ATV

Category: Lajme

  • ​Szunyog flet pas takimit, tregon çka kërkoi nga kryetarët e komunave veriore

    ​Szunyog flet pas takimit, tregon çka kërkoi nga kryetarët e komunave veriore

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe ai i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, takuan kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci, dhe atë të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, të cilëve u bënë thirrje të mos bëjnë veprime që mund të përshkallëzojnë situatën në veri.

    Kryetarëve që janë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se i ftuan që të tregojnë përmbajtje.

    “I lumtur të pres ambasadorin amerikan në Kosovë dhe kryetarët e sapozgjedhur të komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci dhe atë të Zubin Potokut, z. Izmir Zeqiri, sot në zyrën tonë, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale në veri të Kosovës. Ambasadori Hovenier dhe unë u bëmë thirrje dy kryetarëve të komunave që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Më vjen keq që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk mundën të na bashkohen”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

    Takimi i diplomatëve me kryetarët e zgjedhur është mbajtur në ditën kur disa serbë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

    Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

    Pesë policisë mbetën të lënduar ndërsa katër vetura u dëmtuan, si pasojë veprimeve të protestuesve.

    Kryetarët shqiptarë kanë dalë nga zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore të vendit, zgjedhje këto të cilat janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lisa Serbe, me përkrahjen e Beogradit zyrtar.

  • ​Vandalizohet vetura e Top Channel dhe RTV Dukagjinit në veri

    ​Vandalizohet vetura e Top Channel dhe RTV Dukagjinit në veri

    Një veturë e mediumit Top Channel është vandalizuar sot nga protestuesit në Zveçan. Kurse, në Leposaviq jannë vandalizuar dhe dëmtohen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs.

    Makina e ekipit të Top Channel që raporton nga veriu i Kosovës, është sulmuar nga serbët.

    Siç duket edhe në fotot më poshtë, në automjet janë shkruar simbole nacionaliste serbe dhe automjetit i është hequr targa.

    Protestuesit serbë kanë hedhur edhe bojë të zezë mbi xhamin e përparëm të automjetit.

    Megjithëse KFOR dhe forcat e policisë janë të pranishme në zonë, kjo nuk i ka ndaluar ata të kryejnë akte sulmuese mbi automjetet pranë komunave apo të tentojnë të hyjnë me forcë brenda në institucione.

    Korrespondentja e Top Channel në Kosovë bën me dije se ndaj gazetarëve janë përdorur terma ofendues nga protestuesit serbë.

    Lidhur me rastin e Top Chenël, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke thënë se me veturën me të cilën po udhëtonin katër gazetarë të medieve të ndryshme, është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës po i përcjell me shqetësim zhvillimet në këto komuna, dhe u bën thirrje kolgëve gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës për perimetrin e raportimit. AGK-ja, u bën thirrje prezencës ndërkombëtare në Kosovë, NATO dhe EULEX, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe pa u penguar të medieve”, thuhet në reagim.

    Ndërkohë, AGK ka reaguar edhe për veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs në Leposaviq.

    “Veturat e RTV Dukagjinit dhe të KALLXOs, janë vandalizuar dhe dëmtuar nga protestuesit në Leposaviq. Në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs, me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e “Republika e Kosovës” në targa. AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale. Njëherësh, AGK-ja, fton gazetarë për kujdes të shtuar gjatë raportimit nga komunat në të cilat janë vendosur protestuesit”, thuhet në njoftim.

  • ​Ibishi paralajmëron përshkallëzim të situatën në veri, zgjidhja “Sistemi i menaxhimit në distancë“

    ​Ibishi paralajmëron përshkallëzim të situatën në veri, zgjidhja “Sistemi i menaxhimit në distancë“

    Një sistem i menaxhimit në distancë nga ana e katër kryetarëve të rinj të komunave veriore me shumicë serbe po shihet si modaliteti më i afërt për të qetësuar situatën në veri të vendit. Në të kundërtën njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi konsideron se do të ketë përshkallëzim të situatën në katër komunat veriore, ku pjesëtarët e komunitetit serb po kundërshtojnë me protesta shkuarjen e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale.

    Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi derisa thekson se institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme me veprimet e saj, deklaron se duhet të gjendet një modalitet për funksionimin e kryetarëve në komunat Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq.

    Sipas tij, Beogradi asnjëherë nuk zgjedh mjetet për të destabilizuar gjendjen në veri të Kosovës.

    “Realiteti është që ajo po has në protesta të vazhdueshme nga komuniteti serb dhe i përkrahur dhe shtytur nga Beogradi, i cili nuk zgjedh mjete për të destabilizuar apo edhe për të ngritur shqetësime në katër komunat në veri dhe mendoj se duhet të gjendet një modaliteti se si këta kryetarë duhet funksionalizohen me qëllim të mbarëvajtjes së punës së tyre…Një sistem i menaxhimit në distancë po i kthehemi sikur sistemit akademik të studimeve kur edhe ajo është e mundshme pak e vështirë në këtë situatë nga mundësia nga që realisht këto masa që u ndërmorën nuk hasën në përkrahje të ndërkombëtare në rend të parë të SHBA-ve dhe vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesve të lartë në BE. Duhet të jemi të kujdesshëm në këto veprime mendoj se duhet të zgjedhjet një modalitet i përbashkët që mund të funksionoj në një fazë tranzitore deri në zgjedhje politike të mundshme në të ardhmen”, theksoi Ibishi.

