ATV

Category: LIFESTYLE

  • Veturat gjermane drejt uljes së çmimeve në tregun indian

    Veturat gjermane drejt uljes së çmimeve në tregun indian

    Veturat gjermane vazhdojnë të konsiderohen simbol prestigji edhe në Indi, një vend me rreth 1.45 miliardë banorë. Pikërisht për këtë arsye, prodhuesit gjermanë të automobilëve e kanë pritur me interes të madh një marrëveshje tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Indisë, e cila parashikon ulje të ndjeshme të tarifave doganore.

    India është aktualisht vendi më i populluar në botë dhe vitet e fundit ka regjistruar një rritje ekonomike mbresëlënëse, mesatarisht nga gjashtë deri në shtatë për qind në vit. Këto ritme rritjeje janë shumë më të larta se në shumicën e vendeve të zhvilluara.

    Me një klasë të mesme në zgjerim dhe një popullsi të re që po bëhet gjithnjë e më e pasur, India po shndërrohet në një treg gjithnjë e më tërheqës për industrinë globale të automobilëve.

    “Marrëveshja e re e tregtisë së lirë me BE-në përbën një mundësi të rëndësishme për industrinë gjermane të automobilëve për të fituar akses në tregje të reja”, shprehet Konstantin Gall, konsulent në EY Parthenon.

    Ulje e fortë e tarifave doganore

    Sipas marrëveshjes, në fazën e parë tarifat doganore për disa automjete të importuara, që aktualisht arrijnë deri në 110 për qind, do të ulen fillimisht në 40 për qind dhe më pas në 10 për qind. Kjo do të vlejë për një kuotë vjetore prej 250 mijë automjetesh. Ndërkohë, tarifat për pjesët e automjeteve pritet të hiqen plotësisht brenda pesë deri në dhjetë vjetëve.

    Frank Schwoppe nga Shkolla e Menaxhimit në Këln e konsideron këtë zhvillim si një bazë të fortë për prodhuesit gjermanë në përpjekjet e tyre për të hyrë në tregje të reja dhe për të fituar klientë të rinj.

    “SUV-të dhe automjetet më të fuqishme janë veçanërisht të kërkuara në Indi”, thekson ai, duke shtuar se infrastruktura rrugore në vend është ende larg standardeve evropiane.

    Dilema e prodhimit lokal

    India prej kohësh është një treg kyç për industrinë ndërkombëtare të automobilëve. Kërkesa për automjete është e lartë dhe vendi ka potencialin të shndërrohet në një treg po aq të madh sa SHBA-ja apo Kina.

    Megjithatë, eksperti i industrisë automobilistike Christoph Stirmer paralajmëron se marrëveshja e re tregtare përbën një “shpatë me dy tehe” për prodhuesit gjermanë. Nga njëra anë, ajo mund të nxisë eksportet direkte drejt Indisë, por nga ana tjetër vë në pikëpyetje investimet ekzistuese në fabrika lokale.

    “Kompani si Audi tashmë kanë fabrika në Indi që ende nuk janë zgjeruar plotësisht. Kjo ngre pyetjen nëse eksporti nga Evropa është vërtet zgjidhja më e mirë”, shprehet Stirmer.

    Elektromobiliteti në rritje

    Automjetet elektrike po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi edhe në Indi, kryesisht për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në disa qytete të mëdha.

    “India po fokusohet fillimisht në sektorët që kanë ndikimin më të madh në trafik, si lëvizshmëria e vogël dhe mikro”, shpjegon Stirmer. Këtu përfshihen skuterët, motoçikletat dhe mjetet e vogla, si dhe autobusët elektrikë.

    Disa qytete indiane kanë kaluar tashmë plotësisht në përdorimin e autobusëve elektrikë, ndërsa të tjerat pritet ta ndjekin këtë shembull. Kjo strategji mbështetet fuqishëm nga shteti përmes lehtësimeve tatimore dhe subvencioneve.

    Konkurrencë e fortë në treg

    Megjithatë, mbetet e paqartë se sa do të përfitojnë prodhuesit gjermanë nga ky zhvillim, pasi marrëveshja e tregtisë së lirë nuk parashikon lehtësime të veçanta për automjetet elektrike të importuara.

