ATV

Category: Lajme

  • ​Gjyshi i njërit nga nxënësit e lënduar te “Faik Konica”: Ka tentuar ta nxjerr shokun nga trafo

    ​Gjyshi i njërit nga nxënësit e lënduar te “Faik Konica”: Ka tentuar ta nxjerr shokun nga trafo

    Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Govori ka njoftuar se njëri nga të miturit e goditur nga energjia elektrike, është në gjendje të rëndë. Ai ka thënë i njëjti ka djegie serioze në disa pjesë të trupit dhe se aktualisht po trajtohet në mjekimin intensiv. Ndërkaq, për të miturin tjetër, Govori theksoi se gjendja e tij është stabile. Po ashtu, bëri të ditur se të miturit janë të moshës 15-vjeçare.

    Për gjendjen nxënësve ka folur edhe gjyshi i njërit prej tyre, Hilmi Duraku, i cili tha se nuk ka informacione se si ka ndodhur rasti, veçse gjendja e nipit të tij është e mirë.

    “Gjendja e atij djalit të mëhershëm e ka gjendjen pak më të dobët, Ermali e ka gjendjen më të mirë. Rasti ka ndodhur në një trafo në shkollën ‘Faik Konica’. Ky Ermali tregon se ‘kam tentuar me nxjerr shokun nga trafo dhe edhe unë jam lënduar’. E ka dorën e lënduar, jashtë rrezikut është. S’ka panik, nuk ka asgjë. Vetëm organet tjera i kryejnë punët… Është rrezikut fëmija, fola me të, thotë ‘kam tentuar ta nxjerr shokun, e kam dëgjuar krismën, britmën’”, ka treguar ai.

    Gjyshi i njërit nga fëmijët e lënduar tha se nuk ka informacione të tjera, por është informuar se ngjarja ka ndodhur gjatë pushimit të gjatë.

    Për gjendjen e dy të miturve ka folur mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Govori. Ky i fundit ka thënë se të njëjtit janë sjellë në Emergjencë rreth orës 11:00.

    “Gjendja e tyre për momentin është stabile edhe përkundër asaj që kanë djegie, plagë të rënda, në disa regjione të shkallës së tretë. Njëri prej tyre është pak më lehtë, ka në shuplakën e djathtë një djegie të shkallës së dytë dhe dy A dhe dy B, sipas kirurgut plastik që e ka përcaktuar. Edhe është përpunuar plaga nga kirurgu plastik dhe ai pas observimit është pranuar në Kirurgjinë Plastike për tretman të mëtutjeshëm. Ndërsa, ky tjetri, po ashtu i vitit 2008, janë sjellë të dytë me autoambulancën e qytetit të urgjencës në Prishtinë rreth orës 11:00. Edhe ka djegie shumë serioze në disa regjione, në dy shuplakat edhe ka po ashtu djegie në sipërfaqe të anës së djathtë të shpinës, si regjione femurale dhe proale, po ashtu një djegie jashtëzakonisht e rëndë”, ka njoftuar ai.

    Për njërin nga të miturit, Govori njoftoi se po trajtohet në mjekimin intensiv.

    “Ky pacient është transferuar në sallën operative ku nga kirurgu plastik do të bëhet intervenimi edhe është referuar nga kirurgu plastik që të transferohet në mjekim intensiv. Vet transferi në mjekimin intensiv tregon për gjendjen e tij që është jashtëzakonisht serioze”, shtoi ai.

    Paraditen e sotme, dy fëmijë janë lënduar nga energjia elektrike në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë. /kp

  • “Sa të rrnon, mëson” përse nuk duhet të kufizohemi vetëm në atë që na mëson shkolla

    “Sa të rrnon, mëson” përse nuk duhet të kufizohemi vetëm në atë që na mëson shkolla

    Shpesh herë ne mendojmë që mësimet mbarojnë sapo të mbarojmë shkollat a po universitetet, por kjo qëndron, sepse mësimi është një proces që nuk mbaron kurrë.

    Për të diskutuar rreth çështjes se sa është e nevojshme dhe e dobishme të mësuarit gjatë gjithë jetës, të hënën në “LIBERO” ishin të ftuar: Ismet Potera- Drejtor i Institutit Pedologjik të Kosovës, Arbnore Bicaj- Profesoreshë dhe Jeton Brajshori- Sociolog.

    Sociologu Jeton Brajshori tha se vetëm studimet themelore nuk na mjaftojnë dhe sa më shumë që mësojmë, do ta shohim se kemi nevojë të dimë akoma më shumë.

    “Duhet të jemi më fleksibil, të mos ndalemi asnjëherë dhe të mësojmë vazhdimisht…Çdo mësim i ri na bën më të fortë”, u shpreh Brajshori.

    Ndërkohë, shumë hulumtime psikologjike tregojnë se të rriturit kanë më shumë interesim për të mësuar gjëra të reja, në krahasim me fëmijët, e për këtë çështje, Ismet Potera potencoi që fëmijët kufizohen nga sistemet mësimore.

    “Të rriturit kanë një qëllim se pse duhet të mësojnë diçka të re, kurse fëmijët jo, ata janë pjesë e sistemit dhe ashtu siç i orienton sistemi ata mësojnë”, tha Potera.

    Mes tjerash, sa i përket teknologjisë dhe nevojës që personat në moshë më të shtyrë të mësojnë përdorimin e tyre, përfshirë dhe mësimdhënësit, profesoresha tha se ekziston një lloj frike nga ta.

    “Ekziston një lloj frike ndaj gjërave të reja dhe ndryshimit, për të mësuar në vazhdimësi duhet të ballafaqohemi me ndryshime, po i referohem një periudhe personale kur mësimdhënësit e Kosovës iu nënshtruan një programi për rikualifikim, e kam pa një pa siguri dhe hezitim të tyre për të vazhduar të zhvillohen, kanë qenë shumë të konservuar në një model të stërvjetëruar të mësimdhënies”, potencoi Bicaj.

    Ndërkaq, u diskutua dhe për mendimin kritik dhe se si shkollat në vendin tonë nuk e zhvillojnë pothuajse fare kureshtjen dhe të menduarit kritik tek nxënësit, e në lidhje me këtë pedagogu tha se ligjërimet e monotonshme nuk zhvillojnë të menduar kritik, e që duhet të ketë më shumë interaktivitet dhe të kërkohet argumentim nga nxënësit.

    Kujtojmë se psikologët thonë se njerëzit nuk mësojnë vetëm në shkollë, ata mësojnë në punë, shoqëri dhe madje duke bërë detyra të thjeshta të shtëpisë.

    Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • ​Begaj takoi ministrin e Jashtëm të Kroacisë, temë diskutimi edhe Kosova

    ​Begaj takoi ministrin e Jashtëm të Kroacisë, temë diskutimi edhe Kosova

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim ministrin e Jashtëm e të Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić.

    Begaj ka thënë se Kroacia e ka mbështetur Kosovën në rrugën e saj për anëtarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare, si dhe për çështjen e liberalizmit të vizave dhe procesin e dialogut me Serbinë.

    “Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu edhe bashkëpunimin shumë të ngushtë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar se roli i Kroacisë për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit është shumë i rëndësishëm. Në këtë kuadër, Presidenti Begaj, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë si aleatë në NATO, si dhe mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës për anëtarësimin në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, por edhe për liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Shqipërisë.

    Me diplomatin kroat, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë, Begaj ka biseduar edhe për bashkëpunimin në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

    Sipas presidentit shqiptar, përvoja kroate në këtë drejtim është shumë e dobishme për ekipin negociator të Shqipërisë, tani kur ndodhet në fazën e negociatave të aderimit në BE.

    “Në mënyrë të veçantë Presidenti Begaj u ndal tek bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë gjithmonë Shqipërisë në këtë drejtim. Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi se ekspertiza dhe njohuritë kroate në këtë drejtim janë shumë të vyera për ekipin negociator shqiptar, veçanërisht në këtë fazë të negociatave të aderimit në BE”, thuhet në komunikatë.

  • ​Ambasada e Gjermanisë reagon pas vendimit për liberalizmin e vizave

    ​Ambasada e Gjermanisë reagon pas vendimit për liberalizmin e vizave

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka mirëpritur miratimin e vendimit final për liberalizimin e vizave për të cilin ka thënë se është vonuar prej kohësh.

    Përmes një shkrimi në Facebook, ambasada ka uruar qytetarët e Kosovës dhe ka thënë se Gjermania ka qenë mbështetës i fortë i kësaj çështje.

    “Me përfundimin e këtij hapi të fundit në procedurë, presidenti i PE-së dhe presidenca e Këshillit Suedez do të nënshkruajë zyrtarisht aktin të mërkurën. Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi të jetë vendosur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), dhe kjo do ndodhë gjithsesi deri në 2024. Prej atëherë e tutje, qytetarët e Kosovës nuk do të kenë më nevojë për vizë për qëndrime afatshkurtra brenda BE-së .Si mbështetës të fortë i kësaj çështjeje prej kohësh, ne nuk mund të shprehim se sa të lumtur ndihemi që më në fund u mor ky vendim i vonuar prej kohësh”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

    Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimin Evropian nga 1 janari i vitit 2014.

    Pengesat kanë marrë fund këtë të martë kur Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin final.

    Ndërsa të mërkurën do të nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizim.

  • Murati: Falja e 100 eurove për tatimin në pronë zvogëlon barrën buxhetore për qytetarët

    Murati: Falja e 100 eurove për tatimin në pronë zvogëlon barrën buxhetore për qytetarët

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është shprehur sot se falja e 100 eurove të para për tatimin në pronë do të zvogëlojë barrën buxhetore për qytetarët.

    Në komisionin për buxhet, Murati ka thënë se në Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, përfshihet edhe ulja e pragut të tatimit nga 0.15 për qind në 10 për qind, ndërkaq ka potencuar se prej vitit 2025 do të fillojë zbatimi i tatimit progresiv.

