ATV

Category: Lajme

  • Takimi të Osmani, opozita e minoritetet marrin  pjesë, mungon vetëm Kurti

    Takimi të Osmani, opozita e minoritetet marrin pjesë, mungon vetëm Kurti

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirur sot në takim krerët e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja pas vendimit që ka marrë për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.

    Në këtë takim po marrin pjesë LDK, PDK, AAK dhe gjithashtu përfaqësues të partive nga minoritetet, përfshirë Emilija Rexhepin, Duda Baljen dhe të tjerë.

  • AAK pezullon zgjedhjet e brendshme pas shpërndarjes së Kuvendit

    AAK pezullon zgjedhjet e brendshme pas shpërndarjes së Kuvendit

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga ora 16:00 do të mbaje mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues.

    Në këtë takim pritet të diskutohen hapat e Aleancës në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

    “Një nga pikat kryesore është pezullimi i zgjedhjeve të brendshme të partisë në të gjitha nivelet e organizimit. Po ashtu, në mbledhje do të diskutohet edhe plani i AAK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku pritet të trajtohen çështje si lista zgjedhore, programi zgjedhor dhe organizimi i shtabit zgjedhor”.

  • Haradinaj: LVV po e vazhdon talljen me qytetarë, dekreti është i drejtë

    Haradinaj: LVV po e vazhdon talljen me qytetarë, dekreti është i drejtë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një paraqitje për mediat para takimit konsultativ me Presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, tha se afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nuk mund të ndryshohen dhe se partia e tij do t’i respektojë.

    Haradinaj tha se tash “ne jemi në auto-pilot, dhe komandohemi nga Kushtetuta, nga afatet kushtetuese”.

    “Dekreti është i drejtë dhe e respektojmë si të tillë. Kuptohet, presim edhe caktimin e datës së zgjedhjeve”, u shpreh ai.

    Kreu i AAK-së, duke folur për kërkesën e LVV-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas dështimin të djeshëm për zgjedhjen e Presidentit, tha se “ky është vazhdim i talljes me procese e me qytetarë” nga ana e kësaj partie.

    “Kjo është një lloj vazhdim i talljes me procese, me qytetarë. Sa janë mundu me shkru një landë, më mirë t’ishin mundu me zgjedh presidentin e mos me çu vendin në zgjedhje. Pra, kjo është një hajgare e radhës prej tyre, dhe mendoj se edhe gjyqtarët do t’ia kthejnë me hajgare përgjigjen”, potencoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

  • Isa Mustafa: Dekreti i Osmanit krejtësisht i qëlluar

    Isa Mustafa: Dekreti i Osmanit krejtësisht i qëlluar

    Presidentja Vjosa Osmani mëngjesin e ditës së sotme ka nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit. Ky vendim i Osmanit erdhi pas dështimit të Kuvendit për të zgjehdur Presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.

    Në lidhje me këtë situatë të krijuar dhe dekretin e nxjerrë nga Osmani ka folur për “Gazeta Blic”, ish-kryeminsitri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

    Mustafa tha se ky ‘është ndër vendimet e saj të rralla që është krejtësisht i qëlluar dhe i bazuar’.

    “Është ndër vendimet e saj të rralla, që është krejtësisht i qëlluar dhe i bazuar. Duhet të ndërpritet tallja me institucionet më të larta të Republikës së Kosovës” deklaroi Mustafa

    E enjtja e 5 marsit ishte afati i fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet t’i niste procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill.

    Osmani në konferencën e mbajtur sot për media njoftoi se sot do t’i ftojë përfaqësuesit e partive politike për datën e zgjedhjeve.“Do të ftohen sepse siç e dini është obligim që të konsultohen paraprakisht dhe është pasojë e nevojshme që menjëherë pas shpërndarjes së kuvendit që të shpallen edhe zgjedhjet e reja, or paraprakisht duhet një konsultim formal me partitë politike dhe menjëherë pas kësaj të caktohet data”, tha Osmani.

  • Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit

    Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit

    Rreth 50 aeroplanë luftarakë izraelitë kanë goditur një bunker nëntokësor të ndërtuar për udhëheqësin suprem të Iranit pak kohë më parë, tha ushtria e tij.

    Forcat Mbrojtëse Izraelite thanë se operacioni u krye në qendër të Teheranit këtë mëngjes, me bunkerin e vendosur poshtë kompleksit udhëheqës të regjimit iranian.

    Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra në sulmet e para amerikane-izraelite të shtunën e kaluar.

    “Khamenei u eliminua përpara se të mund të përdorte bunkerin gjatë operacionit, por kompleksi vazhdoi të përdorej nga zyrtarë të lartë të regjimit iranian”, tha IDF.

    Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump ka pohuar se Irani ka “humbur gjithçka” dhe ka përjashtuar nevojën për një pushtim tokësor tani për tani, duke e quajtur një veprim të tillë “humbje kohe”.

