ATV

Category: Lajme

  • Skandali Epstein thellon krizën politike në Britani, shkarkohet një tjetër zyrtar i lartë

    Skandali Epstein thellon krizën politike në Britani, shkarkohet një tjetër zyrtar i lartë

    Një nga nëpunësit civilë më të lartë të Britanisë, Olly Robbins, u shkarkua, ndërsa qeveria e Keir Starmer u përfshi nga një krizë në thellim për shkak të emërimit të ish-ambasadorit të saj në SHBA, Peter Mandelson.

    Starmer dhe sekretarja e tij e jashtme, Yvette Cooper, humbën besimin te Robbins, zyrtari më i lartë në Zyrën e Jashtme dhe Zhvillimit (FCDO), tha një zyrtar britanik i njohur me çështjen, pasi një raport i ri zbuloi detaje të reja të rolit të tij në verifikimin e sigurisë për Mandelson, shkruan Politico.

    Ky veprim vjen ndërsa kryeministri britanik përballet me pyetje në rritje për faktin se Mandelson dështoi të kalonte verifikimin e sigurisë – por u bë ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA gjithsesi në dhjetor 2024.

    Mandelson, një politikan i Partisë Laburiste, u shkarkua shtatorin e kaluar nga roli i lartë diplomatik për shkak të lidhjeve të tij me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein.

    Gazeta Guardian raportoi për herë të parë se atij i ishte dhënë drita e gjelbër për të marrë detyrën në Uashington kundër këshillës së agjencisë qeveritare të shqyrtimit, Vettingut të Sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar.

    Por, raportohet se shkarkimi i Robbins nuk ka gjasa t’i zbusë pyetjet në lidhje me gjykimin e vetë Starmer në emërimin e politikanit në postin diplomatik.

    Opozita e ka akuzuar tashmë kryeministrin — i cili tha më parë këtë vit se gjatë emërimit ishte ndjekur një “proces i plotë i rregullt ligjor” — për mashtrim të parlamentit, një çështje dorëheqjeje sipas kodit ministror në Mbretërinë e Bashkuar.

  • Tahiri: Me 65 milionë eurot e pagës së 13-të mund të bëheshin dy stadiume

    Tahiri: Me 65 milionë eurot e pagës së 13-të mund të bëheshin dy stadiume

    Besnik Tahiri e bëri qeverinë përgjegjëse për shpërdorimin e 65 milionë eurove për pagën e 13-të për punonjësit e sektorit privat, me të cilat tha se mund të përfundonin projekte kapitale.

    Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha sot në seancë plenare se qeveria “me një pullë” ndau rrogën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

    “Me 65 milionë kanë mund me u ndërtu dy stadiume”, tha ai.

    Ai foli për diskriminimin e punonjësve të sektorit privat.

    “Sot Kosovën e majnë dy burime thelbësore si shtet: taksat të cilat vijnë nga njerëzit të cilët janë në punë në sektorin privat dhe të hyrat që vinë nga doganat”, u shpreh Tahiri.

  • Myftiu Tërnava: Dikujt s’po i pëlqen harmonia ndërfetare te ne, me thirrjet për konvertimet po bëhet thirrje për urrejtje mes kombit shqiptar

    Myftiu Tërnava: Dikujt s’po i pëlqen harmonia ndërfetare te ne, me thirrjet për konvertimet po bëhet thirrje për urrejtje mes kombit shqiptar

    Kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, ka thënë se në dy dekadat e fundit duket sikur dikujt nuk po i pëlqen toleranca dhe harmonia ndërfetare që ekziston në Kosovë.

    Tërnava ka përmendur thirrjet për konvertime që janë bërë në Kosovë.

    “Duke u thirrë në demokraci e liri të shprehjes dhe duke mos e konsideruar e ditur se cfarë është demokracia dhe limitet që i ka ajo, ata me dashje po rrëshqasin në urrejtje e thirrje të urrjejte të vazhdueshme, duke thirrur për konvertime, në emër të shqiptari të rrejshme prej tyre, që kinse duhet larguar nga islami për të qenë një shqiptar i mirë”, ka thënë Tërnava.

    Ai ka thënë se kjo është krim dhe urrejtje dhe janë skenar të huaj që dëshirojnë të fusin sherr në kombin shqiptar.

    Kurti këto deklarime i ka bërë në kuadër të tryezës “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore” e organizuar nga Fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga BIK.

  • Lushaku: Qytetarët e Kosovës po vidhen tash e 6 vite, njehsorët nuk e masin saktë shpenzimin e energjisë

    Lushaku: Qytetarët e Kosovës po vidhen tash e 6 vite, njehsorët nuk e masin saktë shpenzimin e energjisë

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu në sallën plenare tha se njehsorët e energjisë elektrike në shtëpitë e qytetarëve të Kosovës nuk po e masin saktë shpenzimin e energjisë.

    Lushaku tha se qytetarët e Kosovës po vidhen në sytë e shtetit pas neglizhencës së Qeverisë së Kosovës.

