ATV

Category: Lajme

  • Koci për Kurtin: Sa më herët të largohet nga pushteti, aq më mirë për të gjithë ne

    Koci për Kurtin: Sa më herët të largohet nga pushteti, aq më mirë për të gjithë ne

    Avokati Arianit Koci ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurtin. Ai ka thënë se sa më herët të largohet nga pushteti, aq më mirë për të gjithë ne dhe më mirë për Kosovën.

    Koci këto komente i bëri menjëherë pasi presidentja Vjosa Osmani shpalli dekretin për shpërndarjen e kuvendit.

    Postimi i plotë i Kocit:

    E kam votu për ndryshim.

    Klasa e vjetër politike – e paaftë, e padijshme dhe e korruptuar, duhej zëvendësuar.

    Premtoi shumë.

    Sot mbeten vetëm fjalët. Rezultatet mungojnë. Qeverisja është bërë destruktive.

    Asnjë projekt serioz. Asnjë reformë. Asnjë premtim thelbësor i realizuar.

    Problemi nuk është vetëm drejtimi politik që ka zgjedhur. Problemi është mungesa e kapacitetit për të ndërtuar dhe udhëhequr një ekip; mungesa e dijes.

    Albin Kurti nuk e ka kapacitetin e liderit që e bashkon shoqërinë. Përkundrazi, e ka stimulu, qëllimisht, inatin dhe animozitetin në shoqëri.

    Kurrë nuk kemi qenë më të ndarë.

    Prej fitoreve të njëpasnjëshme deri te rreziku i shkatërrimit i sistemit politik, e posaçërisht ekonomisë – kjo është rruga ku po e çon vendin.

    Nuk është për kryeministër.

    Sa më herët të largohet nga pushteti, aq më mirë për të gjithë. Më mirë për Kosovën.

    Fati ynë i keq është se, për momentin, nuk shihet një alternativë serioze, një politikan që mund ta zëvendësojë.

  • Nga Prekazi, Nagavci nuk komenton dekretin e Osmanit për shpërndarje të Kuvendit

    Nga Prekazi, Nagavci nuk komenton dekretin e Osmanit për shpërndarje të Kuvendit

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, së bashku me delegacionin qeveritar, ka bërë homazhe në Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e Epopesë së UÇK-së.

    Gjatë qëndrimit në Prekaz, Nagavci u pyet nëse çështja e presidentit do të duhej të zgjidhej më herët dhe të mos lihej për momentet e fundit.

    Por, ajo refuzoi të komentojë për këtë temë, duke theksuar se në Prekaz flitet vetëm për qëllimin e homazheve dhe për nderimet që po bëhen në këtë vend.

    “Pikërisht këtu ne Prekaz flasim për qëllimin dhe nderimet që po i bëjme sot këtu, për temat tjera flasim në Prishtine, ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj. Kemi kohë gjate ditës deklarohemi për temat që janë në interes për ju dhe qytetaret”, tha Nagavci.

  • Policia në Gjilan shqipton 1742 gjoba trafiku brenda një jave

    Policia në Gjilan shqipton 1742 gjoba trafiku brenda një jave

    Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka shqiptuar 1742 gjoba trafiku gjatë një jave, në kuadër të zbatimit të planeve operative për rritjen e sigurisë në rrugë.

    Sipas njoftimit të Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, aktivitetet janë zhvilluar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore në periudhën 27 shkurt – 5 mars 2026.

    Gjatë kësaj periudhe, policia ka hetuar gjashtë aksidente trafiku me dëme materiale dhe dhjetë aksidente me persona të lënduar.

    Po ashtu, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 24 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 40 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit dhe 28 gjoba për modifikim të automjeteve, përkatësisht vendosje të folieve të errëta në xhama.

    Në kuadër të masave ndëshkuese, policia ka shqiptuar edhe masën e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 65 ngasës.

    Policia Rajonale në Gjilan ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të ulin shpejtësinë, të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe të vendosin rripin e sigurisë.

    “Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës”, thuhet në apelin e policisë.

  • Presidentja nis konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve

    Presidentja nis konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka paralajmëruar takim me liderët e partive politike në Kosovë, pasi bëri të ditur dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

    Ajo gjatë konferencës për media tha se sot do t’i ftojë përfaqësuesit e partive politike për datën e zgjedhjeve.

    “Menjëherë sot do të ftohen liderët e partive për datën e zgjedhjeve sepse është obligim që të konsultohemi paraprakisht dhe është pasojë e nevojshme menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve”, tha Osmani në konferencën për media.

    Sipas raportimeve, takimi do të zhvillohet në ora 13:00.

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këto konsultime, ndërsa kryeministri dhe kreu i VV-së, Albin Kurti nuk ka konfirmuar nëse do të jetë pjesë e takimit.

    Osmani në një konferencë për media, tha se vendin në këtë situatë e sollën “njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”.

    “Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme. Alternativa pra, zvarritjet do të krijonin situata shumë më të rrezikshme. Paqartësi kushtetuese, një proces i zvarritu pafund, siç e kemi parë në tërësi edhe vitin e kaluar dhe një shtet që tenton ta relativizojë edhe vet Kushtetutën e tij.

    Shteti mbahet në këmbë nga një parim i vetëm: Ligji e Kushtetuta mbi të gjithë. Sot po përmbush një detyrim të qartë kushtetues dhe po ua rikthej fjalën atyre që në demokraci e kanë fjalën e fundit, qytetarit të Republikës”, tha Osmani.

    Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit.

  • Kurti refuzon të komentojë për shpërndarjen e Kuvendit: Deklarohem nga Prishtina

    Kurti refuzon të komentojë për shpërndarjen e Kuvendit: Deklarohem nga Prishtina

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi të flasë për gazetarët lidhur me vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

    Kurti tha se gjatë ditës do të zhvillohen ngjarje në Prishtina.

    “Sot është dita e dytë e Epopesë së UÇK-së. Në ora 13 kemi edhe një ekspozitë në hollin e Kuvendit. Pastaj në ora 19:00 të darkës e kemi akademinë përkujtimore. Për të gjitha çështjet e politikës ditore do të mund të flasim dhe t’iu përgjigjem nga Prishtina”, tha ai.

    Paraditen e sotme, Presidentja e Kosovës ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, ku paralajmëroi edhe takime me liderët e partive politike për të caktuar datë. Ndërsa ka hedhur kritika se zgjedhjet e reja erdhën pas vendimit të të zgjedhurve të popullit në seancën e mbrëmjes së 5 marsit.

  • Arrestohet një shtetase turke në Aeroportin e Prishtinës, tentoi të udhëtoj me pasaportë në emër të dikujt tjetër

    Arrestohet një shtetase turke në Aeroportin e Prishtinës, tentoi të udhëtoj me pasaportë në emër të dikujt tjetër

    Një grua (shtetase e Turqisë) është arrestuar pasi që e njëjta ka tentuar të udhëtoj me pasaporta në emër të personave të tjerë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00 në aeroportin “Adem Jashari”.

    Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit dokumentet e falsifikuara janë sekuestruar.

    “ANP-së Adem Jashari/ 05.03.2026 – 11:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetas e Turqisë, pasi që njëjta ka tentuar të udhëtoj me pasaporta në emër të personave të tjerë. Me vendim të prokurorit dokumentet e falsifikuara janë sekuestruar dhe e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • Ndryshimet në qeverinë ‘Rama’, 7 ministrat e rinj betohen para Presidentit

    Ndryshimet në qeverinë ‘Rama’, 7 ministrat e rinj betohen para Presidentit

    Në ambientet e Pallati i Brigadave u zhvillua këtë të premte (6 mars) ceremonia e betimit të ministrave të rinj para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

    Në ambientet e Pallati i Brigadave u zhvillua këtë të premte (6 mars) ceremonia e betimit të ministrave të rinj para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

    Ndryshimet në kabinetin qeveritar u njoftuan pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili prezantoi lëvizjet e reja në ekzekutiv pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist.

    Pas dekretimit nga Presidenti dhe marrjes së votëbesimit në Kuvend, 7 ministrat e rinj me dorën në Kushtetutë dhe pas leximit të formulës së betimit, janë betuar duke përmbyllur procedurën zyrtare me ceremoninë e betimit para kreut të shtetit.