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar ministrin Murati për sjelljen në Kuvend të këtij projektligji pa respektuar afatet kohore dhe pa konsultim publik.

    “Një reformë kaq e madhe me kalu në mënyrë at-hoc është e dëmshme”, ka thënë ai.

  • Hoxhaj uron qytetarët për vizat: Ditë historike për Kosovën

    Hoxhaj uron qytetarët për vizat: Ditë historike për Kosovën

    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, e ka quajtur ditën e sotme historike për Kosovën, pas miratimit nga Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave.

    Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se kjo është një ditë historike.

    Ai tutje, uroi të gjithë qytetarët e Kosovës pas miratimit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian.

    “Ditë historike për #Kosovën! Parlamenti Evropian miratoi vendimin përfundimtar në lidhje me liberalizimin e vizave. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe BE-së.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

  • Pa viza, por jo pa pagesë e pa mbushje aplikacioni: Ja çfarë duhet të dini për sistemin ETIAS

    Pa viza, por jo pa pagesë e pa mbushje aplikacioni: Ja çfarë duhet të dini për sistemin ETIAS

    Sot Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe mendohet se nga 1 janari i vitit 2024, me pasaportën e Kosovës do të mund të udhëtoni në vendet e Evropës.

    Por, pavarësisht kësaj, ky nuk do të jetë fundi për mbushjen e aplikacioneve e për pagesa, shkruan Paparaci.com.

    Kjo pasi kërkesat për hyrje në Bashkimin Evropian janë duket ndryshuar dhe sistemi ETIAS do t’iu duhet kosovarëve në mënyrë që të mund të hynë në vendet e BE-së.

    ETIAS do të thotë Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, pra nuk është vizë, por do të kërkohet si dokument për të udhëtuar.

    Ju do të mund të aplikoni për ETIAS nga viti 2024 dhe kjo është e detyrueshme për hyrje në BE për më shumë se 1 miliard udhëtarë.

    Çfarë duhet të bëni?

    Ju duhet të mbushni aplikacionin e ETIAS.
    Të paguani tarifën e ETIAS
    Të aplikoni.

    Aplikimi nuk është ndonjë proces i vështirë. Krejt çfarë ju duhet është pasaporta, një e-mail adresë dhe një debit ose credit kartelë banke për pagesën e tarifës.

    Krejt çfarë duhet të bëni është të plotësoni aplikacioni së bashku me dokumentet e lartpërmendura.

    Nga ju kërkohen informacione të thjeshta si emri dhe mbiemri, data dhe vendi i lindjes, gjinia, adresa dhe nacionaliteti.

    Të dhënat e pasaportës duhet të përfshijnë numrin e pasaportës, datën e lëshimit dhe datën e skadimit.

    Informacionet e tjera përfshijnë datën e udhëtimit dhe të kthimit.

    Ende nuk dihet se sa do të jetë tarifa e sistemit ETIAS, por kjo sigurisht që do të bëhet një kusht për të hyrë në vendet e BE-së.

  • “Është për të gjithë”: Kurti uron liberalizimin e vizave, nuk provon të marrë meritat

    “Është për të gjithë”: Kurti uron liberalizimin e vizave, nuk provon të marrë meritat

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e vendit për liberalizimin e vizave.

    Në këtë postim, z. Kurti nuk provoi të merrte meritat për këtë proces siç ndodhi në një komunikatë nga Zyra e Kryeministrit.

    Ai ka thënë se “kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë.”

    “Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë,” – shprehet kryeministri Kurti.

    Megjithatë, nuk dihet nëse z. Kurti do të arrijë që t’i përmbahet tundimit për të marrë meritat në ditët e ardhshme.

    Statusi i plotë:

  • Rohde pas liberalizimit të vizave: Nuk mund të shpreh sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë, e merituar

    Rohde pas liberalizimit të vizave: Nuk mund të shpreh sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë, e merituar

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka përshendetur miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.

    Ai shpërndau një Twitter adresimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila iu gëzua këtij miratimi.

    ”Më në fund është bërë! Me miratimin përfundimisht sot nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave i vonuar do të futet më së voni deri më 1 janar 2024. Gjermania ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016”, ka shkruar ambasadori gjerman.

    ”Nuk mund të shpreh sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë! E merituar! Faleminderit eurodeputetes Violavon Cramon për angazhimin tuaj në këtë çështje”, ka thënë ambasadori.

    Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nesër do të udhëtojë për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

  • Ministrja Gërvalla për liberalizimin e vizave: Ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në

    Ministrja Gërvalla për liberalizimin e vizave: Ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.

    Ajo në Twitter ka shkruar se sot është një ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në.

    Teksa tha se i ka falënderuar anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian për mbështetjen e tyre vendimtare.

    “Sot, Parlamenti Evropian më në fund vendosi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. PE-ja ka qëndruar me ne në çdo hap gjatë gjithë viteve. Sot falënderova anëtarët kryesorë të PE-së për mbështetjen e tyre vendimtare. Së bashku jemi Evropë”, ka shkruar Gërvalla.