    Tregu indian dominohet nga prodhuesit vendas dhe ata japonezë. Kompani si Suzuki dhe Honda kanë kapacitete të mëdha prodhuese në Indi dhe po investojnë miliarda euro në fabrika të reja dhe modele të reja. Edhe prodhuesit koreanojugorë, si Hyundai dhe Kia, po forcojnë praninë e tyre.

    Në të njëjtën kohë, qeveria indiane po mbështet fuqishëm prodhuesit vendas. “Qëllimi është që ata të jenë të parët që plotësojnë nevojat e një tregu të ri dhe në rritje”, shpjegon Gall.

    Pavarësisht kësaj, Frank Schwoppe mbetet optimist. “Ka mjaftueshëm hapësirë edhe për prodhuesit gjermanë”, thotë ai.

    Sipas tij dhe Gall, marrëveshja e re përfaqëson një mundësi të rëndësishme për ripozicionim në një treg gjithnjë e më konkurrues. “Në vitet që vijnë, India do të jetë një treg që prodhuesit gjermanë nuk duhet ta humbasin nga vëmendja”, përfundon Gall. /DW/

  • Sa fëmijë sjellin më shumë lumturi në familje? Ja çfarë thotë një studim i ri

    Sa fëmijë sjellin më shumë lumturi në familje? Ja çfarë thotë një studim i ri

    Ekziston një masë ideale e lumturisë familjare

    Sa fëmijë i sjellin lumturi një familjeje është një vendim që çdo prind duhet ta marrë vetë. Ajo që funksionon për një familje, nuk është domosdoshmërisht zgjedhja më e mirë për një tjetër. Disa familje e gjejnë lumturinë në shtëpi të mbushura me zëra fëmijësh, ndërsa të tjera ndihen më të përmbushura në një ambient më të qetë dhe më të vogël. Prej dekadash, ekzistojnë mendime të ndryshme rreth madhësisë ideale të familjes, por disa kërkime kanë sugjeruar se katër fëmijë mund të jenë numri që lidhet me nivelin më të lartë të lumturisë prindërore.

    Sipas një studimi të udhëhequr nga dr. Bronwyn Harman në Edith Cowan University në Perth, prindërit që kanë katër ose më shumë fëmijë raportojnë nivelet më të larta të lumturisë dhe kënaqësisë me jetën. Familjet e mëdha përballen me sfida të shumta, zhurmë, kaos të përditshëm dhe presione financiare, por, sipas studimit, gëzimi i rritjes së një familjeje të madhe shpesh i tejkalon këto vështirësi.

    “Lumturia e prindërve me familje të mëdha mund t’i atribuohet pjesërisht ndjenjës së lidhjes dhe qëllimit që vjen nga rritja e shumë fëmijëve. Kënaqësia që lind duke parë fëmijët teksa rriten dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin, si dhe krenaria për familjen që kanë ndërtuar, lidhet ngushtë me gëzimin e vëzhgimit të marrëdhënieve mes vëllezërve dhe motrave”, shpjegon dr. Harman.

    Çfarë shtojnë studime të tjera?
    Ndjenja e qëllimit dhe komunitetit familjar: Kërkime të psikologjisë familjare tregojnë se familjet me më shumë fëmijë shpesh zhvillojnë një ndjenjë më të fortë bashkëpunimi dhe mbështetjeje të ndërsjellë, çka rrit kënaqësinë afatgjatë të prindërve.

    Roli i vëllezërve dhe motrave: Ndërveprimi i përditshëm mes fëmijëve ndihmon në zhvillimin e aftësive sociale, empatisë dhe ndjenjës së përkatësisë, faktorë që ndikojnë pozitivisht edhe në mirëqenien e prindërve.

    Stresi dhe përshtatja: Edhe pse niveli i stresit mund të jetë më i lartë në familje të mëdha, studimet sugjerojnë se prindërit shpesh zhvillojnë strategji më të mira menaxhimi të kohës dhe pritshmërive, gjë që e zbut ndikimin negativ të stresit.

    Lumturia është subjektive
    Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se lumturia është thellësisht subjektive. Ajo që funksionon për një familje, mund të mos jetë zgjidhja ideale për një tjetër. Disa prindër lulëzojnë në dinamikën e zhurmshme dhe energjike të një familjeje të madhe, ndërsa të tjerë ndihen më të qetë dhe të përmbushur në familje më të vogla.

