ATV

Category: Lajme

  • Arben Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët

    Arben Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se mjekët që kanë përfunduar specializimet janë në proces të licencimit dhe se brenda dy javëve të ardhshme pritet hapja e konkursit për punësimin e tyre, me prioritet anesteziologët.

    Ai theksoi se licencimi është kusht i domosdoshëm për secilin mjek që dëshiron të punojë në sistemin publik shëndetësor.

    Sipas tij, procedurat janë duke u zhvilluar me prioritet për specialitetet më deficitare, me theks të veçantë në anesteziologji, për të adresuar nevojat urgjente të institucioneve shëndetësore publike.

    “Domethënë kanë qenë në proces të licencimit pas përfundimit, sepse secili mjek për të punuar në sistemin tonë shëndetësor i nevojitet licencë. Dhe pas përfundimit, te disa vetëm janë në proces të përfundimit me shpejtësinë më të madhe edhe me seriozitetin më të madh, duke filluar nga prioriteti më i madh që në këtë rast janë anesteziologët, do të kemi hapje të konkursit, shumë shpresoj që në 10 ditë ose në dy javët e ardhshme”, tha ai.

  • Irani publikon videon nga tuneli: Së shpejti do të përdorim edhe këto armë

    Irani publikon videon nga tuneli: Së shpejti do të përdorim edhe këto armë

    Irani publikoi një video për të cilën pretendojnë se tregon flotën e tyre të dronëve detarë të mbushur me eksploziv, të cilët i përdorin për sulme në Ngushticën e Hormuzit.

    Regjimi iranian e ka mbyllur këtë kalim kyç, përmes të cilit transportohet 20 për qind e naftës botërore, ndërsa në të njëjtën kohë ka shtuar sulmet ndaj anijeve në rajon.

    Në videot propagandistike të publikuara më herët, Republika Islamike është mburrur me tunele nëntokësore të mbushura me dronë detarë, raketa kundër anijeve dhe mina detare, duke treguar gjithashtu shumë varka sulmuese që përdoren për të lëshuar dronë ndaj anijeve që kalojnë nëpër ngushticë.

    Irani ka kërcënuar se do të përdorë raketat e tij nënujore, për të cilat pretendon se i zotërojnë vetëm Teherani dhe Rusia, për ta rritur çmimin e naftës në 200 dollarë për fuçi.

    Gjenerali i lartë i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Fadavi, paralajmëroi se “ne posedojmë raketa që lëshohen nën ujë me shpejtësi prej njëqind metrash në sekondë dhe mund t’i përdorim në ditët që vijnë”.

    Kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se Gjiri Persik do të rrjedhë “me gjakun e pushtuesve” nëse SHBA dhe Izraeli vazhdojnë sulmet.

    “Çdo agresion ndaj territorit të ishujve iranianë do të thyejë çdo përmbajtje. Ne do të heqim dorë nga çdo përmbajtje dhe do të bëjmë që Gjiri Persik të rrjedhë me gjakun e pushtuesve”, tha ai.

  • Çertifikohen dy qenë policorë

    Çertifikohen dy qenë policorë

    Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt ceremonia e certifikimit të dy qenve policorë, një nga Policia e Kosovës dhe një nga Policia e Shqipërisë, të siguruar si donacion nga Ambasada e Francës.
    Procesi i trajnimit (SAMBI – trajnim për qen shumë qëllimesh) ka zgjatur 16 javë, ndërsa certifikimi përfundimtar është realizuar në periudhën 09–12 mars 2026, nën mbikëqyrjen e instruktorëve nga Qendra e Trajnimit në Gramat, Francë, me përkrahjen e OSBE-së.

    Në këtë ceremoni, morën pjesë zyrtarë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë nga OSBE, përfaqësues të Ambasadës së Francës dhe instruktorë nga Franca, zyrtarë të OSBE-së nga Shqipëria, përfaqësues të Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse të Policisë së Kosovës, si dhe eprorë dhe staf i Njësisë Policore me Qenë Policor (K9).

    Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës, Ambasadës së Francës dhe OSBE-së, për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Njësisë K9, përmes mbështetjes në infrastrukturë, trajnimit dhe donacioneve të qenve policorë. Ky bashkëpunim kontribuon në forcimin e kapaciteteve për luftimin e krimit, veçanërisht në zbulimin e drogës, kartëmonedhave të falsifikuara, armëve, municionit dhe materialeve polimerike, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal në luftimin e krimit ndërkufitar.

    Ceremonia u përmbyll me falënderime nga Policia e Kosovës dhe me zotimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, në funksion të zhvillimit të mëtejmë të kapaciteteve të Njësisë K9.

  • Dorëhiqet edhe Kryesia e Partisë Guxo në Pejë

    Dorëhiqet edhe Kryesia e Partisë Guxo në Pejë

    Pas zhvillimeve në Degën e Deçanit, dorëheqje nga strukturat e tyre kanë dhënë edhe anëtarë të Kryesisë së Partisë Guxo në Pejë.

    Në një njoftim, anëtari i kësaj partie Ruzhdi Blakaj, bëri të ditur se vendimi për largim nga partia lidhet me, siç thonë, mungesën e përkrahjes ndaj Presidentes Vjosa Osmani nga ana e strukturave të kësaj partie në Pejë.

    Në reagim thuhet se është shqetësues qëndrimi i zëvendëskryeministres dhe bashkëkryetares së Guxo-s, Donika Gërvalla, për të cilën pretendohet se ka lobuar kundër rizgjedhjes së Osmanit në postin e presidentes.

    Sipas deklaratës së tyre, është e papranueshme që brenda të njëjtit subjekt politik të mos ketë mbështetje për një presidente që, sipas tyre, ka treguar integritet dhe angazhim të vazhdueshëm për shtetin, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme.

    “Për këto arsye, në shenjë kundërshtimi ndaj kësaj qasjeje dhe në mbrojtje të parimeve që përfaqësojmë, kemi vendosur të japim dorëheqje nga Partia Guxo – Pejë dhe të vazhdojmë ta mbështesim Presidenten Osmani në çdo vendim të saj të mëtejmë”, thuhet në njoftim.

  • Kurti tha se s’ka nevojë për zgjedhje, zyrtari i AAK-së: Tuta han dardha të buta

    Kurti tha se s’ka nevojë për zgjedhje, zyrtari i AAK-së: Tuta han dardha të buta

    Ish-kandidati i AAK-së për deputet, Arton Demhasaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka nevoje për zgjedhje të reja.

    Demhasaj ka lënë të kuptohet se Kurti po frikësohet nga zgjedhjet e reja, duke përdorur një shprehje popullore.

    “Tuta han dardha të buta!””, ka shkruar ai.

  • Kurti sot u çon ftesë partive opozitare për takim

    Kurti sot u çon ftesë partive opozitare për takim

    Kryeministri Albin Kurti sot do t’iu dërgojë ftesë liderëve të partive opozitare për t’u takuar në fillimin e javës që vjen, me qëllim të diskutohet cështja e presidentit/presidentes.

    Ai gjatë një ngjarje në QKUK i pyetur për çështjen e një marrëveshje siç tha ai me opozitën për këtë post, theksoi se të dy emrat të cilët i kishin propozuar për president nga VV, erdhën meqenëse një marrëveshje me opozitën nuk e kishin arritur dot, ani pse tre herë ishte takuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe dy herë të tjera me atë të PDK-së, Bedri Hamza.

    “Së pari, unë kam zhvilluar tri takime me kryetarin e LDK-së dhe dy me kryetarin e PDK-së. Fatkeqësisht, në 48 orët e fundit, para se të mbërrijmë tek mesnata e 5 marsit, nuk pati asnjë takim. Mendoj që kjo ka qenë dëm dhe gabim. Ishte dashur të takohemi edhe në 48 orët e fundit. Dhe mos harroni, vetëm kur u bë e pamundur figura konsensuale, vetëm atëherë kur PDK kërkoi që ne t’ia siguronim votat për dy kandidatët e saj pa na treguar fare emrat, neve, më pak se 30 orë para mesnatës së 5 marsit, na nxorëm emrin Glauk Konjufcës. Dhe sërish pritëm, u refuzua takimi me mua. Dhe vetëm tre orë para mesnatës së pesë marsit nxorëm edhe emrin e Fatmire Mulhaxha Kollcaku” u shpreh Kurti.

