ATV

Category: Lifestyle

  • Këta qilima e bëjnë shtëpinë të duket e vjetruar: Dizajnerët tregojnë çfarë duhet ndryshuar

    Këta qilima e bëjnë shtëpinë të duket e vjetruar: Dizajnerët tregojnë çfarë duhet ndryshuar

    Një qilim mund ta bëjë dhomën më elegante ose ta prishë gjithë pamjen e saj. Ekspertët zbulojnë cilat stile dhe ngjyra po dalin nga moda

    Zgjedhja e qilimit nuk është kurrë vetëm çështje shijeje. Ndryshe nga muret që mund t’i lyeni brenda një fundjave, qilimi zakonisht blihet me idenë që të zgjasë për vite. Pikërisht për këtë arsye dizajnerët e enterierit gjithnjë e më shpesh paralajmërojnë se disa ngjyra dhe stile, që dikur ishin standard, sot mund ta bëjnë hapësirën të duket e vjetruar dhe pa karakter.

    Qilimi është shumë më tepër se një dekorim. Ai lidh mobiliet, përcakton atmosferën dhe shpesh bëhet boshti i gjithë dhomës. Por kur ngjyra nuk është e përshtatshme, në vend të ngrohtësisë mund të krijojë ndjenjë ftohtësie ose rrëmujë vizuale.

    Pikërisht për këtë arsye ekspertët këshillojnë që disa nuanca dhe stile të lihen gradualisht në të kaluarën.

    Qilimi gri nuk duket më neutral

    Për vite me radhë gri konsiderohej zgjedhje e sigurt. Mendohej si neutral, elegant dhe i lehtë për t’u kombinuar. Sot, megjithatë, dizajnerët thonë se ky trend është konsumuar dhe se qilimi gri shpesh e bën hapësirën të duket e ftohtë dhe pa identitet.

    Ndryshe nga muret gri që mund të krijojnë ndjenjë qetësie, qilimi gri shpesh e bën hapësirën të duket i ftohtë dhe i përgjithshëm, pothuajse si një ambient zyre. Nëse dëshironi një bazë neutrale me më shumë jetë, është më mirë të zgjidhni qilim në ngjyrë rëre ose me teksturë natyrore dhe endje të fortë, thotë dizajneri i enterierit Chris Goddard për The Spruce.

    Sipas tij, këto tone i japin hapësirës ngrohtësi dhe pamje më natyrore, ndërsa mbeten mjaft neutrale për t’u kombinuar lehtë me pjesën tjetër të enterierit.

    Printet e mëdha grafike mund ta mbingarkojnë hapësirën

    Qilimat me motive të mëdha gjeometrike ose lulesh ishin shumë të njohur në vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Sot ato rikthehen herë pas here si trend retro, por dizajnerët paralajmërojnë se duhet përdorur me kujdes.

    Problemi është se printet e mëdha e dominojnë shpejt hapësirën. Kur dyshemeja bëhet qendra vizuale, gjithçka tjetër në dhomë duhet t’i përshtatet asaj, gjë që shpesh e vështirëson kombinimin e mobilieve dhe dekorit.

    Printet e mëdha grafike ose qilimat me motive të theksuara shpesh bëjnë që hapësira të duket si një kinema ose hotel i lirë, paralajmëron Goddard.

    Për këtë arsye shumë dizajnerë sot u japin përparësi teksturave më të thjeshta dhe motiveve diskrete që nuk e mbingarkojnë enterierin.

    Qilimi bezhë zbulon shpejt gjurmët e përdorimit

    Bezhë për dekada ka qenë sinonim i një shtëpie neutrale dhe elegante. Megjithatë, sot kjo nuancë shpesh jep përshtypjen e një enterieri që ka mbetur në estetikën e viteve tetëdhjetë.

    Përveç kësaj, qilimat bezhë kanë edhe një problem tjetër: shumë shpejt tregojnë gjurmët e jetës së përditshme. Pluhuri, njollat dhe shenjat e përdorimit bëhen të dukshme shumë më shpejt se te ngjyrat e tjera.

    – Ngjyrat neutrale të çelëta si bezha duken shumë bukur kur vendosen për herë të parë, por pas disa javësh përdorimi zbulojnë lehtësisht papastërtinë dhe konsumimin e përditshëm, shpjegon Goddard.