    Në fund, gjetja e ekuilibrit të duhur për çdo familje individualisht, duke marrë parasysh burimet emocionale, financiare dhe stilin e jetesës, mbetet çelësi i një jete familjare të lumtur dhe të qëndrueshme.

  • Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Horoskopi ditor, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

    Dashi

    Sot ke shumë ide dhe frymëzim. Shprehu me besim, njerëzit duan të të dëgjojnë.

    Demi

    Je i zënë me disa gjëra njëherësh. Kujdesu për financat dhe sigurinë, por mos harro se vlera më e madhe është brenda teje.

    Binjakët

    Personaliteti yt shumëngjyrësh po shkëlqen. Eksperimento dhe shijo ditën pa u menduar shumë për rezultatet.

    Gaforrja

    Intuita jote është e fortë sot. Merr pak qetësi dhe dëgjoje zërin e brendshëm.

    Luani

    Dil nga rrethi i zakonshëm dhe njihu me njerëz të rinj. Çdo takim të sjell një mësim të vlefshëm.

    Virgjëresha

    Sot është dita për të qenë praktik dhe i fokusuar. Vendos strategji të qarta për qëllimet e tua.

    Peshorja

    Ke nevojë për përvoja të reja. Udhëto, mëso ose provo diçka ndryshe. Shijo lirinë pa u menduar shumë për destinacionin.

    Akrepi

    Mendja jote sot është e qartë dhe e thellë. Kërko biseda me kuptim, jo thjesht fjalë boshe.

    Shigjetari

    Marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes. Një gjest i vogël mirësie mund të forcojë shumë lidhjet e tua.

    Bricjapi

    Shiko rutinat dhe strukturat e jetës tënde. Është koha për t’i përmirësuar që të përshtaten me personin që po bëhesh.

    Ujori

    Krijimtaria jote është më e qartë dhe e rafinuar. Sot është ditë e mirë për të ushtruar besim dhe për të treguar talentin tënd.

    Peshqit

    Vetmia sot është e vlefshme. Merr kohë për qetësi dhe për t’u lidhur me veten. Qartësia vjen në heshtje.

  • Si të shmangni humbjen e bagazheve gjatë udhëtimit me avion

    Si të shmangni humbjen e bagazheve gjatë udhëtimit me avion

    Humbja e valixheve është një nga shqetësimet më të mëdha për udhëtarët, veçanërisht gjatë sezonit të pushimeve. Megjithatë, disa hapa të thjeshtë mund të ndihmojnë që bagazhi juaj të mos humbasë dhe të identifikohet më lehtë në aeroport.

    Një nga këshillat kryesore është vendosja e emrit dhe kontaktit në etiketën e valixhes, gjë që e lehtëson kthimin e saj në rast humbjeje. Po ashtu, kërkesa për vendosjen e një etikete “të brishtë” mund të bëjë që bagazhi të trajtohet me më shumë kujdes.

    Ekspertët rekomandojnë zgjedhjen e një valixheje me ngjyrë të ndezur ose me dizajn dallues, pasi kjo e bën më të lehtë identifikimin dhe ul rrezikun e ngatërrimit apo vjedhjes. Për sendet me vlerë, këshillohet që të bëhet sigurimi i tyre ose të mbahen në bagazhin e dorës.

    Një zgjidhje moderne për siguri shtesë është përdorimi i gjurmuesve GPS, të cilët ju mundësojnë të përcillni vendndodhjen e valixhes në çdo moment përmes telefonit apo emailit.

    Duke ndjekur këto këshilla praktike, udhëtimi juaj mund të jetë më i qetë dhe pa stres nga humbja e bagazheve.

  • Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose djersë? Ja çfarë thonë studimet

    Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose djersë? Ja çfarë thonë studimet

    Pas ardhjes në jetë një i porsalindur lëshon një klithmë të fortë, të veçantë, një shenjë e shëndetit dhe fuqisë. Është një klithmë që prindërit e rinj do të mësohen shpejt me të në ditët dhe javët e ardhshme. Por nëse e shikoni nga afër, do të shihni se klithma e një të porsalinduri është pak më ndryshe nga ajo e një foshnje më të rritur: nuk ka lot.

