ATV

Category: Lifestyle

  • Një “sy gjumë” gjatë ditës ju bën më të lumtur

    Një “sy gjumë” gjatë ditës ju bën më të lumtur

    Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes të fjeturit për një kohë të shkurtë gjatë ditës dhe lumturisë.

    Ndonëse gjumi në përgjithësi sjell një sërë përfitimesh shëndetësore, duke filluar nga rritja e produktivitetit e deri te mbrojtja nga sëmundjet e zemrës, tani duket se lumturia është një nga përfitimet më të mira që i sjell gjumi.

    Profesori Richard Wiseman, nga Universiteti Hertfordshire, ka thënë: “Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se të fjeturit për më pak se 30 minuta gjatë ditës ju ndihmon të ndiheni më të përqendruar, të jeni më produktivë, më kreativë dhe tani studimet e reja e shtojnë faktin se gjumi i tillë ju bën edhe më të lumtur”.

    Në bazë të eksperimenteve me 1,000 pjesëmarrës, hulumtuesit kanë konstatuar se mbi 60% e atyre që bëjnë një sy gjumë gjatë ditës raportojnë për disponim më të mirë sesa ata që flenë më shumë.

  • Si të reagoni kur ju kap ngërçi gjatë notit

    Si të reagoni kur ju kap ngërçi gjatë notit

    Nëse gjatë notimit ju kap ngërçi në këmbë, është shumë me rëndësi që të qëndroni të përmbajtur dhe t’i kujtoni teknikat e vetëshpëtimit.

    Ngërçet në këmbë gjatë notimit ndodhin nga shtrirja dhe ftohja e muskujve. Kjo mund t’u ndodhë edhe notarëve më me përvojë, andaj është shumë me rëndësi që të dini se si të reagoni sa më parë.

    Teknika më e mirë e vetëshpëtimit në situatë të tillë është Ligji i Arkimedit. Ai thotë që trupi i zhytur në ujë është më i lehtë sa pesha e ujit të zhvendosur.

    Kjo teknikë ju mundëson që të qëndroni në sipërfaqe dhe të prisni ndihmën, transmeton Telegrafi. Merrni frymë thellë dhe qëndroni shtrirë në shpinë, qëndroni maksimalisht nën ujë, ndërsa vetëm fytyra të jetë mbi sipërfaqen e ujit.

    Me lëvizje të lehta rrethore të duarve dhe këmbëve pluskoni në ujë dhe filloni të lëvizni në drejtim të plazhit.

    Kini kujdes të merrni frymë thellë dhe t’ju jenë mushkëritë të mbushura me ajër, sepse ashtu krijoni notim plotësues. Derisa jeni duke pritur ndihmën, shtrijeni muskulin e rënë ngërç 10 – 15 sekonda derisa të lirohet. Pasi që t’ju kalojë duhet sa më parë të dilni na uji, sepse situata mund t’ju përsëritet.

  • Ekspozimi i foshnjave ndaj ekraneve para moshës 2 vjeç mund të shkaktojë dëmtime në tru

    Ekspozimi i foshnjave ndaj ekraneve para moshës 2 vjeç mund të shkaktojë dëmtime në tru

    Një numër në rritje studiuesish po shprehin shqetësime lidhur me përdorimin e ekraneve nga fëmijët shumë të vegjël. Një studim i fundit sugjeron se ekspozimi i shpeshtë ndaj ekraneve para moshës 2 vjeç mund të ndërhyjë në fazat kritike të zhvillimit të trurit.

    Gjatë këtyre viteve të para, truri i foshnjës zhvillohet me shpejtësi duke krijuar lidhje të rëndësishme që mbështesin gjuhën, përqendrimin dhe rregullimin emocional.

    Ekspertët besojnë se ekspozimi i tepërt dhe pasiv ndaj ekraneve mund të zvogëlojë ndërveprimet reale që janë thelbësore për foshnjat. Komunikimi, kontakti me sy, loja dhe eksplorimi fizik ndihmojnë në forcimin e rrjeteve nervore që ndikojnë në të mësuarit dhe sjelljen në të ardhmen.

