ATV

Category: LAJME

  • Sulm me thikë në një shkollë në Stamboll, një nxënës vdes dhe shtatë të tjerë lëndohen

    Sulm me thikë në një shkollë në Stamboll, një nxënës vdes dhe shtatë të tjerë lëndohen

    Një nxënës që ishte plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në lagjen Başakşehir të Stambollit ka vdekur, ka njoftuar ministri turk i Arsimit, Yusuf Tekin.

    Në sulmin në shkollën Kayaşehir Sheikh Shamil Imam Hatip u plagosën gjithsej tetë nxënës. Autoritetet fillimisht raportuan se njëri prej tyre ishte në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerë ishin në gjendje të rëndë.

    Sipas autoriteteve, një vajzë e lindur në vitin 2011, nxënëse e një shkolle të mesme në Küçükçekmece, hyri në oborrin e shkollës në Kayabaşı dhe sulmoi me thikë nxënësit në mënyrë të rastësishme.

    Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, tha se e dyshuara jetonte në të njëjtën lagje dhe kishte hyrë në shkollë e veshur me uniformë. Ajo u ndalua nga personeli i sigurisë dhe më pas iu dorëzua policisë.

    Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa autoritetet thanë se pesë nxënës kishin pësuar plagë të lehta dhe pritej të përfundonin trajtimin gjatë ditës. Dy nxënës të tjerë po vazhdonin trajtimin dhe gjendja e tyre po përmirësohej.

  • Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

    Kurti për dhunën ndaj protestuesve: Disa raste janë dërguar në Inspektoratin Policor

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur për përdorimin e dhunës nga Policia e Kosovës ndaj protestuesve mbrëmë, ka thënë se disa raste tashmë janë dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës për të vlerësuar nëse ka pasur sjellje të tepruar nga ndonjë zyrtar policor, raporton Ekonomia Online.

    Kurti tha se nuk i di hollësitë e protestës dhe momentin kur policia ka ndërhyrë, ndërsa theksoi se, sipas tij, policia është treguar më tolerante dhe profesionale krahasuar me protestat që ai ka organizuar vite më parë.

    “Sa i përket protestave, unë mbrëmë, deri pas mesnate, kam qenë këtu në Kuvendin e Republikës. Çdo herë kur janë mbajtur protestat, këtu kam qenë – ose në Kuvend, ose në Qeveri. Asnjëherë nuk kam qenë diku tjetër. Dhe nuk i di hollësitë e protestave, nuk e di se cili është momenti kur policia ndërhyn apo nuk ndërhyn, çfarë bëjnë protestuesit më herët, por e di që tashmë janë dërguar edhe disa raste në Inspektoratin Policor, për të parë nëse ka pasur ndonjë sjellje të tepruar të ndonjë polici. Por, nëse ju i shikoni xhirimet e sjelljes së policëve, tash ka shumë më shumë xhirime se para 15 vjetësh, kur unë i organizoja protestat. E shihni që policia është jashtëzakonisht më tolerante dhe profesionale”, tha ai.

  • Kurti i kërkon PDK-së vota për Sejdiun në këmbim të kalimit të ligjit për Specialen

    Kurti i kërkon PDK-së vota për Sejdiun në këmbim të kalimit të ligjit për Specialen

    Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partisë Demokratike të Kosovës për t’ia kaluar ndryshimet e propozuara në ligjin për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

    Ai tha se, nëse PDK-ja zotohet se ia siguron të paktën gjysmën e votave të 22 deputetëve të saj për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president të ri të Kosovës sonte, atëherë ai do t’ia sigurojë 62 vota nga partia e tij dhe partnerët e koalicionit qeverisës për kalimin e ndryshimeve në ligjin për Specialen.

    Sejdiu ishte kandidat i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe u tërhoq muajin e kaluar, pasi gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan garimin e tij.

    Kurti tha në konferencë se Sejdiu mbetet kandidat dhe se i nevojiten gjysma e votave të PDK-së për ta siguruar praninë e nevojshme e të paktën 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende për zgjedhjen e tij në ditën e fundit të afatit kushtetues për emërimin e presidentit të ri.

    Ai tha se tani pret përgjigje nga PDK-ja, meqë partia opozitare “nuk po dëshiron të takohet më me ne”.

    “Bedri Hamza na kushtëzuar në mënyrë ultimative dhe refuzon të takohet”, tha ai Kurti.

    Paraprakisht, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk takohet me Kurtin dhe askënd për asgjë ka kaluar ndryshimet për ligjin i cili synon t’ia kufizojë kompetencat Gjykatës Speciale./REL

    Kurti: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë katërshes së UÇK-së

     

  • Kurti: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë katërshes së UÇK-së

    Kurti: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë katërshes së UÇK-së

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhja e presidentit të Kosovës dhe mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së janë çështje të ndara.