    Lotët, natyrisht, janë të domosdoshëm për të mbrojtur sytë dhe për t’i mbajtur ato me lagështi. Kur jemi përballur me emocione ekstreme si trishtim, zemërim apo edhe lumturi, ne qajmë.

    Ai stres i përkohshëm shkakton një përgjigje luftimi, i cili prodhon lot për të mbrojtur më tej syrin. Këto lot emocional gjithashtu mund të ndihmojnë në lirimin e hormoneve që shkaktojnë stres që mund të jenë ngritur gjatë kohërave të vështira, kjo kontribuon në atë ndjenjën e lehtësimit që pason një klithmë e mirë.

    Ndërsa një fëmijë ka lindur me kanale lotësh, ato ende nuk janë zhvilluar plotësisht. Ato prodhojnë lotë të mjaftueshëm për të për ta mbajtur syrin me lagështi, por jo sa duhet për të formuar pika lotësh. Pas tre ose katër javësh, kanalet e lotit të një fëmije zakonisht piqen mjaftueshëm për të formuar lot të lidhura me emocione të forta.

    Sytë e një të porsalinduri kanë tendencë të jenë të thata dhe kështu edhe lëkura e saj. Pavarësisht se sa ka të nxehtë, një i porsalindur vështirë se djersitet për dy javët e para të jetës së tij. Kjo për shkak se gjëndrat e djersës nuk janë ende plotësisht funksionale, thonë studimet.

    Njerëzit kanë dy lloje të gjëndrave të djersës, të quajtura gjëndra ekcrine dhe apokrine, që të dyja formohen tek të posalindurit, edhe nëse nuk janë duke prodhuar ende djersë.

    Gjëndrat apokrine sekretojnë djersën nëpër gjëndrat e flokëve, por nuk aktivizohen derisa të ndodhin ndryshime hormonale gjatë pubertetit. Ndërsa djersa apokrine në fillim është pa erë, mund të bëhet me erë të keqe. Është e mbushur me ujë dhe elektrolite, si dhe me steroide, lipide dhe proteina, të cilat bakteret mund t’i përpunojnë për të prodhuar aromë.

    Pas lindjes së një foshnje, gjëndrat ekrrike më aktive janë ato në ballë. Shumë shpejt pas kësaj, një foshnje fillon të djersitet në kraharorin dhe gjymtyrët e tij.

    Për fat të mirë, bebet me djersë zakonisht nuk janë diqka shqetësuese. Foshnjat kontrollohen për sëmundje metabolike dhe probleme të zemrës së porsalindur, për aq kohë sa ata po fitojnë peshë, ndërsa djersa nuk është një faktor që tregon se shëndeti i bebes është në rrezik apo diçka tjetër.

  • Si ndikon ambienti i jetesës në shëndetin mendor tuajin

    Si ndikon ambienti i jetesës në shëndetin mendor tuajin

    Psikologjia dhe arkitektura mund të duken si dy fusha të largëta nga njëra-tjetra, por në realitet ato lidhen ngushtë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien mendore të njeriut. Hapësira ku jetojmë, punojmë apo kalojmë pjesën më të madhe të ditës ka ndikim të madh në disponimin dhe sjelljen tonë.

    Dekori i një ambienti nuk ndikon vetëm përmes organizimit, por edhe përmes ngjyrave, ndriçimit dhe elementeve vizuale. Një hapësirë e rregullt, e ndriçuar mirë dhe e harmonizuar mund të krijojë ndjenjë qetësie dhe rehatie, ndërsa elementet e papërshtatshme ose të çrregullta mund të shkaktojnë stres dhe parehati emocionale.

    Ekspertët sugjerojnë disa hapa të thjeshtë për të përmirësuar shëndetin mendor përmes ambientit të jetesës. Mbajtja e rendit është thelbësore, pasi një hapësirë e organizuar ndihmon në uljen e ankthit dhe përmirësimin e fokusit.

    Harmonia e ngjyrave luan gjithashtu rol të rëndësishëm. Tonet e bardha dhe bezha nxisin qetësinë dhe relaksimin, ndërsa ngjyrat si bluja dhe jeshilja krijojnë ndjesi stabiliteti dhe lidhjeje me natyrën.