  • Harrojeni fërkimin e lodhshëm: Ky produkt heq njollat dhe ndryshkun

    Harrojeni fërkimin e lodhshëm: Ky produkt heq njollat dhe ndryshkun

    Që ta pastroni sobën dhe ta bëni të shkëlqejë, mjafton të përdorni një ushqim nga kuzhina dhe do të mahniteni nga rezultati

    Një mjet ekonomik për pastrimin e sobës që ju shpëton nga fërkimi i lodhshëm është – keçapi. Nuk është sodë buke as uthull, kjo lëndë e lirë pastron sobën dhe largon ndryshkun pa mundim.

    Dihet se disa ushqime mund të ndihmojnë në pastrimin e shtëpisë. Soda e bukës është e shkëlqyer për sipërfaqe, ndërsa uji i gazuar mund të përdoret për zhbllokimin e gypave…

    Por, a e keni ditur se një ushqim që zakonisht konsumohet me patate të skuqura dhe pa të cilin nuk imagjinohet pica, pastron në mënyrë të shkëlqyer sobën? Dhe nuk është sodë buke as uthull.

    Bëhet fjalë për keçapin, i cili largon njollat nga soba si asnjë mjet tjetër. E habitshme, apo jo?

    Për ta pastruar sobën me keçap, mjafton të ndizni furrën dhe pllakat, të aplikoni keçapin dhe, pasi të zbutet pak, ta fërkoni.

    Mos u mundoni më me pastrimin e lavamanëve dhe sipërfaqeve të ndryshkura. Thjesht vendosni një shtresë të trashë keçapi mbi ndryshk dhe lëreni për 10 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të valuar dhe do të shihni se keçapi ka tretur papastërtinë dhe ndryshkun.

    Jemi të sigurt se rezultati përfundimtar do t’ju mahnitë.

  • ​Trendi viral që po shqetëson psikologët, si ndikon “AI Crying Food” te fëmijët

    ​Trendi viral që po shqetëson psikologët, si ndikon “AI Crying Food” te fëmijët

    Trendi “AI Crying Food”, ku krijohen video të ushqimeve që duken “të gjalla” dhe shprehin emocione njerëzore, kryesisht duke qarë, bërtitur ose duke u shfaqur të frikësuara, po bëhet gjithnjë e më viral në rrjetet sociale.

    Video të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të ushqimeve të ndryshme që u “bërtasin” njerëzve janë kudo në TikTok dhe Instagram. Ato tregojnë fruta, perime dhe sende shtëpiake të animuara me fytyra që u “flasin” përdoruesve dhe japin këshilla.

    Videot – të gjitha me kohëzgjatje rreth një minutë – kanë grumbulluar miliona pëlqime dhe shikime, vetëm një muaj pasi u shfaqën për herë të parë në platformën e mediave sociale.

    Për këto video të gjeneruara me inteligjencë artificiale, psikologia për fëmijë, Kristina Halilaj, thotë se ndikimi i tyre në psikologjinë e fëmijëve mund të jetë shumë i madh.

    Ajo thotë për KosovaPress, se edhe fëmijët më të vegjël se dy vjeç, të cilët po ekspozohen ndaj telefonit, konsumimi i këtyre përmbajtjeve më vonë mund të ndikojë në konfuzionin e tyre në dallimin mes reales dhe fantazisë.

    “Më mirë me thanë katër deri në shtatë vjet, këto informacione ndikojnë në ankth të braktisjes ose ankthi i ndarjes te fëmija. Marrë parasysh dredhëzën kur e sheh edhe e sheh duke bërtitur dhe qajtur, momentin që ndahet prej dredhëzës tjetër, ai e merr si ndjenjë edhe mundet të filloj të ketë fobi në të ushqyerin e dredhëzës, domethënë për me hangër dredhëzën, sepse ai mendon që ajo po ndjen, ajo ka sy dhe po e din çka po ndodh…. …

    Antropomorfizmi i dhunshëm, duke iu dhënë shpirt objekteve që janë pa shpirt dhe pa ndjenja, duke ju dhënë emocione të forta, fëmija përjeton si shok, edhe pse fillimisht duken si filma të animuar. Fëmija thjesht e kalon automatikisht një shok emocional dhe e lë fëmijën me ankth se çka ka ndodhë me dredhëzën, me pataten ose kur e sheh shpagetin duke u zi, edhe aty vala që del, taman traumatike për fëmijën, duke bërtitur ….. Edhe kur ato bërtasin: Mami ndihmë, kam frikë, çka po ndodh me ne? Ai automatikisht e percepton si ndjenjë të veten dhe fëmija mundet me mendu realisht që çka po ndodh me mua, a ka me pas edhe unë një ndarje me prind të mi, në këtë formë e kështu me radhë”, u shpreh ajo.

    Ekspozimi i fëmijëve ndaj këtyre përmbajtjeve mund të ndikojë edhe në çrregullime të lehta në të ngrënë, ku sipas psikologes ndikojnë edhe në mënyrën se si disa fëmijë i përjetojnë më ndjeshëm situatat reale.

    “Prej tetë deri në dymbëdhjetë vjet, fëmija mundet me e ditë çfarë po ndodh, mundet me e kuptu çfarë është inteligjenca artificiale, por në këtë moshë fëmija ka empati shumë aktive dhe e ndjen që diçka sapo vdiq realisht, në një video, unë po e ha atë. Edhe kur e merr që po e hanë, mundet të filloj të mendoj që mos po ndjen dhe me i klasifiku ushqimet që ky i ka përjetu më shumë në video, qoftë dredhëza, qoftë patatet, qoftë banania, qoftë diçka që ai e ka përjetu më shumë, më thellë, sidomos këta që janë para shtatë vjeç mundën me pas fobi dhe me pas çrregullime të lehta në të ngrënë……

    Ndërsa prej trembëdhjetë deri pesëmbëdhjetë vjeç mundet me pas destabilizim….. Te disa fëmijë mundet me ndiku që edhe ndjenjat reale madje mos m’i përjetu shumë, edhe disa fëmijë tjerë që janë më empatik, pas moshës trembëdhjetë deri pesëmbëdhjetë vjeç, këto mundet me i rritë hiperndjeshmëria, munden të jenë shumë më të ndjeshëm edhe në situata të tjera”, tha Halilaj.

    Ndërkaq, ajo përmend edhe shenjat që prindërit mund t’i vërejnë kur këto përmbajtje ndikojnë te fëmijët.

    “Fëmija në këtë moshë, prej katër vjeç e tutje, zakonisht nënat po i çojnë edhe në kopsht dhe e kalojnë këtë fazën e ankthit të ndarjes, kur ndahet me nënën. Por nëse për një kohë i paraqitet prapë, ose rikthehet ankthi, nëna kur do me dalë ose frika që nëna po shkon dikun, mundet me ditë që diçka nuk është duke shkuar në rregull, sepse duhet me gjet arsyen pse po i ndodh kjo. Ose në momentin kur e selekton një ushqim, thotë jo këtë nuk e ha më, nëse ka hangër ma herët dhe nuk e ha më, nëse e sheh brokolin që e ka hangër edhe u ushqy shëndetshëm me ta dhe kur vendos mos me hëngër atë, ne duhet me ditë rrethanat dhe faktorët pse nuk po e hanë fëmija më”, tha ajo.

    Psikologia këshillon prindërit që të kujdesën se çfarë po shikojnë fëmijët, sepse ndonjëherë edhe në mënyrë të pavetëdijshme, fëmijët mund t’i shohin ato video për të cilat ndoshta as prindërit nuk janë në dijeni që po ndodh diçka e tillë.

    “E prindërit çka duhet me bërë është që gjithmonë bashkëpunim me fëmijën duhet me pa çka po i jep fëmijës me shiku, pavarësisht që momentin kur e sheh në reels, fëmija deshi apo nuk deshi, ka me dalë diçka që nuk është e përshtatshme, por momentin që na e fokusojmë në YouTube një film të animuar dhe ai e sheh që është për një orë ose njëzet minuta, momentin që ia jep fëmijës e dinë saktë se brenda atyre njëzet minuta çka ka me pa.

    Por kur në momentin ia japim fëmijës telefonin dhe na nuk jemi në dijeni çka po vazhdon, atëherë normal që duhet me u kanë të shqetësuar prindërit, sepse në mënyrë të pavetëdijshme, ndoshta prindi as nuk është i informuar për këtë pjesën se çka po ndodh ose çka janë këto dhe nëse i ka pa ato sekonda, ajo veç e ka tejkalu vetë”, tha Halilaj.

    E në fund, Halilaj thekson dëmin e madh që mund të kenë fëmijët gjatë jetës pas konsumimit të videove të shkurta në përgjithësi, e sidomos të atyre që kanë edhe përmbajtje të Inteligjencës Artificiale.

    “Këto nuk janë filma të animuar që mund ta ndihmojnë fëmijën, sepse janë shumë të shkurta dhe fëmijëve ju krijon një shok emocional…… Reels-at tek zhvillimi kognitiv i fëmijëve ndikojnë domethënë në mosrealizimin e emocioneve, me i shpreh emocionet, sepse ato janë shumë të shkurtra edhe aspekti kognitiv, truni e percepton senet shumë shkurtër dhe çdo informacion që don me marrë fëmija do t’i marrë krejt shkurt. Edhe nëse ne duam të bëjmë një lojë, ai nuk mundet me mbërri me kry një lojë deri në fund, sepse është mësuar për një sekuencë të shkurt me përjetu kënaqësinë ose me marrë informacionin….. Truri i njeriut zhvillohet goxha shumë deri në moshën dyvjeçare dhe prej dyvjeçare nëse me reels-a stagnon edhe fillon mos me kuptu realitetin domethënë me lojë, me socializim, me komunikim me nënën, me ndërveprim social, përpos shikimit të reels-ave, e kufizon shumë trurin, domethënë munden me fol me vonesë, munden me pas probleme në socializim, munden me pas probleme kognitive më vonë, që ndoshta më pas edhe me mendu që ka edhe probleme neurozhvillimore”, tha ajo.

    Përmbajtjet e krijuara me inteligjencë artificiale po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në rrjetet sociale dhe shpesh arrijnë miliona shikime brenda një kohe të shkurtër.

    Trende të tilla karakterizohen nga video shumë të shkurtra dhe me elemente të forta emocionale, të cilat janë të dizajnuara për të tërhequr menjëherë vëmendjen e shikuesit. /KP/

  • Burrave iu duhet më shumë kohë për ta kaluar ndarjen!

    Burrave iu duhet më shumë kohë për ta kaluar ndarjen!

    Nëse je edhe ti ndonjë nga ata që mbyllen në shtëpi për të parë ndonjë film romantik dhe nuk pushon së qari, ku lidhja në film përfundon, mos mendo se je i vetmi. Edhe burrat qajnë dhe mbi të gjitha, kanë nevojë për më tepër kohë për ta kaluar një ndarje.

    Sipas një studimi antropologjik të bërë në Universitetin e Binghamtonit, femrat vuajnë më shumë pas një ndarjeje, por e marrin veten më shpejt se sa meshkujt.

    Ndërsa meshkujt, edhe pse e vazhdojnë jetën sikur asgjë të mos ketë ndodhur, e vrasin më shumë mendjen pas ndarjes dhe duan më shumë kohë ta marrin veten. Për ta është më e vështirë të rinisin një marrëdhënie tjetër.

  • Cilat ushqimet duhet t’i shmangni pas moshës 50-vjeçare?

    Cilat ushqimet duhet t’i shmangni pas moshës 50-vjeçare?

    Me hyrjen në të pesëdhjetat, trupi kalon shumë ndryshime, prandaj ushqimi bëhet edhe më i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit dhe energjisë. Zgjedhja e ushqimeve të duhura ndihmon në ruajtjen e shëndetit, ndërsa disa ushqime mund të rrisin rrezikun për probleme të ndryshme shëndetësore.

    Së pari, ushqimet e skuqura janë ndër ato që duhet të kufizohen. Këto ushqime mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e zemrës, të rrisin yndyrnat në gjak dhe të kontribuojnë në procese inflamatore në trup. Në vend të tyre rekomandohet që ushqimi të përgatitet duke u zier, pjekur ose në avull, shkruan Daily Mail.

    Gjithashtu, pijet e ëmbëlsuara janë burim i madh i sheqerit të shtuar. Konsumimi i shpeshtë i tyre mund të çojë në shtim të peshës trupore, por edhe në rritjen e rrezikut për sëmundje kronike. Zgjedhje shumë më e mirë është uji, lëngjet natyrale pa sheqer të shtuar ose çajrat pa sheqer.

    Kripa e tepërt në ushqim është një tjetër problem i zakonshëm në ushqyerje. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se burimi kryesor i kripës është ajo që ne i shtojmë ushqimit, në fakt ajo gjendet më së shumti në ushqimet e përpunuara si mishi i përpunuar dhe ushqimet e gatshme. Konsumimi i tepërt i kripës mund të çojë në tension të lartë të gjakut dhe komplikime të tjera shëndetësore.