    Albana Koçiu u betua si Zëvendëskryeministre;

    Ferit Hoxha u betua si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

    Besfort Lamallari u betua si Ministër i Brendshëm;

    Toni Gogu u betua si Ministër i Drejtësisë;

    Enea Karakaçi u betua si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

    Ermal Nufi u betua si Ministër i Mbrojtjes;

    Erjona Ismaili u betua si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin;

    Pas betimit para Presidentit, shtatë ministrat e rinj morën zyrtarisht detyrën dhe pritet të nisin menjëherë ushtrimin e funksioneve në kabinetin qeveritar.

  • Thyhet akulli në Prekaz: Pas dhjetë vitesh një kryetar i PDK-së në kullën e Jasharëve

    Thyhet akulli në Prekaz: Pas dhjetë vitesh një kryetar i PDK-së në kullën e Jasharëve

    Është një moment i pazakontë i viteve të fundit. Një lider i Partisë Demokratike të Kosovës brenda kullës së Jasharëve.

    Pas më shumë se dhjetë vitesh, Bedri Hamza është bërë politikani i parë i lidershipit të PDK-së që pritet në Kullën e Jasharëve në Prekaz.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës është pritur sot në kullë nga kryefamiljari Rifat Jashari, raporton Paparaci.

    Mes vizitës së fundit dhe kësaj të sotmes ndodhet në mes një histori tensioni dhe acarimi i raporteve mes PDK-së dhe familjes Jashari. Ishte bërë e zakonshme që ish-kryetari i PDK-së, pastaj ish-presidenti Hashim Thaçi, të kryente homazhe te varrezat e Jasharëve por jo të pritej në Kullë.

  • Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj

    Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj

    Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot në ditën e dytë të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke kujtuar përpjekjet për liri dhe sakrificën e bashkëluftëtarëve të rënë.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi:

    “Në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari përulemi para sakrificës më sublime për liri dhe përkujtojmë qëndresën heroike që u bë themel i shtetit tonë. Familja heroike Jashari, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit. Qëndresa e tyre përmbysi shekujt e robërisë dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e kombit si një rast unik i flijimit për lirinë e atdheut. Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!”

    Haradinaj theksoi se Epopeja e UÇK-së na kujton që edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit, duke nxjerrë në pah rëndësinë e sakrificës dhe qëndresës për lirinë e vendit.

    Ky qëndrim i kryetarit të AAK-së vjen në kuadër të homazheve dhe aktiviteteve përkujtimore për UÇK-në dhe themelimin e shtetit të Kosovës.

  • Shpërthim gjatë transmetimit live në Teheran, gazetari vrapon për t’u fshehur

    Shpërthim gjatë transmetimit live në Teheran, gazetari vrapon për t’u fshehur

    ideoja nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB tregon momentin kur një nga gazetarët vrapon për t’u fshehur ndërsa një sulm godet afër kryeqytetit Teheran të premten.

    Gazetari mund të shihet duke folur në transmetim kur një shpërthim i fuqishëm dëgjohet afër.

    Pastaj ai përkulet dhe ikën, ndërsa një re tymi shihet duke u ngritur në ajër.

    Teherani u bombardua intensivisht sot në mëngjes, me shpërthime të dëgjuara në të gjithë qytetin.

    Gazetari i IRIB tha se po raportonte nga Sheshi Hor, afër Avenue Jomhuri, një zonë e njohur tregtare që ishte gjithashtu në shënjestër, sipas raportimeve.

    Një banore e Teheranit deklaroi se duroi një natë të tmerrshme sulmesh, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane.

    “Kur erdhën goditjet e radhës, dëgjuam sikur po binte diçka… Shkuam në bodrum, kur dolëm pamë njerëz përreth të gjakosur”, tha ajo.

    Video nga Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane tregon gjithashtu shkatërrimin në rrugën Niloofar të Teheranit, një zonë kryesisht banimi, me ndërtesa të bombarduara dhe rrënoja të shpërndara në rrugë.