ATV

Category: Lajme

  • Festa e Kurban-Bajramit, qytetarët urojnë njëri-tjetrin për paqe e mirësi

    Festa e Kurban-Bajramit, qytetarët urojnë njëri-tjetrin për paqe e mirësi

    Mëngjesi i sotëm i bëri bashkë shumë besimtarë myslimanë, që për faljen e namazit të Kurban-Bajramit shkuan në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

    Me të përfunduar Namazin e Kurban Bajramit, shtrënguan duart e uruan njeri-tjetrin që mirësia e dashuria t’i bashkojë.

    Përveç mesazhit tradicional të festës së Bajramit, myftiu i Kosovës Naim Tërnava, pati edhe një kërkesë për Qeverinë dhe bashkësinë ndërkombëtare.

    Krejt në fund ai përmendi edhe rëndësinë e vizitës në Qabe, duke thënë se është obligim për ata që kanë mundësi, për të cilin këtë vit shkuan rreth 1600 qytetarë nga Kosova. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Stoltenberg: Kosova e Serbia të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë tensionet

    Stoltenberg: Kosova e Serbia të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë tensionet

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje sot përsëri Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tutje tensionet.

    Pas takimit me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, të cilën e mirëpriti në selinë e NATO-s, Stoltenberg u bëri thirrje Kosvës dhe Serbisë që t’i rikthehen dialogut.

    “Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tutje tensionet dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është e vetmja rrugë përpara”, u shpreh Stoltenberg.

    Ndryshe, tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës. Situata ka eskaluar më datën 29 maj, kur grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar.

    Komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar tri kërkesa kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri: Shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, Kurti ka paraqitur pesë pika për situatën në veri, ku fokus sipas tij, duhet të jetë sundimi i ligjit në katër komunat veriore.

  • Zv.kryeministri Bislimi uron Kurban Bajramin

    Zv.kryeministri Bislimi uron Kurban Bajramin

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka uruar besimtarët musliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.

    “Fat, shëndet e lumturi në këtë ditë të begatë pranë familjarëve dhe më të dashurve tuaj”, ka shkruar ai në Facebook.

  • Lajçak: S’ka afat zyrtar se kur Prishtina dhe Beogradi duhet t’i përmbushin kërkesat e BE-së

    Lajçak: S’ka afat zyrtar se kur Prishtina dhe Beogradi duhet t’i përmbushin kërkesat e BE-së

    Pas takimeve të fundit të ndara në Bruksel ndërmjet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, shefi i diplomacisë së BE’së Josep Borell ka dalë me propozime konkrete që palët duhet t’i bëjnë për ta shtensionuar situatën.

    Borelli i kërkoi Kosovës, që menjëherë të pezullojë operacionet policore në ndërtesat e komunave në veri dhe që katër kryetarët e komunave përkohësisht t’i kryejnë detyrat jashtë zyrave komunale.

    Ai tha se Serbia duhet të sigurojë që protestuesit të largohen nga ndërtesat e komunave njëkohësisht me largimin e Policisë së Kosovës.

    Emisari i BE’së Miroslav Lajcak në një intervistë të publikuar në Euronews Serbia tha se nuk ka afat zyrtar për pranimin e këtij plani.

    “Nuk ka një afat zyrtar. Por në politikë gjithçka është e lidhur. Shihni sa përfaqësues të lartë ndërkombëtarë janë të angazhuar në këtë çështje. Ne patëm telefonata nga presidentja e KE-së Ursula von der Leyen dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken. Situata është aq e tensionuar dhe serioze, saqë zyrtarët më të lartë botërorë duhet të merren me të dhe të përfshihen në zgjidhjen. E gjithë kjo disi reflektohet në atmosferën në bashkësinë ndërkombëtare, në imazhin e Kosovës, Serbisë dhe të gjithë rajonit. Pra, mendoj se është në radhë të parë në interes të Serbisë dhe Kosovës që kjo çështje të zgjidhet dhe rajoni të merret me çështje evropiane, jo me menaxhimin e krizave” ka thënë Lajçak.

  • Lajçak flet për zgjedhjet në veri: Kurti dhe Vuçiqi e kuptuan sa e rëndë është situata

    Lajçak flet për zgjedhjet në veri: Kurti dhe Vuçiqi e kuptuan sa e rëndë është situata

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vlerëson se zgjedhjet në katër komunat veriore duhet të mbahen në muajt në vijim.

