ATV

Category: Lajme

  • Sa mund të qëndroni në Evropë pas liberalizmit të vizave?

    Sa mund të qëndroni në Evropë pas liberalizmit të vizave?

    Parlamenti Evropian ka marr vendim që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në Evropë, jo më larg se 1 janari i vitit 2024.

    Ky vendim ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen e cila përbehet prej 27 vendeve evropiane.

    Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza vetëm për 90 ditë, brenda një periudhe gjashtëmuajshe.

    Udhëtimi pa viza lejohet për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe nuk nënkupton leje pune ose përfitime të tjera. Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

    Bazuar në vendimin e së martës, liberalizimi i vizave do të nisë në datën e hapjes së sistemit ETIAS dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.

  • Liberalizimi i vizave, Pacolli: Një ditë historike për vendin tonë, edhe pse e vonuar

    Liberalizimi i vizave, Pacolli: Një ditë historike për vendin tonë, edhe pse e vonuar

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar liberalizimin e vizave për Kosovën, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.

    Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook, tha se kjo është ditë historike për vendin, edhe pse, sipas tij, e vonuar.

    “Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës! Një ditë historike për vendin tonë. Edhe pse e vonuar! Eurodeputetët më në fund miratojnë liberalizimin e vizave me Kosovën. Nga 1 janari lëvizim të gjithë të lirshëm! Akti do të nënshkruhet sot në ligj nga Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe Presidenca suedeze e BE-së”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

  • Von Cramon uron Kosovën për vizat: Vendim i shumëpritur dhe shumë i merituar

    Von Cramon uron Kosovën për vizat: Vendim i shumëpritur dhe shumë i merituar

    Raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka uruar Kosovën pas vendimit të Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave.

    Ajo ka thënë se ky vendim është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Po ashtu, se ky vendim i PE’së është i shumë pritur dhe shumë i merituar për Kosovën.

    “Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian! Urime për Liberalizimin e Vizave të shumëpritur dhe shumë të merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes!”, ka thënë Cramon.

  • Sveçla për liberalizimin e vizave: Edhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës

    Sveçla për liberalizimin e vizave: Edhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Parlamenti Evropian votoi për liberalizimin e vizave për kosovarët.

    Sveçla tha se edhe pse moment gëzimi ka ende shumë punë dhe sfida për të tejkaluar.

    “Edhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës, sapo u finalizua procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Edhe pse moment gëzimi e konfirmim i punës sonë të palodhshme, nuk kemi kohë për të festuar sepse kemi shumë punë dhe sfida për të tejkaluar.Angazhimi ynë jo vetëm se është borxh ndaj të kaluarës por është edhe obligim ndaj të ardhmes së vendit tonë”, shkroi Sveçla.

  • Liberalizimi i vizave, Haradinaj: Vendim i shumëpritur, radha të anëtarësohemi në KE

    Liberalizimi i vizave, Haradinaj: Vendim i shumëpritur, radha të anëtarësohemi në KE

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas votimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian.

    Haradinaj ka falënderuar eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor.

    “Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Europian, që sot mori vendimin e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën. Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuan që ky proces të përmbyllet me sukses”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.Haradinaj ka thënë se tani është momenti që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.“Tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anetarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe. Urime Kosovë!”, ka uruar Haradinaj.

  • Aksident i rëndë në Obiliq, veturat futen brenda lokalit

    Aksident i rëndë në Obiliq, veturat futen brenda lokalit

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Shkabaj të Obiliqit.

    Pamjet e publikuara në media tregojnë dy vetura të cilat janë futur brenda një lokali, ngjitur me një pompë të derivateve të vendosur përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tri vetura kanë qenë të përfshira në aksident.

    “Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara)”, ka thënë policia.

    Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona.

    Po ashtu, janë shkaktuar dëme materiale në lokal.

  • Reuten: Krenar që më në fund e realizuam premtimin e vonuar të BE-së për Kosovën

    Reuten: Krenar që më në fund e realizuam premtimin e vonuar të BE-së për Kosovën

    Parlamenti Europian sot ka miratuar dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Eurodeputeti holandez Thjis Reuten, i cili është raportues për vizat e Kosovës në PE, pas këtij miratimi tha se më në fund e realizuan një premtim të vonuar për Kosovën.

    “Parlamenti Europian jep dritën jeshile përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën. Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Europës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët europiane”.

    Kosova ishte e bllokuar prej disa vitesh në Këshill të Evropës. Votimi për Liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian do të lejojë udhëtimin pa viza për kosovarët në BE deri në 90 ditë, duke filluar nga viti 2024. Kosova është e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që ka marrë liberalizimin e vizave.

    Pas votimit të sotëm, vendimi që kosovarët të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së do të firmoset nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së; Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.

    Pas kësaj, mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, me çka edhe caktohet data e hyrjes në fuqi të vendimit./atvlive.tv

  • Vjen reagimi i Qeverisë për vizat

    Vjen reagimi i Qeverisë për vizat

    Qeveria e Kosovës e quajti moment kyç përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët, derisa tha se falë punës së saj, u arrit ky zhbllokim.

    Ajo tha të martën pas përfundimit të votimit në Parlamentin Evropian se vendimi do të nënshkruhet të mërkurën në Strasbourg nga PE-ja dhe Këshilli i BE-së, ku do të jetë prezent edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi.

    “Rregullat e reja mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën do t’i lejojnë qytetarët të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Kosova i kishte plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me kohë, por deri më tani mungonte konsensusi në mesin e vendeve anëtare për avancimin e procesit. Falë punës së Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit e menaxhimit të migrimit u arrit zhbllokimi i procesit dhe bindja e institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare se Kosova meriton përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe se vendi ka bërë progres e arritje të rëndësishme në fushat relevante. Pas një pritjeje të gjatë, ky është një moment kyç i përafrimit të vendit tonë me familjen evropiane”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

    Qeveria theksoi se qytetarët do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari i 2024-s.

  • Parlamenti Evropian i tha PO liberalizimit të vizave

    Parlamenti Evropian i tha PO liberalizimit të vizave

    Parlamenti Evropian në seancën e sotme ka miratuar liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

    Miratimi u bë pa votim, pasi s’pati asnjë kundërshtim.

    Kosova ishte e bllokuar prej disa vitesh në Këshill të Evropës. Votimi për Liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian do të lejojë udhëtimin pa viza për kosovarët në BE deri në 90 ditë, duke filluar nga viti 2024. Kosova është e fundit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që ka marrë liberalizimin e vizave.

    Pas votimit të sotëm, vendimi që kosovarët të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së do të firmoset nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së; Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.

    Pas kësaj, mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, me çka edhe caktohet data e hyrjes në fuqi të vendimit./atvlive.tv

  • Dy të mitur të lënduar pas goditjes nga rryma në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

    Dy të mitur të lënduar pas goditjes nga rryma në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

    Dy të mitur kanë mbetur të lënduar si pasojë e goditjes nga rryma elektrike në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

    Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti bën të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, theksoi ajo.