Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për “mos raportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G, për shkak të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ajo në një përgjigje për KosovaPress.
Ndërkohë që tubimet e serbëve po vazhdojnë në veri të vendit, në veturat e Policisë së Kosovës dhe në ato të KFOR-it kanë shënuar shkronjën “Z”, simbolin e Putinit në luftën pushtuese në Ukrainë, raporton KosovaPress.
Po ashtu, në mesin e protestuesve serbë sot janë parë edhe persona të maskuar e për të cilët eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se mund të ketë të gatshëm edhe për sulme terroriste.
Policia e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it kanë shtuar praninë, ndërkohë që serbët në Zveçan kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të pjestërave të institucionit të sigurisë së Kosovës.
Po ashtu sot rreth orës 9:00 kryetarët shqiptarë të katër komunave veriore, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, janë takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Më 26 maj, Policia e Kosovës i ka ndihmuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit për të hyrë në zyrat komunale, me gjithë kundërshtimet e ashpra të disa banorëve serbë vendas, që kanë çuar në përleshje me pjesëtarët e policisë.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kërkoi nga të tubuarit para ndërtesës së Komunës në Zveçan që të lëvizin, në mënyrë që të kalojnë dy automjete të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.
Të tubuarit nuk lejuan duke thirrur “tradhti”.
Kur ndaloi pranë mjetit të njësisë speciale, ata hodhën shishe boshe në drejtim të tij, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni.
Që nga mëngjesi vazhdon bllokimi i hyrjes në komunën e Zveçanit, pasi që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve serbë kanë dalë në protestë për të parandaluar ose kundërshtuar hyrjen e kryetarit të ri të zgjedhur shqiptar, Ilir Peci.
Gjatë gjithë mëngjesit, pjesëtarët e KFOR-it kanë krijuar një kordon për të ndaluar protestuesit serbë të afrohen objektit të komunës.
Për më shumë se një orë, komandanti i njësisë së KFOR-it ka qenë duke biseduar me udhëheqësit e kësaj proteste, që në fakt janë pjesëtarë të Listës Serbe, Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe dhe Igor Simiç, nënkryetar i kësaj liste, raporton ATV.
Ata po bisedojnë me ta në përpjekje për të gjetur një kompromis, pasi ka dy autoblinda të policisë që janë mbetur mes turmës dhe deri para pak çastesh ka qenë edhe një makinë e KFOR-it. KFOR-i ka kërkuar largimin e këtyre mjeteve për shkak të rrezikut për sigurinë e policisë.
Protestuesit kanë ngjitur flamurin e Serbisë në autoblindën e Policisë së Kosovës, ndërsa në makinën e KFOR-it kanë vendosur shkronjën “Z”, simbol i agresionit rus.
Çdo kërkesë e KFOR-it është refuzuar nga qytetarët serbë, prandaj komandanti i njësisë së KFOR-it është detyruar të bisedojë me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Kërkesa e tyre specifike ka qenë që policia e Kosovës të largohet nga kjo zonë.
“Nëse jeni këtu për të sjellë paqe, atëherë hiqni Policinë e Kosovës, sepse qytetarët serbë ndihen të rrezikuar”, ishte kërkesa e Listës Serbe drejtuar KFOR-it. /atvlive.tv
Pas takimit me kryetarët shqiptarë të katër komunave veriore, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier është larguar nga Zyrat e Bashkimit Evropian dhe raportohet se është parë të hyjë në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Mëngjesin e sotëm, grupe qytetarësh serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë.
Në mesin e tyre ka edhe njerëz me maska, e për të cilët Instituti Octopus ka ngritur shqetësimet se mund të ketë të gatshëm për sulme terroriste.
Policia e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it kanë shtuar praninë, ndërkohë që serbët në Zveçan kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të pjesëtarëve të institucionit të sigurisë së Kosovës.
Po ashtu sot rreth orës 9:00 kryetarët shqiptarë të katër komunave veriore, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, janë takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Më 26 maj, Policia e Kosovës i ka ndihmuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit për të hyrë në zyrat komunale, me gjithë kundërshtimet e ashpra të disa banorëve serbë vendas, që kanë çuar në përleshje me pjesëtarët e policisë.
Pjesëtarët e KFOR-it me qëllim të sh’tensionimit situatës në Zveçan, kanë nis bisedimet me protestuesit serbë të cilët po qëndrojnë para objektit të Komunës.
Fillimisht është propozuar që të hiqet një pjesë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të mbesin vetëm dy automjete të tyre, si dhe pjesëtarët e KFOR-it, në mënyrë që protestuesit të shpërndahen, megjithatë serbët nuk kanë pranuar duke kërkuar që të aty të hiqen të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të qëndrojë vetëm KFOR-it, në mënyrë që ata të shpërndahen.
Mëngjesin e sotëm, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit.
“Qëllimi i pranisë së KFOR-it është të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim”, ka njoftuar KFOR-i.
Më tej në njoftim theksohet se në përputhje me mandatin e tij, KFOR-i është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt në mënyrë neutrale dhe të paanshme.
“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit e tij kryesorë, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të Sigurisë në Kosovë, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, si dhe me misionin e udhëhequr nga BE-ja për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit ndërkombëtar.
KFOR-i i kërkon Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE-ja për të ulur tensionet dhe si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit”, ka bërë me dije KFOR-i në një njoftim për medie.
Njerëz të maskuar shihen në turmat e serbëve në veri të vendit. Instituti Octopus ka fotografuar disa nga ta, derisa ka hedhur shqetësime se mesin e këtyre strukturave ilegale dhe kriminale mund të ketë njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste.
“Struktura ilegale dhe kriminale – njerëz të maskuar në protestat në veri. Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste!”, ka shkruar eksperti i sigurisë, Agim Musliu.
Siç ka thënë ai, bashkëpunëtorët e Institutit Octopus, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”.
“Përgjegjës për pjesën e ish-policëve është Aleksandar Filipoviq, ndërsa përgjegjës për pjesën e të ashtuquajturës ‘Mbrojtja Civile’ është Milun Milenkoviq ‘Lune’”, ka shtuar ai.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfunduar takimin në Zyrën e BE-së në Prishtinë.
Aty ai ka pritur dy nga katër kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave në veri të Kosovës.
Izmir Zeqir nga Zubin Potoku dhe Ilir Peci nga Zveçani kanë qenë në takim, ndërkohë që kryetari i Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nga VV nuk kanë shkuar.
Pas përfundimit të këtij takimi, Jeffrey Hovenier ka vazhduar drejt zyrës së Presidencës.