    Lajçak në një intervistë për Euronews Serb,, theksoi se kjo është një nga pikat që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan nga takimi i fundit në Bruksel, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrelin, transmeton Klankosova.tv.

    “Sigurisht që zgjedhjet e reja duhet të mbahen në muajt në vijim. Dhe kjo ishte një nga pikat për të cilat Vuçiq dhe Kurti ranë dakord. Është e qartë se kryetarët e bashkive nuk kanë legjitimitetin që duhet të kenë. Kryetar komunash me legjitimitet mund të jenë vetëm ata të zgjedhur nga serbët e Kosovës. Pyetja me të cilën po merremi është se kur dhe si do të arrijmë atje. Dhe sigurisht, që serbët të kenë motivimin për t’u ndjerë të sigurt dhe se kemi zgjedhje të lira”, u shpreh Lajçak.

    I dërguari i BE-së, për takimin e të enjtes së kaluar theksoi se ishte vetëm për menaxhimin e krizës që është krijuar në veri të Kosovës.

    Ai shtoi se Kurti dhe Vuçiqi e kanë kuptuar se sa e rëndë është situata, dhe kjo sipas tij, është gjëja pozitive nga ky takim.

    “Ai takim të enjten e kaluar në Bruksel ishte një takim për menaxhimin e krizës. Pra, nuk ishte një takim kushtuar normalizimit, dialogut, fatkeqësisht. Gjëja pozitive është se edhe Vuçiq edhe Kurti e kuptuan se sa e rëndë është situata. Askush nuk e fsheh këtë dhe nuk pretendon se nuk kemi krizë serioze në veri. Dhe së dyti, ata ranë dakord se një nga elementët kryesorë të daljes nga kriza janë zgjedhjet e reja. Aty ku ata nuk u pajtuan ishte çështja e de-përshkallëzimit. Si do të funksionojnë këta kryetarë dhe nga ku”, shtoi ai.

  • Kroacia e njeh Holodomorin si gjenocid

    Kroacia e njeh Holodomorin si gjenocid

    Parlamenti i Kroacisë votoi të mërkurën për njohjen e Holodomorit si gjenocid.

    Ky term nënkupton vdekjen e miliona njerëzve në Ukrainë në vitet 1930, nën udhëheqësin sovjetik, Joseph Stalin.

    Regjimi i tij krijoi artificialisht uri, që preku popullsinë e Ukrainës sovjetike, të Kaukazit të Veriut dhe të zonës përreth rrjedhës së poshtme të lumit Vollga, midis viteve 1932 dhe 1933.

    Vlerësohet se deri në 9 milionë njerëz vdiqën si rezultat i ekzekutimeve, dëbimeve dhe urisë gjatë Holodomorit.

    Më e goditura ishte Ukraina, si zona më pjellore bujqësore e Bashkimit Sovjetik.

    Me deklaratën e miratuar, Parlamenti kroat tha se e njeh Holodomorin si gjenocid kundër popullit ukrainas.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e falënderoi Kroacinë për këtë veprim.

    “Bota nuk do t’i pranojë kurrë krimet e Kremlinit – as të shkuarat, as të tashmet”, shkroi Zelensky në Twitter.

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shprehu po ashtu mirënjohje për Kroacinë, duke thënë se “njohja globale e gjenocidit të Holodomorit” vazhdon të rritet me shpejtësi.

    Ai shtoi se 27 vende e njohin urinë si gjenocid.

    Viktimat e Holodomorit përkujtohen në Ukrainë dhe në mbarë botën çdo vit, në të shtunën e katërt të nëntorit./REL/

  • Situata në Kosovë diskutohet përsëri të enjten dhe të premten në Bruksel

    Situata në Kosovë diskutohet përsëri të enjten dhe të premten në Bruksel

    Procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, situata e sigurisë në Kosovë dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të jenë ndër temat që do t’i diskutojnë udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së në një takim që do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.

    Pritet që në këtë takim, që përkon me 20-vjetorin e Samitit të Selanikut, ku u dha premtimi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, të përsëritet përkushtimi për integrimin e tyre në BE. Por, njëkohësisht, pritet të shprehet edhe shqetësim për tensionet e rritura në veri të Kosovës.

