ATV

Category: Lajme

  • Arben Vitia i kundërpërgjigjet Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve farmaceutikë u bënë në kohën e LDK-së

    Arben Vitia i kundërpërgjigjet Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve farmaceutikë u bënë në kohën e LDK-së

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami duke i thënë se shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së.

    Ai, iu drejtua Bajramit duke i thënë se vetëm po propagandoni dhe se nuk jeni aspak korrekte.

    “Pastaj po ato që i tha deputetja Bajrami janë komplet të pavërteta. E para, shumica e barnave me këtë çmim, me këtë ligj, kanë pësuar ulje në çmim. E dyta, ky është një ligj që asnjë nga qeveritë e tjera nuk ka pasur guximin për ta bërë, dhe vetëm kjo qeveri ka pasur guximin për ta bërë. Këtu i falënderoj edhe deputetët e opozitës që së paku na kanë qëndruar mbrapa, që kanë votuar për këtë çështje. Kurse sa i përket milionerëve, deputetja Bajrami i ka përmendur disa herë pa asnjë arsye apo ndoshta ka edhe ndonjë arsye, sepse shumica e këtyre milionerëve, e këtyre kompanive janë bërë në kohën e LDK-së dhe janë përkrahës të LDK-së, zonja Bajrami”

    “Kështu që është shumë e rëndësishme si po i lidhni këta milionerë direkt apo indirekt. Besoj që kishte dashur me dhënë edhe një sqarim kur flet për këta milionerë sepse asnjë nga këta milionerë, siç thuash ti, kompani farmaceutike, shihet se kur janë krijuar këto kompani. Shihet! Prandaj ju kisha lutur për korrektësi, së paku në atë që ju propagandon se sa korrektë jeni, sepse me këtë tregoni që absolutisht nuk ka tro korrektësie në deklarimet tuaja, zonja Bajrami“, tha Vitia.

  • Qeveria shqiptare ul akcizën për naftën dhe benzinën me 20 %

    Qeveria shqiptare ul akcizën për naftën dhe benzinën me 20 %

    Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një masë të re fiskale për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Përmes një akti normativ të miratuar së fundmi, është vendosur ulja me 20% e akcizës për naftën dhe benzinën, në raste të caktuara kur çmimet kapërcejnë nivele të përcaktuara.

    Sipas këtij vendimi, reduktimi i akcizës do të aplikohet nëse çmimi me pakicë i karburanteve, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës, tejkalon 220 lekë për litër për naftën dhe 200 lekë për litër për benzinën. Masa synon të lehtësojë barrën financiare për qytetarët dhe bizneset, në një kohë kur tregjet globale po përjetojnë luhatje të forta.

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se kjo ndërhyrje vjen në vijim të angazhimit të qeverisë për të reaguar ndaj situatave të jashtëzakonshme, duke iu referuar edhe zhvillimeve të fundit ndërkombëtare që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të naftës.

    Autoritetet theksojnë se akti normativ do të mbetet në fuqi deri në momentin kur situata në tregjet ndërkombëtare të stabilizohet. Qeveria deklaron se mbetet e përkushtuar për të mbrojtur ekonominë dhe qytetarët nga pasojat e krizave të jashtme, ndërsa synon njëkohësisht të ruajë balancat buxhetore në këtë periudhë sfiduese.

  • Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

    Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

    Trump: Ne mund ta haim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se ShBA mund të hapë Ngushticën e Hormuzit “me pak më shumë kohë”, ndërsa rritet presioni mbi administratën e tij për të gjetur një zgjidhje të shpejtë për konfliktin me Iranin.

    “Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të bëjmë një pasuri,” shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.

    Gati pesë javë pas nisjes së sulmeve ajrore të përbashkëta SHBA-Izrael në Iran, lufta vazhdon të përhapë kaos në rajon dhe të trondisë tregjet financiare, duke rritur presionin ndaj Trump për një zgjidhje të shpejtë.

