ATV

Category: Lajme

  • Bashkëpartiaku i Rashiq thirrje opozitës të marrë pjesë në seancën për Presidentin: Të tregojmë pjekuri politike

    Bashkëpartiaku i Rashiq thirrje opozitës të marrë pjesë në seancën për Presidentin: Të tregojmë pjekuri politike

    Lazar Raduloviq, deputeti serb në Kuvendin e Kosovës nga partia e Nenad Rashiqit, u bëri thirrje deputetëve opozitarë që s’po marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit, që të shkojnë aty.

    Ai tha se “bojkoti nuk zgjidh asnjë çështje”.

    “Kthehuni në Kuvend, bëhuni pjesë e vendimmarrjes dhe së bashku do të tregojmë një pjekuri politikë”, tha ai.

    Raduloviq tha se “Kosova duhet të ec përpara vetëm atëherë kur të gjithë jemi pjesëmarrës”.

  • As sot Haxhi Avdyli s’i shkon VV-së në seancën për presidentin

    As sot Haxhi Avdyli s’i shkon VV-së në seancën për presidentin

    Deputeti i Grupit Parlamentar të LVV-së, Haxhi Avdyli sërish nuk po merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

    As një ditë më parë, deputeti nuk ishte pjesëmarrës në po seancën e jashtëzakonshme për shefin e shtetit.

    Kujtojmë se sonte në orën 00:00 përfundon afati për presidentin.

  • Shtyhet sërish seanca për presidentin, tentimi i radhës në orën 19:00

    Shtyhet sërish seanca për presidentin, tentimi i radhës në orën 19:00

    Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës vazhdon sot, në ditën kur skadon edhe afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca për presidentin, që u ndërpre për të dytën herë brenda ditës, do të vazhdojë sërish në orën 19:00.

    Ajo i bëri sërish thirrje opozitës që të marrë pjesë në vazhdimin e seancës.

    “Në këto rrethana, për shkak të mungesës së opozitës dhe në përpjekje që ajo të jetë e pranishme në seancën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, si për obligimet kushtetuese ashtu edhe për interesin publik, ju njoftoj se kjo seancë vazhdon sot në orën 19:00”, tha Haxhiu.

  • Isa Mustafa jep versionin e tij për zgjedhjen e presidentit

    Isa Mustafa jep versionin e tij për zgjedhjen e presidentit

    Para pak minutash ka rinisur seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.

    Sërish, asnjë deputet i opozitës nuk është i pranishëm. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të jenë të pranishëm në sallë.

    Lidhur me këtë situatë, ish- kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se në këtë process duhet të zbatohet Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

    “Në procesin e zgjedhjes së presidentit duhet të zbatohet Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Asnjë zgjidhje jashtë këtyre parimeve nuk është zgjedhje, por shkelje e Kushtetutës.”, ka thënë Mustafa në një prononcim për IndeksOnline.

    Për këtë pozitën e presidentit, VV-ja ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

    Kjo seancë ka nisur mbrëmë dhe është ndërprerë pasi u mbajt një votim që u cilësua si jokushtetues me vetëm 64 deputetë në sallë. 63 vota ishin për kandidaten Feride Rushiti, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.

    Sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. Në rast se nuk zgjedhet, vendi shkon në zgjedhje.

  • Gjendet një nga makinat e përdorura në atentatin ndaj çiftit Mujeci në Lezhë

    Gjendet një nga makinat e përdorura në atentatin ndaj çiftit Mujeci në Lezhë

    Pas kontrolleve të vazhdueshme dhe pa ndërprerje të policisë, është arritur të gjendet njëra nga makinat e përdorura nga autorët për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

    Kjo ngjarje ka ndodhur mesditën e së dielës në Balldre të Lezhës, teksa shkaku mësohet të jetë hakmarrja, raporton Top Channel.

    Mjeti pa targa tip Golf 5 i përdorur nga qitësit është gjetur i fshehur ne zonën e Torovices. Policia po vijon kontrollet.

  • LVV e vazhdon vetëm seancën për zgjedhjen e Presidentit

    LVV e vazhdon vetëm seancën për zgjedhjen e Presidentit

    Ka nisur vazhdimi i seancës për zgjedhjen e Presidentit me fjalët e para të kryeparlamentares Albulena Haxhiu që u bëri thirrje edhe njëherë deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në këtë seancë.

    Ajo përmendi “obligime” që tha se ata kanë për të votuar dhe për ta mundësuar zgjedhjen e Presidentit.

    Deputetët e pushtetit u mbledhën sërisht sot paradite në Kuvend për rundin e dytë të votimit për President, pavarësisht se nuk ishin 80 deputetë në sallë dhe pavarësisht se kjo procedurë që nisi mbrëmë, u konsiderua si cenim i rendit kushtetues të vendit nga njohës të Kushtetutës dhe organizata joqeveritare.

    Haxhiu e shtyu vazhdimin e seancës për në orën 14:00, duke i ftuar deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë, pasi sipas saj, ata janë të obliguar të votojnë dhe të mundësojnë zgjedhjen e Presidentit.