    ”Unë besoj se me krerët e partive opozitare duhet të takohemi, dhe unë qysh sot do t’iu dërgoj ftesa për tu takuar në fillim të javës së ardhshme”, shtoi më tutje ai.

  • Heqja e fusnotës, Kurti: Pranvera po vjen më herët, fusnota u shkri si fjollë bore

    Heqja e fusnotës, Kurti: Pranvera po vjen më herët, fusnota u shkri si fjollë bore

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me vendimin e  Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr fusnotën krahas emrit të vendit tonë, e njohur si “Kosovo*”. Kurti tha se pranvera po vjen më herët, e fusnota po shkrihet si fjollë bore.

    “Duket që sivjet panvera po vjen më herët dhe siç u tha atëbotë që fusnota do të shkrihet si një fjollë bore. Ndoshta është gabuar viti dhe Qeveria, por kjo po ndodh.  Natyrisht se kemi ende trashëgimi të keqe nga ajo kohë dhe nuk do të duhej të entuziazmoheshim tepër . Kemi trashegimi po e ritheksoj që pengesat,  sfidat dhe vështirësitë që i kanë pasur gjatë negociatave në Bruksel vijnë prej trashegimisë së mrapsht që na kanë lënë qeveritë pararëndëse. Ne po punojmë me shumë zell, e durim që ato të eliminohen . Në Bruksle është atmosefra pozitive që Kosova të bëjë hapa përpara. E dy hapat me të rëndëssishëm në vijim është pyetësori prej komisionit evropian dhe statusi i vendit kandidat”, tha Kurti. .

  • Kushtetuesja fillon shqyrtimin e dekretit të presidentes javën e ardhshme

    Kushtetuesja fillon shqyrtimin e dekretit të presidentes javën e ardhshme

    Gjykata Kushtetuese ende nuk ka filluar shqyrtimin e lëndës që ka të bëjë me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e kuvendit.

    Burime brenda gjykatës thonë se fillimisht duhet të përkthehen të gjitha materialet e dorëzuara nga palët e interesit në gjuhët përkatëse për shtatë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

    Në fillim të javës së ardhshme, Kushtetuesja pritet të fillojë shqyrtimin e dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e kuvendit.

    RTV21 një ditë më parë ka raportuar se Gjykata Kushtetuese do t’i trajtojë së bashku kërkesën e kryeministrit Albin Kurti dhe atë të Grupit parlamentar të LVV-së, për shkak të objektit të njëjtë.

  • Kurti flet sërish lidhur me çështjen e presidentit, thotë se duhet të ketë marrëveshje politike me opozitën

    Kurti flet sërish lidhur me çështjen e presidentit, thotë se duhet të ketë marrëveshje politike me opozitën

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një vizite në hapësirat e renovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike ka folur lidhur me zhvillimet politike.

    Ai është pyetur lidhur me çështjen e presidentit.

    ‘’Unë nuk kam se çfarë të shtoj më shumë përtej konferencës së kam mbajtur, tashmë kemi një çështje në Gjykatën Kushtetuse. Unë mendoj që nuk kemi nevojë për përsëritjen e vitit 2025, viti 2026 është vit i ri, duhet të kemi marrëveshje politike me partitë opozitare lidhur më çështjen e presidentit. Zgjedhjet e reja do të na kushtonin 10 milionë euro. Nuk duhet të ketë zgjedhje të reja për të hyrë në një garë se cili subjekt po i bën 80 deputetë’’, ka thënë Kurti.

    Theksojmë se katër ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës

    Kushtetuesja tha se vendimi ia ndalon çdo veprim presidentes Osmani në lidhje me dekretin e 6 marsit, si edhe ia ndalon çdo veprim Kuvendit të Kosovës derisa masa e përkohshme është në fuqi.