    “Sot derisa ne po flasim këtu rreth 87% e shtëpive në Kosovë, po u vidhet energjia elektrike nga vet shteti në sytë e shtetit për mungesë dhe neglizhencë të Qeverisë për t’i kontrolluar dhe konstatuar që njehsorët tonë në shtëpitë tona nuk janë duke e matur shpenzimin e energjisë elektrike në mënyrë të saktë. Ne tash e 6 vite jemi të vjedhur”, tha Lushaku.

  • Behrami kritikon Specialen dhe Trendafiloven: Kuvendin e konsiderojnë “nënë surrogate”

    Behrami kritikon Specialen dhe Trendafiloven: Kuvendin e konsiderojnë “nënë surrogate”

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar Gjykatën Speciale dhe kryetaren e saj, Ekaterina Trendafilova.

    Në fjalën e tij para Kuvendit, Behrami tha se Gjykata Speciale dhe Bashkimi Evropian e trajtojnë Kuvendin e Kosovës si “nënë surrogate”.

    “Që nga themelimi i Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës, ky është komunikimi i parë i kësaj gjykate me neve. A e dini pse? Sepse Trendafilova dhe Bashkimi Evropian Kuvendin e Kosovës e konsiderojnë si një nënë surrogate, derisa ‘prindër ligjor’ e konsiderojnë EULEX-in, UNMIK-un dhe Rezolutën 1244. Gjykata Speciale është duke bërë një devijim të tmerrshëm të mandatit që ia ka dhënë ky Kuvend”, ka deklaruar Behrami.

  • Leonard Ademaj kërkon dënim për Murselin, Kokallën dhe Plavën: Kemi zgjedhur besimin në vend të zhgënjimit

    Leonard Ademaj kërkon dënim për Murselin, Kokallën dhe Plavën: Kemi zgjedhur besimin në vend të zhgënjimit

    Në seancën përfundimtare për rastin e rëndë të vrasjes së Liridona Ademaj, fjalën para trupit gjykues e mori vëllai i saj, Leonard Ademaj, i cili paraqiti qëndrimin e familjes dhe dhimbjen që kanë përjetuar gjatë gjithë procesit gjyqësor.

    Në deklaratën e tij, ai theksoi se familja ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe dinjitetin, pavarësisht rrethanave të rënda.

    “E kemi zgjedhur besimin në vend të zhgënjimit. Kemi treguar kulturë dhe kemi heshtur në shumë raste kur nuk është dashur të heshtet”, u shpreh ai para gjykatës.

    Duke iu drejtuar trupit gjykues, Ademaj tha se gjatë gjithë procesit janë paraqitur prova dhe dëshmi të shumta që, sipas tij, e bëjnë të qartë organizimin e krimit.

    Ai përmendi drejtpërdrejt Naim Murseli, për të cilin tha se ka organizuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokalla, ndërsa si ekzekutor përmendi Granit Plava.

    Sipas tij, provat e paraqitura gjatë gjykimit përfshijnë pamje nga kamerat e sigurisë dhe deklarata që ndërlidhen mes tyre.

    “Të paktën 22 kamera kanë kapur lëvizjet e Naimit, Kushtrimit dhe Granitit. Kemi parë përputhshmëri të deklaratave të tyre që lidhen ngushtë me njëra-tjetrën”, deklaroi ai.

    Ademaj shtoi gjithashtu se gjatë procesit janë dëgjuar pretendime se ideja për vrasjen ishte shprehur edhe më herët, duke përmendur deklarata sipas të cilave ishte folur për eliminimin e viktimës një vit para ngjarjes.
    “Vetëdija e popullit tonë për këtë krim makabër, vetëm vuajtja e dënmit të tyre lëhtëson sado pak dhimbjen tonë”, ka thënë Ademaj.

  • Hamza, Rizvanollit: Kosova mund t’i humbë paratë nga BE’ja, por ti je fajtore, po tentoni t’i trafikoni ligjet

    Hamza, Rizvanollit: Kosova mund t’i humbë paratë nga BE’ja, por ti je fajtore, po tentoni t’i trafikoni ligjet

    Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, tha se fajtorë në rast të humbjes së një pjese të parave nga Plani i Rritjes janë qeveritarët dhe jo deputetët e Kuvendit.

    Ai këtë deklaratë e bëri në përgjigje të kërkesës për miratim të dy ligjeve nga ana e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Në fillim të seancës, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, kërkoi futjen në rend të ditës si pikë e gjashtë të projektligjit për energjinë dhe si pikë e shtatë të projektligjit për energjinë elektrike.

    Për këto dy projektligje, Rizvanolli tha se janë “kusht për përfitimin e mjeteve nga Plani i Rritjes. I kemi nëntë milionë euro të cilat i humbin nëse këto ligje shumë shpejt”.

    Por, Hamza i PDK’së tha se ligjet po tentohen të trafikohen e kontrabandohen në Kuvend pa ia dhënë mundësinë deputetëve që t’i diskutojnë apo të ndryshohen e plotësohen.