    Nuancat blu dhe jeshile mund të jenë zgjedhje e mirë, por me masë

    Nuancat si jeshilja avokado, smeraldi apo tirkizja e fortë shënuan enterieret nga vitet gjashtëdhjetë deri në vitet tetëdhjetë. Sot ato rikthehen herë pas here si trend nostalgjik, por vetëm kur kombinohen me kujdes me pjesën tjetër të hapësirës.

    Goddard mendon se këto ngjyra mund të duken shumë efektive, por vetëm nëse përdoren me mend dhe në harmoni me enterierin.

    – Më pëlqejnë qilimat me ngjyra të thella dhe nuk është keq të luhet me blu dhe jeshile. Ato funksionojnë veçanërisht mirë kur muret dhe elementet dekorative janë në tone të ngjashme, sepse hapësira fiton harmoni dhe thellësi, thotë ai.

    Me fjalë të tjera, problemi nuk qëndron te vetë ngjyra, por te mënyra si ajo përshtatet me tërësinë e hapësirës. Qilimi mund të mbetet një element i fortë vizual, por vetëm nëse nuk përpiqet të jetë ylli i vetëm i dhomës.

  • Gishti tregues dhe gishti i unazës mund të tregojnë më shumë për shëndetin mendor

    Gishti tregues dhe gishti i unazës mund të tregojnë më shumë për shëndetin mendor

    Hulumtimi më i fundit pretendon se disa persona kanë gjasë më të madhe të zhvillojnë ndonjë çrregullim psikiatri

    Studiues në Kanada analizuan gjatësinë e gishtave të vullnetarëve me diagnozë klinike të problemeve psikiatrike, për të përcaktuar nëse psikopatia është “e rrënjosur biologjikisht”. Ekipi zbuloi se tek ata që e kanë gishtin tregues më të shkurtër se gishtin e unazës ekziston gjasë më e madhe për të pasur një çrregullim psikiatrik të diagnostikuar.

    Rezultatet e studimit janë publikuar në numrin e muajit shkurt të revistës shkencore The Journal of Psychiatric Research.

    Ekipi e nisi kërkimin duke vënë në dukje se tashmë dihet që personat me gisht tregues më të shkurtër dhe gisht unaze më të gjatë lidhen më shpesh me tipare të ashtuquajtura të “triadës së errët” dhe me sjellje agresive.

    Për tiparet e “triadës së errët” thuhet se janë “qëndrime shoqërisht shumë të padëshirueshme, si makiavelizmi, narcizmi dhe psikopatia”, shkruan Yahoo.

    Forma e gishtit tregues mund të zbulojë tiparet tuaja të fshehura, kontrolloni cilit tip i përkisni?

    Gjithashtu është konstatuar se personat që marrin rezultate të larta në shkallën e “triadës së errët” shpesh shfaqin qëndrueshmëri të theksuar mendore dhe rezultate të mira sportive, por edhe intolerancë ndaj pasigurisë, ankth të shpeshtë, mungesë empatie dhe prirje manipuluese.

    Në studim morën pjesë 80 vullnetarë, 44 me probleme psikiatrike dhe 36 persona të shëndetshëm pa diagnozë të çrregullimeve mendore.

    Analiza e duarve të tyre konfirmoi se, krahasuar me personat e shëndetshëm, ata me diagnozë klinike të një çrregullimi psikiatrik kanë më shumë gjasa të kenë gisht tregues më të shkurtër dhe gisht unaze më të gjatë.

    Nga ana tjetër, njëri prej autorëve të studimit, Serge Brand, thekson se personat me gisht tregues më të shkurtër nuk duhet të shqetësohen, pasi kjo karakteristikë shpesh gjendet edhe tek njerëz plotësisht të shëndetshëm.

  • Horoskopi ditor për ditën e sotme

    Horoskopi ditor për ditën e sotme

    Dashi

    Fat dhe gëzim pa fund do keni gjate kësaj dite ne planin sentimental. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse me vone nuk do jete e njëjta gjë. Beqaret do kenë një dite te mrekullueshme dhe te mbushur me takime te veçanta. Financat do vazhdojnë edhe sot te jene te mbrojtura. Me maturi mund te kryeni edhe ndonjë investim me tepër sesa zakonisht.

    Demi

    Ne jetën tuaj ne çift nuk do jeni shume te qarte për atë qe duhet te bëni. Partneri here pas here do ju kritikoje dhe marrëdhënia me te nuk do ece aq mire sa mendonit. Beqaret do jene me shume fat dhe me ne fund do e gjejnë personin me te përshtatshëm. Me financat do merreni me tepër se zakonisht dhe gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar.

    Binjaket

    Për shkak te angazhimeve te shumta familjare dhe profesionale do e lini pas dore sot jetën sentimentale. Mire është t’ia shpjegoni partnerit gjithçka ne mënyrë qe ai te mos keqkuptohet. Beqaret do bëjnë për vete atë qe duan dhe do ndihen me te plotësuar se kurrë. Ne planin financiar gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Mos kërkoni gjera te pamundura.

    Gaforrja

    Planetët do kenë ndikim shume te madhe gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni shume te vetmuar sepse partneri nuk do ju kushtoje rëndësinë e duhur. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te dashurisë dhe vetëm ne mbrëmje mund te kenë takime interesante. Financat do jene goxha te mira. Përfitoni për te shlyer borxhet.

    Luani

    Priten surpriza te mëdha gjate kësaj dite për te gjithë ju qe jeni ne një lidhje. Ne krahët e partnerit do përjetoni kënaqësi pa fund dhe nuk do dëshiroheni te ndaheni asnjë çast. Beqaret do jene te angazhuar me pune te tjera dhe nuk do mund ta fillojnë dot një lidhje. Për financat do jete dite goxha e vështirë. Nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te domosdoshme.

    Virgjeresha

    Te dashuruarit do kenë një dite rutine dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar për te nesërmen. Beqaret nuk duhet te presin histori dashurie serioze sepse nuk do ju realizohen dëshirat. Për aventura edhe mund te shpresojnë. Me financat duhet te tregoheni sa me te kujdesshëm sepse situata nuk do jete ne favorin tuaj.

    Peshorja

    Do i bëni deklarata te forta dashurie partnerit tuaj dhe do e ndizni edhe njëherë tjetër zjarrin e pasionit. Beqaret duhet t’ua shprehin simpatinë personave qe pëlqejnë sepse vetëm ne këtë mënyrë do kenë gjasa për te filluar një lidhje. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe gjendja do përmirësohet me tepër nga sa mendonit.

    Akrepi

    Do jeni shume ëndërrimtare gjate kësaj dite dhe ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha sot. Realizmi është ai qe ne fakt duhet t’iu udhëheqë. Beqaret do jene nostalgjike dhe nuk do ndihen gati për te filluar histori dashurie. Financat do fillojnë te kenë disa përmirësime te vogla, por mjaft te nevojshme për momentin. Vazhdoni te ndiqni një strategji strikte.

    Shigjetari

    Do ndiheni me te lumtur se kurrë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do përjetoni kënaqësi te pafundme. Beqaret me mire te qëndrojnë me statusin qe kane sot sepse kushtet nuk do jene te favorshme për te krijuar lidhjet e ëndërruara. Financat do i keni nen kujdes dhe nuk do hidhni asnjë hap te pamenduar. Nuk priten vështirësi ne këtë sektor.

    Bricjapi

    Venusi do jete planeti qe do e influencoje me se shumti jetën tuaj ne çift sot. Ne krahët e partnerit do ndiheni si kurrë, prandaj shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret duhet te mos kërkojnë persona pa te meta, por te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Financat po i menaxhuar me kujdes nuk do keni as shqetësimin me te vogël.

    Ujori

    Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë gjë te veçante, Beni atë qe do ju thotë zemra pa u menduar gjate. Takime te shumta do kenë gjithë ditës beqaret, por nuk do mundin dot ta fillojnë një lidhje. Do ju duhet edhe pak kohe te presin. Gjendja e financave nuk do varet vetëm nga ju. Do jeni te detyruar te shpenzoni për objekte ne pune.

    Peshqit

    Do mahniteni sot nga surprizat qe do ju beje partneri dhe do e dashuroni ai kurrë me pare atë. E ardhmja do jete e shkëlqyer. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë një histori dashurie te mrekullueshme dhe afatgjate. Financat do vijnë dalëngadalë duke u stabiluzra, megjithatë ende nuk është momenti për te kryer investime dhe transaksione te mëdha.