    Buka e bardhë dhe karbohidratet e rafinuara gjithashtu nuk janë zgjedhja më e mirë. Ato rrisin shpejt nivelin e sheqerit në gjak dhe nuk japin ndjenjë ngopjeje për një kohë të gjatë. Prandaj, është më mirë të zgjidhen produktet integrale, të cilat përmbajnë më shumë fibra dhe ndihmojnë në ruajtjen e energjisë më të qëndrueshme gjatë ditës.

    Në fund, alkooli duhet të konsumohet me kujdes. Me kalimin e moshës, trupi e përpunon më ngadalë, prandaj efektet e tij mund të jenë më të forta dhe të zgjasin më shumë. Konsumimi i tepërt mund të ndikojë negativisht në shëndetin e përgjithshëm, përfshirë kockat dhe trurin.

  • Nga sot fillon stina e pranverës

    Nga sot fillon stina e pranverës

    Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian.

    Dita e parë e pranverës njohët si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, ku nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kalojnë 12 orë.

    Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur fillon stina e verës. Sipas fenologjisë pranvera fillon me lulëzimin e disa llojeve të bimëve pranverore, specifike këto për vende të ndryshme.

    Me fillimin astronomik të verës më 21 qershor pranvera përfundon gjithnjë në të njëjtën ditë.

    Gjithashtu, data 21 mars lidhet gjithmonë me ekuinoksin që u përcaktua në Këshillin e Nices në vitin 325 për të përllogaritur Pashkët e krishtera. Ai ishte çasti që u zhvilluan edhe sistemimet e fundit në kalendarin gregorian, që përdorim edhe sot.

    Por këto rregullime nuk ishin perfekte. Kalendari përllogarit 365 ditë për një vit, rreth një çerek dite më pak nga sa i duhen Tokës për të kompletuar xhiron rreth Diellit (365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 49 sekonda). Kjo do të thotë që mbledhim vonesa për tre vite dhe rekuperojmë gjithçka duke shtuar një ditë çdo katër vite.

  • Harrojini pecetat e lagura: Shtëpia pa pluhur për ditë të tëra me këtë zgjidhje të thjeshtë

    Harrojini pecetat e lagura: Shtëpia pa pluhur për ditë të tëra me këtë zgjidhje të thjeshtë

    Pecetat e lagura shpesh vetëm e përkeqësojnë situatën duke tërhequr pluhur të ri. Një përzierje e thjeshtë me zbutës rrobash krijon efekt antistatik që mban sipërfaqet të pastra për më gjatë

    Pecetat e lagura zbrazin portofolin, ndërsa papastërtia rikthehet shumë shpejt. Me një zgjidhje të thjeshtë mund ta mbani shtëpinë të pastër për më gjatë.

    Fshirja e sipërfaqeve shpesh nuk jep rezultat, sepse pecetat e lagura lënë një shtresë ngjitëse që tërheq pluhur të ri. Produktet e shtrenjta për pastrim shpesh janë të panevojshme.

    Pecetat krijojnë një film që vepron si magnet për pluhurin, ndaj mobiliet duken sërish të papastra që të nesërmen. Problemi kryesor është elektriciteti statik, jo vetëm papastërtia.

    Fshirja e zakonshme nuk mjafton, sepse nuk neutralizon sipërfaqen. Që pluhuri të mos ngjitet, duhet të eliminohet ngarkesa statike.

    Pse fshirja e pluhurit me zbutës rrobash jep rezultate më të mira?

    Zbutësi krijon një shtresë antistatike që largon grimcat nga ajri. Sipërfaqja mbetet e lëmuar dhe e pastër për disa ditë.

    Arsyeja “shkencore” pas rafteve me pluhur

    Ajri i thatë nga ngrohja shkakton elektricitet statik, i cili tërheq pluhurin. Prandaj, edhe pas pastrimit, pluhuri rikthehet shpejt.

    Zgjidhja është e thjeshtë: zbutësi i rrobave neutralizon këtë efekt dhe vepron si mbrojtje kundër pluhurit.