    Rihapja e këtij kanali është bërë prioritet për qeveritë ndërkombëtare, ndërsa çmimet e energjisë dhe nftës vazhdojnë të rriten.

  • 48 raste të trajtuara brenda një jave nga Zyra për Mbrojtje të Viktimave

    48 raste të trajtuara brenda një jave nga Zyra për Mbrojtje të Viktimave

    Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 48 raste gjatë një jave në Kosovë, ku përfshihen raste të dhunës në familje, trafikimit dhe krimeve të tjera.

    Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar edhe 80 seanca gjyqësore dhe janë dhënë dhjetëra këshilla juridike.

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj i’a publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj i’a publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka publikuar me emër një mërgimtar, i cili përdori gjuhë të tmerrshme ndaj Ramush Haradinajt.

    Postimi:

    Ky koment është një shpifje e ulët e bërë nga një individ në një postim të mbrëmshëm të Adriatik Kelmendit për Ramush Haradinajn.

    Autori i këtij komenti, së bashku me të gjithë ata që përhapin shpifje të tilla, do të mbajnë përgjegjësi dhe do të përballen pa kompromis me drejtësinë.

  • Peci: Mbështesim me 250 euro në muaj për gjysmë orari punë praktike personat me nevoja të veçanta

    Peci: Mbështesim me 250 euro në muaj për gjysmë orari punë praktike personat me nevoja të veçanta

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka bërë të ditur se po mbështet me 250 euro në muaj për gjysmë orari punë praktike personat me nevoja të veçanta.

    Peci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se angazhimi i tyre është që të gjithë të kenë mundësi dhe trajtim të barabartë, duke iu ofruar mbështetje financiare dhe hapësirë profesionale.

    “Komuna e Mitrovicës mbështet me 250 euro në muaj për gjysmë orari pune praktike personat me nevoja të veçanta. Angazhimi ynë është që të gjithë të kenë mundësi dhe trajtim të barabartë, duke iu ofruar mbështetje financiare dhe hapësirë profesionale. Jemi në shërbim të të gjithëve, pa dallim”, ka shkruar Peci.

  • Time Kadrijaj: Kur foli Rozeta Hajdari për korrupsion m’ka ardhë me qeshë, njeri që i ka vjedhë rezervat shtetërore

    Time Kadrijaj: Kur foli Rozeta Hajdari për korrupsion m’ka ardhë me qeshë, njeri që i ka vjedhë rezervat shtetërore

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e sotme ku po debatohet për rritjen e çmimeve të naftës, tha se është për të qeshur të dëgjosh deputeten e Vetëvendosjes, Rozeta Hajdari, duke folur për korrupsion.

    Ajo iu referua aktakuzës së ngritur ndaj Hajdarit, e cila sa ka qenë ministre e Industrisë dhe Tregtisë dyshohet se ka keqpërdorur rezervat shtetërore.

    “Viti i gjashtë që po udhëheq kjo qeveri dhe ende po gjejnë fajtorë sepse e kanë një performancë pa asnjë të arritur. Njëherë pengesë ka qenë pandemia, atëherë lufta në Ukrainë, normal që ju vajtoni për vitet e kaluara sepse gjithë këto të arritura janë nga opozita dhe tash lufta në Iran. S’po ju lë me i çelë sytë, me bo asnjë punë. Kur po flet Rozeta Hajdari për korrupsion me ka ardhë me qeshë, m’beso m’ka ardhë me qeshë. Njeri që i ka vjedhë rezervat shtetërore, njeri që i ka bërë dëm këtij vendi, doli sot në foltore foli për korrupsion. Marre a. Marre!”, tha Kadrijaj.

    Më herët, në foltoren e Kuvendit tha se Vetëvendosjes iu desh të “përballet” me trashëgiminë e korrupsionit të lënë nga qeveritë e kaluara.