  • Metoda si ta gjallëroni mendjen dhe trupin

    Metoda si ta gjallëroni mendjen dhe trupin

    Bashkë me ardhjen e pranverës, kur “rizgjohet” natyra gjallërohet dhe mendja e trupi. Gjeni më poshtë disa këshilla si ta përgatisni organizimin që të përballojë sa më lehtë kalimin nga dimri i gjatë në pranverën e ngrohtë.

    MEDITO

    Meditimi mund të duket si një trend kalimtar, por praktika më e re popullore parashikon disa përfitime të rëndësishme shëndetësore. Përqendrimi rregullisht për 10-20 minuta është një nga sekretet më të mëdha për jetëgjatësi. “Meditimi do t’ju ndihmojë të reduktoni stresin, tensionin e gjakut, të keni gjumë më të mirë, të përmirësoni funksionet kardiovaskulare dhe imunitetin tuaj”, thotë Kerry Bajaj, trajner shëndetësor i certifikuar në Qendrën “Eleven Eleven Wellness” në Nju Jork.

    FLI

    Nuk është sekret që njerëzit e ngarkuar në punë të jenë të privuar nga gjumi, e ky zakon nuk do të thotë se gjithçka shkon në rregull për arsye të një rituali të vendosur tashmë. Gjumi kur nuk plotësohet, e thyen një jetesë të shëndetshme. Gjatë kohës dhe përpjekjeve të përditshmërisë, ju e shpenzoni duke ngrënë dhe punuar jashtë. Fiziku juaj do të jetë edhe më i lodhur nëse nuk do të merrni orët e duhura të natës për t’u qetësuar, minimalisht nga shtatë deri në tetë orë. Të “kapësh” gjumin fundjavave, gjithsesi nuk do të funksionojë. Studiuesit e Universitetit Roçester sugjerojnë se gjumi i pamjaftueshëm e prish aftësinë e trurit për të tkurrur toksinat nga trupi dhe si rezultat, mund ta dëmtojnë trurin. Pra, kur ju rinisni punën pas një gjumi jo të mirë, ju do të jeni i paaftë për t’u fokusuar në çdo gjë.

    PI UJË TË NGROHTË ME LIMON

    Ajo që bëni në mëngjes është përcaktimi i qëndrimit tuaj gjatë pjesës tjetër të ditës, ajo që shumë ekspertë sugjerojnë për të mos ia nisur nga një mëngjes i rëndë, por thjesht, ngopje me proteina dhe fibra. Kjo është një ide e madhe. E para gjë që ju vini në gojë kur ngriheni nga shtrati, kurrsesi nuk mund të jetë një omëletë me perime apo një suxhuk. Pirja e ujit të ngrohtë me limon shkarkon toksina nga trupi. “Ai është detoksifikuesi që ndihmon stimulimin e lëvizjeve të zorrës”, thotë Bajaj. “Kjo do t’ju mbushë me energji edhe falë kafeinës”.

    PI ÇAJ

    Pini shumë çaj. Thjesht bëjeni. Çaji mund të jetë përfituesi më i mirë për trupin tuaj. Studiuesit kanë publikuar në “European Journal of Clinical Nutrition” se konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër mund të përmirësojë kujtesën dhe njohjen me meshkuj. Çaji jeshil ka meritë edhe më të madhe për arsye të përfitimeve të tjera shëndetësore, siç është funksionimi i mbarë i metabolizmit, ulja e tensionit të gjakut, parandalimi i frymëmarrjes së rënduar, rritja e imunitetit si dhe veprimi i saj si agjent anti-inflamator.

    BËNI BANJË PARA SE TË NISNI DITËN

    Stërvitja e mëngjesit, para se të shkoni në punë, nuk do të thotë që do ta bëjë trupin tuaj shumë më të mirë fizikisht. Në fakt, nga studimet e Stephen F. Austin të “State University” është vënë re se ata që ndiqnin këtë rregull, ishin më pak të fortë krahasuar me ata që dinamikën e mëngjesit e nisnin me një banjë të ngrohtë, ngrohje të muskujve që përfshinte lëvizje dhe ecje të gjata. Ky lloj zakoni do të rrisë jo vetëm aftësinë për të punuar, por do t’ju ndihmojë të parandaloni dëmtimet.

