ATV

Category: Lajme

  • MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situata është nën kontroll

    MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situata është nën kontroll

    Gjatë natës së mbrëmshme, në aksin rrugor Gjilan-Stanqiq është evidentuar erodim i dheut, ndërsa në aksin Pejë-Rugovë ka pasur bllokim të rrugës nga rrëshqitja e gurëve, duke paraqitur rrezik për qarkullimin.

    Kështu ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cila tha se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në terren për menaxhimin e situatës dhe sigurimin e segmenteve të prekura.

    “Në aksin Pejë – Rugovë, për gurin me përmasa të mëdha, është konfirmuar evitimi i rrezikut, dhe hapja e njërës korsi, ndërsa segmentet janë të sinjalizuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm”.

    “Qarkullimi po zhvillohet me kujdes të shtuar, ndërsa ekipet tona janë në terren duke punuar intensivisht për sanimin e plotë të situatës”, tha MIT-ja.

    Në fund, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e angazhuar për reagim të shpejtë dhe garantimin e sigurisë në të gjitha segmentet rrugore.

  • “Surroi ndryshoi tinëzisht marrëveshjen: ‘Autonomi pa pavarësi’, Thaçi i shastisur hyri në sallë dhe e parandaloi

    “Surroi ndryshoi tinëzisht marrëveshjen: ‘Autonomi pa pavarësi’, Thaçi i shastisur hyri në sallë dhe e parandaloi

    Një nga përpjekjet e fundit të Surroit për të bërë krejt çfarë mund të bënte që të minonte mundësinë e shqiptarëve për një shtet të vetin në Kosovë, që do të nënkuptonte shkatërrim të Jugosllavisë po se po, por edhe shkëputje nga Serbia, shënohet në Rambuje, gjatë kohës së bisedimeve të delegacionit shqiptar me atë serb.

    Ngjarjen të plotë e ka sjellur gazetari, shkrimtari dhe historiani francez, Jacques Baudouin.

    Baudouin, i emëruar kalorës në Urdhrin Kombëtar të Legjionit të Nderit në Francë, që më pas ishte edhe këshilltar i Bernard Kouchner, administratori i parë i UNMIK-ut në Kosovën e pasluftës, kur shkroi librin e tij “Lindja e një Demokracie, Hashim Thaçi dhe Rruga Drejt Kosovës së Pavarur”, një pjesë ia ka kushtuar specifikisht Veton Surroit.

    Për vërtetësinë e librit, është zotuar edhe vetë Kouchner, më pas edhe Ministër i Punëve të Jashtme të Francës, që ka shkruar edhe parathënien e librit.

    Në faqen 181 të këtij libri shënon një kapitull me emrin “Loja e Veton Surroit”.

    Aty Baudouin shkruan se si Veton Surroi kishte tentuar të bënte një dredhi për të vënë në lajthitje grupin e Kosovës të përbërë nga Hashim Thaçi, Ibrahim Rugova dhe Rexhep Qosja.

    Baudouin shkruan në libër se Surroi, pa dijeninë e të tjerëve, kishte marrë letrën e propozuar nga ndërkombëtarët për Marrëveshje me Serbët dhe po e përkthente.

    Këtë Hashim Thaçi e kishte kuptuar vetëm rastësisht kur gjatë një shëtitje kishte parë Christopher Hill-in dhe Wolfgang Petrischin, të cilët iu afruan dhe “e përgëzuan për pranimin e marrëveshjes të tillë siç e kishin propozuar ata në letrën e tyre”.

    “I shastisur Hashim Thaçi hyri në sallë dhe zbuloi atëherë tekstin e letrës së përbashkët për të dyja palët që ai duhej t’ia përcillte Grupit të Kontaktit, ku thuhej: Palët e kanë pranuar sot marrëveshjen bazë dhe kapitujt politik për paqen dhe qeverisjen autonome të Kosovës”, tregon Baudouin.

    Ky tekst, siç shkruan Baudouin në libër, “nuk e përmendte askund transformimin e UÇK-së apo referendumin për pavarësi”.

    Atëherë, Thaçi, që ishte shef i delegacionit, shkruan Baudouin, nuk e kishte nënshkruar letrën, por “deshi të dinte kush e kishte dhënë pëlqimin e delegacionit pa folur me të”.