  • SHBA synon të zhvendosë një pjesë të sistemit raketor nga Koreja e Jugut në Lindjen e Mesme

    SHBA synon të zhvendosë një pjesë të sistemit raketor nga Koreja e Jugut në Lindjen e Mesme

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvendosin pjesë të një sistemi mbrojtës nga raketat të instaluar në Korenë e Jugut në Lindjen e Mesme, sipas zyrtarëve të cituar nga Washington Post dhe mediat e Koresë së Jugut.

    Lëvizja e raportuar vjen 12 ditë pas fillimit të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit dhe vjen pas raportimeve që sugjerojnë se Irani kishte shkatërruar një radar kyç të përdorur nga sistemi Terminal High-Altitude Area Defense, ose Thaad, në Jordani.

    Sistemi Thaad u vendos për herë të parë në Korenë e Jugut në vitin 2017 për t’u mbrojtur nga kërcënimet nga Koreja e Veriut e armatosur me armë bërthamore.

    Ky veprim u prit me zemërim dhe protesta nga koreano-jugorët, të cilët kishin frikë se kjo do t’i bënte ata një objektiv më të madh, ndërsa Kina paralajmëroi se kjo mund të destabilizonte rajonin.

    Çfarë është Thaad dhe pse mund të zhvendoset?

    Më herët këtë javë, gazeta Ëashington Post raportoi se pjesë të sistemit Thaad po zhvendoseshin në Lindjen e Mesme, duke cituar dy zyrtarë. Raportet vijnë ndërsa SHBA-të dhe Izraeli vazhdojnë të sulmojnë Iranin, dhe Irani përgjigjet me një breshëri dronësh dhe raketash balistike që synojnë bazat ushtarake izraelite dhe amerikane në rajon.

    Nuk është e qartë saktësisht se sa raketa ka Irani, deri më tani ka lëshuar më shumë se 500 raketa balistike, sipas një llogaritjeje të New York Times. Shumica e tyre janë kapur, por volumi i zjarrit që vjen mund të jetë duke e tendosur inventarin ushtarak të Uashingtonit, thonë vëzhguesit.

    Dhe ka të ngjarë që kjo të vazhdojë sepse Irani, besojnë ata, po përgatitet për një luftë rraskapitëse që përfshin më shumë vende të Lindjes së Mesme, përfshirë aleatët e SHBA-së.

    Kjo do të shpjegonte pse sistemi Thaad, i cili është projektuar posaçërisht për të kapur raketa në lartësi të madhe, është thelbësor për forcimin e sistemit mbrojtës të SHBA-së. Raportet e mëparshme të këtij muaji pohuan se një sulm iranian shkatërroi radarin prej 300 milionë dollarësh të një sistemi ekzistues Thaad në Jordani.

    I prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin, sistemi anti-raketor përfshin gjashtë lëshues të montuar, me tetë interceptorë në secilin lëshues dhe një sistem radari për zbulim.

    Mund të rrëzojë raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, duke përdorur teknologjinë “goditje për të vrarë”. Kjo do të thotë që energjia kinetike shkatërron kokën bërthamore që vjen. Mund ta bëjë këtë në një lartësi të madhe, përtej atmosferës së Tokës, gjë që u pa si veçanërisht e dobishme në Korenë e Jugut, pasi mund të përdoret për të kapur dhe shkatërruar një kokë bërthamore.

    Një sistem i vetëm, ose bateri siç njihet ndryshe, kushton afërsisht 1 miliard dollarë (766 milionë paund) dhe kërkon një ekuipazh prej rreth 100 personash për ta operuar. SHBA-të operojnë vetëm tetë prej tyre në nivel global, dy prej të cilëve janë në Lindjen e Mesme – në Jordani dhe Izrael. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite së bashku zotërojnë tre të tjera.

    Rivendosja e mundshme nga Koreja e Jugut ishte një “masë paraprake”, tha një zyrtar amerikan për Ëashington Post, por analistë të tjerë e shohin një sistem të tendosur.

    Ky veprim do të sugjeronte fuqimisht “nevojën që SHBA-të të kompensojnë përdorimin e saj të rëndë të aftësive ekzistuese të mbrojtjes nga raketat në Lindjen e Mesme”, tha për BBC-në profesori John Nilsson-Wright i Universitetit të Kembrixhit.