    KUJDESU PËR HIGJIENËN

    Lëkura është organi më i madh, ndaj kujdesi për të nevojitet si për çdo pjesë të trupit tuaj. Kjo nuk do të thotë që ju të fiksoheni pas produkteve që duhet të përdorni. “Shikoji flokët dhe lëkurën e fytyrës tuaj, pastrojini ato me produkte të cilat nuk përmbajnë kimikate”, këshillon Bajaj. Kontrolloni etiketat për sulfat-natriumi dhe hidhini nëse kanë elementë të tillë, pasi ato jo vetëm i këpusin flokët, por dëmtojnë edhe lëkurën.

    MBRONI SYTË

    Mbrojtja e syve është një nga rregullat bazë për mirëqenien fizike. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është mbajtja e syzeve të diellit. Kështu ju parandaloni çdo ditë djegien nga dielli, kataraktin e syve madje dhe kancerin e lëkurës. Zgjidhni syze dielli me përthithje diellore në masën 99-100% UV ose UV 400.

    MERRNI FIBRA

    Fibrat janë çelësi kryesor i çdo dietë të shëndetshme. Një dietë e pasur në fibra ju ndihmon të mbani trupin në formë. Gjithashtu ndihmon në ecjen për një kohë të gjatë, ndërsa përfitimet janë dhe në humbje peshe. Kjo pasi fibrat rregullojnë sistemin e tretjes, ulin tensionin e gjakut, shkurtojnë rrezikun për diabet dhe ulin kolesterolin e keq.

    HANI GJELBËR

    Nëse nuk keni diçka të gjelbër në pjatën tuaj çdo vakt, ju do ta ushqeni trupin pa përbërësit thelbësorë. Sipas studimeve të fundit, zarzavatet, të konsumuara si vakt në mbrëmje, mund të jenë ndër ushqimet më të mira për të parandaluar kancerin. Gjethet e gjelbra të perimeve të stinës ndihmojnë në menaxhimin e peshës dhe rregullojnë sistemin e tretjes. Nëse rregulla të tilla nuk i ndiqni për shkak të dembelizmit, zgjidhja qëndron te spirulina, një lloj i algave gjelbër-blu që janë të pasura me proteina, acide omega-3 yndyrore, Vitamina B, zink, hekur dhe beta-karotene.

    BËNI MË SHUMË SEKS

    Ju nuk keni nevojë për askënd që t’ju thotë, bëni më shumë seks, por kjo nuk e dëmton aspak kërkimin në lidhje me përfitimet e tij. Koha e rregullt, e kaluar pas dyerve të mbyllura, mund t’ju bëjë të ndjeheni më të rinj, t’ju zvogëlojë stresin, t’ju rrisë imunitetin, si dhe t’ju mbrojë nga kanceri i prostatës dhe t’ju përmirësojë shëndetin kardiovaskular. Për më tepër, në një studim 25-vjeçar të kryer nga “Universiteti Duke” është konkluduar se sa më shumë marrëdhënie seksuale të kryeni, aq më gjatë do të jetoni.

  • Tinder me AI që analizon fotot tuaja për të gjetur “partnerin ideal”

    Tinder me AI që analizon fotot tuaja për të gjetur “partnerin ideal”

    Tinder po teston një veçori të re të Al të quajtur Kimi, e cila synon të përmirësojë cilësinë e përputhjes.

    Një pjesë e veçorisë mund të analizojë fotot në telefonin tuaj për të zbuluar modele si hobi, zakone udhëtimi dhe sinjale të stilit të jetës.

    Sistemi më pas përdor këto të dhëna për të sugjeruar profile me të cilat përputheni më shumë.

    Kjo veçori është opsionale dhe përdoruesit duhet të japin leje përpara se Tinder të mund të hyjë në fotot e tyre.

    Disa përdoruesve u pëlqen ideja e personalizimit më të thellë, ndërsa të tjerë po ngrenë shqetësime për privatësinë në lidhje me dhënien e një aplikacioni qasje në fotot e tyre personale.

  • Astrologia që pretendon se parashikoi Covid-19 bën paralajmërim të ri për Iranin

    Astrologia që pretendon se parashikoi Covid-19 bën paralajmërim të ri për Iranin

    Një grua që pretendon se parashikoi saktë fillimin e pandemisë Covid-19 dhe fitoren në zgjedhje të Donald Trump ka një tjetër parashikim të frikshëm – dhe këtë herë ka të bëjë me Iranin dhe luftën e vazhdueshme në të cilën janë përfshirë SHBA dhe Izraeli.