    Megjithatë, ai tha se pa e zgjedhur presidentin e ri të vendit, duke e ditur se afati për këtë mbaron sot në mesnatë, vendi nuk do të mundë t’iu ndihmojë katër ish-krerëve të UÇK-së në apelimin e dënimit të tyre në shkallë të parë me burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.

    “Për katër të dënuarit, ne besojmë se duhet të ketë korrigjim në Apel, ndërsa, në anën tjetër, kemi nevojë për një strategji shtetërore e kombëtare. Moszgjedhja e Presidentit na çon drejtpërdrejt në zgjedhje. Por jo vetëm që na çon në zgjedhje, ajo na kufizon edhe mundësinë që të merremi me strategjinë shtetërore dhe me çështjen e apelit”, tha Kurti.

    Ai tha se Kosova nuk mund ta trajtojë çështjen apelit vitin e ardhshëm, ne “duhet të merremi me të këtë muaj”.

    “Pa President, sot Kosova rrezikon të mbetet për muaj të tërë në zgjedhje dhe pa institucione funksionale. Prandaj, çështja e zgjedhjes së Presidentit është emergjente”, shtoi ai./REL

  • Behrami: Kurti po synon zgjedhjet, tani prek sustën e viktimizimit

    Behrami: Kurti po synon zgjedhjet, tani prek sustën e viktimizimit

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka folur sërish për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e duke përmendur edhe kryeministrin Albin Kurti.

    Behrami akuzoi Kurtin se po synon zgjedhjet.

    “UÇK-ja është shumë e shenjtë për ta futur në pazare, nëpër tezgat elektorale që i ka shtruar Albin Kurti. Ai synon zgjedhje. Tani e prek sustën e viktimizimit dhe fajësimit të të tjerëve. Një gënjeshtër që po mundohet ta përdorë për herë të katërt!”, tha Behrami.

  • Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar

    Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar

    Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit gjatë protestave në Prishtinë, duke dënuar dhunën dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të angazhuar në terren.

    Në mbledhjen e mbajtur sot, Sindikata ka diskutuar situatën e krijuar gjatë protestave dhe angazhimin e policëve në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

    SPK ka theksuar se e drejta për protestë, tubim paqësor dhe shprehje të lirë duhet të respektohet dhe të garantohet, por ka bërë thirrje që kjo e drejtë të mos shndërrohet në dhunë ndaj policëve, institucioneve apo qytetarëve.

    Sindikata ka dënuar hedhjen e mjeteve piroteknike, mjeteve të forta dhe çdo formë sulmi ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës.

    “Policët e Kosovës nuk janë palë në asnjë debat politik. Ata janë profesionistë të uniformuar, të cilët në këto rrethana kanë për detyrë të zbatojnë ligjin dhe të garantojnë sigurinë e të gjithëve”, thuhet në reagimin e SPK-së.

    Sindikata ka shprehur mbështetje për pjesëtarët e Policisë së Kosovës që po angazhohen në terren, duke thënë se ata po kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit, institucioneve dhe sigurisë së qytetarëve, përfshirë edhe pjesëmarrësit në protesta.

    Në reagim, SPK ka apeluar që dallimet politike dhe qëndrimet individuale të mos përkthehen në përplasje me zyrtarët që kanë për detyrë ruajtjen e rendit.

    “Policët janë bijtë dhe bijat tuaja, vëllezërit dhe motrat tuaja”, thuhet më tej në reagim, ku theksohet se shumë prej tyre kanë qenë edhe bashkëluftëtarë dhe sot vazhdojnë t’i shërbejnë vendit.

    Sindikata ka rikujtuar gjithashtu se çdo polic i lënduar në kryerje të detyrës është një anëtar familjeje që pret të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

    Në fund, SPK ka bërë të ditur se do të vazhdojë të qëndrojë pranë zyrtarëve policorë dhe të kërkojë mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të tyre profesional, duke insistuar që çdo veprim ndaj policëve të vlerësohet në bazë të ligjit dhe jo për motive politike.

  • Sindikata e Policisë dënon sulmet gjatë protestave: Policët e Kosovës nuk janë palë në asnjë debat politik

    Sindikata e Policisë dënon sulmet gjatë protestave: Policët e Kosovës nuk janë palë në asnjë debat politik

    Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit gjatë protestave në Prishtinë, duke dënuar dhunën dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të angazhuar në terren.