    Pecetat pastrojnë përkohësisht, ndërsa zbutësi mban sipërfaqet më gjatë të pastra dhe me shkëlqim.

    Sprej natyral antistatik për shtëpinë

    Përzieni 1 kapak zbutës me 1 litër ujë. Mos e teproni, që të mos krijohen njolla.

    Vendoseni në një shishe me spërkatës dhe përziejeni mirë. Do të merrni një zgjidhje të lirë dhe efektive.

    Mos e spërkatni direkt mbi mobilie. Lagni lehtë një leckë mikrofibre dhe pastroni sipërfaqet.

    E vërteta për pecetat e lagura: Elektronika qëndron më e pastër

    Televizorët dhe monitorët grumbullojnë më shumë pluhur për shkak të elektricitetit statik.

    Kjo përzierje funksionon edhe për plastikë dhe xham, duke pastruar shpejt dhe pa gjurmë.

    Pastrimi bëhet më i thjeshtë dhe rezultati shihet menjëherë.

    Mirëmbajtja e shtëpisë nuk kërkon shpenzime të mëdha. Me këtë metodë të thjeshtë, hapësira mbetet e pastër për më gjatë.

  • Fatura e gazit po ju rritet pa arsye? Ky detaj i fshehur në shporet po ju kushton para çdo ditë

    Fatura e gazit po ju rritet pa arsye? Ky detaj i fshehur në shporet po ju kushton para çdo ditë

    Gatuani njësoj, por paguani më shumë? Shkaku mund të jetë një problem i vogël që shumica e njerëzve e injorojnë – dhe që zgjidhet për pak minuta

    Diçka nuk po funksionon si duhet, por nuk mund ta kuptoni saktësisht se çfarë. Gatuani njësoj si më parë, nuk ndryshoni zakonet, nuk qëndroni më gjatë pranë shporet se zakonisht, ndërsa fatura e gazit rritet ngadalë, por me siguri. Në një moment, madje ndaloni edhe së vëni në dyshim, pranoni se gjithçka është shtrenjtuar dhe se nuk ka shumë hapësirë për kontroll.

    Por e vërteta shpesh është shumë më e thjeshtë.

    Ekziston një detaj i vogël që shumica e njerëzve e injorojnë plotësisht, e që ndikon drejtpërdrejt në sasinë e gazit që konsumoni çdo ditë. Dhe jo, nuk bëhet fjalë për ndonjë defekt që kërkon mjeshtër, as për diçka që do t’ju kushtojë.

    Flaka e dobët nuk është vetëm bezdisëse, por edhe më e kushtueshme nga sa mendoni
    Kur djegësi nuk punon si duhet, flaka nuk është më e qëndrueshme. Ajo bëhet e dobët, e shpërndarë ose e pabarabartë, dhe në këtë rast gazi nuk digjet siç duhet.

    Në praktikë kjo do të thotë një gjë: shpenzoni më shumë, ndërsa përfitoni më pak.

    Ushqimi gatuhet më ngadalë, pllaka e shporet qëndron e ndezur më gjatë se sa duhet dhe çdo vakt, pa e vënë re, ju kushton më shumë se më parë. Ajo që duket si një detaj i vogël në përditshmëri, në fund të muajit bën diferencë.

    Shumë do të mendojnë se problemi qëndron te vetë shporeti ose te vjetërsia e tij, por në shumicën e rasteve shkaku është shumë më i thjeshtë: vrima e gazit e bllokuar ose vrimat e djegësit të ndotura.

    Truku me gjilpërë që e zgjidh problemin për disa minuta
    Zgjidhja nuk kërkon produkte të veçanta dhe as shumë kohë.

    Mjafton një gjilpërë e zakonshme ose një kunj i hollë.

    Duhet të hiqni me kujdes djegësin, të gjeni vrimën e vogël nga del gazi dhe ta pastroni butësisht. Nëse vëreni se edhe vetë djegësit janë të bllokuar, mund t’i pastroni edhe vrimat e tyre.

    I vetmi rregull që nuk duhet anashkaluar është që të gjitha pjesët të jenë plotësisht të thata para se t’i vendosni sërish në vend. Kjo është e gjitha.

    Pa shpenzime shtesë, pa kimikate dhe pa thirrur mjeshtër, ndërsa ndryshimi në funksionimin e shporet shpesh vërehet që në ndezjen e parë.