    Jessica Adams shqyrton me imtësi hartat astrologjike dhe lëvizjet qiellore për të parashikuar ngjarjet në të ardhmen dhe është e njohur për arritjen e disa rezultateve çuditërisht të sakta në të kaluarën.

    Adams thotë se ajo zotëron aftësi intuitive.

    Tani, ajo ka një tjetër parashikim për Iranin në vitin 2026, pasi më parë kishte thënë se “harta e botës do të rivizatohet” këtë vit.

    “Tabela astrologjike e Iranit tregon liri”, deklaroi ajo.

    Për vitin 2026, ka një muaj që do të dallohet sipas astrologes, dhe ai është qershori.

    Adams thotë: “Është e mundur të shihet se fati është me familjet, me historinë, trashëgiminë dhe kulturën e Iranit – në qershor 2026. Në fakt, është në nivelin më të lartë në 12 vjet”.

    Bëhet e ditur se ajo përdori tabelën astrologjike të Teheranit të datës 1 prill 1979 për të bërë parashikimet e saj.

    Data është kur Ajatollah Khomeini e shpalli Iranin Republikë Islamike.

    “Nuk mund të ketë një kohë më të mirë për Iranin dhe kjo është qershori i vitit 2026”, përfundon astrologia.

  • Horoskopi: Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

    Horoskopi: Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

    Dashi – Energjia juaj është në kulm, duke ju bërë gati për të marrë përsipër sfida të reja profesionale. Tregoni kujdes me komunikimin në familje për të shmangur keqkuptimet e vogla. Një surprizë e këndshme ju pret në mbrëmje.

    Demi – Sot është dita ideale për të planifikuar financat dhe për të investuar në projekte afatgjata. Shpirti juaj praktik do t’ju ndihmojë të zgjidhni një çështje që ju shqetësonte prej kohësh. Kushtojini vëmendje shëndetit dhe regjimit ushqimor.

    Binjakët – Kurioziteti juaj do t’ju çojë drejt njohjeve të reja dhe bisedave frymëzuese me miqtë. Jeni në kërkim të emocioneve të forta, por mos harroni të mbani këmbët në tokë. Një lajm i mirë vjen nga larg.

    Gaforrja – Intuita juaj është mjaft e mprehtë sot, prandaj besojini ndjenjave tuaja kur merrni vendime. Fokusimi te shtëpia dhe njerëzit e dashur do t’ju sjellë qetësinë që ju mungon. Shmangni debatet e panevojshme në ambientin e punës.

    Luani – Do të jeni në qendër të vëmendjes dhe karizma juaj do të jetë e pakonkurrueshme në çdo ambient. Është momenti i duhur për të shprehur ndjenjat dhe për të forcuar lidhjet romantike. Mos e teproni me shpenzimet për gjëra sipërfaqësore.

    Virgjëresha – Detajet do të bëjnë diferencën sot, sidomos në projektet që kërkojnë përpjekje dhe saktësi maksimale. Mundohuni të mos jeni shumë kritikë ndaj vetes dhe të tjerëve rreth jush. Pak meditim do t’ju ndihmonte të rigjeni balancën tuaj.

    Peshorja – Harmonia në marrëdhënie është prioriteti juaj kryesor dhe sot do të dini si ta krijoni atë. Një mundësi e re bashkëpunimi mund të shfaqet në horizontin tuaj profesional. Shijoni bukurinë e gjërave të vogla gjatë pasdites.

    Akrepi – Pasioni dhe vendosmëria juaj do t’ju ndihmojnë të kapërceni çdo pengesë që mund t’ju dalë përpara. Jeni në një fazë transformimi të rëndësishëm që do t’ju rrisë personalisht dhe profesionalisht. Tregohuni të hapur për sugjerimet e partnerit.

    Shigjetari – Fryma e aventurës do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, duke ju nxitur të eksploroni territore të reja. Optimizmi juaj është ngjitës dhe do të tërheqë njerëz pozitivë rreth stilit tuaj të jetesës. Planifikoni një udhëtim të shkurtër për fundjavën.

    Bricjapi – Puna e palodhur e javës do të fillojë të japë frytet e para të shumëpritura sot. Jeni shumë të fokusuar te qëllimet tuaja, por mos lini pas dore nevojat emocionale. Një bisedë serioze do të ndriçojë një situatë të paqartë.

