ATV

Category: Lajme

  • Sot mbyllet për qarkullim për dy orë pika kufitare në Jarinjë, shkak një protestë në Serbi

    Sot mbyllet për qarkullim për dy orë pika kufitare në Jarinjë, shkak një protestë në Serbi

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se sot pika kufitare në Jarinjë do të mbyllet për qarkullim për dy orë për shkak të një proteste që do të zhvillohet në Serbi.

    Sipas MPJD-së, bllokimi i rrugës nga ana e Serbisë është paralajmëruar nga ora 16:00 deri në 18:00.

    “Qytetarët e Republikës së Kosovës që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendlindjes ose të kalojnë tranzit nëpër këtë segment rrugor këshillohen të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, për të shmangur pritjet e gjata, vonesat apo pengesat eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative”, thuhet në njoftim.

    MPJD njofton se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri.

  • Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri, tradita që i reziston shekujve

    Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri, tradita që i reziston shekujve

    14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri. Quhet “Dita e Verës” edhe pse festohet ardhja e stinës së pranverës. Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit sipas kalendarit të lashtë të shqiptarëve dhe kjo ditë kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

    Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit, në qendrën e Shqipërisë.

    Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone. Elbasani ka meritën se ka mbajtur ‘gjallë’ për shekuj këtë festë.

    Dhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në Shqipëri, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

    Festimet nisnin me vendosjen e verores në dorë, kryesisht me ngjyrat simbolike të pranverës, e kuqe dhe e bardhë.

  • Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

    Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me të dërguarin e BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka thënë se procesi i zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe për Automjete do të bëhet në koordinim me emisarin special të BE-së.

    Ai ka sqaruar se Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë të komunave me shumicë serbe me listat e stafit shëndetësor dhe akademik që janë të angazhuar në Kosovë, dhe më pas Ministria e Punëve të Brendshme do t’i pajisë me lejet e përkohshme.

    Kurti ka theksuar se nuk është në interesin e Kosovës që zbatimi i Ligjit të krijojë pengesa në ofrimin e shërbimeve, por se qëndrimi i Kosovës është se në vend “nuk mund të ketë mekanizma ilegalë”.

    “Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me lista të stafit shëndetësor dhe akademik që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve. Lista do të shërbejë si bazë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë në MPB. E njëjta vlen edhe për studentët e huaj që qëndrojnë në Kosovë, për të cilët krerët komunale do të ofrojnë listën e plotë. Këtyre studentëve MPB do t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj me mundësi vazhdimi”, ka thënë ai.

    Kurti ka shtuar se për tre muaj qytetarët serbë do të mund të regjistrojnë gjendjen civile.

    “Qeveria po ashtu do hapë një dritare të re 3-mujore për të mundësuar qytetarëve serbë të regjistrojnë faktet civile që deri më 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale. Në këtë periudhë aplikantëve do t’u lejohet përdorimi si mjet identifikimi i ID kartës të lëshuar nga strukturat jolegale”, ka shtuar ai.

  • Katër të vdekur dhe 15 të plagosur në sulmin ajror rus në rajonin e Kievit

    Katër të vdekur dhe 15 të plagosur në sulmin ajror rus në rajonin e Kievit

    Të paktën katër persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror rus në orët e natës jashtë kryeqytetit ukrainas, Kiev.

    Kështu kanë bërë të ditur zyrtarët të shtunën, raporton Reuters.

    Sulmi kishte në shënjestër ndërtesa banimi, institucione arsimore, ndërmarrje dhe objekte të infrastrukturës kritike në katër rrethe të rajonit të Kiev, tha Mykola Kalashnyk, kreu i administratës ushtarake rajonale.

  • Irani kërcënon objektet e naftës të lidhura me SHBA-në në Lindjen e Mesme pas bombardimeve në ishullin Kharg

    Irani kërcënon objektet e naftës të lidhura me SHBA-në në Lindjen e Mesme pas bombardimeve në ishullin Kharg

    Irani ka kërcënuar me sulme ndaj objekteve naftë-dhe energjetike të lidhura me SHBA në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të Uashingtonit mbi Ishullin Kharg.

    “Gjerdani i kurorës” i industrisë naftëmbajtëse iraniane përpunon rreth 90% të eksporteve të naftës së vendit, me kapacitet për të ngarkuar shtatë milionë fuçi naftë në ditë.