    “Të nderuar deputetë, të dashur qytetarë, në fillim të mandatit tonë qeverisës nga Lëvizja Vetëvendosje, ne u përballëm me një realitet të vështirë të trashëguar nga ju, qeverisjet e kaluara. Keqpërdorimi dhe korrupsioni kishin zënë vend thellë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si në publik ashtu edhe në privat. Këto dukuri nuk ishin të rastësishme; ato ishin të lidhura ngushtë me interesa të ngushta, me grupe dhe monopole të afërta me politikën që për vite me radhë kishin penguar zhvillimin e tregut të lirë dhe konkurrencën e drejtë”, kishte thënë ajo.

  • Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

    Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

    Zhgënjimi për humbjen e Kosovës dhe mosrealizimin e ëndrrës vërehej edhe në fytyrën e yllit kosovar, Edon Zhegrova.

    Bashkëlojtari i tij te Juventusi, Kenan Yildiz e la në gjysmë festën me skuadrën e tij, për të shkuar dhe për ta ngushëlluar Edon Zhegrovën.

    Pamjet u bënë mjaft virale në rrjetet sociale, ndërsa tani ka reaguar edhe vet ylli turk.

    Ai në profilin e tij zyrtar në Instagram, postoi një fotografi me Zhegrovën, në momentin kur po e ngushëllonte pas përfundimit të ndeshjes.

  • Pushteti kundërshton kërkesën e opozitës për uljen e akcizës dhe heqjen TVSH-së për naftën

    Pushteti kundërshton kërkesën e opozitës për uljen e akcizës dhe heqjen TVSH-së për naftën

    Anëtarë të kabinetit qeverisës i kanë kundërshtuar kërkesat e opozitës për uljen e akcizës dhe heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për naftën gjatë një debati parlamentar të premten, në një kohë kur çmimet e karburantit janë rritur bujshëm si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) paraqiti një rezolutë për këtë në Kuvend, përmes së cilës gjithashtu i kërkohet Qeverisë të gjejë mënyra për të subvencionuar çmimin e naftës për bujqësinë, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.

    Rezoluta – e cila po mbështetet edhe nga dy partitë e tjera opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – synon parandalimin e krizës ekonomike dhe sociale në vend si pasojë e çmimit të lartë të naftës.

    Në tekstin e rezolutës kërkohet: ulja e akcizës nga 36 centë në litër në 20 centë në litër derisa të stabilizohen çmimet në bursat ndërkombëtare dhe ulja e përkohshme e TVSH-së në karburante nga 18 në 8 për qind deri në stabilizim të çmimeve.

    Kërkesa për këtë rezolutë vjen në një kohë kur rritja e madhe e çmimit të karburanteve në vend ka nxitur frikën për rritje zinxhir të çmimeve, sidomos atyre bazike.

    Vetëm brenda pak javësh, çmimi i një litri naftë në pikat e karburanteve në Kosovë ka arritur deri në 1.79 euro, krahasuar me 1.33 euro sa ishte më 3 mars, tri ditë pas nisjes së sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit.

    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehohna Lushaku Sadriu, tha se rritja e vazhdueshme e çmimit të naftës “nuk është thjesht në lëvizje në treg, por është baza e një krize ekonomike me ndikim të drejtpërdrejtë në çdo familje dhe çdo biznes të Kosovës”.

    Ajo i ka kritikuar autoritetet se nuk kanë ndërhyrë për të bërë diçka për ketë, duke thënë “Qeveria nuk guxon të qëndrojë si spektatore dhe të përfitojë nga rritja e taksave në këto produkte”.

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e kritikoi Qeverinë se nuk është duke e marrë parasysh “ndikimin e kësaj dukurie në përkeqësimin e standardit të jetesës të qytetarët”.

    “Kjo Qeveri nuk është duke u përkujdesur për zhvillimin ekonomik dhe standardin e jetesës por është duke bërë veprime vetëm si të konvertohen në votë. Blerjen e votës përmes parasë publike”.

    Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Qeveria e tanishme “nuk është e aftë” të përballet me krizat.