    Ujori – Kreativiteti juaj do të jetë në nivele të larta, duke ju sjellë ide inovative për të ardhmen. Miqësitë do të luajnë një rol kyç në disponimin tuaj pozitiv gjatë kësaj të shtune. Gjeni kohë për të ndjekur një pasion që e keni lënë pas dore.

    Peshqit – Frymëzimi artistik dhe ndjeshmëria juaj do t’ju bëjnë të ndiheni në harmoni me botën. Është kohë e mirë për t’u shëruar nga plagët e vjetra dhe për të falur. Ndiqni rrjedhën e ngjarjeve pa u munduar të kontrolloni çdo gjë.

  • Parandaloni rënien e flokëve me maskën me banane

    Parandaloni rënien e flokëve me maskën me banane

    Shumica e grave shpenzojnë shuma të majme parash për shampona, maska, balsamë e shumë produkte të tjera për mirëmbajtjen e flokëve.

    Por pavarësisht se shumë nga ne besojmë se produktet kozmetikore për flokë kanë efekt, e vërteta është se pothuajse të gjitha ato janë të mbushura me kemikalie dhe përbërës të tjerë që më shumë na dëmtojnë flokët se sa na përmirësojnë ato.

    Por a e keni ditur se ekziston një tretman natyral që përpos që përmirëson kualitetin e flokëve, i bën mirë lëkurës së kokës tuaj, parandalon edhe rënien e flokëve?

    Kjo maskë përbërës kryesor ka BANANEN.

    Me këtë maskë, ju përpos që do të parandaloni rënien e flokëve, do të stimuloni rritjen e tyre edhe do t’i ushqeni ato. Kjo maskë përmirëson shëndetin e flokëve, i bën ato të buta dhe plot shkëlqim.

    Mbi të gjitha, u jep flokëve shumë ushqyesë dhe vitamina që janë esencial për rritjen e flokëve, transmeton Klan Kosova.

    Ju duhet vetëm një banane dhe tri pika vaj bajamesh.

    Shtypeni bananen, shtoni vajin e bajameve dhe përzieni mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni këtë maskë në flokët tuaj dhe masazhojeni kokën.

    Mbështilleni kokën me peshqir dhe lëreni të qëndrojë kështu për gjysmë orë. Më pas, shpëlani flokët me ujë dhe shampon, si bëni zakonisht.

    Shënim: Maska me banane është e përshtatshme për të gjitha llojet e flokëve!

  • Sezoni i ballkonit: 7 gjëra që nuk duhet t’i mbani kurrë aty

    Sezoni i ballkonit: 7 gjëra që nuk duhet t’i mbani kurrë aty

    Ekspertët e sigurisë në shtëpi paralajmërojnë: disa gjëra që shumë njerëz i mbajnë në ballkon mund të shkaktojnë zjarr, dëmtime në ndërtesë ose të tërheqin insekte dhe brejtës

    Ballkoni shpesh shihet si një vazhdim i dhomës së ndenjës, por është e rëndësishme të dini se ai nuk është menduar si depo shtesë. Disa objekte që vendosen aty mund të paraqesin rrezik serioz për sigurinë, por edhe të prishin pamjen e hapësirës.

    Për shumë njerëz, ballkoni është një nga vendet më të dashura të shtëpisë – një oazë e vogël për kafen e mëngjesit, për ajër të freskët ose për t’u çlodhur pas një dite të lodhshme. Megjithatë, disa sende nuk duhet të qëndrojnë aty, sepse mund të krijojnë rrezik nga zjarri, të dëmtojnë strukturën e ndërtesës ose të tërheqin insekte dhe dëmtues të tjerë.

    Ekspertët e sigurisë në shtëpi theksojnë se disa objekte nuk duhet të përfundojnë kurrë në ballkon. Ja shtatë prej tyre që është më mirë t’i mbani diku tjetër, transmeton Telegrafi.

    1. Skarat elektrike

    Pjekja në skarë në ballkon mund të duket ide e këndshme, por shpesh nuk është zgjidhja më e mirë. Temperatura e lartë, tymi dhe rreziku i përhapjes së zjarrit e bëjnë skarën potencialisht të rrezikshme, sidomos në ndërtesat me shumë banesa. Në disa pallate, përdorimi i saj madje është i ndaluar pikërisht për shkak të rrezikut nga zjarri.

