ATV

Category: Lajme

  • Kurti viziton BIK-un për Bajram, thotë se do t’i vizitojë edhe policët e liruar

    Kurti viziton BIK-un për Bajram, thotë se do t’i vizitojë edhe policët e liruar

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava, raporton EO.

    Nga aty, Kurti u shpreh tejet falënderues ndaj bashkëpunimit e angazhimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ndaj myftiut Tërnava gjithashtu.

    Kryeministri Kurti gjithashtu zbuloi se do shkojë për “të bërë Bajram me policët e liruar nga Serbia” pasi myftiu e përgëzoi dhe e uroi për lirimin e tyre.

    “Erdhëm për t’ju falënderuar për rolin qe vetë BIK-u dhe myftiu si udhëheqës e ka luajtur ne vazhdimësi dhe për t’i uruar për Bajram. Të mirat duke u ndarë shtohen, pasi duke u ndarë bëhen të mira për të gjithë. Nuk ka ditë më të përshtatshme për ta uruar këtë ditë se festa e Kurban Bajramit”, tha Kurti.

    Kryeministri Kurti gjithashtu zbuloi se do shkojë për “të bërë Bajram me policët e liruar nga Serbia” pasi myftiu e përgëzoi dhe e uroi për lirimin e tyre.

  • Kurti takon tre policët që u kidnapuan në veri

    Kurti takon tre policët që u kidnapuan në veri

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me Rifat Zekën, Beqir Sefin dhe Mustafë Shemin, tre policët që u kidnapuan në veri të vendit.

    Te tre policët u kidnapuan ditën e 14 qershorit, teksa u liruan gjatë ditës së djeshme.

    Në momentin e lirimit të tyre, kryeminstri ishte në Londër, teksa ka përshëndetur lirimin e tyre.

    “Gjatë qëndrimit tim në Londër, morëm lajmin e gëzueshëm për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat speciale ushtarake e policore të Serbisë me 14 qershor. 13 ditë pas ata janë në Kosovë e me familjet e tyre. Do t’i takoj për t’i falënderuar për qëndresën dhe për t’u uruar mirëseardhje” tha Kurti në njoftimin e tij.

    Dje Kurti ka ka përfunduar vizitën e tij të tretë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar. Duke I bërë një rezyme takimeve të tij në Londër, ai tha se u mirëprit ngrohtësisht nga aleatë e partnerë të Kosovës si në ekzekutivin Britanik ashtu edhe në Parlament.

    Duke e nisur me Sekretarin e Punëve të Jashtme, James Cleverly, me të cilin tha se është në kontakt e komunikim të rregullt, sqaroi se ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, për zhvillimet në Kosovë dhe për rëndësinë e shtensionimit të plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit.

    “Republika e Kosovës është përherë mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur e të pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar”, deklaroi Kurti.

    Ai shpjegoi se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Alicia Kearns ka qenë një zë i fuqishëm mbështetës i Republikës së Kosovës në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

    “Me të diskutuam për veprimet agresive dhe sulmet e sponsorizuara nga Serbia mbi KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët në veri të vendit dhe qëndrimin tonë parimor e demokratik për depërshkalëzim që në qendër ka sundimin e ligjit”.

    Teksa shpjegoi se Kosova është me fat që në Pallatin e Westminster ka shumë miq, tha se atje u takua deputetë të Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, APPG (All Party Parliamentary Group), konservatorë, liberal-demokratë e laburistë.

    “Nga Partia Laburiste, një takim të ndarë zhvillova edhe me Sekretarin në hije të Punëve të Jashtme, David Lammy dhe Ministrin në hije për Evropë, Stephen Doughty”.

    E sipas tij, miq laburistë, Kosova ka edhe jashtë institucioneve, por që ishin kyç aq sa i drejtonin ato.

    “Republika e Kosova dhe populli i saj i janë përherë mirënjohës ish-kryeministrit britanik Tony Blair për rolin dhe vendosshmërinë e tij për ndërhyrjen humanitare në Kosovë e cila ndali përfundimisht gjenocidin e shtetit serb mbi shqiptarët vendas”, dekalroi Kurti një një postim në llogarinë e tij në Facebook.

    “Në takimin miqësor që patëm e njoftova për arritjet e Kosovës në rrafshin ekonomik, social, të të drejtave të njeriut, dhe institucional, duke ndarë me të bindjen që Kosova është histori e etabluar e suksesit të dyfishtë: intervenimit të NATO-s dhe i bashkëdyzimit të progresit ekonomik dhe atij demokratik”.

  • Angazhimet policore për “Vidovdanin”; ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e Graçanicës

    Angazhimet policore për “Vidovdanin”; ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e Graçanicës

    Sot pritet që serbët të mbajnë festën e “Vidovdanit”, ndërkaq lidhur me këtë Policia e Kosovës, sipas ka ndërmarr veprime planifikuese dhe operacionale për menaxhimin e situatës së sigurisë në vend

    Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se edhe këtë vit, sikurse vitet e kaluara me qëllim që situata të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë disa masa dhe objektiva strategjike për implementim gjatë të mërkurës si:

    Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që aktivitetet të zhvillohen në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

    Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike.

  • Osmani uron të gjithë myslimanët për Kurban Bajram: Mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare

    Osmani uron të gjithë myslimanët për Kurban Bajram: Mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

    Ajo tha se Kurban Bajrami është mundësi reflektimi mbi solidaritetin, sakrificën e tolerancën.

    “Është mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare dhe miqësore, si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre në nevojë”.

    Postimi i plotë:

  • Pacolli uron Kurban Bajramin: Le të forcohen lidhjet familjare e të shprehet dashuria

    Pacolli uron Kurban Bajramin: Le të forcohen lidhjet familjare e të shprehet dashuria

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

    Pacolli tha se Kurban Bajrami është festa ku ndihmohet varfëria e shtypja dhe i jep dorën atyre që kanë nevojë.

    “Le të forcohen lidhjet familjare dhe të shprehet dashuria në këtë ditë të sakrificës. Në marrëdhëniet ndërnjerëzore, le të mbizotërojë arsyeja dhe të kemi paqe, harmoni dhe siguri”, shkroi Pacolli.

    Postimi i plotë:

  • Haradinaj uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

    Haradinaj uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Kurban Bajramit ka të gjithë besimtarët myslimanë.

    Haradinaj ka thënë se shqiptarët gjithmonë festat fetare i kanë pritur bashkë.

    “Te shqiptarët gjithmonë ka mbizotëruar ndjenja e solidaritetit dhe harmonisë me njëri-tjetrin, si dhe gjithmonë kemi festuar bashkë festat fetare”.

    “Në prag të festës së Kurban Bajramit, u përcjell urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava si dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë kudo që jetojnë! Uroj që gëzimi dhe begatia të mbizotërojnë në familjen e gjithsecilit!”, ka thënë Haradinaj.

  • Rastet e diskriminimit arrijnë kulmin në Gjermani, rriten me 14% në vitin 2022

    Rastet e diskriminimit arrijnë kulmin në Gjermani, rriten me 14% në vitin 2022

    Numri i personave që kanë paraqitur ankesa për diskriminim në Gjermani është rritur 14% në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, duke arritur në gjithsej 8827 raste.

    “Kurrë nuk kemi pasur kaq shumë njerëz që paraqesin denoncime në Agjencinë Federale kundër Diskriminimit sa kemi pasur vitin e kaluar”, tha Ferda Ataman, shefja e zyrës kundër diskriminimit të Gjermanisë, duke njoftuar raportin në një konferencë për media në Berlin.

    Ataman theksoi se shumë vende në Evropë kanë ligje që sigurojnë trajtim të barabartë për individët dhe shpjegoi se diskriminimi i bazuar në faktorë të tillë si mosha, paaftësia, gjinia, orientimi seksual, feja, botëkuptimi, raca dhe antisemitizmi është i ndaluar në bazë të Aktit të Gjermanisë për Trajtimin e Përgjithshëm të Barabartë (AGG).

  • Kryeministri Kurti uron për festën e Kurban Bajramit

    Kryeministri Kurti uron për festën e Kurban Bajramit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët e fesë myslimane për festën e Kurban Bajramit.

    Përmes një postimi në facebook, ai ka bërë thirrje për solidaritet, zemërgjerësi me të tjerët, për të mirën e përgjithshme.

    Urimi i plotë i kryeministrit:

    Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!

    Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson. Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve.

    Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit.

  • Falet Kurban Bajrami – Tërnava thërret për qetësi në veri: Kjo festë na bënë bashkë të gjithëve

    Falet Kurban Bajrami – Tërnava thërret për qetësi në veri: Kjo festë na bënë bashkë të gjithëve

    Në Xhaminë e madhe në Prishtinë është bërë falja e namazit të Kurban Bajramit, raporton EO.

    Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ku tha se Festa e Kurban Bajramit është një ndër festat më të rëndësishme për myslimanët.

    Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve shtoi se kjo festë na bënë bashkë të gjithëve. Sipas tij, këtë festë e karakterizojnë haxhi e prerja e kurbanit, rituale këto që e ofrojnë besimtarin me Zotin.

    Myftiu Tërnava ka shprehur shqetësimin e tij edhe për shtimin e dhunës në familje si dhe për shtimin e divorceve e rënien e lindjeve.

    Myftiu foli edhe për gjendjen e sigurisë, duke kërkuar shtensionim të situatës. Ai ka kërkuar që Qeveria e institucionet ndërkombëtare të punojnë në këtë drejtim.

    “Të nderuar vellezer dhe motra kjo festë është edhe shoqërore ndaj përkushtimi për shoqërinë është obligim i fesë islame ashtuqë askush të mos ndihet i privuar nga të mirat materiale, prandaj të qëndrojmë të solidarizuar dhe në harmoni me njëri-tjetrin”.

    “Veprat e këqija janë ato që e cënojnë fenë islame, dhuna e çdo lloji, tradhëtia bashkëshortore, bixhozi, alkooli, të gjitha këto janë pothuajse të njëjta”.

    Edhe qytetarët patën me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

    Me rastin e ditës së parë të Kurban Bajramit, Kryesia e BIK-ut, tash e çdo vit organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë, nga ora nëntë.

  • Myslimanët në mbarë botën kremtojnë sot Kurban Bajramin

    Myslimanët në mbarë botën kremtojnë sot Kurban Bajramin

    Myslimanët në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin.

    Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

    Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:38, të cilit do t’i prijë Burhanudin ef. Hashani- kryeimam i Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

    Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban Bajramit do ta mbajë dr. Selatin Mehani – pedagog në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë.

    Po ashtu, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë, nga ora 9:00-12:00.