    Njohësi Ibishi për KosovaPress, konsideron se zgjidhja e situatës në këtë momentum duhet të bëhet në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

    “Mendoj se do të jetë një zgjedhje politike për një kohë të caktuar ngase realisht këto zgjedhje edhe pse kanë legalitet, por në aspektin e legjitimiteti dhe përfaqësimit të komuniteteve, nuk janë të përfaqësuar por pa fajin tonë në kuptimin e qeverisë dhe institucioneve tona, pasi që u shty njëherë dhe në rastin tjetër u përkrahën nga ndërkombëtarët, por tash po flasim për një momentum se si do të funksionalizohen kryetarët me vetë personelin, e tash ky modalitet duhet të shkoj në harmoni me ndërkombëtarët ngase vetë prezenca e shtuar e forcave policore po nxitë reagim nga komuniteti ndërkombëtar”, u shpreh njohësi i sigurisë.

    Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi paralajmëron eskalim tutje të situatës në katër komunat veriore, prandaj vlerëson se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë mbarëvajtje të veprimeve.

    “Po gjithsesi unë pres eskalim edhe mendoj për këtë arsye ne duhet ta bëjmë një mbarëvajtje të veprimeve tona pasi që kemi edhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë sidomos kur kemi të bëjmë me sigurinë e vendit kur kemi të bëjmë me rreziqet dhe kërcënimet e jashtme”, deklaroi Ibishi.

    Ibishi ka kritikuar sjelljen e djeshme të raportueses për Kosovën, Viola Von Cramon, karshi policëve të Kosovës në veri gjatë qëndrimit të saj atje.

    Sipas njohësit të sigurisë, Cramon ishte e pamatur dhe pyetje e saj karshi pjesëtarëve policor ishte provokative.

    Cramon gjatë vizitës së saj dje në pjesën veriore, i kishte pyetur policët “Çka dreqi iu solli këtu”.

    “Cramon e cila më duket e pamatur iu drejtohet policëve, policët kryejnë detyrat ligjore, nuk ka nevojë t’i urdhëroj as politikanët tani as një politikë e dikujt tjetër. Atyre duhet t’u thuhet se apo veproni në bazë të ligjit çka kërkoni ju këtu është një pyetje provaktive dhe e pavend ngase policët kryejnë shërbim në shërbim të qytetarëve kurdo që janë se si ata janë dhe si duke e në çfarë mase janë dispozitat ligjore që e caktojnë“, tha ai.

    Qysh në orët e hershme të mëngjesit protestat pranë komunave veriore Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, janë duke vazhduar. E gjatë ditës së sotme janë shtuar edhe forcat e KFOR-it në pjesën veriore të vendit.

    Gjatë ditës së sotme ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovnier është takuar me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe me atë të Zveçanit, Ilir Peci. Ndërsa, pas këtij takimi ambasadori amerikan zhvilloi takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani./KP

  • Foto ekskluzive: Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi, vazhdon punën pavarësisht tensioneve jashtë zyrës së tij

    Foto ekskluzive: Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi, vazhdon punën pavarësisht tensioneve jashtë zyrës së tij

    Kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, gjendet në objektin e komunës.

    ATV ka siguruar foto brenda Komunës së Leposaviqit, ku kryetari Hetemi gjendet në zyrën e tij të re punës.

    Ndërkohë, raporton ATV nga vendi i ngjarjes, se qytetarët serbë vazhdojnë të qëndrojnë para komunës, ndërsa KFOR-i vazhdon ta mbajë kordonin e sigurisë për të ndalur ndaluar protestuesit serbë të afrohen objektit të komunës. /atvlive.tv

  • KFOR-i mban të sigurt objektin e komunës në Leposaviq

    KFOR-i mban të sigurt objektin e komunës në Leposaviq

    Që nga mëngjesi vazhdon bllokimi i hyrjes edhe në komunën e Leposaviqit, pasi që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve serbë kanë dalë në protestë për të parandaluar ose kundërshtuar hyrjen e kryetarit të ri të zgjedhur shqiptar, Lulzim Hetemi.

    Pjesëtarët e KFOR-it kanë krijuar një kordon për të ndaluar protestuesit serbë të afrohen objektit të komunës.

    Siç raporton ATV nga vendi i ngjarjes, qytetarë serbë vazhdojnë të qëndrojnë para komunës, ndërsa KFOR-i vazhdon ta mbajë kordonin e sigurisë për të ndalur ndaluar protestuesit serbë të afrohen objektit të komunës. /atvlive.tv

  • Serbët shpërthejnë gomat  veturave të gazetarëve, u vënë mbishkrime nacionaliste

    Serbët shpërthejnë gomat veturave të gazetarëve, u vënë mbishkrime nacionaliste

    Janë sulmuar veturat e dy ekipeve mediale që po raportojnë nga Leposaviqi, Kallxo dhe RTV Dukagjini.