    Ndërsa konflikti hyn në ditën e shtatë, presidenti amerikan i quajti komentet e ministrit të jashtëm iranian në lidhje me gatishmërinë e Iranit për një pushtim tokësor një “koment të kotë” dhe sugjeroi se kjo nuk është diçka për të cilën ai po mendon aktualisht.

    “Është humbje kohe. Ata kanë humbur gjithçka. Ata kanë humbur marinën e tyre. Ata kanë humbur gjithçka që mund të humbasin”, tha Trump

  • Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të

    Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të

    Një video e ndarë nga zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, tregon presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të ulur në Zyrën Ovale, ndërsa udhëheqësit fetarë mblidhen rreth tij për t’u lutur.

    Scavino i postoi pamjet në X me një mesazh që thotë: “Zoti e bekoftë SHBA-në”.

    Gjatë takimit, udhëheqësit fetarë rrethuan presidentin dhe ofruan lutje për udhëzim, mençuri dhe mbrojtje ndërsa ai udhëheq vendin.

    Pamjet e publikuara tregojnë se ata kanë vendosur duart mbi Trumpin ndërsa luten.

    Mbledhja u organizua me përfshirjen e Zyrës së Besimit të Shtëpisë së Bardhë dhe përfshinte figura të shquara ungjillore si Robert Jeffress, Samuel Rodriguez dhe historiani David Barton.

    Jeffress më vonë tha se ishte një nder të drejtonte lutjen për presidentin, ndërsa udhëheqës të tjerë fetarë e përshkruan takimin si një “ditë të jashtëzakonshme” dhe një moment kuptimplotë për t’u lutur për udhëheqjen kombëtare.

    Pjesëmarrësit i kërkuan Zotit t’i dhuronte presidentit mençuri, ta mbronte nga dëmi dhe të ndihmonte në avancimin e politikave të rrënjosura në ato që ata i përshkruan si vlera dhe drejtësi të bazuara në besim.

  • Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit

    Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit

    Shefja e grupit parlamentar, Arbërie Nagavci, tha se LVV ka bërë gjithçka për të shmangur edhe një palë zgjedhje të reja.

    Këtë ajo e tha teksa po mbante një konferencë për media.

    “Duhet ta themi një gjë: ne kemi qenë të vetëdijshëm se ka shumë palë dhe grupe interesi, të cilave u ka penguar mbështetja e madhe qytetare për LVV-në dhe për kryeministrin Kurti. Gjithsesi, ne kemi bërë gjithçka që ka qenë në dorën tonë për të shmangur edhe një palë zgjedhje”, tha ajo.

  • ShBA lejon Indinë të blejë naftë ruse për shkak të krizës me Iranin

    ShBA lejon Indinë të blejë naftë ruse për shkak të krizës me Iranin

    Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, njoftoi një përjashtim 30-ditor që lejon rafineritë indiane të blejnë naftë ruse nga anijet e bllokuara për shkak të luftës në Iran.

    Masa synon të lehtësojë presionet e furnizimit dhe skadon më 4 prill, pa dhënë përfitime financiare të konsiderueshme për Rusinë.

  • Ahmeti homazhe në Prekaz: Liria fitohet me gjak

    Ahmeti homazhe në Prekaz: Liria fitohet me gjak

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zhvilloi homazhe në Prekaz, duke nënvizuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Kosovës.

    Ai theksoi se Prekazi është vendi ku u bë betimi se liria fitohet me gjak dhe jo me falje, dhe se kjo ditë bashkon qytetarët përtej përkatësive politike.

  • Kërkesa e Vetëvendosjes për presidentin, deklarohen nga Gjykata Kushtetuese

    Kërkesa e Vetëvendosjes për presidentin, deklarohen nga Gjykata Kushtetuese

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është deklaruar për kërkesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu, që të pezullohen afatet kushtetuese në mënyrë që presidenti i vendit të zgjidhet brenda 60 ditësh.

    Në një përgjigje për Klan Kosova nga ky institucion bëri të ditur se vendimi do të merret pasi të shqyrtohet secili aspekt kushtetues i pretendimeve mbi të cilat kryetarja e Kuvendit ka bërë kërkesë.

    “Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe vendosjen e masës së përkohshme, është parashtruar në mënyrë elektronike, më 5 mars 2026.

    Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës.” – thuhet në përgjigje.

    Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit, pasi në afatin e fundit që ishte mbrëmë, dështoi zgjedhja e kryetarit të shtetit.

    Pas përfundimit të seancës, Haxhiu njoftoi se ka parashtruar kërkesën në Kushtetuese, ndërsa sot, Osamni tha se Kushtetuta është e qartë: procedurat për zgjedhjen e presidentit mund të nisin 60 ditë para afatit të fundit, por procesi duhet të finalizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual.