ATV

Category: Lajme

  • Nagavci e fajëson opozitën, pret që Gjykata të vendos në favor të kërkesës së tyre

    Nagavci e fajëson opozitën, pret që Gjykata të vendos në favor të kërkesës së tyre

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se tendenca e dy partive më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK është ta dërgojë vendin në zgjedhje.

    Pas dështimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, Nagavci para gazetarëve ka thënë se qasja e këtyre partive opozitare dëshmon qëllimin për ta pamundësuar zgjedhjen e presidentit.

    “Qasja e tyre vetëm e dëshmon edhe një herë tendencën e këtyre partive që të pamundësojnë zgjedhjen e presidentit dhe të dërgojnë vendin në zgjedhje. Ne i bëmë të gjitha përpjekjet tona, deputetët nuk ishin këtu përkundër obligimit. Nuk kishim asnjë njoftim nga ta, por me vetëdije nuk morën pjesë në votim për presidentin”, ka thënë ajo.

    Ajo më tej ka përmendur, siç e ka quajtur, gatishmërinë e Vetëvendosjes që të japë nënshkrimet për kandidatë që mund të vijnë nga partitë opozitare.

    “Ishim të gjithë dëshmitarë se deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancën e ftuar dhe nuk dhanë asnjë nënshkrim apo propozim në lidhje me një president konsensual. LVV-ja ka qenë e gatshme të mbështesë, gjegjësisht të japë nënshkrimet për kandidatët që mund të vinin nga LDK-ja apo PDK-ja, përtej kësaj paraprakisht pamë edhe seancën ku proceduam ndryshimet amendamentuese për Kushtetutën në mënyrë që presidenti të mund të zgjidhej me votat direkt nga populli. Jemi në një situatë ku si VV e kemi bërë të qartë se mund të ofrojmë nënshkrimet tona”, ka theksuar ajo.

    Sa i përket kërkesës që i bënë Gjykatës Kushtetuese që ta pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit për shkak të mospjesëmarrjes në votim të deputetëve nga opozita, Nagavci ka thënë se beson se përgjigja do të jetë në favor të kërkesës së tyre.

    “Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese që tani, do të kërkojmë nga gjykata që të marrë masa dhe të shqyrtohet me prioritet kjo kërkesë e jona sepse besojmë që deputetët që nuk kanë marrë pjesë në votim e që e kanë pamundësuar kuorumin, kanë bërë shkelje kushtetuese. Besojmë që përgjigja të jetë në favor të kërkesës sonë”, ka deklaruar ajo./Koha.net

  • Haxhiu i kërkon Gjykatës Kushtetuese ta pezullojë afatin për zgjedhjen e presidentit

    Haxhiu i kërkon Gjykatës Kushtetuese ta pezullojë afatin për zgjedhjen e presidentit

    Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas dështimit të seancës për zgjedhjen e presidentit.

    Njoftimi i plotë:

    Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.

    Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu.

  • Ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit – nuk ka kuorum

    Ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit – nuk ka kuorum

    Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit.

    66 deputetë ishin prezentë në këtë seancë.

    “Nuk ka kuorum, unë iu bëra thirrja deputetëve që të marrin pjesë”, tha Haxhiu.

    80 deputetë duhet të jenë në sallë për të nisur votimin e raundit të parë.

  • Seanca për Presidentin, veç deputetët e VV’së dhe aleatëve të saj në sallë, sillen kutitë e votimit

    Seanca për Presidentin, veç deputetët e VV’së dhe aleatëve të saj në sallë, sillen kutitë e votimit

    Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun si kandidatë për President.

    Në seancën e Kuvendit janë sjellë kutitë e votimit

    Opozita nuk është duke marrë pjesë në seancë, duke kundërshtuar zgjedhjen e një Presidenti partiak.

  • Nis seanca për Presidentin – Konjufca përballë Kollçakut

    Nis seanca për Presidentin – Konjufca përballë Kollçakut

    Ka nisur seanca për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.Në sallë janë të pranishëm vetëm 64 deputetë, kurse mungojnë 56.

    Dy kandidatë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje tashmë janë të nominuar për këtë pozitë.

    Glauk Konjufca dhe Fatmire Kolllçaku janë dy emrat e propozuara nga ky subjekt politik për postin e të parit të shtetit.