    “Duhet ta themi hapur se krizën të cilën sot e kemi në Kosovë, është barra më e madhe për qytetarët e Kosovës dhe se kjo krizë po kthehet në një mundësi të lojës së numrave, gjoja se për zhvillim ekonomik”, tha Tahiri.

    Megjithatë, rezoluta dhe pretendimet e opozitës u kundërshtuan nga anëtarë të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, të cilët argumentojnë se rekomandimet e tyre nuk janë zgjidhje.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila, argumentoi sesi, sipas saj, ulja e akcizës apo heqja e TVSH-së nuk janë zgjidhje, duke thënë se ato do të ndikonin në buxhetin e shtetit dhe rrjedhimisht në shtesat për qytetarët.

    “Tani ju çka po propozoni, ta heqim akcizën, ta heqim TVSH-në? Dhe, cilën nga masat ta heqim? Shtesat për lehonat? Shtesat për fëmijë? Cilën nga kategoritë e caktuara ju mendoni se ne duhet ta ulim që ta kompensojmë për uljen apo heqjen e TVSH-së apo akcizës”, tha Kusari drejtuar opozitës.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, e akuzoi opozitën se i dëshiron këto masa “jo për qytetarët, por për bizneset që mbështesin partitë tuaja”.

    Ai argumentoi se ulja e akcizës nuk do të ndikonte te qytetarët kur ata blejnë naftë.

    “Ulja e akcizës për 16 centë për një familje që shpenzon 50 litra naftë në muaj përkthehet në 8 euro. A ju kujtohet kur kemi filluar shtesat e fëmijëve me 10 euro, këta [opozita] thoshte se janë vitra, e tash propozimi i tyre është uleni akcizën t’i kursejnë 8 euro në muaj, e për shtetin kjo përkthehet në 10 milionë euro më pak të hyra në muaj”, u shpreh Murati.

    Qeveria e Kosovës synon që rritjen e çmimeve ta kontrollojë përmes një ligji për çmimet tavan, projektligjin për të cilin pritet ta dërgojë në Kuvend së shpejti, pasi e miratoi atë në një mbledhje të premten.

    Rreth një javë pasi filloi rritja e çmimeve – kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën bombardimet ndaj Iranit më 28 shkurt, dhe Teherani u përgjigj duke goditur Izraelin dhe vendet e Gjirit që strehojnë baza amerikane – Qeveria e Kosovës vendosi masa mbrojtëse për çmimin e derivateve.

    Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.

    Ky vendim është në fuqi vetëm deri më 4 prill.

  • “Jeni shumë të dobët”, Hykmete Bajrami përplaset me Arben Vitinë e Kusari-Lilën për çmimet e barnave e naftës

    “Jeni shumë të dobët”, Hykmete Bajrami përplaset me Arben Vitinë e Kusari-Lilën për çmimet e barnave e naftës

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është përplasur sot në Kuvend me deputeten e LDK’së, Hykmete Bajrami, sa i përket ligjit për çmimet e barnave.

    Vitia ka thënë se “shumica e milionerëve farmaceutikë” janë krijuar gjatë qeverisjes së LDK’së.

    Ministri i Shëndetësisë ka thënë se ligjin për barnat nuk ka pasur guxim ta bëjë asnjë qeveri tjetër.

    Lidhur me këtë i është kundërpërgjigjur edhe deputetja e LDK’së, duke i thënë Vitisë se kur flet me zë të ultë e gjuhë të moderuar “s’mund ta fshehësh krimin dhe korrupsionin”.

    “Jeni Qeveria që i keni bërë 4 mijë tenderë njëburimor. Ti e ke pas njerin në grup punues që ta ka hartu listën e barnave esenciale, më vonë ka dalë te kompania që fiton miliona euro tendera. Këto janë të dhëna publike, s’e njoh asnjërin personalisht”, ka thënë Bajrami.

    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, është përplasur edhe me ministren Mimoza Kusari-Lila sa i përket asaj që po ndodhe me çmimet e naftës, duke i thënë se flet me ton, ashtu siç ia kërkon partia.