskat e fytyrës me kolagjen: Trendi që po rikthen shkëlqimin natyral të lëkurës

    Maskat e fytyrës me kolagjen: Trendi që po rikthen shkëlqimin natyral të lëkurës

    Kolagjeni është një nga përbërësit më të njohur në industrinë e bukurisë, dhe vitet e fundit ka rikthyer vëmendjen e shumë njerëzve për kujdesin ndaj lëkurës. Maskat e fytyrës me kolagjen po bëhen trend global, duke fituar famë të madhe në TikTok, Instagram dhe rrjete të tjera sociale, për efektin e tyre të menjëhershëm në shkëlqimin dhe elasticitetin e lëkurës.

    Ekspertët e bukurisë shpjegojnë se kolagjeni ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe në mbajtjen e saj të hidratuar. Maskat e fytyrës me kolagjen, në veçanti ato në formë sheet mask, ofrojnë një dozë intensive të këtij përbërësi, duke ndihmuar në zvogëlimin e rrudhave të vogla dhe duke rikthyer shkëlqimin natyral të fytyrës.

    Trendi ka marrë hov edhe falë ndikuesve të bukurisë, të cilët ndajnë rezultatet e tyre para dhe pas përdorimit të maskave. Shumë prej tyre raportojnë se lëkura duket më e butë, e hidratuar dhe e freskët vetëm pas disa përdorimeve të rregullta.

    Për të maksimizuar efektin, specialistët rekomandojnë që maskat të përdoren një ose dy herë në javë dhe të kombinohen me rutinën e zakonshme të pastrimit dhe hidratimit të fytyrës. Për më tepër, pijja e ujit të mjaftueshëm dhe një dietë e pasur me vitamina ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës nga brenda.

    Maskat me kolagjen janë prova se kujdesi për lëkurën mund të jetë i thjeshtë, efektiv dhe i këndshëm. Ky trend nuk është vetëm një modë e përkohshme, por një mënyrë e thjeshtë për të rikthyer shkëlqimin natyral të fytyrës dhe për të ndjerë veten më mirë çdo ditë.

  • Hapat minimalë për një rutinë self-care që çdo ditë ndryshon humorin

    Hapat minimalë për një rutinë self-care që çdo ditë ndryshon humorin

    Self-care nuk ka nevojë të jetë komplikuar apo të marrë orë të tëra. Disa hapa të thjeshtë, të përditshëm, mund të transformojnë ditën tënde dhe të përmirësojnë menjëherë humorin.

    1. Fillimi i ditës me frymëmarrje të thellë ose meditim
    Vetëm 5 minuta meditim në mëngjes ose disa frymëmarrje të thella mund të qetësojnë mendjen dhe të largojnë stresin. Kjo praktikë e vogël ndihmon të përqendrohesh dhe të fillosh ditën me energji pozitive.

    2. Hidrato trupin
    Uji është një nga mjetet më të thjeshta për të përmirësuar mirëqenien. Një gotë ujë menjëherë pas zgjimit ose gjatë ditës ndihmon trurin dhe trupin të funksionojnë më mirë dhe rrit energjinë.

    3. Shkruaj gjërat pozitive
    Disa minuta për të shkruar 2–3 gjëra që të kanë bërë të lumtur sot ose që je mirënjohëse për to, ndihmon mendjen të fokusohen tek aspektet pozitive të jetës. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të rritur humorin dhe për të ulur stresin.

    4. Dëgjo muzikë që të relakson
    Muzika ka fuqinë të ndryshojë momentalisht gjendjen shpirtërore. Krijo një playlist me këngët që të bëjnë të buzëqeshësh dhe përdore atë si pjesë të rutinës tënde.

    5. Lëviz dhe dal jashtë
    Edhe një shëtitje e shkurtër në natyrë ose thjesht disa minuta diell çdo ditë mund të rrisin energjinë dhe të qetësojnë mendjen. Lëvizja ndihmon trupin të lirojë endorfina, hormonet e lumturisë.

    Edhe pse duket e thjeshtë, kjo rutinë minimale self-care mund të ketë efekt të madh në humorin dhe mirëqenien tënde. Çdo hap, sa i vogël qoftë, kontribuon për një ditë më pozitive dhe më të balancuar.

  • Shëndeti i flokëve: Pse vaji i rozmarinës mbetet produkti më viral i vitit

    Shëndeti i flokëve: Pse vaji i rozmarinës mbetet produkti më viral i vitit

    Flokët e shëndetshëm dhe të ndritshëm gjithmonë kanë qenë një simbol i kujdesit personal, por vitin e fundit një produkt natyral ka fituar famë të madhe në TikTok dhe rrjetet e tjera sociale: vaji i rozmarinës. Ky vaj, i njohur prej kohësh për vetitë e tij terapeutike, po kthehet në trend global për kujdesin ndaj flokëve.

    Ekspertët thonë se vaji i rozmarinës ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut në skalp, gjë që mund të ndihmojë në rritjen e flokëve dhe forcimin e tyre. Përveç kësaj, ai ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore që e bëjnë ideal për personat që përballen me skalp të thatë ose të irrituar.

    Influencerët dhe krijuesit e përmbajtjes po e përdorin atë në mënyra të ndryshme: disa masazhojnë disa pika në skalp para gjumit, të tjerët e shtojnë në maskat e flokëve për një efekt më të thellë. Rezultatet, sipas shumë përdoruesve, janë flokë më të fortë, më të ndritshëm dhe më të shëndetshëm.

    Pavarësisht se është një produkt natyral, ekspertët rekomandojnë që të përdoret me kujdes dhe të kombinohet me rutina të tjera të shëndetshme të kujdesit për flokët, si larja e rregullt me shampo të butë dhe përdorimi i kondicionerit.

    Nëse po kërkon një mënyrë të thjeshtë dhe efektive për të rikthyer shkëlqimin e flokëve, vaji i rozmarinës mund të jetë zgjidhja e duhur. Trend-i i tij në TikTok është vetëm një tregues i asaj që po tërheq vëmendjen globale për kujdesin natyral ndaj flokëve.