    “Veton Surroi ndenji i heshtur dhe s’mundi të jepte asnjë shpjegim”, e përshkruan tensionin Baudouin.

    “Të gjithë e dinin se ai kishte deklaruar se ishte i kënaqur me autonominë dhe e kuptuan se kishte luajtur prapa shpinës së delegacionit”, thuhet në librin e shkrimtarit/gazetarit francez.

    Veton Surroi duke bërë lojë të dyfishtë, kishte provuar t’ia hidhte ekipit shqiptar dhe në anën tjetër kishte siguruar ndërkombëtarët se shqiptarët po pajtoheshin me autonomi brenda Serbisë, shuarje të UÇK-së dhe jo transformim në një trup tjetër dhe nuk e kërkonin pavarësinë në një fazë të mëvonshme.

    Kjo lojë e tij e kishte vënë ekipin shqiptar në Rambuje në një pozicion tejet të pavolitshëm.

    Hashim Thaçi do të duhej të risqaronte për ndërkombëtarët se nuk e pranon këtë lloj marrëveshje, kur tashmë ata veçse kishin krijuar përshtypjen se gjithçka ishte punë e kryer.

    Baudouin e shpjegon kështu në libër.

    “Kur Madeleine Albright hyri në sallë për të marrë letrën e marrëveshjes që të shkonte t’ia çonte palës serbe, Thaçi e njoftoi se, pa përmendjen e referendumit, delegacioni i tij s’mund ta firmoste këtë tekst”.

    “Kjo është përgjegjësi e rëndë që po merr mbi vete”, i kishte thënë Albright duke e sugjeruar ta mendonte edhe njëherë.

    Madje, shpjegon tutje situatën Baudouin, “Christopher Hill u përpoq të shtonte se ky dokument nuk e mohonte askund idenë e një referendumi, por Thaçi mundi t’i përgjigjej se është po aq e vërtetë se ky tekst as nuk e autorizonte askund”.

    Sekretarja e shtetit amerikan aty nga fundi i pasdites kishte provuar edhe njëherë që ta bindte Thaçin duke i thënë se “nëse donin që trupat amerikane të vinin në Kosovë, ata duhej të thoshin po”.

    “Por, më kot”, Thaçi dhe ekipi i shqiptarëve këmbëngulte në respektimin e të drejtës së tyre për Vetëvendosje.

    Kështu Thaçi i kishte ikur lojës së Surroit, duke siguruar përfundimisht nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës garancinë se do t’u mundësohej një referendum për pavarësi në të ardhmen dhe pikën e dytë më të rëndësishme, jo zhbërjen e UÇK-së, por transformimin në Trupën Mbrojtëse të Kosovës./Demokracia.com

  • Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

    Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

    Kryetari i Prizerenit, Shaqir Totaj thotë se nuk ka informacione dhe transparencë për atë se çka po punohet në rrugën Prizren-Tetovë.

    Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim të marrëveshjeve, tha Totaj, gjatë takimit të sotëm të Asamblesë së Unionit të Bashkive Shqiptare që organizohet në Tetovë.

    Totaj akuzoi qeverinë e Kosovës për mungesë të transparencës në këtë projekt.

    “Në Kosovë ka punime që po realizohen. Ne po ballafaqohemi me mungesë të transparencës dhe me mungesë të informacioneve të sakta se çka po punohet, në çfarë drejtimi po punohet edhe shumë informacione të tjera që do të duhej të ishin publike, që ne nuk i kemi. Por projekti si i tillë, ideja për një projekt të tillë gjithsesi duhet të përshëndetet dhe duhet të besojmë se do të realizohet”, shtoi Totaj.

    Kryetari i Komunës së Tetovës tha se është me rëndësi sepse, në kuadër unionit kemi shumë projekte të përbashkëta, me çka bashkëpunimi i komunave apo mes pushtetit lokal bëhet thelbësor në drejtim të rritjes së komunikimit mes shqiptarëve në gjithë rajonin e Ballkanit.

    “Në Tetovë edhe një herë grumbullohen krerët e bashkive shqiptare në gjithë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë madje, sepse pjesë e këtij unioni, janë edhe shqiptarët e Arbëreshëve të Italisë. Është me rëndësi sepse, në kuadër unionit kemi shumë projekte të përbashkëta, me çka bashkëpunimi i komunave apo mes pushtetit lokal bëhet thelbësor në drejtim të rritjes së komunikimit mes shqiptarëve në gjithë rajonin e Ballkanit, sepse kufijtë politik na ndajnë, por bashkëpunimi mes bashkive shqiptare po na bashkon”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

  • Britania vendos sistem anti-dron Rapid Sentry në Kuvajt pas sulmit iranian

    Britania vendos sistem anti-dron Rapid Sentry në Kuvajt pas sulmit iranian

    Mbretëria e Bashkuar ka dërguar sistemin e mbrojtjes ajrore kundër dronëve, Rapid Sentry, në Kuvajt, pas një sulmi të natës mbi një rafineri nafte të vendit nga dronë, i cili u cilësua nga kryeministri Keir Starmer si “i pakujdesshëm”, raporton Euronews.

    Sistemi, i cili është testuar në betejë, do të mbrojë personelin dhe interesat britanike dhe kuvajtiane, duke shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

    Ky vendim pason tensionet e rritura në Gjirin Persik, ku Irani ka goditur objektiva të ndryshme në përgjigje të sulmeve amerikano-izraelite më 28 shkurt, duke përfshirë edhe infrastruktura civile si hotele dhe objekte energjetike.

  • Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat

    Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat

    Zvicra është vendi me jetëgjatësinë më të lartë në Evropë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostatpër vitin 2024. Mesatarja kombëtare e jetëgjatësisë është 84.2 vjet, duke e vendosur vendin në krye të listës evropiane, përpara Spanjës (84 vjet) dhe Suedisë (83.8 vjet), transmeton albinfo.ch.

    Në 25 vitet e fundit, Zvicra ka qëndruar kryesisht në vendin e parë ose të dytë për jetëgjatësi në Evropë.

    Nga rajonet zvicerane, kantoni i Ticinos kryeson me 85.2 vjet, i ndjekur nga rajoni i Liqenit të Gjenevës (Gjenevë, Vaud, Valais) me 84.6 vjet. Të gjitha rajonet e tjera zvicerane renditen ndër 40 rajonet kryesore në Evropë.

    Statistikat tregojnë gjithashtu një diferencë gjinore: gratë zvicerane jetojnë mesatarisht 3.5 vjet më gjatë se burrat, me 85.9 vjet për gratë dhe 82.4 vjet për burrat.

    Këto të dhëna reflektojnë standardin e lartë të jetesës dhe sistemit shëndetësor zviceran, duke e bërë Zvicrën një nga vendet më të mira për jetëgjatësi në Evropë.

  • Ushtarët letonezë patrullojnë vijën administrative, vazhdon angazhimi për siguri në Kosovë

    Ushtarët letonezë patrullojnë vijën administrative, vazhdon angazhimi për siguri në Kosovë

    Ushtarët letonezë të angazhuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, po zhvillojnë patrulla të rregullta përgjatë Vijës Administrative (ABL), brenda zonës së tyre të përgjegjësisë.

    Sipas njoftimit të KFOR-it, këto aktivitete kanë për qëllim ruajtjen e vetëdijes së situatës në terren dhe kontribuojnë në stabilitetin e përgjithshëm në rajon, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të misionit për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

    KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të garantuar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    Po ashtu, bëhet e ditur se KFOR vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), sipas roleve përkatëse si reagues të sigurisë.

  • “Po i mbroni bizneset”, “Ua dridhe eshtrat Kejnsit e Smithit”, Abdixhiku përplaset me Hekuran Muratin

    “Po i mbroni bizneset”, “Ua dridhe eshtrat Kejnsit e Smithit”, Abdixhiku përplaset me Hekuran Muratin

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës duke replikuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati, pas akuzave se opozita po mbron interesat e bizneseve.

    Abdixhiku ka thënë se Murati me deklarimet e tij në Kuvend sot ua ka dridhë eshtrat Kejnsit e Smithit, dy shkollave të ekonomisë dhe ka thënë se opozita s’ua mbron interesat bizneseve, meqë një gjë të tillë po e bën Qeveria kur vjen puna tek fitimet nga situata me rritjen e çmimeve të naftës.

    “Mimoza ishte më zemërgjerë, po ua njoh të drejtën morale për thirrjen e seancës. Ministri i financave që sot dridhi eshtrat edhe të Kejnsit edhe të Smithit, të dyve bashkë, e keni thirrë tha këtë seancë se po doni me i mbrojtë bizneset. Por tash e sa vite, të vetmet që po përfitojnë janë bizneset. Një gjë në terminologjinë e VV-së është konstante, është fitimi nga MINT Për bizneset”, ka deklaruar kreu i LDK-së.

    “S’jemi këtu për të mbrojtur diçka që është e garantuar prej Qeverisë”, ka shtuar Abdixhiku.

  • Guri i reagon Faton Pecit: Për që je hajn e kam ditë, por që ke probleme me lexim sot e kuptova

    Guri i reagon Faton Pecit: Për që je hajn e kam ditë, por që ke probleme me lexim sot e kuptova

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-deputetit të LDK-së, Paris Guri, pasi kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, e quajti atë “miush” në deklaratat e tij lidhur me hedhjen poshtë të një kallëzimi penal.

    Guri ka thënë se sot e ka kuptusr se Peci pos që është hajn, u zbulua se ai ka probleme edhe me leximin.

    “Pse bre Faton po ngutesh. Per qe je hajn e kam dite, por qe ke probleme me lexim sot e kuptova!”, ka shkruar Guri.

    Reagimi i Gurit vjen pas pas pretendimeve të Pecit se Prokuroria Speciale e ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj tij për grantet në bujqësi.

    Për këtë ka reaguar edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

    Sipas Prokurorisë, rasti që është hedhur poshtë nuk lidhet me hetimet për dyshimet për keqpërdorim të granteve në bujqësi. Bëhet fjalë për një kallëzim tjetër penal, të paraqitur nga LDK, që ka të bëjë me ushtrimin e dy funksioneve nga Peci në Kuvend dhe në Qeverinë e Kosovës.

  • Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro

    Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot në seancën e jashtëzakonshme foli për rritjen e çmimit të naftës dhe prezantimin e rezolutës së kësaj partie për uljen e çmimit, si dhe veprimet që kërkojnë Qeveria t’i marrë, si masa emergjente në këtë situatë.

    Me ironi, Abdixhiku iu drejtua kabintetit qeveritare se “mirë keni punu, por nafta 2 euro”.

    “Nuk po themi ndalni shtesat për lehona dhe shtesat për femijë, por po themi ndaleni rritjen e çmimeve secilin produkt në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.

  • Për herë të parë që nga fillimi i luftës, një anije nga Evropa Perëndimore kaloi nëpër Ngushticën e Hormuzit

    Për herë të parë që nga fillimi i luftës, një anije nga Evropa Perëndimore kaloi nëpër Ngushticën e Hormuzit

    Një anije me kontejnerë në pronësi franceze ka kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit, në atë që duket të jetë kalimi i parë i njohur i një anijeje të lidhur me Evropën Perëndimore që kur konflikti në Iran ka ndaluar pothuajse të gjithë trafikun në këtë rrugë kyçe detare.

    Anija, e emërtuar CMA CGM Kribi, u nis të enjten pasdite nga ujërat pranë Dubait drejt Iranit, duke transmetuar sinjal që tregon pronësinë franceze, sipas të dhënave të ndjekjes së anijeve, shkruan bloomberg.

    Ajo udhëtoi pranë bregut iranian, përmes një kanali midis ishujve Qeshm dhe Larak, dhe më pas sinjalizoi se ndodhej pranë Muscatit të Omanit, me burime që konfirmuan se kalimi ishte i suksesshëm.

    Kalimet nëpër Ngushticën e Hormuzit kanë rënë ndjeshëm që nga fillimi i sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit më shumë se një muaj më parë, dhe tani vetëm një numër i vogël anijesh – kryesisht të lidhura me vende që kanë raporte të mira me Teheranin – janë duke kaluar.

    Iranit po i jepet rol kontrollues për këtë zonë, duke krijuar edhe sisteme ku kalimet miratohen paraprakisht, dhe disa vende si Pakistani kanë arritur marrëveshje për kalime të anijeve të tyre.

    Kalimi i CMA CGM Kribi konsiderohet si zhvillim i rëndësishëm pasi tregon se, edhe në një situatë të tensionuar, anijet tregtare nga Evropa Perëndimore po gjejnë mënyra për të përdorur këtë rrugë detare kritike për tregtinë globale.