    Ndriçimi i mirë është një tjetër faktor kyç. Ekspozimi i tepruar ndaj dritës blu, sidomos gjatë natës, mund të ndikojë negativisht në ritmin biologjik, duke shkaktuar pagjumësi dhe lodhje.

    Së fundi, integrimi i elementeve natyrore në shtëpi, si bimët, ajrosja e mirë dhe shfrytëzimi i dritës natyrale, ndihmojnë në krijimin e një ambienti më të shëndetshëm dhe më relaksues.

    Krijimi i një hapësire të balancuar dhe të kujdesshme nuk është luks, por një investim i drejtpërdrejtë në shëndetin mendor dhe mirëqenien personale.

  • Miti i djegies së dhjamit, çfarë ndodh realisht kur dobësoheni

    Miti i djegies së dhjamit, çfarë ndodh realisht kur dobësoheni

    Për shumë persona, rënia në peshë mbetet një sfidë e vështirë, pavarësisht dietave dhe aktiviteteve fizike. Megjithatë, pak e dinë se çfarë ndodh realisht me dhjamin e akumuluar gjatë procesit të dobësimit.

    Shumë njerëz besojnë se dhjami i djegur shndërrohet drejtpërdrejt në energji ose në masë muskulore, por këto teori nuk janë të sakta. Sipas shpjegimeve shkencore, dhjami konvertohet kryesisht në dioksid karboni dhe ujë.

    Dioksidi i karbonit largohet nga trupi përmes frymëmarrjes, ndërsa uji eliminohet përmes djersës dhe lëngjeve trupore. Sipas studimeve, nëse një person humb rreth katër kilogramë peshë, afërsisht tre kilogramë yndyrë largohen përmes mushkërive si dioksid karboni, ndërsa një kilogram përmes lëngjeve të trupit.

    Natyrshëm lind pyetja nëse është e mundur të humbni peshë vetëm duke marrë frymë. Për fat të keq, kjo nuk funksionon në atë mënyrë. Rritja e nxjerrjes së dioksidit të karbonit ndodh vetëm përmes aktivitetit fizik, pra duke lëvizur muskujt.

    Edhe aktivitete të thjeshta si qëndrimi në këmbë, veshja, ecja, vrapimi, gatimi apo pastrimi ndihmojnë në rritjen e metabolizmit dhe përshpejtimin e procesit të dobësimit.

  • Tiganët tuaj do të jenë si të rinj me një truk të thjeshtë dhe natyral pastrimi

    Tiganët tuaj do të jenë si të rinj me një truk të thjeshtë dhe natyral pastrimi

    Parandalimi i grumbullimit të yndyrës në tiganë mund të jetë i vështirë nëse i përdorni shpesh, por në fakt ato janë më të lehta për t’u pastruar nga sa mund të mendoni.

    Me kalimin e kohës, yndyra dhe papastërtia mund të grumbullohen në tiganët tuaj, duke i bërë ato të duken të pista. Megjithatë, me një truk të thjeshtë pastrimi, tiganët tuaj do të shkëlqejnë dhe do të jenë përsëri të rinj.

    Së pari, duhet të mbushni një tigan me ujë të nxehtë. Pastaj, duhet të shtoni pak uthull dhe një majë sode buke. Pas kësaj, ndizni sobën dhe lërini përbërësit në enë të ziejnë për 20 minuta në zjarr të ulët.

    Pasi të vlojë, kullojeni me kujdes tiganin përpara se ta pastroni me detergjent dhe ujë të nxehtë. Në fund, shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe papastërtia duhet të hiqet nga tigani juaj.

    Duke përdorur këtë metodë në vend të kimikateve të ashpra, do të vini re një ndryshim të madh.

    Shërbimi i pastrimit shtëpiak Tidy Pig Cleaning thotë se duhet t’i pastroni tiganët me kujdes.

    Ata ndanë gjithashtu disa këshilla për të parandaluar grumbullimin e papastërtisë. Është e rëndësishme të mos gatuani në nxehtësi tepër të lartë. Mbinxehja çon në njollosje dhe mbetje të djegura.