    Në mbledhjen e mbajtur sot, Sindikata ka diskutuar situatën e krijuar gjatë protestave dhe angazhimin e policëve në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

    SPK ka theksuar se e drejta për protestë, tubim paqësor dhe shprehje të lirë duhet të respektohet dhe të garantohet, por ka bërë thirrje që kjo e drejtë të mos shndërrohet në dhunë ndaj policëve, institucioneve apo qytetarëve.

    Sindikata ka dënuar hedhjen e mjeteve piroteknike, mjeteve të forta dhe çdo formë sulmi ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës.

    “Policët e Kosovës nuk janë palë në asnjë debat politik. Ata janë profesionistë të uniformuar, të cilët në këto rrethana kanë për detyrë të zbatojnë ligjin dhe të garantojnë sigurinë e të gjithëve”, thuhet në reagimin e SPK-së.

    Sindikata ka shprehur mbështetje për pjesëtarët e Policisë së Kosovës që po angazhohen në terren, duke thënë se ata po kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit, institucioneve dhe sigurisë së qytetarëve, përfshirë edhe pjesëmarrësit në protesta.

    Në reagim, SPK ka apeluar që dallimet politike dhe qëndrimet individuale të mos përkthehen në përplasje me zyrtarët që kanë për detyrë ruajtjen e rendit.

    “Policët janë bijtë dhe bijat tuaja, vëllezërit dhe motrat tuaja”, thuhet më tej në reagim, ku theksohet se shumë prej tyre kanë qenë edhe bashkëluftëtarë dhe sot vazhdojnë t’i shërbejnë vendit.

    Sindikata ka rikujtuar gjithashtu se çdo polic i lënduar në kryerje të detyrës është një anëtar familjeje që pret të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

    Në fund, SPK ka bërë të ditur se do të vazhdojë të qëndrojë pranë zyrtarëve policorë dhe të kërkojë mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të tyre profesional, duke insistuar që çdo veprim ndaj policëve të vlerësohet në bazë të ligjit dhe jo për motive politike.

     

  • PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe Kosovën

    PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe Kosovën

    Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Kryetares së Kuvendit që të thërrasë me urgjencë seancën plenare për përmbylljen e miratimit të ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe historinë.

    Sot, institucionet dhe përfaqësuesit politikë kanë përgjegjësi të veprojnë pa vonesë.

    “Ky moment kërkon vendimmarrje në interes të shtetit dhe përmbushje të detyrimeve ndaj përpjekjeve të popullit tonë për liri”, thuhet në njoftim.

  • Kenia konfirmon rastin dhe viktimën e parë nga Ebola

    Kenia konfirmon rastin dhe viktimën e parë nga Ebola

    Kenia ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës, teksa një shtetas kenian, i cili kishte jetuar në Republikën Demokratike të Kongos për shtatë vitet e fundit, ka humbur jetën në Nairobi.

    Ministri i Shëndetësisë, Aden Duale, tha se pacienti ishte sëmurur rreth një muaj më parë dhe ishte trajtuar në disa spitale në RD e Kongos. Ai mbërriti në Nairobi të shtunën dhe iu nënshtrua kontrolleve rutinë në aeroport, përpara se të dërgohej nga një i afërm në një spital në kryeqytet.

    Testet laboratorike konfirmuan se pacienti ishte infektuar me virusin Ebola Bundibugyo. Sipas ministrit Duale, ai vdiq disa ditë pas mbërritjes në Nairobi.

    Autoritetet keniane kanë nisur gjurmimin e personave që mund të kenë pasur kontakt me pacientin, ndërsa po monitorohet situata për të parandaluar përhapjen e virusit, shkruan euronews.al.

    Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet, shpërthimi në Republikën Demokratike të Kongos ka shkaktuar më shumë se 4,000 viktima këtë vit, duke u renditur ndër shpërthimet më vdekjeprurëse të Ebolës të regjistruara.

  • Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Çfarë ndodh me kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit?

    Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Çfarë ndodh me kompetencat presidenciale pas përfundimit të mandatit?

    Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim lidhur me ushtrimin e kompetencave të presidentit në rast se Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.

    Këtë e ka konfirmuar Zyra e Presidentes në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, sot në ditën kur përfundon afati për zgjedhjen e presidentit të ri.

    Sipas Zyrës së Presidentes, Haxhiu e ka dorëzuar kërkesën në Kushtetuese më 5 tetor, duke u bazuar në nenin 113, paragrafin 3, nënparagrafin 1 të Kushtetutës.

    “Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, ka thënë Zyra e Presidentes.

    Afati gjashtëmujor i ushtrimit të detyrës nga Haxhiu përfundon më 6 tetor, ndërsa Kuvendi ende nuk ka zgjedhur presidentin e ri.