    Në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, banorët lokalë protestojnë qysh në fund të majit kundër kryetarëve shqiptarë të komunave.

    Tensionet kanë kulmuar edhe në përleshje të dhunshme midis protestuesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR.

    Ka pasur, po ashtu, raporte për sulme me granata dore dhe mjete të tjera.

    Kosova dhe Serbia kanë fajësuar njëra-tjetrën për situatën e krijuar.

    Burimet diplomatike presin që udhëheqësit evropianë t’u bëjnë thirrje dy vendeve që t’i ulin menjëherë tensionet dhe t’i kthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Në rast se nuk dëshmojnë vullnet për sjellje të matur dhe konstruktive, pritet t’u tërhiqet vërejtja për pasojat.

    Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje edhe në draftin e një dokumenti që pritet të miratohet në takimin e liderëve të BE-së.

    Sipas tij, Këshilli Evropian pritet të kërkojë masa të shpejta për uljen e tensioneve dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    Për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, dy vendet janë pajtuar gojarisht në muajin mars.

    “Këshilli Evropian i dënon incidentet e fundit në veri të Kosovës dhe bën thirrje për shtensionimin e menjëhershëm të situatës, në bazë të elementeve kyçe që tashmë janë shfaqur nga Bashkimi Evropian, më 3 qershor 2023”, thuhet në draft-dokument.

    Aty kujtohet thirrja e BE-së për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

    “Dështimi në uljen e tensioneve do të ketë pasoja negative”, thuhet në këtë tekst.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e reja në veri mund të mbahen vetëm brenda kornizave ligjore të shtetit.

    Në takimin e BE-së, më 29 dhe 30 qershor, pritet të përsëritet edhe përkushtimi i liderëve të vendeve anëtare për vazhdimin e procesit të zgjerimit, që nënkupton edhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

    “Këshilli Evropian përsërit mbështetjen e plotë dhe të parezervë për perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në draft-dokument.

    Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë avancuar më së shumti në rrugën e tyre drejt BE-së, pasi të dyja shtetet kanë hapur kapituj në negociatat për anëtarësim.

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur vitin e kaluar negociatat për anëtarësim në BE, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat, po ashtu vitin e kaluar.

    Kosova, ndërkaq, është e fundit në rrugën drejt BE-së. Dhjetorin e vitit të kaluar, ajo ka aplikuar për anëtarësim në bllok. Deri më tani, shteti ka nënshkruar vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, në tetor të vitit 2015./REL/

  • Vuçiq me mesazh përmes djalit në Graçanicë: Dorëzimi s’është opsion

    Vuçiq me mesazh përmes djalit në Graçanicë: Dorëzimi s’është opsion

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dërgoi të birin e tij në Kosovë, Danilo Vuçiq me rastin e festimit të “Vidovdanit”, i cili mbante të veshur një bluz me mbishkrimin “Dorëzimi s’është opsion”.

    I njëjti u pa duke u përshendetur me serbët e tjerë që po marrin pjesë në manifiestim.

    Edhe kësaj radhe, në bluzat e shumë të rinjve serbë u panë mbishkrime nacionaliste “Nuk e japim djepin e Serbisë”.

    Qytetarët e mbledhur serb në Graçanicë u shpërndanë pas përmbylljes së liturgjisë në manastir.

    Ndërkaq, për shkak të sigurisë, këtë vit kjo festë u shënua në Gazimestan, vend i cili ndodhet 10 kilometra larg Prishtinës.

  • Ambasadori Hovenier uron Kurban Bajramin

    Ambasadori Hovenier uron Kurban Bajramin

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier uroi festën e Kurban Bajramit.

    “I dërgoj urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën!”, shkroi Hovenier në Twitter.

    Myslimanët në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin.

  • Ngjarje e rëndë: Një grua i jep fund jetës së saj, bie nga një ndërtesë në Prishtinë

    Ngjarje e rëndë: Një grua i jep fund jetës së saj, bie nga një ndërtesë në Prishtinë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, ku një grua dyshohet se I ka dhënë fund jetës së saj.

    Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se viktima është e moshës rreth 70-vjeçare.

    Boroci deklaroi se rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

    “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.