ATV

Category: Lajme

  • Lista Serbe del me dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve

    Lista Serbe del me dy kërkesa për tërheqjen e protestuesve

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se janë dy kërkesa që ua ka përcjellë përfaqësuesve të KFOR-it dhe ambasadorëve të huaj në Prishtinë, në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri, ku edhe janë tubuar.

    “Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë veten – të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe t’i udhëheqin të afërmit e tyre. Dhe, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, tha Rakiq, duke folur nga Zveçani.

    Më 29 maj, serbët po protestojnë para ndërtesave komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të këtyre komunave.

    Policia e Kosovës, por edhe trupa të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë shtuar prezencën e tyre në veri.

    Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se protestuesit do të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave të paraqitura.

    “Ne nuk do të largohemi derisa ata të tërhiqen. Presim që KFOR-i të qëndrojë neutral ndaj statusit, të mos ofrojë mbrojtje për njësitë e paligjshme parapolicore, të ruajë paqen sepse ne jemi të interesuar për paqe. Qytetarët erdhën këtu për të mbrojtur paqen dhe familjet e tyre”, tha ai.

    Pas rritjes së tensioneve në veri më 26 maj, Lista Serbe ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Qeveria serbe që të ndërprenë apo pezullojnë dialogun me Kosovën, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

    Më 26 maj, Policia e Kosovës asistoi kryetarët e rinj të shkonin në zyrat e tyre. Kjo u kundërshtua nga serbët lokalë, të cilët u përleshën me zyrtarët policorë.

    Veprimet e Prishtinës janë dënuar ashpër nga faktori ndërkombëtar, që ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga “masat e dhunshme”.

    Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën më 23 maj, pasi krerët e mëhershëm komunalë nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar.

    Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

    Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

  • Përfundon takimi me dy kryetarët e veriut, Hovenier s’deklarohet për medie

    Përfundon takimi me dy kryetarët e veriut, Hovenier s’deklarohet për medie

    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas takimit për më shumë se një orë me dy kryetarët e komunave veriore, nuk është deklaruar për medie, raporton EO. Në këtë takim kanë marr pjesë Ilir Peci kryetar i Zveçanit dhe Izmir Zeqiri kryetar i Zubin Pozokut.

    Ndërsa dy kryetarët e komunave në veri që vijnë nga radhët e Vetëvendosjes, nuk kanë shkuar në takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

    Erden Atiq kryetar i Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se së shpejti do të takohen me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, nga i cili tha se presin mbështetje.

  • Lëshohet alarmi në Zubin Potok, protestuesit vazhdojnë të qendrojnë para komunës

    Lëshohet alarmi në Zubin Potok, protestuesit vazhdojnë të qendrojnë para komunës

    Para komunës së Zubin Potokut janë mbledhur një numër i protestuesve serbë, ndërkohë që Policia e Kosovës kanë krijuar një kordon të sigurisë, raporton ATV.

    Në këto momente është lëshuar edhe alarmi, ndërsa protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para komunës.

    Në orët e hershme të mëngjesit, në komunat e tjera të veriut, protestuesit kishin kishin shfaqur dhunë dhe kishin gjuajtur gaz lotsjellës në përpjekjen për të thyer kordonin e policisë, megjithatë Policia iu është përgjigjur me sprej, për të vendosur rendin. /atvlive.tv

  • “Blindohet” objekti i Komunës së Zveçanit, KFOR-i krijon kordon pas korodonit të Policisë së Kosovë

    “Blindohet” objekti i Komunës së Zveçanit, KFOR-i krijon kordon pas korodonit të Policisë së Kosovë

    Objekti i Komunës së Zveçanit është “blinduar” sa i përket forcave të mëdha të policisë së Kosovës e ushtarëve të KFOR-it që janë vendosur në hyrje të objektit.

    Siç shkruan Kossev, ushtarët e KFOR-it kanë krijuar një kordon të sigurisë, menjëherë pas kordonit të krijuar nga Policia e Kosovës.

    Kjo pas protestës së paralajmëruar sot dhe pas përpjejkjes së serbëve lokalë për t’u futur brenda objektit të Komunës mëngjesin e sotëm.

    Siç ka konfirmuar Policia e Kosovës, protesutest e mbledhur para objektit të kësaj komune kishin shfaqur dhunë dhe kishin gjuajtur gaz lotësjellës në përpjekjen për t’ë thyer kordonin e policisë, megjithatë Policia iu është përgjigjur me sprej, për të vendosur rendin.

  • Presidenti turk: I dhamë mesazh demokracie botës

    Presidenti turk: I dhamë mesazh demokracie botës

    Në qytetin ku nisi karrierën politike mbajti fjalimin e parë pas fitores për mandatin e tretë si President i Turqisë. Rexhep Tayip Erdogan i nisi festimet nga Stambolli. Para se të niste fjalimin, i kënaqur me rezultatin, këndoi vetë këngën e fushatës.