  • Hoti kritikon Osmanin: Tentoi të ndryshojë rregullat e lojës brenda natës

    Hoti kritikon Osmanin: Tentoi të ndryshojë rregullat e lojës brenda natës

    Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me procedimin e amendamenteve kushtetuese në ditën e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit.

    Hoti ka thënë se, kur u pa se Osmani nuk mund të vazhdojë më në atë post, ajo vendosi të “sfidojë institucionet” duke proceduar amendamente që, sipas tij, janë në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendi i Kosovës.

    “Një përpjekje dëshpëruese dhe komike për të ndryshuar rregullat e lojës brenda orësh, vetëm për interesa personale. Kjo nuk është reformë kushtetuese. Kjo është marrëzi politike”, ka shkruar Hoti.

    Ai ka shtuar se, sipas tij, nëse Osmani do të ishte kandiduar nga “shefi i saj”, atëherë askush nga ta nuk do ta kishte problem faktin që presidenti nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

    Në reagimin e tij, Hoti theksoi se problemi nuk qëndron te mënyra e zgjedhjes së presidentit, por te mentaliteti politik që, sipas tij, pushtetin e trajton si pronë personale.

  • Abdixhiku: Seanca për President do jetë mono-partiake – Po futemi drejt një procesi të ri zgjedhor

    Abdixhiku: Seanca për President do jetë mono-partiake – Po futemi drejt një procesi të ri zgjedhor

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhku, ka thënë se Kosova po futet në procesin e ri zgjedhor.

    Ai tha se seanca e radhës është mono-partiake, dy kundër kandidatë me librezë partiake.

    “Kosova po futet drejt një procesi të ri zgjedhor, në ora 12 të natës LDK pret nisjen e shpërndarjes së Kuvendit dhe LDK pret pastaj caktimin e datës së zgjedhjev”.

    “Seancën e tashmë e konsiderojmë mono-partiake, sepse ka dy kundërkandidatë me librezë partiake. Kështu nuk arrihet me uniteti”, ka thënë ai.

  • Deputetët e PDK-së nuk marrin pjesë në seancën ku votohet Konjufca e Kollçaku

    Deputetët e PDK-së nuk marrin pjesë në seancën ku votohet Konjufca e Kollçaku

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë lëshuar ambientet e Kuvendit të Kosovës për seancën për presidentin.

    Në seancën që pritet ta mbahet në ora 22:00, pritet të hidhet në votim çështja e Presidentit.

    Sipas kushtetutës, duhet dy kandidatë, Lëvizja Vetëvendosje i ka mbledhur nënshkrimet.

    Kështu, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku janë kandidatët.

    Për zgjedhën e Presidentit janë tre raunde, në raundin e fundit duhen 61 vota, por 80 deputetë duhet të jenë në sallë.

    Afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit është sonte në ora 24:00.

  • Fatmire Kollçaku, kandidatja e dytë për Presidente

    Fatmire Kollçaku, kandidatja e dytë për Presidente

    Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmir Kollçaku është kandidatja e dytë për Presidente të vendit.

    Është deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ai i cili në profilin e tij në Facebook ka publikuar dokumentin që vërteton një gjë të tillë.

    “A votohet për Presidente Fatmire Kollçaku?”- ka shkruar Mustafa.

  • “Deri më tani s’kemi asnjë informacion për kandidatin e dytë”, thotë Rrustemi i VV-së

    “Deri më tani s’kemi asnjë informacion për kandidatin e dytë”, thotë Rrustemi i VV-së

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka folur në hollin e Kuvendit të Kosovës lidhur me seancën e dytë, e thirrur rreth çështjes së Presidentit, pas seancës për amendamentet kushtetuese që dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.

    Rrustemi ka theksuar se deri më tani nuk ka informacion për një kandidat të dytë, pos Glauk Konjufcës të propozuar nga LVV-ja.

    “Deri më tani nuk kemi asnjë informacion për kandidatin e dytë, ne kemi një kandidat i cili i ka plotësuar kushtet dhe kriteret procedurale dhe kushtetuese, mbështetur nga 30 nënshkrime. Procedura nuk mund të fillojë pa pasur së paku dy kandidatë”.

    “Unë personalisht e kam nënshkruar kandidaturën e Konjufcës, por ne e kemi thënë vazhdimisht dhe i kemi ftuar deputetët e opozitës për të propozuar kandidatin e dytë”, deklaroi ai.