    Një tjetër këshillë që dhanë ishte që ta lini gjithmonë tiganin të ftohet para se ta lani dhe të mbani mend se ndryshimet e papritura të temperaturës mund ta shtrembërojnë metalin. Gjithashtu, duhet të përdorni enë druri ose silikoni në vend të veglave metalike të cilat mund ta gërvishtin sipërfaqen.

  • Çfarë ndodh me trupin dhe mendjen kur nuk pini mjaftueshëm ujë

    Çfarë ndodh me trupin dhe mendjen kur nuk pini mjaftueshëm ujë

    Konsumimi i mjaftueshëm i ujit është thelbësor për funksionimin normal të trupit, por mungesa e tij nuk ndikon vetëm në shëndetin fizik, por edhe në gjendjen shpirtërore.

    Studime shkencore tregojnë se pirja e ujit lidhet drejtpërdrejt me disponimin, përqendrimin dhe ndjenjën e mirëqenies. Njerëzit që nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme uji mund të përjetojnë lodhje, hutim, etje të shtuar dhe vështirësi në përqendrim.

    Në një studim të fundit, hulumtuesit analizuan dy grupe njerëzish me zakone të ndryshme të konsumimit të ujit. Grupi që zakonisht pinte më shumë ujë dhe u detyrua ta ulë sasinë, shfaqi rënie të humorit, qetësisë dhe emocioneve pozitive. Ndërkohë, personat që zakonisht pinin pak ujë, por rritën konsumin, përjetuan përmirësim të humorit, rënie të lodhjes dhe cilësi më të mirë të gjumit.

    Mungesa e ujit lidhet gjithashtu me simptoma të tjera si kokëdhimbje, pagjumësi, etje e vazhdueshme dhe rënie të aftësisë për t’u përqendruar.

    Sipas rezultateve të studimit, një konsum ditor prej rreth 2.5 litra ujë, ose afërsisht 10 gota, është i lidhur me një përmirësim të dukshëm të gjendjes shpirtërore. Ndërsa konsumimi i vetëm 1 litri ujë në ditë nuk mjafton për funksionimin optimal të organizmit.

    Ekspertët theksojnë se nevojat për ujë ndryshojnë nga personi në person, varësisht nga pesha trupore, aktiviteti fizik dhe kushtet klimatike, prandaj është e rëndësishme që secili të përshtasë konsumin e ujit sipas nevojave të veta.

  • Pse çaji jeshil konsiderohet një nga pijet më të shëndetshme

    Pse çaji jeshil konsiderohet një nga pijet më të shëndetshme

    Çaji jeshil, i njohur për vetitë e tij dobësuese, po përdoret gjithnjë e më shumë si një përbërës natyral me ndikim pozitiv në shëndet. Përveç ndihmës në kontrollin e peshës trupore, ai kontribuon edhe në parandalimin e disa sëmundjeve.

    Falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, substancave antiinflamatore dhe vetive diuretike, çaji jeshil ndihmon organet të eliminojnë toksinat nga trupi dhe përmirëson funksionimin e përgjithshëm të organizmit.

    Mbron shëndetin e zemrës
    Antioksidantët që përmban çaji jeshil ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të kolesterolit të keq në arterie, duke ulur rrezikun e formimit të pllakave dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut. Po ashtu, ai ndihmon në rregullimin e lipideve dhe redukton rrezikun e tensionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve kardiake kronike.

    Ndihmon në luftën kundër mbipeshës
    Katekinat që gjenden në çajin jeshil ndikojnë pozitivisht në metabolizëm, duke rritur djegien e kalorive. Kjo pije ofron edhe ndjenjë ngopjeje, duke ndihmuar në kontrollin e oreksit dhe reduktimin e konsumit të tepërt të ushqimit.

    Ngadalëson plakjen e parakohshme
    Si një burim i pasur me antioksidantë, vitamina dhe kripëra minerale, çaji jeshil ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe plakja e parakohshme. Flavonoidët dhe vitamina E kontribuojnë në rigjenerimin e qelizave dhe mbrojtjen e organeve nga sëmundjet që lidhen me moshën.

    Ekspertët sugjerojnë se konsumimi i rregullt i çajit jeshil, si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm, mund të sjellë përfitime të shumta për organizmin.