    Teksa falenderoi qytetarët për besimin procesin e cilësoi një festë demokracie. Premtoi se do të realizojë premtimet e dhëna duke punuar për ndërtimin e Turqisë së Madhe.

    Pas Stambollit, festën e zhvendosi në kryeqytet. Erdogan falenderoi qytetarët edhe nga pallati presidencial në Ankara.

    Në mesin e turmës valëvitej edhe flamuri shqiptar si dhe u shfaq një pankartë me mbishkrimin “Selam nga Shkodra”.

    Në raundin e balotazhit Erdogan mori mbi 52% të votave, pak më shumë se 4% të votave se rivali i tij Kemal Kilicdaroglu. Kandidati i opozitës doli para mediave dhe deklaroi se Turqinë e presin ditë më të këqija. Ai tha se do të vijojë përpjekjet për forcimin e demokracisë në vend.

    Raundi i balotazhit kaloi qetë dhe nuk u shënuan incidente. Kjo ishte hera e parë që në Turqi presidenti përcaktohet në balotazh.

  • Grenell për situatën në veri të Kosovës: Kaluam nga paqja me Trumpin në kaos me Bidenin

    Grenell për situatën në veri të Kosovës: Kaluam nga paqja me Trumpin në kaos me Bidenin

    Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka shkruar në Twitter pas situatës së krijuar në katër komunat në veri të Kosovës.

    Grenell ka thënë se situata është kthyer “nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Donald Trumpit në kaos dhe okupim nën drejtimin e Joe Bidenit”.

    “Trupat e NATO-s kanë marrë objektet në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne shkuam nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Trumpit, te kaosi dhe okupimi me trupa nën drejtimin e Bidenit”, ka shkruar Grenell në Twitter.

  • Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e vet në Prishtinë

    Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e vet në Prishtinë

    Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e vet në Prishtinë, të dielën.

    Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

    Rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet hetimore.

  • Hidhet gaz lotsjellës në hyrje të Komunës në Zveçan

    Hidhet gaz lotsjellës në hyrje të Komunës në Zveçan

    Policia e Kosovës hodhi sprej për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në Zveçan.

    Në Zubin Potok, raporton për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Grupe qytetarësh serbë u mblodhën edhe para ndërtesës së komunës në Leposaviq për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi.

    Ndërkohë, në Zubin Potok raportohet për forca të shtuara të KFOR-it para objektit komunal. Aty, tash për tash, nuk ka njerëz të tubuar.

  • Kryetari Zveçanit dhe i Zubin Potokut shkojnë në takimin me ambasadorin amerikan

    Kryetari Zveçanit dhe i Zubin Potokut shkojnë në takimin me ambasadorin amerikan

    Kryetari Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, kanë arritur në zyrat e BE-së kur pritet të zhvillojnë takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, raporton ATV.

    Ndërsa, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Eden Atiq dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ende nuk kanë arritur në takim.

    Kutojmë se qindra protestues serbë po qëndrojnë pranë objektit të Komunës së Zveçait, ndërkohë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vendosur në hyrje të objektit të kësaj komune.

    Policia e Kosovës është sulmuar nga serbët dhe tentonin të hynin me dhunë në objektin e komunës. Ndërkohë, këta të fundit janë detyruar ta përdorin sprejin. Aty janë edhe pjesëtarët e KFOR-it.

    Situatë më e qetë është në Leposaviq, ku policia po qëndron afër objektit të komunës dhe protestuesit pranë objekteve. Protestues janë mbledhur edhe në Zubim Potok.

  • Serbët hedhin gaz lotsjellës ndaj Policisë në Zveçan, këta kundërpërgjigjen me sprej

    Serbët hedhin gaz lotsjellës ndaj Policisë në Zveçan, këta kundërpërgjigjen me sprej

    Policia e Kosovës është sulmuar sot para objektit të Komunës së Zveçanit nga serbët të cilët tentonin të kalonin kordonin për t’u futur me dhunë në objektin komunal, duke hedhur gaz në drejtim të pjesëtarëve të sigurisë.

    Në një komunikatë për media Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si kundërpërgjigje është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprejin, me qëllim të vënies së situatës nën kontroll.

    “Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveqanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, thuhet në komunikatë.

    Aty thuhet se angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi i sigurisë ndaj qytetarëve, liria e lëvizjes së lirë si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës.

    “Sot, në veri të vendit, është paralajmëruar të mbahen protesta/tubime, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës, duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare, po kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe detyrave të përcaktuara sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi”, thuhet në komunikatë.

    Protestat pranë komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato. /KP/