    Siç raporton ATV nga vendi i ngjarjes, protestuesit serbë kanë vazhduar me provokimet, duke shënuar simbole nacionaliste në veturat e gazetarëve, të cilave edhe ua kanë shpërthyer gomat. /atvlive.tv

  • ​Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Komunën e Gjakovës

    ​Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Komunën e Gjakovës

    Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka pranuar informatën se një person i dyshuar ish-zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Gjakovës dyshohet se ka regjistruar një person në sistemin e ARC-së në mënyrë të kundërligjshme.

    Sipas Policisë, hetuesit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjakovës, kanë kryer veprime hetimore/operative dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari me iniciale D. N. kundërligjshëm e ka futur në sistem të gjendjes civile, në mënyrë të kundërligjshme shtetasin e Republikës së Shqipërisë, duke konsumuar kështu veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar”.

    “Deri tek dyshimet bazike është ardhur pasi për shtetasin J. S. kishte mospërputhje tek disa të dhëna personale të regjistruara në sistem, me ato të certifikatës së kurorëzimit nga Republika e Shqipërisë. Identiteti i saktë i shtetasit është kërkuar përmes rrugëve zyrtare nga ku ka rezultuar se personi i dyshuar ka të njëjtat të dhëna si personi i regjistruar në Kosovë përveç datëlindjes. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari D. N. në prezencë të avokatit dhe pas intervistës ndaj të njëjtit nga prokurori i Shtetit është lëshuar aktvendim për ndalim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa i dyshuari J. S., shtetas i Shqipërisë, do të intervistohet sapo të sigurohet prezenca e tij”, thuhet në njoftim.

  • Policia përdor sprej për të zmbrapsur protestuesit në Zveçan

    Policia përdor sprej për të zmbrapsur protestuesit në Zveçan

    Në Zveçan, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, Policia e Kosovës ka përdorur sprej ndaj serbëve lokalë, të cilët tentuan të hynin në ndërtesën komunale.

    Serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave, që u zgjodhën më 23 prill.

    Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, ka kërkuar që kryetarët e rinj dhe njësitë speciale policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu, në këmbim të tërheqjes së protestuesve në veri.

  • Von Cramon: Qeveria po rrezikon shumë me manovrat në veri, s’mund të qeveriset me 2% të votave

    Von Cramon: Qeveria po rrezikon shumë me manovrat në veri, s’mund të qeveriset me 2% të votave

    Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e për Kosovën Viola von Cramon-Taubadel, tha se situata në veri nuk është e qëndrueshme, raporton EO.

    Ajo ka folu për vizitën gjatë së dielës në këtë pjesë ku tha se ka hasur në shumë pjesëtarë të Njësisë Speciale.

    Sipas saj, ndonëse kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, askush nuk mund të qeverisë me një apo dy për qind të votave.

    “Unë e vizitona veriun dhe jam e brengosur se është situatë e tensionuar, atje gjenden shumë pjesëtarët të Njësisë së Forcave Speciale. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasja ta sigurojnë më forcë, askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”, tha Cramon.

    “Raporti përbën një analizë gjithëpërfshirëse politike e ekonomike. Në radhë të parë dua të theksoj progresin këto vitet e fundit. Kosova tashmë ka marrë liberalizimin e vizave dhe dua të i’u përgëzoj, edhe pse është vonuar shumë. Për më tepër ne e kemi përkrahur aplikimin në KE, prandaj e përsërisim zotimin tonë për mbështetje në familjen evropiane”, tha ajo.

    “Hapat e rëndësishëm që janë ndërmarr në luftën kundër korrupsionit është për çdo lëvdatë. Raporti nënvizon përmirësimin në sundimin e ligjit, mbrojta e të drejtave të njeriut. Dua të theksoj tri prioritete. Reforma gjyqësore, liria e mediave dhe krijimi i klimave energjetike, janë tri çështjet kryesore që duhet ndërmarr”.

  • Atiq u kërkon KOSTT dhe ZRRE që të niset pagesa e rrymës në Mitrovicën e Veriut

    Atiq u kërkon KOSTT dhe ZRRE që të niset pagesa e rrymës në Mitrovicën e Veriut

    Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq të hënën i është drejtuar me një kërkesë KOSTT-it dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për të filluar pagesën e faturave të energjisë elektrike në insitucionet publike të kësaj komune.

    Po ashtu Atiq ka kërkuar që të marrë informohet për borxhin që duhet paguar për rrymën e papaguar nga komuna që ai drejton.

    “Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë. Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, ka shkruar Atiq në Facebook.

    Në katër komunat veriore të Kosovës, serbët nuk kanë pagua asnjë herë rrymën e shpenzuar në atë pjesë.