ATV

Category: Lajme

  • Seanca e jashtëzakonshme për amendamentet e Presidentes u thirr me nënshkrime të deputetëve të pushtetit( dokumentet)

    Seanca e jashtëzakonshme për amendamentet e Presidentes u thirr me nënshkrime të deputetëve të pushtetit( dokumentet)

    Janë nënshkrues vetëm deputetët e LVV-së për seancën e jashtëzakonshme të thirrur për orën 20:00, për amendamentet e Presidentes, që presidenti i vendit të zgjedhet nga populli.

    Askush nga partitë e tjera nuk është nënshkrues për këtë seancë të jashtëzakonshme.

    Foto nënshkrimet e deputetëve të LVV-së:

  • “Nata s’ka bereqet”, Abdixhiku: LDK i mbështet dhe voton ndryshimet kushtetuese që Presidenti të zgjidhet nga populli

    “Nata s’ka bereqet”, Abdixhiku: LDK i mbështet dhe voton ndryshimet kushtetuese që Presidenti të zgjidhet nga populli

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë në seancën e jashtëzakonshme se LDK i voton amendamentet për ndryshimet kushtetuese, që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli.

    Ai ka thënë se LDK në vitin 2011 ka qenë një nga përpiluesit e këtyre ndryshimeve dhe i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese.

    Tutje, ka thënë se pos 2/3 e votave të shqiptarëve duhen aq edhe nga pakicat.

    Por, ai tha se LDK i mbështet këto ndryshime.

    “LDK i mbështet dhe i voton ndryshimet kushtetuese. Këto amendamente kushtetuese janë hartu nga LDK edhe në vitin 2011, në atë vit këto amendamente janë dërgu në Gjykatë Kushtetuese sepse janë bindje ideologjike që rrjedhin nga presidenti historik Ibrahim Rugova, presidenti duhet të zgjedhet nga populli”.

    “Përveç që duhen 2/3 të shqiptarëve, duhen dhe 2/3 të pakicave dhe çështja e dytë, në ato amendamente thonë se këto hyjnë në fuqi 6 muaj pasi të votohen në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.

  • Hamza: Ne kemi pritur që sonte te zgjedhim presidentin e ri, jo të sfidohemi me një seancë të tillë

    Hamza: Ne kemi pritur që sonte te zgjedhim presidentin e ri, jo të sfidohemi me një seancë të tillë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK ka qenë gjithmonë e hapur për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.

    Megjithatë, ai ka theksuar se nuk mund të diskutohet për këtë çështje dy orë para skadimit të mandatit të presidentes aktuale.

    “Ne nuk mund të flasim sonte për këtë çështje. Kemi pritur që sonte të zgjedhim presidentin, por sfidohemi me një seancë të tillë për amendamentin e Kushtetutës. Në parim jemi për, por kjo kërkon trajtim”, ka thënë Hamza.

  • Tensione në parlamentin shqiptar, Balla i kërkon ndjesë Vokshit për deklaratën, demokrati Balliu përplaset fizikisht me të

    Tensione në parlamentin shqiptar, Balla i kërkon ndjesë Vokshit për deklaratën, demokrati Balliu përplaset fizikisht me të

    Seanca plenare ka rinisur me tensione të ashpra, kjo pas deklaratës së Taulant Ballës, i cili më pas deklaroi se numri 0900 që u tha nga ai u keqinterpretua nga demokratët.

    Demokratët më pas, përkatësisht në fillim Klevis Balliu, ka sulmuar fizikisht Taulant Ballën, e më pas u përfshi edhe Gazment Bardhi e demokratët e tjerë.

    Balla i kërkoi falje deputetes Albana Vokshi, nëse ajo është ndjerë e fyer, teksa shtoi se ai numër i përket BE-së.

    “Kjo situatë nuk ka të bëjë fare, nuk ka lidhje me fyerje. Ka të bëjë me një numër telefonik që përdoret për të marrë informacion në Bashkimin Europian. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndjehet e fyer i kërkoj ndjësë, por isha duke folur për reformën në BE. Ja ku e keni numrin me 0900. Ti nuk njeh as din as iman, as familje, sigurisht unë edhe për dëmtimin. Kërkoj ndërprerjen e seancës deri në qetësimin e situatës”, tha Balla, ndërsa opozita po fliste me tone të ashpra rreth tij./TCH

    Video:

  • Kërkesa për ndryshime kushtetuese për Presidentin, Zemaj: E vonshme

    Kërkesa për ndryshime kushtetuese për Presidentin, Zemaj: E vonshme

    Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur para seancës e cila u thirr në mbrëmje rreth ndryshimeve kushtetuese sa i përket zgjedhjes së Presidentit.

    Ai e ka cilësuar si të vonshme kërkesën për këto ndryshime.

    “Kërkesa për ndryshime është e vonshme, këto ndryshime që kanë kaluar edhe nëpër filltrat e Gjykatës Kushtetuese kanë një kohë të gjatë”, deklaroi Zemaj.

  • Rashiq para seancës: Nuk besoj se Lista Serbe është e gatshme për veprime konstruktive

    Rashiq para seancës: Nuk besoj se Lista Serbe është e gatshme për veprime konstruktive

    Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, ka folur para mediave para nisjes së seancës për votimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nga populli.

    Ai u pyet nga gazetarët nëse beson se Lista Serbe do t’i votojë këto ndryshime.

    Rashiq deklaroi se nuk beson se Lista Serbe do ta bëntë një gjë të tillë.

    “Unë nuk besoj që Lista Serbe është e gatshme që të bëjë çfarëdo veprimi i cili është konstruktiv”,deklaroi Rashiq para mediave.

    Ndër të tjera, ai deklaroi se si ministër nuk ka rol kyç në zgjedhjen e Presidentit.

  • Agim Bahtiri: Vendi s’do të shkojë në zgjedhje, qytetarëve duhet t’u jepet e drejta për ta zgjedhur Presidentin

    Agim Bahtiri: Vendi s’do të shkojë në zgjedhje, qytetarëve duhet t’u jepet e drejta për ta zgjedhur Presidentin

    Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, thotë se “opozitës nuk do i realizohen planet” dhe sipas tij vendi nuk do të shkojë në zgjedhje.

    Ai në një postim në FB ka shkruar:

    Opozita ka planifikuar të festojë Vitin e Ri Kinez, por planet nuk do t’iu realizohen. Vendi nuk do të shkojë në zgjedhje dhe qytetarëve duhet t’u jepet e drejta që të votojnë për Presidentin ose Presidenten e Kosovës.

  • Mustafa: Ku ishte VV që 5 vjet që nuk i bënte ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit direkt nga populli

    Mustafa: Ku ishte VV që 5 vjet që nuk i bënte ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit direkt nga populli

    Komisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet kushtetuese për presidentin të propozuara nga Vjosa Osmani, të cilat synojnë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

    Për këtë ka reaguar Besian Mustafa, deputet i LDK-së, i cili ka pyetur se ku ka qenë VV që 5 vjet për të bërë këto ndryshime kushtetuese.

    “Sa shumë po e dojnë VV-ja sonte Gjykatën Kushtetuese Po, pajtohem, le të zgjidhet Presidenti direkt nga populli, qysh kemi thënë edhe në 2010-11 kur është diskutuar kjo çështje. Por ku ishte VV qe 5 vjet pushtet? Pse KURRË nuk e hapën këtë diskutim deri sonte?”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

  • Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amandamentet e Presidentes

    Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amandamentet e Presidentes

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amandamentet për zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit.

    Në uebfaqen e Kuvendit është konfirmuar se seanca e jashtëzakonshme plenare është planifikuar të nisë në orën 20:00, ndonëse seanca nuk ka nisur akoma.

    Detajet:

  • Seanca për ndryshime kushtetuese në ditën kur duhet të zgjedhet Presidenti, Hamza: Jo në 2-3 orët e fundit të afatit kjo temë

    Seanca për ndryshime kushtetuese në ditën kur duhet të zgjedhet Presidenti, Hamza: Jo në 2-3 orët e fundit të afatit kjo temë

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar sonte në seancë lidhur me amandamentet për zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit.

    Kjo s’po i duket në rregull kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, sidomos sepse për disa orë i skadon mandati presidentes aktuale, Vjosa Osmani, dhe se po flitet për një temë kaq të rëndësishme siç janë ndryshimet kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

    “Para 15 minutash e ftuan seancën. Kjo i bie që për tema kaq të rëndësishme, për ndryshime kushtetuese, edhe pse PDK vazhdimisht ka qenë e hapur që presidenti ka mundësi të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë. Jo në 2–3 orët e fundit, jo për një temë kaq të rëndësishme”, ka deklaruar Hamza.