  • Deputetja e VV’së opozitës: Nëse s’vijnë në seancë, na takon me ua tregu edhe njëherë vendin

    Deputetja e VV’së opozitës: Nëse s’vijnë në seancë, na takon me ua tregu edhe njëherë vendin

    Deputetja e LVV’së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni i është drejtuar me tonë kërcënuese partive opozitare, duke thënë se nëse nuk marrin pjesë në seancën që pritet të fillojë pas pak, i takon pushtetit që t’ua tregojë edhe një herë vendin.

    “Uroj që në seancën që pritet të fillojë pas pak, opozita të jetë prezente dhe të marrë pjesë në votim. Në të kundërtën, na takon t’ua tregojmë edhe një herë kësaj opozite se ku e kanë vendin”, ka shkruar Hyseni.

  • Kollçaku: Të mbështesim Feride Rushitin për presidente, është zgjidhje për krizën institucionale

    Kollçaku: Të mbështesim Feride Rushitin për presidente, është zgjidhje për krizën institucionale

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit paraqet mundësi për të mbështetur një figurë nga shoqëria civile, raporton Ekonomia Online.

    Ajo tha se kandidatura e Deride Rushitit përfaqëson një mundësi të rëndësishme për vendin.

    “Në përputhje me këtë nen, si dhe kandidatura, sot kemi shansin dhe po ashtu mundësinë të votojmë për një zonjë, për një grua të dëshmuar që vjen nga shoqëria civile, një aktiviste e palodhshme e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. E njohur besoj për të gjithë shoqërinë kosovare, për mbarë opinionin politik”.

    Kollçaku vlerësoi angazhimin profesional dhe bashkëpunimin e gjatë me kandidaten.

    “Duke supozuar që kjo zonjë që quhet Doktoresha Feride Rushiti, që po ashtu e kam edhe kolege, mjeke, një bashkëpunëtore shumëvjeçare kur i përket traumës, mund t’i ftoj të gjithë duke supozuar dhe duke e ditur që me vite ka pas mbështetje nga shumë individë, nga të gjitha subjektet politike si një grua jashtë politikës, por shumë e angazhuar për të drejtat e njeriut”, u shpreh Mulhaxha.

    Ajo kujtoi edhe nominimin e saj për Çmimin Nobel për Paqe.

    “Mos të harrojmë, e nominuar për çmimin Nobel për Paqe bashkë me organizatën e saj, që ka luftuar për kauzën më të ndjeshme në botë kur asnjë institucion nuk e ka ngrit zërin, për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

    Në fund, Kollçaku bëri thirrje për votim të përbashkët të të gjitha partive.

    “Andaj, vetëm një mesazh e kam: i ftoj të gjithë kolegët deputetë, pozitë dhe opozitë, sot ta mbështesim Doktoreshën Feride Rushiti, t’i japim zgjidhje kësaj krize institucionale. Ne tashmë e kemi dëshmuar se nuk e kemi për poste, ne tashmë e kemi dëshmuar që ne nuk luftojmë që t’i marrim këto karrige të pushtetit. Kjo pozitë edhe në të ardhmen duhet të jetë jashtëpartiake, sipas mendimit tim, dhe mos të jetë më asnjëherë burrë për të, si të them, i cili është pengesë në konsolidimin e institucioneve”, theksoi ajo.

    Ajo përmbylli deklaratën duke kërkuar mbështetje të gjerë parlamentare.

    “Sot kemi mundësi këtë ditë të bukur ta përmbyllim me një vendim edhe më të bukur, ku ne dalim me një emër, kemi dalë me një emër, kemi dy kandidate, por mbetet me u dëshmuar që Doktoresha Feride ka mbështetje mbarëkombëtare, andaj ju ftoj të gjithë të votoni për zonjën Feride”, shtoi ajo.

  • Shpërthen Agim Bahtiri: Mos rrini nëpër skuta, sjellni nënshkrimet në Kuvend

    Shpërthen Agim Bahtiri: Mos rrini nëpër skuta, sjellni nënshkrimet në Kuvend

    Teksa pritet të nisë seanca e radhës e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, deputeti i VV-së Agim Bahtiri ka adresuar kritika ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Duke folur në hollin e Kuvendit, Bahtiri i bëri thirrje Abdixhikut që nënshkrimet që i ka mbledhur t’i dorëzojë në Kuvend dhe të mos i mbajë, siç u shpreh ai, “nëpër skuta”.

    “Jo me shku me nejt nëpër skuta. Edhe ato nënshkrimet që ai i ka mbledh le t’i bjen ku duhet, mos t’i mbajë nëpër skuta”, deklaroi Bahtiri.

  • Ende s’ka nisur seanca e presidentit, deputetët e VV-së fillojnë të mblidhen

    Ende s’ka nisur seanca e presidentit, deputetët e VV-së fillojnë të mblidhen

    Kanë kaluar rreth 20 minuta nga koha e paraparë për vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit, por ajo ende nuk ka nisur.

    Në sallën e Kuvendit tashmë kanë filluar të mblidhen disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Seanca ishte planifikuar të vazhdojë në orën 14:00.

    Seanca fillimisht ishte paraparë të niste në orën 10:00, por kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e shtyu atë, me arsyetimin se dëshiron t’i japë kohë opozitës për të marrë pjesë.

    Deputetët e partive opozitare nuk u futën fare në seancën e sotme.

    Ata e bojkotuan edhe seancën e 27 prillit.

    Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u votua për dy kandidatet për presidente, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

    Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Një votë tjetër ishte e pavlefshme.