ATV

Category: Lajme

  • Kryeministri holandez jep dorëheqje

    Kryeministri holandez jep dorëheqje

    Kryeministri holandez Mark Rutte i paraqiti dorëheqjen me shkrim të qeverisë së tij Mbretit Willem-Alexander, i cili u kthye nga pushimet vetëm për të pranuar dorëheqjen e kryeministrit që mbajti postin për katër vjet.

    Ishte qeveria e katërt e Rutte, siç përshkruhet nga Guardian – një koalicion i brishtë, katërpartiak i Partisë së tij Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD), Demokratëve Liberalë 66, Demokristianëve (CDA) dhe ChristenUnia centriste.

    U deshën dhjetë muaj për të rënë dakord për formimin e tij dhe zgjati më pak se 18 muaj, transmeton Telegrafi.

    Një koalicion i pikëpamjeve rrënjësisht të ndryshme është shembur për çështjen e emigracionit. Mes shqetësimeve për krizën e strehimit, çmimet e larta të gazit dhe inflacionin, disa u përpoqën të fajësonin migrantët e huaj – studentët ndërkombëtarë, “emigrantët” më të pasur dhe veçanërisht azilkërkuesit.

    Megjithëse numri i azilkërkuesve pritet të jetë 45,000 këtë vit, pothuajse i njëjtë me vitin 2022, Rutte dhe CDA thuhet se kanë shtyrë për një qëndrim më të ashpër në ligjin e ri, duke kufizuar të drejtat e anëtarëve të familjes për t’u bashkuar me refugjatët nga vendet në luftë.

    Demokratët 66, dhe veçanërisht ChristenUnie, nuk ranë dakord dhe bisedimet e qeverisë u ndërprenë të premten.

    Megjithatë, sipas Guardian, dorëheqja e kryeministrit dhe rënia e koalicionit qeverisës nuk ka gjasa të ndihmojnë Holandën të zgjidhë problemet e saj aktuale.

    Në nëntor priten zgjedhje të reja parlamentare dhe një periudhë tjetër formimi në një sistem të fragmentuar shumëpartiak është përpara.

  • Vdes diplomati amerikan që kontribuoi në ndërtimin e Kosovës

    Vdes diplomati amerikan që kontribuoi në ndërtimin e Kosovës

    Diplomati amerikan, i cili udhëhoqi anën diplomatike të kampanjës së NATO-s në Kosovë në vitin 1999, James F. Dobbins, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 81-vjeçare.

    Sipas “New York Times“, ai do të mbahet mend edhe si diplomat që pati role në prapaskenë në disa prej çështjeve më delikate transatlantike të Luftës së Ftohtë duke përfshirë negociatat tregtare dhe lëvizjen e armëve bërthamore në Evropën Perëndimore.

    Ai ka shërbyer si emisar special në Haiti, gjatë intervenimit amerikan më 1994 dhe 1995, kurse më vonë mori rol për ruajtjen e paqes dhe rindërtimin në Bosnje dhe Kosovë.

    Po ashtu, ai do të mbahet mend si praktikuesi kryesor i politikës amerikane për ndërtime të kombeve.

    Familja e tij ka njoftuar se Dobbins ka vdekur në spital, si pasojë e komplikimeve nga sëmundja e Parkinsonit.

    “Secilën herë, Dobbins thellonte përvojën e tij me rindërtimin e shoqërive të shkatërruara nga lufta, duke zhvilluar njohuri në enigmën jashtëzakonisht komplekse të politikës së jashtme. Ai menaxhoi anën diplomatike të fushatës ajrore të NATO-s në Kosovë në vitin 1999 dhe më pas ndihmoi në menaxhimin e përpjekjeve për ruajtje të paqes dhe rindërtim atje”, shkroi “NYT” të shtunën, teksa publikoi edhe fotografi të Dobbinsit në vitin 1999 në Kosovë, krahas ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

  • Deklarata e Gërvallës ndaj BE-së nxiti reagime të emisarëve dhe të opozitës

    Deklarata e Gërvallës ndaj BE-së nxiti reagime të emisarëve dhe të opozitës

    Ministrja e Punëve të Brendshme, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut deklaroi të shtunën se Bashkimi Evropian pa Shtetet en Bashkuara të Amerikës dhe pa NATO-n është e paaftë që të garantojë siguri.

    Në panelin “Ballkani Perëndimor: Një momentum i ri euro-atlantik”, ku ishte me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Gërvalla iu referua BE-së si “tigër prej letre”.

    “Pyetje kyçe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme, nukka vullnet politik, ka shumë mospajtime në union dhe pa ShBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një “Tigër prej letre” në aspektin e sigurisë.”, u shpreh Gërvalla.

    Lidhur me këtë deklaratë, mospajtim shprehu emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se gjithçka e mirë që ka ndodhur në gjeneratën e fundit ka ndodhur në Ballkan në gjeneratën e fundit, është arritur në bashkëpunim ShBA-BE.

    “Paper Tiger (Tigër prej letre) është term që i referohet diçkaje apo dikujt që pretendon të jetë i fuqishëm ose kërcënues e që në të vërtetë është i paefektshëm dhe i paaftë për t’i bërë ballë sfidës.”, tha ai.

    Ndërsa, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak u shpreh se Bashkimi Evropian është larg të qenurit i përkryer.

    Ai tha se anëtarësimi në BE është ëndërr për shetet e Ballkanit Perëndimor.

    “Mundt të them që BE është larg të qenurit e përkryer, por megjithkëtë është më e mira që e kemi. Është bashkimi më i suksesshëm i shteteve. Mendoj që anëtarësimi në BE është arritje e ëndrrave të vendeve, të cilat janë duke trokitur në ëndrrën evropiane”, u shpreh ai.

    Deklaratën e ministres Gërvalla ndaj BE-së e kritikoi opozita.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e quajti të papërgjegjshme deklaratën e ministers.

    “Evropa tigër prej letre, deklaron Ministrja e Jashtme e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare. Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megallomani dhe injorancë. Zatën, këto të trija rëndom shkojnë bashkë. Sa për referencë, “ tigër prej letre” i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të.”, shkroi ajo në Facebook.

    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj i quajti jodiplomatike, skandaloze dhe shumë të dëmshme vlerësimet e Gërvallës për BE-në.

    “Jo vetem jodiplomatike, por skandaloze dhe shume te demshme vleresimet per BE te Ministres se Jashtme Donika Gervalla! Me e pakta qe do te duhej, eshte nje deklarate e Presidentes dhe Kryeministrit ku do sqaronin se ajo qe ka thene Ministrja e Jashtme, nuk eshte qendrim zyrtar i Republikes se Kosoves. Pas nje distancimi te tille, edhe zonja Gervalla do ta kete me te lehte ta gjeje rrugen e vet!”, shkroi ai në Facebook.

    Ndërsa, zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi e quajti të mjerë gjendjen diplomatike të Kosovës.

    “Përderisa Kosova po përjeton ditët e zymta nën sanksionet e BE-së, çohet një ministre nga Kosova, që për fat të keq të shtetit të ri – qëlloi të mbajë postin e krye diplomates – dhe i kërkon llogari BE-së për sigurinë. Thuajse blloku i vendeve evropiane i detyrohet personalisht zonjës Gërvalla-Schwarz!? Ajo e godet BE-në si ‘një tigër prej letre’ duke aluduar se BE-ja u dashka t’i jap siguri Kosovës dhe eventualisht të hyjë në luftë për të!? E zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajcak e Escobar. I pari ia kujtoi kryediplomates kosovare se nuk ekziston një BE tjetër pos kësaj (nuk ka një BE sipas botës paralele të VV-së!) kurse i dyti ia përkujtoi asaj se vendet e NATO-s që kanë braktisur popullizimin dhe nacionalizmin janë plotësisht të lira dhe të sigurta. Escobar sikur i tha rrini ju në lloqin e rivaliteteve ballkanike!? E mjerë kjo gjendje diplomatike e Republikës së Kosovës dhe e rrezikshme!”, shkroi ajo në Facebook.

  • Tre persona bëhen për spital pas mosmarrëveshjes në lift, arrestohen dy prej tyre

    Tre persona bëhen për spital pas mosmarrëveshjes në lift, arrestohen dy prej tyre

    Policia ka informuar sot se dy persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi pas një mosmarrëveshjeje në liftin e një objekti banesor, së bashku edhe me një person tjetër kanë sulmuar njëri tjetrin.

    Tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor.

    “Të dyshuarit si pasoj e lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Policia.

    Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

  • Qytetarët ankohen për çmimet, a ndikoi ndalimi i mallrave serbe?

    Qytetarët ankohen për çmimet, a ndikoi ndalimi i mallrave serbe?

    Çmimet e produkteve ushqimore janë të papërballueshme për qytetarët. Njohës të fushës së ekonomisë mendojnë se edhe vendimi qeveritar që vuri kontrolle më të rrepta në pikat kufitare me Serbinë mund të jetë shfrytëzuar nga bizneset për të rritur çmimet. Ndërsa, Oda Ekonomike kërkon inspektime me të mëdha si dhe kërkon nga qeveria që me vendimet e saj të mos i detyrojë tregtarët të rrisin çmimet.

    Qytetarët ankohen për çmimet dhe kërkojnë ndihmën e shtetit pasi jetesa u është bërë e papërballueshme.

    Pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë nga autoritetet e Beogradit, Kosova vendosi për masa të shtuara në pikat kufitare me Serbinë. Kjo bëri që kamionët me targa serbe të mos kishin mundësi të hynin në Kosovë. Më pas, i njëjti vendim, i cili nuk u quajt ekonomik e tregtar por i sigurisë, u lehtësua duke lejuar kamionët me targa serbe që transportonin mallra nga vendet e tjera të hyjnë në Kosovë.

    Serbia është ndër vendet me praninë më të madhe të produkteve në tregun e Kosovës, ndërsa llogaritet që brenda një dite, ky shtet eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej një milion eurosh.

    Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj deklaroi për KosovaPress se vendimet e tilla nuk janë të mira dhe kanë tendencën për t’u shfrytëzuar nga bizneset për të rritur çmimet.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna tha se nuk beson që tregtarët bëjnë manipulime të tilla.

    Megjithatë, ai paralajmëroi se vendimet si ky për masa të shtuara në kufi mund të sjellë ngritje të çmimeve për shkak të rritjes së kostove.

    Rafuna tha se për të qenë më korrekt me qytetarët, institucionet përkatëse duhet të angazhojnë më shumë inspektorë në tregje.

    Qeveria nga ana e saj kritikoi opozitën që e dërgoi Ligjin për çmimet tavan në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, pasi sipas tyre, do te zgjidhte edhe këtë shqetësim.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në një përgjigje me shkrim për KosovaPress bëri të ditur se inspektorët e saj kryejnë monitorimin e tregut në baza ditore për të parandaluar abuzimet me çmime.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) paralajmëroi se do të publikojë raportin e saj “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit” më 12 korrik për muajin qershor, periudhë kjo kur filloi aplikimi për masa të shtuara në pikat kufitare me Serbinë./kp

  • ARC i obligon qytetarët t’i çregjistrojnë veturat e vjetra, s’mund t’i regjistrojnë të rejat – BKS e mirëpret

    ARC i obligon qytetarët t’i çregjistrojnë veturat e vjetra, s’mund t’i regjistrojnë të rejat – BKS e mirëpret

    Vendimi i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) që i obligon qytetarët që të tregojnë se ku i kanë veturat e paregjistruara, është mirëpritur nga Byroja Kosovare e Regjistrimit (BKS), raporton Ekonomia Online.

    Ndërkohë për këtë vendim, Ekonomia Online nuk ka marrë përgjigje nga drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj. Ky i fundit, nuk iu është përgjigjur thirrjeve të redaksisë.

    Sipas drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku, ky vendim mund të mos i pëlqejë qytetarëve por që e pastron data-bazën e automjeteve të paregjistruara.

    “Është thënë në rregullore që një qytetar kur shkon ta regjistrojë një veturë, e ka obligative me tregu se ku i ka veturat tjera që janë të paregjistruara. Nëse ti i ke pesë vetura të regjistruara, askush nuk merret me ty, mirëpo nëse shkon ta regjistrosh një veturë dhe në sistem figuron se në emër tuajin ekzistojnë edhe dy ose tri vetura të paregjistruara, automatikisht keni me marrë veprime që ato vetura me i regjistruar ose me i ç’lajmëruar për me mujt me vazhduar këtë proces”.

    “Edhe këtë iniciative e mirëpresim dhe e falënderojmë ARC-në, sepse pavarësisht dikujt mundet mos me i pëlqyer, ky është veprim ligjor dhe e pastron data-bazën e automjeteve të paregjistruara dhe përfundimisht nuk lejon që rreziku të rritet i veturave të paregjistruara”, thotë ai.

    Teksa ka folur për këtë dukuri, Mazreku ka marrë si shembull aksidentet e shkaktuara nga vetura e shitura. Thotë se ende mund të figurojnë në emër të shitësit.

    “Nuk ka logjikë që dikush ta shesë një veturë dhe me e lënë me vite të tëra të lëvizë lirshëm diku tjetër pa e ditë se për çfarë qëllimi përdoret ajo veturë”.

    “Edhe sot me kontratë noteriale është e cekur që një person është i obliguar që në momentin e nënshkrimit të kontratës noteriale brenda 10 dite me e ndërruar sigurimin sepse nëse ajo veturë është në emër të dikujt dhe nëse ai bën tri aksidente, atëherë atij tri herë i rritet sigurimi dhe kjo krijon pasoja tjera pa qenë në dijeni fare personi”, u shpreh ai, teksa apeloi tek qytetarët që mos t’i lënë veturat në emër të huaj.

  • Ambasadori Berishaj i quan trillime raportimet për fjalimin e Gërvallës në Dubrovnik

    Ambasadori Berishaj i quan trillime raportimet për fjalimin e Gërvallës në Dubrovnik

    Ambasadori Martin Berishaj ka reaguar për raportimet e mediave rreth fjalimit të Kryediplomates Donika Gërvalla në një nga panelet e Forumit të Dubrovnikut. Gërvalla tha se BE është “tigër prej letre” që nuk mund të ofrojë siguri pa NATO’n dhe SHBA’në në Ballkan, për çka mori reagimet e Emisarëve Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak.

    Këtë të fundit Gërvalla e kritikoi për mënyrën se si i ka ndërmjetësuar bisedimet Kosovë -Serbi dhe ka kërkuar ndërrimin e tij.

    Ndonëse, kjo ngjarje është përcjellë direkt nga mediat e Kosovës në transmetimet e ofruara nga organizatori, Ambasadori Berisha i ka quajtur trillime raportime duke thënë se atje s’ka qenë asnjë gazetar nga Kosova e Shqipëria.

    Ai ka publikuar edhe një link të një portali kroat si duket për të ofruar modelin se si duhet të raportohet.

    Postimi i tij i plotë:

  • Tejkaloi shpejtësinë dhe e postoi në TikTok, gjobitet dhe i merret patentë shoferi

    Tejkaloi shpejtësinë dhe e postoi në TikTok, gjobitet dhe i merret patentë shoferi

    Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, stacioni policor në Viti, kanë identifikuar vozitësin i cili duke drejtuar automjetin e tij, kishte fotografuar matësin e shpejtësisë dhe foton e kishte postuar në rrjetin social “Tik-Tok” ku shihet se ka tejkaluar shpejtësinë në zonë ku sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 80 Km/h gjersa ka tejkaluar në 140 km/h.