    2. Ngrohësit e jashtëm

    Ngrohësit për ambiente të hapura, nuk janë gjithmonë të përshtatshëm për ballkon. Nëse përmbysen, lagen nga shiu ose bien në kontakt me objekte të tjera, mund të shkaktojnë qark të shkurtër ose zjarr. Për më tepër, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj kushteve atmosferike i dëmton shpejt.

    3. Pajisjet e mëdha shtëpiake

    Disa njerëz vendosin në ballkon pajisje të vjetra ose rezervë, si rrobalarëse, tharëse rrobash apo frigoriferë. Por këto pajisje janë të rënda, zënë shumë hapësirë dhe nuk janë të projektuar për qëndrim në ambient të hapur. Lagështia dhe shiu mund të shkaktojnë ndryshk, myk dhe defekte në pjesët elektrike.

    4. Pajisjet me bateri litiumi

    Trotinetët elektrikë, bateritë e veglave ose pajisje të tjera me bateri litiumi nuk duhet të mbahen në ballkon. Nën rrezet e forta të diellit ato mund të mbinxehën, gjë që rrit rrezikun e zjarrit apo edhe të shpërthimit.

    5. Objektet prej qelqi

    Edhe pse duken të padëmshme, objektet prej qelqi mund të bëhen problem. Në diell ato mund të reflektojnë dritën dhe nxehtësinë, ndërsa kushtet e këqija të motit, si breshri ose ndryshimet e menjëhershme të temperaturës, mund t’i thyejnë. Nëse bien nga lartësia, mund të rrezikojnë njerëzit që kalojnë poshtë.

    6. Mbeturinat dhe qeset e plehrave

    Mbajtja e qeseve të plehrave në ballkon deri në ditën e largimit të mbeturinave mund të duket praktike, por shpesh tërheq insekte, brejtës dhe erëra të pakëndshme. Në disa ndërtesa kjo praktikë është e ndaluar, sepse dëmton higjienën dhe pamjen e ndërtesës.

    7. Bombolat e gazit ose karburantet

    Objektet që përmbajnë gazra ose lëngje të ndezshme, si bombolat e gazit apo petroleumi, janë veçanërisht të rrezikshme. Ekspozimi ndaj nxehtësisë ose diellit mund të rrisë presionin në rezervuar dhe të shkaktojë rrjedhje apo shpërthim.

    Përfundimi

    Përfundimi është i thjeshtë: ballkoni duhet të përdoret për atë për të cilin është menduar – për çlodhje, për bimë dhe për të shijuar ajrin e freskët.

    Në vend që ta ktheni në depo, mbajeni si një hapësirë të pastër, të rregullt dhe të sigurt, që çdo ditë t’ju ofrojë një moment të vogël qetësie larg ritmit të shpejtë të jetës.

  • Dëmet që i shkaktojnë kufjet

    Dëmet që i shkaktojnë kufjet

    Teknologjia është duke ecur përpara nga dita në ditë dhe ne duke qenë të varur nga ato i neglizhojmë efektet e dëmshme shëndetësore që vinë së bashku me teknologjinë.

    Kufjet janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë, duke shëtitur, duke përdorur telefonin në shtëpi, duke shkuar në shkollë, punë apo fakultet.

    Ato janë një nga objektet që kohët e fundit janë bërë të pandashme për secilin nga ne. Por, pavarësisht funksionalitetit dhe argëtimit që ofrojnë, shpesh diskutohet tema se a janë ato në gjendje të cenojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm.

    Por sipas otoringolaringologut Aziz Mustafa nuk ka një interval të caktuar të dëgjimit me kufje që mund të rezultojë i dëmshëm tek veshi i njeriut.

    Njerëzit që përdorin shumë kufje janë të prirur të ankohen për gumëzhima në vesh dhe dhimbje të mprehtë në pjesë të caktuara të veshit, efekte te cilat kane pasur edhe pasoja fatale tek njeriu.

    Ne anën tjetër përdorimi i kufjeve mund të bëhet një rrezik edhe në qytet sepse mund të çojë në mosdëgjimin e borive të makinave që sinjalizojnë një rrezik të afërt apo ne dekoncentrimin e personit.

    Aksidentet që ndodhin çdo ditë në mesin tonë, shpeshherë janë të lidhura me përdorimin e kufjeve derisa jemi duke lëvizur në komunikacion, e që në shumë raste përfundon me fatalitet, andaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm.