ATV

Category: Lajme

  • S’ka president, Kosova për herë të pestë në zgjedhje

    S’ka president, Kosova për herë të pestë në zgjedhje

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe këtë të martë dështuan ta zgjedhin presidentin, duke thelluar kështu krizën institucionale dhe duke hapur rrugën për zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat parashihen të mbahen brenda 45 ditësh, bazuar në vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

    Në seancë morën pjesë vetëm deputetët e mazhorancës, duke pamundësuar kështu krijimin e kuorumit për votimin e presidentit të ri.

    Seanca nisi të hënën, ku Lëvizja Vetëvendosje propozoi Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën si kandidate, në mungesë të një konsensusi politik.

    Në raundin e parë, Rushiti siguroi 63 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme, duke mbetur larg kuorumit të nevojshëm prej 80 votash.

    Gjatë ditës së djeshme, seanca u shty disa herë. Nga ora 10:00 në 14:00, më pas në 19:00 dhe përfundimisht në 23:00, por nuk u arrit ndonjë rezultat konkret.

    Dështimi i procesit u pasua edhe me reagime të shumta, ku palët (pozita dhe opozita), fajësuan njëra-tjetrën për bllokadën.

    Kryeministri Albin Kurti kritikoi ashpër opozitën, duke e cilësuar sjelljen e saj si antiinstitucionale dhe penguese të proceseve kushtetuese.

    Derisa opozita, veprimet e Vetëvendosjes i konsideroi si shkelje të rendit kushtetues.

    Kosova vazhdon të jetë në krizë politike, pasi zgjedhjet e ardhshme pritet të jenë të pestat brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore.

  • Çka nëse Albulena Haxhiu nuk e shpall datën e zgjedhjeve?

    Çka nëse Albulena Haxhiu nuk e shpall datën e zgjedhjeve?

    Kosova shkon për herën e pestë në zgjedhje brenda një periudhe të shkurtër kohore, pasi mbrëmë nuk u arrit të zgjedhej presidenti i ri.

    Kjo temë mjaft me rëndësi u diskutua në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

    Në studio panelistët folën edhe rreth asaj se çka nëse ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, nuk e shpall datën e zgjedhjeve.

    Juristi Bardhyl Hasanpapaj, deklaroi se kjo do të përbente vepër penale.

    “Është i qartë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk ka president brenda 34 ditësh, nuk ka nevojë kësaj radhe me nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendi, por direkt dekret për shpalljen e datës së zgjedhjeve”, deklaroi ai.

    Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen më së largu 45 ditë nga shpërbërja e Kuvendit.

  • “Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas shpërndarjes së Kuvendit

    “Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas shpërndarjes së Kuvendit

    Pas shpërndarjes së Kuvendit, ekipi i ish-Presidentes Vjosa Osmani ka bërë një reagim.

    Këshilltarja e Osmanit, Egnesa Vitija, ka publikuar një foto të Osmanit, teksa ka shkurar “Shihemi”.

    Në fjalimin që mbajti sot, Kryeministri Albin Kurti e goditi Osmanin, ku tha se tentoi shpërndarjen e Kuvendit me dekret jokushtetues.

  • Mot me diell dhe vranësira, mundësi reshjesh të dobëta

    Mot me diell dhe vranësira, mundësi reshjesh të dobëta

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme.

    Parashikohet mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të shpërndara, ndërsa në disa zona nuk përjashtohet mundësia për reshje të dobëta.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

  • Bahtiri thotë se te LDK-ja i kërkoi nënshkrimet “pasi u konsultua me Kurtin”

    Bahtiri thotë se te LDK-ja i kërkoi nënshkrimet “pasi u konsultua me Kurtin”

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka shkuar tek zyrat e grupit parlamentar të LDK-së, për t’i kërkuar nënshkrimet dhe emrin e kandidatit.

    Ai, u pa aty derisa shefja e GP të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu përfundoi konferencën për media.

    Më pas, Bahtiri shkroi në FB se këtë veprim e bëri me “konsultim paraprak me Kurtin”.

    Postimi i tij i plotë:

    Mirëmbrëma të dashur qytetarë!

    E di se jeni duke e përcjellë me vëmendje situaten aktuale në kuvend, prandaj e ndjej obligim moral që t’iu jap sqarim.

    Me konsultim paraprak me kryeminstrin Kurti, shkova në vendin ku po mbahej konferenca për shtyp e LDK-së që t’i kërkoj nënshkrimet në mënyrë që sa më shpejt të gjejmë zgjidhjen për çështjen e Presidentes. Nëse përnjemend i kanë ato nënshkrime, le t’i japin, e mos t’i mbajnë “në ajër”, mos të luajnë me popullin e Kosovës. Mjaft është mjaft!

    Ne po bëjmë të pamunduren që ta zgjedhim Presidenten sonte, ndërkohë që ata bëjnë teatër, me një letër nënshkrimesh në të cilën figuron data 25 prill e jo 27 prill, dhe në të cilën nuk ka as emër kandidati, as vule, e as protokollim. Ky popull nuk është analfabet. Sheh, din dhe kupton. Ndërsa këtë opozitë, si çdoherë, do ta ndëshkon.

  • Behrami: 75 ditë Kurti nuk thirri seancë për Presidentin, e la natën e fundit

    Behrami: 75 ditë Kurti nuk thirri seancë për Presidentin, e la natën e fundit

    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Albin Kurti që 75 ditë nuk ka mundur të thërrasë seancë për zgjedhjen e Presidentit.

    Behrami tha se këtë seancë Kurti e la për natën e fundit të afatit kushtetues.

    “Paramendo, që 75 ditë, Albin Kurti ka mundur të thërrasë seancë për zgjedhjen e Presidentit. E ka lënë për natën e fundit! Seancën për zgjedhjen e Presidentit e ka shndërruar në “Late night shoë” për fajësim dhe viktimizim”, ka thënë ai.

  • Bajrami: Kurti sapo na ftoi me ia bë kuorumin, Albin krejt Kosova e din që ia ke msy me kapë shtetin

    Bajrami: Kurti sapo na ftoi me ia bë kuorumin, Albin krejt Kosova e din që ia ke msy me kapë shtetin

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar menjëherë pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, duke e komentuar se ai i “ftoi sa për t’ia bërë kuorumin”.

    “Albin Kurti sapo na ftoj me ja ba kuorumin, tha e tërheqi kandidatën që i ka zero vota, e lë atë që i mori 64 vota, ejani ju me kundërkandidat dhe vazhdojmë”, shkruan Bajrami në Facebook.

    “Albin, krejt Kosova e po e din që ja ke msy me kapë shtetin, por kjo nuk ka me ndodhë”, është shprehur tutje ajo.

    “Qytetarët gjithashtu e kanë të qartë kristal se kush po i dërgon në zgjedhje prapë, kot i mban 20 konferenca brenda ditës”, përfundon Bajrami.

  • PDK paralajmëron protesta: Republika po përballet me sfidën më të madhe që nga pavarësia

    PDK paralajmëron protesta: Republika po përballet me sfidën më të madhe që nga pavarësia

    Partia Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media, ka thënë se Republika e Kosovës po përballet me sfidën më të madhe që nga pavarësia.

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri tha se sot kanë mbledhur grupin parlamentar, Kryesinë dhe po ashtu kanë pasur takim me kryetarët e degëve duke kërkuar mobilizim, në rast se siç tha ai cënohet rendi kushtetues e demokracia.

    Tahiri këtu tha se në rast se ndodh kjo, do të reagojnë edhe në mënyrë demonstrative.

    “Këto orët e fundit, shteti jonë, republika ka qenë duke u sfiduar me sfidën më të madhe që nga pavarësi. Tendenca që në mënyrë jokushtetuese të vazhdojë zgjedhja e presidentit ka qenë shqetësuese për të gjithë. Ne kemi alarmu në vazhdimësi se Kurti me strategjinë dhe veprimet e tij sidomos pas datës 28 dhjetor, kanë qenë në formën që me e pamundësu që kjo legjislaturë me mbërri konsensusin e duhur që vendi të ketë president. Ne kemi pasur qasje konstruktive që nga fillimi. Kur është hapë tema e presidentit, kryetari Hamza ka shkuar në takim, nuk ka qenë e lehtë për PDK-në që ti përgjigjet ftesës së Kurtit, për arsye se ai vazhdimisht ka përdorë gjuhë fyese ndaj subjekteve opozitare, por kemi pasur qasje me shumë konstruktivitet.

    E kemi pa që Kurti ka tentu një kandidat me e propou PDK, një Vetëvendosje. Çka i bie kjo, ne e dimë numrin, normal që fiton ai që i ka 66. Andaj, ne i kemi thënë se përgjigjemi pozitivisht në momentin që e formalizojmë marrëveshjen për proces, jo qiti emrat. Kurti nuk ka dërguar letër zyrtare, por ka ece tutje duke zhvendosë prej pozitës së presidentit, tek ajo e shkëmbimit të pozitave me kryetarin e Kuvendit. Ky është pazar klasik me pozita shtetërore.

    Ne në vazhdimësi kemi qëndru konsistent në vendimet tona. Kurti ka mujtë me e zgjedh presidentin edhe me LDK-në. AAK-në nuk e ftu fare. Kush bën për Kurtin, problemin e ka me veten. E kemi alarmu se sfidimi i rendit kushtetues është e papranueshme. Ne e kemi mbajtë sot mbledhjen e grupit parlamentar, të Kryesisë dhe kryetarët e degëve dhe kemi kërku mobilizim, kujdes e vëmendje që nëse vie që të cënohet rendi kushtetues e demokracia, të reagojmë të gjithë në mënyrë edhe demonstrative sepse shteti, liria që e gëzojmë dhe këto institucione janë të shenjta dhe janë ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve”, tha Tahiri para mediave.

  • AAK: S’bëhemi pjesë e këtij komploti, Kurti është i vogël për ta shkatërruar Kosovën

    AAK: S’bëhemi pjesë e këtij komploti, Kurti është i vogël për ta shkatërruar Kosovën

    Shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti dhe partinë e tij për situatën e krijuar lidhur me këtë çështje, duke thënë se nuk do të bëhen pjesë e këtij komploti që sipas tij, po i bëhet shtetit nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Qysh flet një kryeministër që don me ia jep një zgjidhje Kosovës, por del e flet në media. Kjo nuk është asgjë tjetër, pos një tendencë për bartje të fajit.”, ka thënë Tahiri.

    Kurse, deputeti Bekë Berisha ka thënë se krejt kjo tendencë e Kurtit është se zgjedhjet janë të pashmangshme.

    Ai ka thënë se kur preket rendi kushtetues, atëherë do të ketë veprime për të mos lejuar një gjë të tillë.

    “Ky është i vogël me na mohu ekzistencën neve. Ky nuk ka me arritë me e shkatërru Kosovën. Ky le të bon hajgare, por nuk ka me i dal qashtu. Ndoshta i dokemi pak, por ai e din qysh mundemi me dal. Këto manipulime se sillni nënshkrimet, më nuk ka besim askush të komunikojë me të.”, ka thënë Berisha.

  • “A po mi jep a jo”, Agim Bahtiri shkon te LDK për t’i marrë nënshkrimet për Presidentin – përplaset me Shefen e Grupit

    “A po mi jep a jo”, Agim Bahtiri shkon te LDK për t’i marrë nënshkrimet për Presidentin – përplaset me Shefen e Grupit

    Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka shkuar tek zyra e Grupit Parlamentar të LDK’së, për siç tha, t’i marrë nënshkrimet nga kjo parti për Presidentin.

    Ai aty u përplas me Shefen e Grupit Parlamentar të LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriun.

    “Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoj nënshkrimet prej juve dhe emrin e kandidatit, ju lutemi edhe të merremi vesh”, tha Bahtiri.

    Lushaku e cilësoi këtë si teatër në natën e fundit

    “S’je ti autoriteti që duhesh me i kërku”, iu përgjigj Lushaku-Sadriu,

    “A po mi jep a jo?”, vazhdoi tutje Bahtiri, teksa deputetja e LDK’së tha se kjo duhet të jetë rezultat i një marrëveshje.