    Me këto veprime sipas policisë ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.

    “Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej 3 muaj”, njofton policia.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, apelon policia.

  • KFOR-i hap dyert për qytetarët

    KFOR-i hap dyert për qytetarët

    Dita Ndërkombëtare e KFOR-it u mbajt dje në selinë e KFOR-it, në Prishtinë, ku 27 vendet kontribuuese të KFOR-it, ka për qëllim të forcojë integrimin ndërmjet personelit ushtarak ndërkombëtar dhe civilëve vendas, me familjet e tyre dhe të kontribuojë në promovimin e diversitetit kulturor brenda misionit si faktor suksesi dhe rritjeje.

    Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, komandanti i KFOR-it nënvizoi në fjalën e tij “Ja ku jemi, duke vazhduar të ekzekutojmë me besnikëri mandatin tonë duke siguruar që të gjitha etnitë në institucionet në Kosovë të kenë mundësinë të jetojnë në paqe dhe siguri. Është një mision i nderuar dhe besoj se të gjithë jeni shumë krenarë që jeni pjesë e tij”.

    KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në #Kosovë.

  • Peach: Të mos biem në kurthin rus, e dhimbshme që u desht përdorimi i ushtrisë në Veri 30 vite pas luftës

    Peach: Të mos biem në kurthin rus, e dhimbshme që u desht përdorimi i ushtrisë në Veri 30 vite pas luftës

    Emisari i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka marrë pjesë në forumin e Dubrovikut në Kroaci ku është diskutuar për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Peach ka thënë se pajtohet plotësisht me konstatimet e dhëna nga dy emisarët Escobar dhe Lajcak dhe shton se Mbretëria e bashkuar është një mbështetëse aktive e sigurisë në rajon që nga luftërat e viteve të 90-ta.

    Peach, ka shtruar hipotezën e tij se çfarë nëse Rusia është duke kërkuar një front të dytë të luftës, për të larguar vëmendjen nga dështimi i luftës në Ukrainë. Ai ka bërë thirrje që rajoni të mos bie në kurthin e Rusisë.

    Ai ka thënë se s’duhet kthyer tek provokimet dhe gjuha e urrejtjes dhe të bëhet një plan.

    Në fund, Peach ka kërkuar nga të gjithë që të tregojnë respekt për dialogun duke thënë se mbase pa mbështetjen e ofruar nga NATO dhe BE , ndoshta rajoni do të ishte shumë më afër të binte në kurthin e Rusisë.

    “Unë pajtohem plotësisht me Escobar dhe Lajcak. Mbretëria e Bashkuara ka qenë një mbështetëse aktive e sigurisë në rajon, që nga vitet e 90-ta.

    Çka nëse Rusia është duke tentuar ta destabilizojë këtë rajon duke krijuar një front të dytë, për të hequr vëmendjen nga dështimet në përpjekjet kryesore në luftë. Të mos biem në kurthin rus.

    Të mbetemi tek dialogu. Të shohim më shumë pajtim, më shumë programe për pajtim. Të mos kthehemi tek provokimet dhe gjuha e urrejtejs të së kaluarës, dhe të bëjmë një plan.

    Mesazhi im i thjesht, është që t’iu kërkoj të gjithëve të tregojnë respekt në dialog tonë, për organizatat dhe instituionet multiltareale, si OSBE dhe NATO, në përpjekjen e tyre për të ofruar një rajon të sigurt.

    Sepse mesazhi im konkludues i thjeshtë, sepse pa këto forca, dhe është e dhimbshme që u nevojitën 30 vjet pas luftës. Por pa këto forca të ofruruara nga NATO dhe BE ndoshta do të ishim më afër kurthit rus”, ka thënë Peach.