    “Mund t’i humbë Kosova paratë, por ti je fajtore. Adresa jeni ju për shkak se nuk e keni proceduar ligjin në kohë për të debatuar për ligjin a është i mirë a është i keq, a duhet të plotësohet e ndryshohet, është në përgjegjësinë e deputetëve të Kuvendit. Po ju s’po e jepni këtë mundësi. Pse nuk e keni sjellë para dy javë ditëve a para një muaji? Ju vetë po deklaroni që ligji është prej 2024-ës atëherë e sillni në procedurë të përshpejtuar si shumicën e ligjeve që po vijnë në këtë Kuvend. Nëse dëshironi t’i trafikoni e kontrabandoni ligjet, me ia cenu të drejtën e deputetëve që të diskutojnë dhe të japin kontributin e vet, është temë tjetër”, tha Hamza në foltore.

    Ai po ashtu i kërkoi që lëtë praktikë ta ndalin.

    Hamza në fillim pati kritika edhe ndaj kryeparlamentares Albulena Haxhiu, e cila s’ia dha fjalën deputetit të PDK’së, Ferat Shala.

    “Të gjithë e dimë që je ajo dhe të takon detyra e përgjegjësia sa i përket interpretimit të Rregullores. Por mos e bën praktikë, në bazë të rregullores ka të drejtë kur i përmendet emri. Po e tejkalojmë, por mos të bëhet precedent dhe mos të bëhet praktikë se pastaj s’kemi mbarëvajtje të punës së Kuvendit”, tha Hamza.

  • Britania dhe Franca udhëheqin sot takimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, pritet të marrin pjesë rreth 40 vende

    Britania dhe Franca udhëheqin sot takimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, pritet të marrin pjesë rreth 40 vende

    Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të kryesojnë një takim me aleatët më vonë sot për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta për të rikthyer lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

    Teherani e ka mbyllur në mënyrë efektive këtë rrugë ujore kritike pranë brigjeve të Iranit si përgjigje ndaj sulmeve SHBA-Izrael, ndërsa SHBA ka nisur bllokadën e vet ndaj porteve iraniane, të cilat kanë çuar në një rritje të çmimeve globale të energjisë.

    Rreth 40 vende pritet të marrin pjesë në takimin e kësaj pasditeje, tha zyra e Keir Starmer, duke shtuar se liderët do të “përqendrohen në mbështetjen e armëpushimit të brishtë në rajon dhe në sigurimin që rrugët detare të rihapen dhe të mbrohen përmes ngushticës në afat të gjatë”.

    Starmer pritet t’iu thotë aleatëve në takim se “rihapja e pakushtëzuar dhe e menjëhershme” e ngushticës është një përgjegjësi globale, sipas Downing Street.

    Ata gjithashtu do të diskutojnë mundësinë e vendosjes së një misioni shumëkombësh ushtarak rreptësisht mbrojtës, për të siguruar lirinë e lundrimit”, sipas ftesës së dërguar nga Elysee, e cila është parë nga AFP.

  • Defekt në gypin kryesor në Shkabaj, reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit

    Defekt në gypin kryesor në Shkabaj, reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për reduktime të përkohshme në furnizimin me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti në gypin kryesor me diametër Ø1200 mm në zonën e Shkabajt.

    Sipas njoftimit, ndërprerjet do të zgjasin nga ora 11:00 deri në orën 17:00 dhe do të prekin komunën e Fushë Kosovës, Obiliqin, si dhe një pjesë të Prishtinës që furnizohet nga kjo linjë, përfshirë lagjen Kalabria.

    Po ashtu, bëhet e ditur se ndikime në furnizim mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

    Nga KRU “Prishtina” thuhet se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë.

    Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për shqetësimet e shkaktuara gjatë kësaj periudhe.

  • Kërkohet ndihmë për trajtimin e Liridon Rexhës në Turqi, i nevojiten 200 mijë euro për shërim

    Kërkohet ndihmë për trajtimin e Liridon Rexhës në Turqi, i nevojiten 200 mijë euro për shërim

    Familja e Liridon Rexhës ka bërë një apel publik për ndihmë financiare, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tij dhe nevojës për trajtim urgjent jashtë vendit.

    Sipas njoftimit, pas një periudhe 3-mujore trajtimi në Shqipëri me kimioterapi dhe imunoterapi, analizat e fundit kanë treguar se terapia nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

    Për këtë arsye, mjekët kanë rekomanduar vazhdimin e trajtimit në Turqi me terapi të avancuar onkologjike.

    Familja thekson se Liridon Rexha tashmë ka nisur procedurat e para të trajtimit në Turqi, por kostot kanë tejkaluar pritshmëritë fillestare.

    Sipas tyre, terapia e rekomanduar, e cila përfshin metoda bashkëkohore si “Padcev + Keytruda”, ka një kosto të lartë dhe pritet të arrijë rreth 200,000 euro.

    Ndërkohë, ndihmat e premtuara institucionale mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të shpenzimeve, duke mos përfshirë të gjitha ekzaminimet dhe terapitë shtesë.

    Familja e pacientit ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar deri më tani dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë dhe të shpërndajnë apelin, duke theksuar se çdo mbështetje është e rëndësishme në këtë betejë të vështirë.