    Një zëdhënës i ushtrisë iraniane paralajmëroi se do të synojë “të gjitha infrastrukturat naftë, ekonomike dhe energjetike që i përkasin kompanive naftëmbajtëse në rajon që kanë aksione amerikane ose bashkëpunojnë me Amerikën” nëse infrastruktura energjetike dhe ekonomike e Iranit sulmohet, raporton skynews, transmeton Sinjali.

    Donald Trump tha se SHBA ka synuar objekte ushtarake në Ishullin Kharg, jo infrastrukturë naftë, por paralajmëroi se kjo mund të jetë e ardhmja. Pesëmbëdhjetë shpërthime u raportuan nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars.

    Agjencia shtoi se sulmet kishin për qëllim një objekt të mbrojtjes ajrore, një bazë detare, kullën e kontrollit të aeroportit dhe hangarin e helikopterëve të një kompanie naftërore detare, duke shtuar se asnjë infrastrukturë naftë nuk ishte dëmtuar.

    Të enjten, kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Qalibaf, tha se sulmet mbi ishujt jugorë të Iranit do ta çojnë vendin të “braktisë çdo vetëkontroll,” duke theksuar rëndësinë e tyre për ekonominë dhe sigurinë e vendit.

    Ishulli Khang
  • Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

    Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

    Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka mirëpritur angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet.

    Pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, Sørensen tha para mediave se gjatë bisedimit kanë diskutuar për hapat që po ndërmerren nga institucionet e Kosovës për zbatimin e këtyre ligjeve dhe për informimin e qytetarëve që preken nga to.

    “Patëm një takim të mirë këtë mëngjes ku mirëpritëm angazhimin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit dhe vendimin e saj të dhjetorit për të zbatuar gradualisht Ligjin për të Huajt dhe Ligjin për Automjetet, gjë që mundëson një fushatë gjithëpërfshirëse dhe të qasshme informuese për ata që preken”, tha Sørensen.

    Sørensen bëri të ditur gjithashtu se gjatë procesit është kërkuar që të ketë konsultime të strukturuara me përfaqësuesit e komuniteteve në Kosovë, në mënyrë që të sigurohet mbështetja e tyre.

    “Ne këmbëngulëm në konsultime të strukturuara gjatë gjithë procesit me përfaqësuesit e komunitetit të Kosovës për të siguruar mbështetjen e tyre. Ky proces duhet të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me mua si përfaqësues i BE-së për dialogun dhe me procesin që unë ndjek në kuadër të tij. Në këtë kontekst, e konsideruam si prioritet kyç që Qeveria e Kosovës të sigurojë leje qëndrimi për punëtorët dhe studentët e përfshirë për një periudhë fillestare prej 12 muajsh, me qëllim parandalimin e çdo ndërprerjeje të shërbimeve shëndetësore dhe arsimore”, shtoi tutje ai.

  • Orav: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa shtesë

    Orav: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa shtesë

    Zbatimi i Ligjit për të huajt do të nisë nga nesër, por me masa shtesë veçanërisht për regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm, ka konfirmuar shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

    “Shpresojmë shumë që të gjitha ato çështje të brendshme të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të ecim përpara me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Por para së gjithash, sot në takim u përqendruam në zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt. Diskutuam për zbatimin, të cilin do ta fillojmë nesër. Kemi pasur bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot ka dakordim për zbatimin e Ligjit për të Huajt me hapa shtesë thelbësorë, para së gjithash sa i përket procesit të regjistrimit të serbëve të Kosovës dhe lejeve të qëndrimit të përkohshëm. Pra, kryeministër Kurti, ju faleminderit shumë për konstruktivitetin tuaj. Dua të falënderoj gjithashtu për qasjen konstruktive të liderëve politikë serbë në Kosovë dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Sørensen, ka qenë gjithashtu në kontakt të ngushtë me Qeverinë e Serbisë për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme”, tha ai.

  • Sorensen pas tri javësh kthehet në Prishtinë, nesër në mëngjes takon Kurtin, flasin edhe për media

    Sorensen pas tri javësh kthehet në Prishtinë, nesër në mëngjes takon Kurtin, flasin edhe për media

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mëngjesin e nesërm do të pres në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbis, Peter Sorensen.

    Në njoftimin për media, bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet nga ora 08:30.

    Po ashtu, zyra e kryeministrit në komunikatë bën të ditur edhe se, pas takimit do të ketë deklarim për media.

    ”Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 14.3.2026

    1.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, z. Peter Sørensen.

    Pas takimit do të ketë deklarim për media.

    VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

    KOHA: 08:30”, thuhet nga ZKM.

  • Kërkohet paraburgim ndaj 5 personave për bixhoz

    Kërkohet paraburgim ndaj 5 personave për bixhoz

    Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet ndaj të pandehurve me inicialet E.B., A.B., N.H., J.M., dhe Z.P., si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë – Dega në Malishevë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se nga koha e papërcaktuar e deri më datë 12.03.2026, rreth orës 21:00 në Malishevë, saktësisht në lokalin e afarist “D…”, “i pandehuri E.B., në cilësinë e pronarit të lojërave, duke vepruar në bashkëkryerje edhe me të pandehurit A.B., N.H., J.M., dhe Z.P., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizojnë dhe marrin pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me Ligjin Nr.06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit, në atë mënyrë që të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme dhe të fshehtë në lokalin afarist e përdorin për lojëra të fatit”.

    “Pas urdhrit për kontrollimin e lokalit nga zyrtarët policorë, të pandehurit kanë tentuar të arratisen duke kërcyer nga një dritare e objektit, por janë ndaluar nga policia. Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate të lojërave të fatit në funksion, ku në aparatin nr. 3 (Kajot) janë gjetur 20 €, në aparatin nr. 4 (Apex) 150 €, dhe në aparatin nr. 5 (Kajot) 70 €. Po ashtu, në çantën e pronarit E.B., janë gjetur 2,000 €, të gjitha të sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.

    Me këto veprime, Prokuroria thotë se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

    Të pandehurit që nga data 12 mars 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.

  • Tahiri i përgjigjet Kurtit: Fal fusnotës jemi në rrugën zyrtare të integrimit, ajo hiqet kur vijnë 5 njohjet, ti s’e solle asnjë

    Tahiri i përgjigjet Kurtit: Fal fusnotës jemi në rrugën zyrtare të integrimit, ajo hiqet kur vijnë 5 njohjet, ti s’e solle asnjë

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka thënë se “pranvera pritet ta shkrijë fusnotën”, duke i dërguar atij ‘’një porosi’’.

    Tahiri, në ‘’porosinë’’ e saj drejtuar Kurtit, ka thënë se Kosova ka hyr në rrugën për integrim në Bashkimin Evropian falë fusnotës, ndërsa kryeministri, ka thënë ajo, e ‘’ka lënë Kosovën të izoluar’’.

    Tahiri ka thënë edhe se fusnota do të hiqet kur Kosova të njihet nga pesë vendet e BE’së, njohje të cilat ka thënë ajo, Kurti s’i solli.

    Postimi:

    Nje porosi per Albin Kurtin: Kosova hyri ne rrugen zyrtare per integrimin ne BE fale fusnotes dhe fale lidershipit tone qe nuk e lame Kosoven te izoluar, ndersa ti e ke lene Kosoven te izoluar madje as ne Keshillin e Evropes nuk arrite ta antaresosh, ndersa ne lidershipi i asaj kohe e afruam te dera, ti e la Kosoven te dera qe sa vite.. Madje dje i kerkove Marta Kos-t statusin e kandidatit per Kosoven ne BE, por nuk i tregove popullit se kjo kerkese behet vec pse kemi fusnote. Po ashtu nuk i tregove popullit se fusnota shkrihet kur e njohin Kosoven pese vendet e BE-se qe ende nuk e njohin, ashtu sic kam deklaruar une si kryenegociatore kur u arrijte kjo marreveshje ne Dialogun e Brukselit.

    Sa vjet je ne pushtet asnje njohje nga keto pese vende nuk ia solle Kosoves. A je pyetur ndonjehere pse kaq e dobet dhe e paafte ishte diplomacia nen qeverisjen tende? Per te gjithe qytetaret qe jane te interesuar me shume ne kete teme dhe gjithe temat e Dialogut te Brukselit se shpejti do te kene rastin ta lexojne librin tim per Dialogun e Brukselit 2011-2017, te bazuar ne fakte e argumente duke qene se i gjithe procesi negociator mes Kosoves dhe Serbise jane ne liber dhe te gjitha marreveshjet…